| E merkure, 22.04.2015, 05:09 PM |
INTERVISTË ME HISTORIANIN DR. ATHANAS GEGAJ
Nga Gjekë Gjonlekaj
Zoti Gegaj, kur Fan Noli shkroi librin e tij mbi Skënderbeun më 1949, ai tha se vepra juaj frëngjisht mbi Skënderbenë ishte më e mbaruara qe kishte parë dritën gjer në vitin 1949,si nga forma,nga lënda dhe nga baza dokumentare.Përsa kohë punuat per këtë vepër dhe kur e mbaruat?
Gegaj : I mbetem mirënjohës
Peshkop Nolit për laudërim që shprehi për veprën time “L Albanie et l’invasion
turque au XV-e siècle’ ose “Shqipëria dhe invazioni turk në shekullin e XV-të
“At Noli ka qenë një njeri me kulturë të gjerë dhe ishte po në të njëjtën
kohë një ekspert i çështjeve të historisë meskohore të Shqipërisë. At
Noli gjeti në këtë vepër gjëra që e interesuan si studioz kompetent të jetës
dhe të veprave të Skënderbeut, prandaj si shqiptar i madh që ishte, ai cëmonte
në kulm cdo gjë që ka te bëjë me historinë e popullit shqiptar dhe me
lartësimin e tij si komb.
Për sa i përket veprës time “Shqipëria dhe invazioni turk në të XV-tin shekull”
kam punuar dëndur dy vjet. Kërkimet e para i bëra në vitin 1935 dhe vazhdova në
kërkime dhe në përgatitje të librit gjatë vitit 1936. Në dhjetor të këtij viti
libri ishte gati për shtyp,por duke qenë thezë doktorale ,m’u desht ta mbroj
publikisht në një nga Aulat e Universitetit të
Libri u gjet interesant dhe autoritetet e Universitetit aprovuan botimin e tij. Libri në fjalë u botua më 1937 në Louvain-Paris dhe një Shtëpi Botuese e Parisit u ngarkua për shpërndarjen dhe shitjen e tij.
Ku i bëtë kërkimet dhe,në qoftë se i mbani mënd,
nën cilët profesorë?
Gegaj : Kërkimet e mia filluan në
Nga Parisi kalova në
Si filluat të interesoheni për të shkruar një libër
mbi Skënderbenë?
Gegaj : Interesimi im për historinë e Skënderbeut është
një gjë tipikisht shqiptare. Aj është heroj i kombit tonë dhe një fytyrë
ndërkombëtare që zotëron në historinë e Europës në të XV shekull.
Për më tepër Skënderbeu është aj personalitet që ka nderuar dhe nderon cdo kohë
popullin shqiptar.
Ç’ishin disa nga problemet që përballuat gjatë
shkrimit të kësaj vepre?.
Gegaj : Problemet që m’u paraqitën në përgatitjen e kësaj
vepre qenë të shumta. Më së pari duhej që unë t’u çveshja nga cdo simpathi e
ndjenjë personale. Historia në këtë rast lipsej të ishte një histori kritike, e
bazuar mbi dokumente të kohës, mbi botime, me vlerë kritike që në cdo kohë janë
bërë mbi Skenderbeun. E qe një problem i rënde, sepse Skenderbeu, si në cdo
zemër shqiptare,ashtu edhe në mua,mbetej përherë heroj i kombit,që gjësend nuk
mund ta shëndrrojë ftyrën e tij!
Nga ana tjetër kërkova me cdo mjet të konfrontoj historinë e vertetë me botime të panumrta mbi Skenderbeun. Këtu m’u desht të luftoj për të paraqitur një Skenderbe sipas dhënjeve historike;po në të njëjtën kohë kërkova ,me cdo kusht me cdo mjet,që Skenderbeu të mbetej dhe aj, që na e paraqet legjenda ose më mirë kronika e kohës. Për këtë gjë luftova,por kërkova të mbetem objektiv në cdo rast.
Cilat janë disa nga gjërat e ra,që nuk diheshin më parë, dhe që i vutë në dukje ju në librin tuaj?
Gegaj: Në përgjithësi nuk ekzistonte një vepër kritike mbi Skenderbeun. Botimet kritike ishin marrë me ca probleme të historisë së Skenderebeut, dhe ato që u paraqiteshin si histori kritike,kishin mungesa te shumta nga çdo pikëpamje. Merita modeste e veprës time është kordinimi i të gjitha këtyre botimeve,duke i konfrontuar me dokumenta të kohës. Merita e kësaj vepre prandaj mbetet në ndamjen e legjendës nga historia dhe në udhëzimin e ri të një studimi kritik të jetës dhe të veprave te Skenderebeut. Për këtë gjë gurrat e arshivave dhe aktetet zyrtare të kohës më udhëzuan të ndaj legjendën nga historia e vertetë e Skenderbeut.
Ç’është rëndësia e këtyre zbulimeve?
Gegaj : Rëndësia e këtyre zbulimve për rreth historisë se Skenderbeut është kryekreje në methodën e re e kritike që përdora për të paraqitur Skenderbeun në dritën e vërtetë të jetës se tij dhe të veprave të tija. Duke punuar në këtë mënyrë kërkova që Skenderebeu të mbetej aj që është. Dhe më vjen mirë të ju them se historia e Skenderbeut sa më kritike të jetë, aq më gjigante na paraqitet jeta e tij. Legjenda e lartësoi tepër,por historia e kritika,gjë që kërkova të realizoj me çdo mënyrë,nuk e vogëlsojnë fytyrën e tij si luftar, si strateg,si hero i një kohe dhe i një kombi.
Sipas mendimit t’uaj, Zoti Gegaj, ç’kuptim ka, ose ç’kuptim duhet të ketë jeta e Skëndërbeut për Shqiptarët në kohe të sotme?
Gegaj : Jeta e veprat e Skenderbeut janë nje shëmbëll i pavdekshëm në gjiun e popullit shqiptar. Kujtimi i tij i drejtoi të gjitha luftat e orvatjet për liri, që bëri populli shqiptar gjatë shekujve të robërisë deri në ditën e indipendencës së tij.
Jeta dhe vepra e Skenderbeut janë të bazuara në bashkim të gjithë shqiptarëve. Si në kohëra të kaluara,ashtu edhe sot,jeta dhe veprat e Skenderbeut janë te bazuara mbi vëllazerim te gjithe shqiptarëve,mbi lirinë e vendit nga i huaji,mbi të drejtat e barabarta te çdo qytetari,mbi respektin e çdo shqiptari të ndershëm, dhe mbi ruajtjen e traditave tona, atë të besës, të burrërisë, të mikpritjes dhe të krenarisë kombëtare.
Për më tepër Skenderbeu na mëson se shqiptari nuk do të kursejë gjësend per t’i ardhur në ndihmë nje shqiptari tjetër dhe për të krijuar një atdhe të përbashktë shqiptar,ku secili të jetojë i lirë dhe të punojë për atë vend që na e lanë trashigim të parët tonë.Ky vend është Shqipëria e Shqiptarëve,ku secili është zot në shtëpi të tij dhe kërkon të jetojë me dignitet e në bashkim,ashtu siç na mësoi Skenderbeu. E ku na mësoi edhe një gjë tjetër: Shqipëria është e gjithë shqiptarëve.Këta do ta mbrojnë me çdo mjet e me çdo sakrificë për Atdheun e Shqiptarëve, dhe si vdiset për liri,pa u bë skllav i huaj, pa perulur karakterin burrëror të popullit shqiptar.
Cili është shkaku që Skenderbeu vonoi të kthehet në Shqipëri për të rrëmbyer Krujën dhe principatën e tij nga duart e Turqëve?
Gegaj : Shkaku kryesor që Skenderbeu vonoi të marrë në dorë drejtimin e rezistencës shqiptare,qytetin e Krujës dhe principatën e atit të tij është njohuria e thellë e fuqisë Ottomane. Për më tepër ai, nuk shihte një fuqi tjetër në Evropë,që te ishte gati te përballjë ushtritë e sulltanëve,që po marshonin ngadhenjyese në të gjitha anët.
Shqipëria ishte ndarë në principata,pothuajse të
gjitha nën influencen e huaj, turke ose veneciane. Kishte për më tepër parasysh
historinë e atit të tij,që nuk pati përkrahje, dhe sa herë ngriti krye,qe
përulë nga ushtritia e sulltanëve. Me gjithë këta Skenderbeu ishte në kontakt
me princat shqiptarë dhe ëndërronte të kthej sa më parë në Shqipëri për të
drejtuar rezistencën shqiptare. Kur pa se nje fuqi e re,Hungaria po luftonte në
brigje të Danubit,atëherë Skenderbeu gjeti kohen e volitëshme,u kthye në
Shqipëri dhe organizoi vendin për të përballuar fuqinë Ottomane.
Deçizioni i Skënderbeut të kthehet në Shqipëri dhe të organizojë vendin kundër fuqisë ottomane është një nga deçizionet më me pergjësi të historisë. Vetëm një Skënderbe mund të merrte një deçision të atillë!E për këtë gjë,ai është i madh dhe i pavdekshëm në historinë e popujve.
Cilët kanë qënë faktorët që Skënderbeu, me një fuqi të vogël mundi të bëjë ballë forcave të mëdha e të armatosura gjer në dhëmbë të sulltanëvë të Turqisë?
Gegaj : Faktorët kryesorë që Skënderbeu me një ushtëri te vogël mund t’u bëjë ballë forcave të armatosura të Sulltanëve të Turqisë,sipas mejtimit tim,janë këto:Skënderbeu ishte strateg i përsosur,një komandant, që nuk dinte çka është frika,nje njohës i vendit dhe i zakoneve shqiptare; dhe për më tepër Skënderbeu nuk e la kurrë armikun që t’i imponojë planet e tija në luftë. Fuqitë shqiptare Skënderbeu i ndante sipas nevojave të rasteve; ky linte përherë një rezervë dhe shtegun të hapur,që te mos rrethohej nga armiku. Më tepër Skënderbeu qe aj që e sulmonte armikun duke i dhënë ushtrisë së tij një shembull që ka mbetur një traditë burrërie shqiptare. Aj perballonte vdekjen si një ushtar i thjeshtë. Ku ishte rreziku më i madh aty ishte Skënderbeu. E nuk kishte ushtar shqiptar që të mos kerkonte të bëjë atë gjë që bënte Skenderbeu!
Më në fund Skënderbeu dhe kapetanët e ushtarët e tij luftonin për liri. Ai dhe ushtarët e tij e dinin se nuk u mbetej tjetër veçse vdekjes ose lirisë . Për këtë gjë Skënderbeu e trimat shqiptarë shkruan epopenë shqiptare të shekullit të XV.Kjo është epopeia më e bukur e çdo kohe.
Skënderbeu bashkë me mbrojtjen e Shqipërisë mbrojti edhe Krishterimin dhe qyteterimin e Evropës nga sulmet e Turqëve. Pra përse disa vende të Evopës,sidomos Venediku nuk i dhanë përkrahjen e duhur?
Gegaj : Nuk ka dyshim se Skenderbeu mbrojti qytetërimin europian dhe ua thej hovin fuqive ottomane që ishin gati të marrshojnë në Itali dhe në Europën qëndrore.Skënderbeu pati ndihma nga Alfonsi i V i Aragonës dhe i Napolit,si dhe nga papët e Romës që e kishin kuptuar mirë rrezikun ottoman. Sa për Venedik,sadoqë ishte një fuqi e madhe detare kjo për shkaqe tregëtare kërkonte të mbante marrëdhënie të mira me Turqinë;dhe ishte rivale e mbretit të Aragonës e të Napolit. Më vonë më 1463 e kuptoi rrezikun dhe përkrahi Skënderbeun,por qe tepër vonë.
Pas “Lidhjes së Kapedanëve”që u bë në Lezhë, e cila e vuri në krye Skënderbenë,c’farë forma administrative u shtuan asi kohe në Shqipëri?
Gegaj : Sipas Lidhjes së
Lezhës,Skënderbeu mbetej kryekomandant i forcave shqiptare. Dalë nga dalë të
gjithë i bashkoi për rreth vehtjes së tij,duke u lënë liri në administrimin e
principatave të tyre.Këto principata ishin shumë të kufizuara e shpesh te
okupuara nga Turqit ose nga Venediku. Secila principatë i jepte Skënderbeut
përkrahjen me ushtarë,por shpezat e luftës i përballote Skënderbeu,shpesh herë
i ndihmuar nga Mbreti Alfons,papët e Romës, nga Raguza dhe nga të
ardhurat e kripës.Më vonë pati përkrahje dhe nga Venediku.Forma administrative
në Shqipëri në këtë kohë ishte ajo që zotëronte në Europë,duke mos harruar se
deri qyteti i Krujës ishte qytet i lirë,prandaj forma administrative u mbështet
në ligjet e vendit.
Sipas mendimit tuaj,c’farë drejtimi do të kishte marrë fati i Shqipërise
sikur Skënderbeu të kishte jetuar më gjatë?
Gegaj :
Dhe qysh prej kohës që është botuar vepra juaj dhe ajo e Fan Nolit mbi Skënderbeun ,a kanë dalë në shesh dokumenta të tjera që nuk diheshin më parë rreth jetës dhe luftërave të Skënderbeut?
Gegaj : Studimet përmbi jetën dhe veprat e Skenderbeut nga koha e botimit të veprës time e pastaj kanë vazhduar. Më së pari është vazhdimi i botimit të Acta Albania dhe Acta Albanie Veneta;këto të fundit përgatitur nga Qendra e Studimeve Shqiptare të Italisë.Dhe At Valentini është duke botuar “Studi Veneti” te”Fondazionit Cini”,që kanë të bëjnë me historinë shqiptare gjatë shekujëve XIV-XV. 500-vjetori i vdekjes së Skenderebut nga shume pikëpamje shpresoj të jetë deçisive përsa i përket epokës së Fatosit tonë kombëtar.
(Me rastin e 500-vjetorit te vdekjes së Skenderbeut - Kjo intervistë u transmetua nga Zëri i Amerikës , më 18 e 19 Janar të vitit 1968)
P.S. Shënojmë se 500-vjetori i vdekjes së Skënderbeut u kujtua me nderime të mëdha në Kosovë dhe në të gjitha viset shqiptare në ish Jugosllavi. Në këtë pervjetor historik në Prishtinë u organizua një simpozium ndërkombëtar për jetën dhe veprën e heroit tonë kombëtar, ku u shquan historianët nga Shqipëria ne krye me Profesor Aleks Buda.Ky akademik I permendur në kumtesën e tij për Skenderbeun citoi vazhdimisht Barletin, Nolin dhe Gegaj. Kjo ishte ngjarja më e madhe kulturore që kishte përjetuar Kosova deri atëherë. Profesorët nga Shqipëria sollën ne Prishtinë filmin “Skënderbeu” dhe disa relike te tij.Një natë para se të fillonte simpoziumi në teatrin e Prishtinës u dha një shfaqje teatrale per Skënderbeun. Rolin e heroit tonë kombëtar e luajti për mrekulli Hasan Salaj. Në oborrin e fakultetit bashkë me disa studentë tjerë biseduam me profesorët nga Shqipëria. Ishin shumë të përzëmërt, sidomos Aleks Buda. Vlen për t’u shënuar se itervista e Dr. Athanas Gegaj dhënë Zërit të Amerikës u degjua në atë kohë me shumë vemendje sidomos nga familjaret e tij në Malësi të Madhe në Mal te Zi. Trieshi qe është vendlindja e Dr.Athanas Gegaj e nderoi heroin tonë kombëtar në mënyrë të posaçme me rastin e 500-vjetorit të vdekjes,duke i dhënë shkollës tetëvjeçare ëmrin Gjergj Kastriot-Skënderbeu që e mban me guxim e respekt për gati një gjysmë shekulli,pavarësisht kërcënimeve të ndryshme. Kështu veproi edhe Ostrosi i Krajës në Mal të Zi ,mbasi edhe ata para një gjysmë shekulli e pagëzuan shkollen e tyre Gjergj Kastriot-Skënderbeu. 500-vjetori i vdekjes së Kastriotit solli një ringjallje të vërtetë kombetare në trojet tona te pushtuara nga sllavët e Ballkanit.