| E diele, 19.04.2015, 11:43 AM |
Në Paris një çmim për letërsinë
shqipe
Nga Aleko LIKAJ
Romani
Terre brûlée (Edition Non lieu) i autorit shqiptar Dashnor Kokonozi vlerësohet
me: Çmimi kryesor i Sallonit të Librit të Ballkanit në
Ka qenë një aktivitet që u organizua këto ditë për të pestën herë në mjediset e INALCO-s (Instituti Kombëtar i Gjuhëve dhe Civilizimit Oriental), në kryeqytetin francez, pjesë e sistemit të Sorbonës, por edhe me mbështetjen e gazetës Le Monde dhe Courrier International, që ka mbledhur mbi tridhjetë botues francezë.
Në këtë veprimtati janë paraqitur një numër i madh autorësh nga të gjitha vendet e Ballkanit, të përkthyer në gjuhën frënge.
Ka qenë
në fakt një konkurim i botuesve francezë dhe jo i vetë autorëve. Për herë të
parë u organizua edhe ndarja e një çmimi për librin më të mirë. Ndërkohë që
për zgjedhjen e tij ishte ngritur një
juri me studentë të INALCO-s. (
Sipas organizatorëve të aktivitetit, juria e organizoi punën në disa faza seleksionimi. Në seancën e parafundit u përzgjodhën njëzet libra nga autorë të pothuaj të të gjitha vendeve ballkanike (bullgarë serbë, grekë, turq, rumunë, kroatë, sllovenë etj) dhe që janë aktualisht të pranishëm në rrjetin e shitjes së librarive franceze.
E ndodhur para një volumi të madh pune dhe një numri të konsiderueshëm veprash me cilësi të lartë, juria propozoi edhe dhënien e një çmimi special (coup de coeur), përveç çmimit kryesor të librit më të mirë të Sallonit, siç ishte menduar në fillim.
Ky çmim special iu dha poetit rumun Radu Bata për përmbledhjen me poezi ''Le Philtre des nuages'' (et autres ivresses) të botuar nga Éditions Galimatias.
Çmimi
kryesor i Sallonit të Librit të Ballkanit në
Në paraqitjen dhe motivimin e vendimit të marrë prej saj në dokumentet e rastit juria theksoi se : ''Ishte e ndjeshme ndaj vlerave universale që sillen nëpërmjet historisë së një krize që preku një vend ballkanik dhe nga pikëvështrimet e ndryshme ndaj të njëjtës ngjarje''.
Anëtarët e jurisë në fillim menduan se kishin të bënin me një vepër që trajtonte piramidat mashtruese financiare të sistemit ''Ponzi'', që ka të bëjë me nxjerrjen e fitimit për klientët që kanë depozituar paratë së pari nga fondet që ushqehen nëpërmjet depozituesve të rinj, por ajo, siç prezantohet në relacionin vlerësues tê saj, ''u josh nga ritmi i aksionit, pa asnjë kohë të vdekur dhe mbi të gjitha nga tre këndvështrime të detajuara në këtë vepër''.
– versioni i një përkthyesi, Nikos, që shikon familjen e tij të shkatërrohet në të njëjtën kohë si edhe vendi i tij
– ai i një gazetari austriak, Charl Sanz, që ka mbuluar të gjitha luftërat e globit dhe do të kuptojë se çfarë po ndodh me të vërtetë në një vend në zgrip të shkatërrimit.
– ai i medieve ndërkombëtare që me çdo kusht kërkojnë ngjarje sensacionale edhe duke deformuar të vërtetën.
Pastaj diskutantët e shumtë që e morën në fund fjalën, përpos vlerësimeve theksuan se me këtë rast, juria ka hyrë në thelbin e historisë dhe ka vlerësuar pikëpamjet e ndryshme që zhvillohen rreth të njëjtës ngjarje dhe mospërputhjen nëpërmjet asaj që kuptonin ''ndërkombëtarët » dhe asaj që përjetonin vendasit''.
Salloni
ka krijuar një traditë të mirë dhe është pjesë e pandashme e veprimtarive të
shumta kulturore të kryeqytetit francez. Dokumentet përkatëse dhe proces
verbalet e paraqitjeve të antarve të jurisë do të botohen në revistën Orient,
që aktualisht