Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mobilizimi për Elhaida Danin

| E marte, 05.05.2015, 06:00 PM |


Elhaida Dani, përfaqësuesja e këngës shqiptare në Evrovizion 2015, gjatë qëndrimit të saj në Maqedoni u takua edhe me Bardhyl Mahmutin, autorin e librit «Mashtrimi i madh».

Elhaida Danit i intereson çdo gjë që ka lidhje me shqiptarët dhe rrjedhimisht edhe me tragjedinë që përjetoi populli i Kosovës përballë politikës së gjenocidit.

Vlerat e mirëfillta artistike dhe shkencore duhet të ngadhënjejnë. Gara për Këngën e Evrovizionit është indikator i mobilizimeve për të zgjedhur vlerat e vërteta artistike. Vota e shqiptarëve në të gjitha shtetet e Evropës mund të bëjnë që artistja e madhe shqiptare të zërë vendin e merituar. Ajo është më e mira dhe e meriton fitoren. Por, ajo ka nevojë edhe për votën e çdo shqiptari. Vota për Elhaidën është votë për kulturën shqiptare, është votë për prezantimin tënd si shqiptar në botën e artit. VOTO DHE NDERO VETEN!