| E enjte, 23.04.2015, 07:36 PM |
Si u tradhtuan hungarezët nga serbët dhe mashtrimi me Skënderbeun
Nga Harallamb Kota
Hungarezët kundër osmanëve
Hungarezët
filluan përgatitjet për një fushatë të re ushtarake kundër osmanëve. Ndeshja
midis dy ushtrive u zhvillua në
Fillimet e Islamizmit
Në vitet 1520-1566 nën drejtimin e sulltan Sulejmanit I, kufijtë e shtetit turk u zgjeruan. Në këtë periudhë filloi edhe procesi i islamizimit të grupeve të veçanta të popullsisë, i cili u bë në rrugë të ndryshme. Përveç devshirmesë, tregtisë së robërve, veçanërisht e grave dhe vajzave, islamizmi u nxit edhe me stimuj materialë. Për atë që bëhej mysliman krijohej një gjendje më e lehtë se për të krishterin që paguante taksë xhizje. Feudalëve, me kthimin në mysliman, u hapej rruga e ngjitjes në shkallët e administratës. Kolonizimi turk dhe islamizmi i një pjese të popullsisë ballkanase, janë procese të ndërthurura. Popullsia shqiptare që u islamizua, nuk u asimilua dhe nuk u kthye në turke.
Organizimi i pronës tokësore
Pushtimi
dhe vendosja e regjimit feudal ushtarak osman, nuk mund të konsiderohej vetëm
me okupimin e tij nga forcat ushtarake dhe me vendosjen e garnizoneve dhe të
aparatit administrativ. Aristokracia feudale, duhet të bënte ndryshime të
rëndësishme në formën ekzistuese të pronësisë feudale mbi tokën, e cila gjendej
në nivele të ndryshme zhvillimi ekonomik. Në disa vende ishte vendosur prona
shtetërore mbi tokën, në disa vende të tjera prona private ishte mjaft e fortë
dhe ndër rentat mbizotëronte ajo në të holla. Në rajonet e thella malore,
marrëdhëniet feudale ishin në stadin e parë të zhvillimit. Osmanët mbështetën
zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve feudale dhe zbatuan disa sisteme. Në
viset e Ballkanit u vendos prona shtetërore mbi tokën. Për shkak të luftërave
të vazhdueshme dhe të nevojave të shtetit osman për një centralizim të
pushtetit, duhej lidhur klasa feudale më
Taksat e Timareve
Taksat e Timareve vileshin nga Spahijtë të cilët nuk ishin pronarë tokash, por vetëm shërbëtorë ose nëpunës shteti, të deleguar nga pushteti qendror, si një institucion thjesht agrar. Spahijtë që nuk kryenin detyrën ushtarake, humbitnin zotërimin. Duke qenë në luftë të vazhdueshme Spahiu nuk kishte mundësi të organizonte ekonomi vetjake. Në këto kushte, shteti lejoi dhënien e ekonomive vetjake me tapi që të mos mbeteshin pa punuar. Këto toka me tapi, filluan t’i shtien në dorë spahijtë dhe përdorimi i tyre nuk kushtëzohej me shërbimin ushtarak. Duke ndjekur këtë rrugë, spahijtë krijuan ekonomi vetjake të jetërsueshme,të trashëgueshme, të pakontrollueshme nga shteti e të pakushtëzuar me shërbim ushtarak, gjë që çoi në krijimin e një kategorie të veçantë çifligjesh në zotërim të shtresave të ndryshme të klasës feudale. Kjo situatë u shoqërua nga një luftë e ashpër midis zotëruesve të pronave vetjake dhe të shtetit. Rritja e pronës së madhe tokësore bëhej nëpërmjet pushtimeve të reja dhe shkatërrimit të timareve të vogla, të cilat në kundërshtim të rregullave ushtarake dhe në shpërdorim të detyrës, binin në dorën e një spahiu. Përqendrimi i dy a më shumë timarëve në një dorë të vetme dhe rënia e interesit të feudalëve të vegjël për luftë, ishin disa nga shprehësit e rënies së sistemit feudal ushtarak osman. Spahijtë nuk merrnin pjesë në organizimin e prodhimit dhe bënin jetë parazitare në qytet. Për nevoja të fushatave luftarake shteti rekuizonte falas prodhime bujqësore e blegtorale. Për zonat që ishin afër luftës taksa e timarit ishte në natyrë, kurse për zonat larg luftës ishte në të holla. Shteti rekuizonte edhe prodhime bujqësore e blegtorale me çmime të caktuara, më të ulëta se ato të tregut. Si rezultat i grabitjeve, i plaçkitjeve të drejtpërdrejta e i shfrytëzimit të popujve të nënshtruar, si dhe nga vjelja e haraçit, tribuve vjetore e taksave shtetërore, të ardhurat e shtetit u rritën. Shteti osman kishte edhe monedhat e veta. Qytetet vazhdonin të ishin qendra zejtarie dhe tregtie. Një pjesë e madhe e popullsisë merrej me zejtari, të organizuar në korporata dhe në esnafe. Në qytetet e mëdha u zhvillua industria e endjes së pambukut dhe prodhimi i barutit.
Shërbëtorët e Sulltanit
Nga pallati sulltanor dilnin qeveritarët e komandantët ushtarakë të cilët konsideroheshin shërbëtor e skllevër të sulltanit. Postin e vezirëve e zinin njerëz po me gjendje “skllavi”, që siguroheshin nga robërit e luftës, nga fëmijët e familjeve fisnike vasale, nga tregjet e skllevërve dhe nga sistemi i devshirmesë. Sipas këtij sistemi, ç’do familje e krishterë raja, në 4-5 veta jepte një djalë të moshës 8-20 vjeç, i cili shkonte në pallatin e sulltanit. Më të mirët e të fuqishmit mbaheshin në pallat. Të zgjedhurit hynin në shërbim të sulltanit, pjesa tjetër hynte në repartet e kalorësisë dhe përgatitej: -si burrë shteti luftëtar që duhej të kapte postet më të larta të perandorisë, -si mysliman besnik që vdekja në shërbim të sulltanit quhej bekimi më i madh. Edukimi bëhej nga Eunuku i Bardhë. Kryeeunuku ishte kontrollor i gjithë pallatit dhe zëvendësi absolut i sulltanit. Ai bënte rekomandime pranë sulltanit për emërimet e gradimet. Djemtë e tjerë u jepeshin me qera fshatarëve mysliman të Anadollit, para se të hynin në radhët e ushtrisë, me qëllim të mësonin gjuhën e zakonet turke. Veziri i Madh ishte edhe ai zëvendësi absolut i sulltanit dhe mund të merte disa vendime pa u konsultuar me të. Aparati administrativ e ushtarak fillonte me spahiun, vazhdonte me sanxhakbeun, bejlerbeun dhe arrinte deri tek veziri i madh. Vend të veçantë zinte drejtimi i popullsisë jomyslimane. U ruajt organizimi i vjetër kishtar dhe Porta e Lartë njohu Patriarkun Ortodoks.