| E hene, 11.05.2015, 08:00 PM |
Ramiz LUSHAJ
SOT E TAKOVA RRUGËS SADIK SELMANIN...
1.
Sot e takova rrugës Sadik Selmanin...
Te dy e kishim lanë duhanin.
Me fisnikëri e mbante në kambë veten.
Nga xhepi i majtë me dorë të djathtë
Ma zgati mirësisht paketën:
-
Ju të gjithëve sa jeni mbledh për mue në bar-restorant “Real”.
E të jehuen fjalët n’Qafë Morinë deri n’Qafë t’Agrit:
-Ju rrit’të ndera e bujaria Sadik Selmanit.
Peshë e mendjes, fuqi e burrit...
“Qytetar Nderi” i Nikaj-Mërturit.
2.
Sot e takova rrugës Sadik Selmanin...
Bash në kodër tek Blini i Grisë,
Në derë të kullës, në oborr të shtëpisë,
Vet i treti – me dy vllazën: me Ademin e me Ramën.
Tue ardhë këtu mes jush...
Të qeshun... e të veshun me të bardhin plis...
Veç Valbona e kthjelltë iu hynte midis...
Tri kullat e Selmanëve rritë me 30 shtëpia
I pret’ Ndera e trollit,
Prej kullave i përcjell’ Lavdia...
Disa për mendje, pushkë e penë i njeh’ Shqiptaria.
3.
Sot e takova rrugës Sadik Selmanin...
I kishte nisë djemtë nga kulla e tij në këtë sallë...”Real”.
Nuredinin, Zeqirin, Ukën – tre trashëgimtarë dinjitarë,
Çikën Xhbane si margaritarë...
Gjithkush i gëzohet Nderimit të Babës, lartësimit të Burrit.
Ma shumë kur vjen një nderim i tillë prej Nikaj-Mërturit.
Baba i Mirë,
Peshë e Madhe dhe Provë e Vështirë.
Kur bahet gjysh e stërgjysh,
Këto rriten shumëfish...
Mal i madh ky Sadik Selmani...
T’lumtunit juve,
breznitë e tij genetike - që e kini dhe ia dini...
Jeni të nderuar ju brezat e tij
Që emën e vepra lart ia mbani.
Mal i madh ky Sadik Selmani...
4.
Sot e takova rrugës Sadik Selmanin...
Si në legjenda dhe në jetë: 111 vjeç.
Si Shtylla e Grisë ishte i fortë.
Me ne udhëtar në këtë Botë...
Kullë e mendjes, derë bujare,
Lisnajë e vlerave mot pas motit
Me ne në këtë sallë, edhe Ditën e Sodit...
Me sy ag dhe rreze dritë e pret një burrë:
Ky burrë i kohnave – Sadik Selmani i Grisë!