| E enjte, 23.04.2015, 06:13 PM |
NEBI DRAGOTI
BAZA DHE MAJA
Poemth politik
Fjalën e bëj
rezonancë,
e bëj
të ylbertë,
e bëj
shatrivan…
Fjala
zbret
rrufe
nga lart
poshtë.
Poshtë
është baza…
Fjala
e kulluar,
e artë
ngjitet
fontanë
nga poshtë
lart.
Lart
është maja…
Pa bazë
nuk ka majë…
Maja
në shërbim
të bazës,
se baza
mbi shpatulla
të ngjit
e të mbanë
në majë…
Qartë?!
Busull
më të mirë
s’ka më:
politika
ta mësojë këtë!
Dhe…
Vajmedet,
kur s’punohet për bazën;
bëhen lëkundje sizmike,
krifën tund ajo,
bëhet lëvizje e zjarrtë:
maja
bie,
rrëzohet sakaq…
…Për t’u ngritur
mbi bazën horizontale
tjetër majë:
për ngritje ekonomike,
për mirëqënie sociale!...