| E diele, 10.05.2015, 07:52 PM |
JO MAQEDONI, POR PËRÇUDËNI !!!
Nga Dedë Preqi
Është koha e fundit e veprimeve të Serbisë dhe Maqedonisë, që ta tregojnë vetën në rrugën e demokracisë dhe civilizimit njerëzor, duke i pranuar një ditë publikisht mëkatët e tyre fashiste dhe ti korigjojnë gabimet e vazhdueshme ndaj shqiptarëve. Njëkohësisht duhet ti menjanojnë pengesat dhe të heqin cenzurën ndaj kësaj popullate. Metodat dhe mënyrat e sjelljeve serbo-sllave maqedone që shfaqën kundër shqiptarëve, janë të dhunshme, jo demokratike, jo civilizuese, por të turpshme.
Në këtë rast
duhet të spikasim çmendurinë e pafalshme
të shtetit maqedon, që në këtë mënyrë dhe në këtë kohë, e cila shprehët
egërsisht me forcat policore dhe ushtarake kundër civilëve shqiptarë në mënyrë
brutale. Një situatë e tillë e kthenë
kohën mbrapa dhe shumë ngjarje tjera, duke hapur plagë të reja mbi ato që
kullojnë akoma. Është më se e pa pranueshme dhe nuk mund të mbyllën sytë para
kësaj tragjedie, që shpie kah ajo se, pa shqiptarët që jetojnë në këto troje,
as
Dhuna kundër shqiptarëve në këtë Përçudëni (Maqedoni) është shumë e hershme dhe e vazhdueshme, e cila përmes dhunës dhe politikës antishqiptare, shqiptarët me qëllim i nxjerrë jashtë kontrollit, për të mos i lënë të qetë dhe për të shkakëtuar revoltën e tyre, në mënyrë që të mashtrohet opinioni Europian e Ndërkombëtarë, se shqiptarët janë të atillë, të cilët e destabilizojnë Maqedoninë dhe rajonin. Për ta nxitur urrejtjen kundër shqiptarëve byrokracia maqedone kishte lansuar që herët tezën për shqiptarët se do ta rrezikojnë vendin dhe rajonin me natalitetin e madh të tyre, poashtu edhe me dyndjen e shqiptarëve të Kosovës në Maqedoni, e cila ishte e kundërta, sepse shqiptarë në Maqedoni ka pasur edhe para luftërave ballkanike dhe shumë ma herët se maqedonasit të vijnë në këtë vend.
Në Maqedoni shqiptarët u burgosën edhe atëherë kur bojkotuan të mësojnë në gjuhën maqedone në vend të asaj amnore, edhe atëherë kur kanë pasur krushqi me Kosovën, ata përjashtoheshin nga puna dhe merrëshin në përgjegjësi. Në mënyrë të veqantë janë malltertuar nga policia intelektualët shqiptarë të Maqedonisë, të cilët kanë studiuar, apo punuar në Kosovë, gjë e cila dëshmon hipokrizinë politike të pushtetit maqedon ndaj kauzës shqiptare në Maqedoni. Dhe ja sot, pushteti dhe dhuna e njëjtë përsëritet nga pasardhësit e më hershëm të Maqedonisë cenzuriste, e cila vet i shembë marrëdhëniet ndëretnike në mes popujve, veqanarisht në mes maqedonëve dhe shqiptarëve. Vetë shteti maqedon dhe të tjerët janë deklaruar se jo vetëm në teori, por edhe në praktikë do të respektohen të drejtat dhe liria e popujve në këtë vend, poashtu edhe e shqiptarëve, të cilët janë me shumëcë, një gjë e cila kurrë nuk u realizue, por edhe sot këto ditë, populli shqiptarë para syve të Europës dhe botës, me tytyat dhe rrefallet e automatikëve policor e ushtarak zgjohet nga gjumi, duke u malltertuar, rrahur dhe vrarë në pragun e shtëpisë së vet.
Histerinë antishqiptare po e tregon haptas edhe kryeministri i sotëm maqedon N.Grujevski me klikën e tij gligoroviane, e cila po e nxitë urrejtjen dhe në masa të gjëra, që dëshmon edhe sot në Kumanovë dhe çdo vend ku jetojnë shqiptarët, me ç’rast e kanë vështirë të rrinë duarkryq, apo të vetëmbrohen para pragut të shtëpisë. Madje këtu, siq shkruajnë edhe mediat e ndryshme të botës, po ndodh diçka e çuditshme në botën e qytetërimit, kur në mënyrë brutale vërsulet policia dhe ushtria maqedone ndaj popullatës shqiptare, duke vrarë edhe fëmijë dhe shqiptarë tjerë të pafajshëm. Nuk na çuditë fakti se ka dizinformime të ndryshme që rrjedhin nga mediat rajonale, sidomos nga ato të Serbisë, që po rrezikohet rajoni nga shqiptarët, duke shprehë gadishmërinë e tyre dhe mobilizimin përgjatë kufinjëve Serbi-Maqedoni. Por, për fat të keq, na çudit fakti se ekzistojnë edhe opinione të tjera, të cilat janë shumë të rënda se kësaj lufte i kontribuojnë edhe përfaqësues servilë nga populli shqiptarë, për të cilën mund të vërtetohet më vonë, apo edhe kjo është një shantazhë sikur të tjerat, në mënyrë që shqiptarët të futën në ndonjë kurthë dhe të ndrydhën në mes vete…
Kjo „demokraci“
në Maqedoninë e pa emër, e cila në emër të demokracisë së rrejshme po e
turturon dhe vret popullin shqiptarë, e cila nuk përfillë të drejtat e tyre,
duke e falsifikuar historinë shqiptare dhe duke krijuar „Enciklopedinë e
rrejshme dhe fyese“ për shqiptarët, duke mos pranuar as „Marrëveshjen e
Ohërit“, e cila u bë me ndërmjetësimin e Bashkësë Ndërkombëtare, një ndër
marrëveshjet për të drejtat njerëzore sikur qytetarët tjerë brenda këtij vendi,
jep me kuptue se ky qëndrim i shofenizmit maqedon ka për qëllim të ngushtojë
rrugët dhe rritën e popullit shqiptarë në këtë vend, duke u arsyetuar se përmes
shqiptarëve nuk arritën ta krijojnë shtetin maqedon dhe ti japin edhe emrin e
vërtetë këtij vendi. Prandaj, Maqedonia
dhe