| E enjte, 23.04.2015, 09:05 PM |
ISLAM LAUKA KA DIÇKA EDHE PROFETIKE...
-Kumtim i mbajtur në promovimin e monografisë “Kosova e pavarur ose dështimi i kryqëzatës ruso-serbe” të dr. Islam Lauka, ambasador, veprimtari e organizuar më 17 prill 2015 në pallatin e kulturës “Dardania” të Tropojës.-
Nga Daut DEMAKU - Kryetar i Shoqatës të Botuesve të Kosovës
Ambasador i nderuar,
Të respektuar të pranishëm.
Kjo është hera e dytë që më bie të flas për librat e ambasadorit Islam Lauka. Edhe e para, edhe e kjo e sotmja, e dyta, i kanë karakteristika të përbashkëta.
Në të dy rastet e kam pas shumë vështirë që t’iu bie librave deri në fund, sepse pas çdo kryerreshti që lexoja, mendja më fluturonte në parametrat e kuzhinës më të rrezikshme për qenësinë tonë kombëtare.
Në të gjitha vendet që dinë dhe e bëjnë politikën, kryetari i shtetit dhe qeveritarët të tjerë – nuk janë asgjë tjetër përveç se kamarier të zakonshëm.
Vendet dhe shtetet që dinë dhe e bëjnë politiken, ato vende - poenten, theksin kryesor të interesimeve e vejnë tek kuzhina që gatuan proçeset politike. Dhe kur kryetari i shtetit – një prej këtyre gatimeve e nxjerr në Konferencë për shtyp – sikur kamerieri që ta sjell gatimin në tavolinë – atëherë ajo është punë e kryer: të pëlqeu apo nuk të pëlqeu – puna merr fund.
Kuzhina e politikës ruse është njëra prej pikave me vlerë në politikë, sepse thjesht e shkurt: ka pas sukses! Kriteri i vetëm i suksesit janë rezultatet. Prandaj rezultatet e kuzhinës politike të Rusisë mund të krahasohen lirisht me rezultatet e kuzhinës politike angleze.
Dhe kështu, libri i Islam Laukës, “KOSOVA E PAVARUR ose dështimi i kryqëzatës ruso-serbe”, më detyroi të merrem më shumë me këtë kuzhinë se sa me librin.
Detyrimi për hyrje në këtë kuzhinë u shkaktua nga ky libër dhe, prandaj, pikërisht në këtë pikë e shoh vlerën e vërtetë të këtij libri të vogël në vëllim e tepër-tepër të madh në përmbajtje.
këtu më duhet të ndalem e t’iu them: në Europen moderne, domethënia e termit intelektual është qartësuar mirë. Intelektual nuk quhen njerëzit e arsimit formal, profesorë, doktorë e akademikë – që mbulohen me letra të arsimit formal.
intelektual quhet njeriu që prodhon ide.
Intelektuali Islam Lauka, me këtë libër të vogël hapi një dritare të madhe. Sepse, me shkrime të shkurtra, me kumtesa të mbajtur kryesisht në vendet e lindjes, me një metodologji të saktë shkencore, duke respektuar të gjitha kërkesat e prozës shkencore moderne, që janë qartësia e konstatimit, referimi në literaturë dhe në burimet e informacionit, nxjerra e thelbit, porosisë së saktë që e ndërton temën dhe porosinë dhe – në fund – shkrim i dendur pa asnjë fjali boshe – e bëjnë këtë libër të thotë: autori i saj është një intelektual i vërtetë.
Momenti i dytë që dua ta nënvizoi: gjatë leximit të këtyre materialeve do të shpërfaqet edhe një situatë shumë e këndshme.
Lexuesit i duket sikur autori, Islam Lauka ka edhe diçka profetike. Sepse ngjarjet që pasuan – me decenie pas këtyre shkrimeve – i ranë vulë secilit konstatim të autorit.
Kjo duket profetike, por nuk është profetike. Pse nuk është profetike? Sepse në të gjitha rastet, kur autori i librit është profesionistë i vërtetë, kur përdoret argumenti shkencor, atëherë zbulohet shkaku.
E kur njihet e dihet shkaku, atëherë fare thjesht e natyrshëm qartësohen pasojat.
Prandaj këtë libër ose më saktë këtë dritare për ta parë një politikë nuk do ta quaj profetik, por do ta quaj thellësisht shkencor dhe thellësisht profesional.
Lënda e këtij libri e demistifikon tërësisht dështimin e kryqëzatës ruse-serbe. Por, për lexuesin e vëmendshëm kjo lëndë është edhe pak e frikshme.
Pse? Sepse në brendinë e kuzhinës ruse (e prandaj edhe serbe) Kosova dhe të gjitha aspiratat e shqiptarëve - mbesin pikë me vlerë.
Eh, për këtë pikë me vlerë, tash do t’i them pak fjalë.
Jahuditë
e kanë zakon të thonë: kur në një ndejë-takim rrinë disa persona dhe, nga ai
takim nuk
Unë kisha dashtë që, ky takim edhe i bukur edhe solemn të shfrytëzohet që të mësojmë diçka nga dritaret e hapura që na i ofron libri i Islam Laukes.
Kjo dritare e hapur na jep këtë mësim: në asnjë çast nuk mund të themi se tash jemi të lirë, e kemi një aleatë të fortë dhe mund ta thellojmë gjumin.
Jo. Në asnjë mënyrë. Pse?
Rreziqet kombëtare do të jenë të përhershme. Por do të jenë rreziqe me shkallë të lartë të mundësisë, nëse ne nuk jemi të vetëdijshëm sa duhet dhe si duhet.
Arbër
Xhaferi (dritë pastë) dhe
bashkëmendimtarët e tij patën thënë se armiku i shqiptarisë është sllavizmi,
myslimanizmi dhe konkretisht shtetet si
Është e vërtetë se të gjitha këta kanë shkaktuar dëme serioze në ndërtimin e qenësisë shqiptare.
Por unë mendoj pak më ndryshe. Armiku i shqiptarëve është një dhe vetëm një. Ne vetë jemi armiq të qenësisë shqiptare.
Faiku e Fishta thoshin: ruaje Zot Shqipërinë prej shqiptarëve. Qind për qind kanë pas të drejtë.
Dhe ne këtë rrezik ia faturojmë një mijë e një faktorëve të tjerë, por kurrë veten nuk e gjejmë fajtorë.
Edhe historiografia edhe letërsia shqiptare, sidomos në Kosovë, vazhdimisht e kanë përsëritur një të dhënë: gjithnjë kemi pas problem me serbët. E vërteta thotë ndryshe: gjithnjë kemi pas problem me vetveten. Kur shqiptarët në Kosovë u vetëdijesuan – ku i ke serbët sot?
Sa për ilustrim po e përmendi një shtet, që quhet Slloveni. Kjo Slloveni kurrë nuk ka pas më shumë se 2 milionë banorë dhe gjithnjë ka qenë e rrethuar me rrezik të jashtëzakonshëm të pushtimit. Dhe madje është pushtuar shpesh, por gjithnjë është liruar dhe ka dalë fitimtare.
Pse? Për të dhënë përgjigje të plotë – duhet ta bëjmë një digresion bukur të gjatë.
Në të gjitha gjuhët e botës thuhet se faji është jetim. Askush nuk e pranon fajëlsinë. Institutet amerikane kanë shpenzuar buxhet të madh për ta gjetur fajtorin dhe për ta liruar veten.
Pesë fajtorë janë gjetur. I pari Zoti, fati. I dyti aksioni dhe reaksioni – prindërit, i treti – marksi sociologjia – shoqëria, i katërti frojdi dhe frojdistët – fëmijëria,, i pesti biologjia.
Çka thanë të mençurit e botës? Prej Franklini – të gjitha kokat e botës thanë: kur po e kthejë...
Babë e djalë.
Mos harroni se muri kinez është 5 mijë kilometra i gjatë... U ba për ta mbrojtur Kinën... Sulmi i parë mongol – u korruptuan rojet – piu.
Faleminderit Islam Lauka, Faleminderit Tropojë, flm që më dëgjuat.
-Per ZemraShqiptare, nga Malesia e Mirë e Troppojes, Prill 2015-