| E premte, 17.04.2015, 08:07 PM |
Mamin tim nuk e ndërroj me asgjë
në botë...
Tregim nga Meri Lalaj
Gjëja, së
cilës Rina i ishte trembur me vite të tëra, më në fund ndodhi. Këtë ajo e
Vallë a
nuk ish e lumtur Eva?... Përveç babait,
asaj nuk i
Si mund
t’i shpjegosh një fëmije gjashtë vjeç se është më mirë të rritesh pa baba, se
sat të kesh një baba të keq. Si mund t’i tregonte Rina vajzës së vogël se sa
fyerje e poshtërime pat gëlltitur ajo kur jetonte me “atë babain” vetëm e vetëm
që fëmija i saj të mos mbetej jetim me babën gjallë, vetëm e vetëm të mos vihej
para përgjegjësisë “
Në
albumin e fotografive të saj, Eva
Atij viti
Rina
Që nga klasa e dytë, Eva filloi të vizatojë kudo në copa letre dhe në fletore: kukulla, varka, lule, pemë, zogj e plot sende të tjera të fantazisë fëminore. Atëhere filloi të ndiqte rrethin e vizatimit, ndërsa Rina e priste dy herë në javë në krye të rrugës. Ah, po në klasën e dytë, ajo u rrëzua edhe nga paralelet e shkollës dhe vrau nofullën. Rina u bë si e çmendur duke vrapuar klinikave për grafi e mjekime, por Eva pësoi vetëm një mavijosje të fortë të faqes, e cila i kaloi pas tri javësh. Njëkohësisht me vitet e shkollës vazhdonin edhe konkurimet në vizatim midis nxënësve të shkollës të saj, e midis atyre të shkollave të tjera, e kështu vijonin fletët e nderit dhe diplomat. Kur Eva ishte nxënëse në klasën e tetë, hapi për herë të parë ekspozitë personale me disa peizazhe, dy a tre kompozime dhe dy portrete të mamit dhe të sajin. Në shtator filloi mësimet në shkollën e mesme artistike në qytetin e tyre.
* * *
Pasi
-Lexoje! – Eva e lexoi me një frymë dhe e pyeti:
-E pastaj?
-Asgjë. Desha vetëm që ta dish.
Sa herë
që vinte në Tiranë, Rinën e përcillte tek treni Eva, por këtë pasdite të vonë
nëntori, kur treni u nis ngadalshëm duke u lëkundur Rina ndjeu një mall e ankth
alarmi për të bijën sa desh zbriti nga treni në ecje e sipër. Ndryshe nga herët
e tjera, këtë radhë Eva nuk ndenji për ta përshëndetur me dorë që nga
platforma, por e puthi me nxitim dhe iku. Rina e lodhur dhe e mërzitur
mbështeti ballin tek qelqi i dritares e po mendohej se sa kohë i duhej Evës për
të arritur tek konvikti para se të errësohej plotësisht. Vështroi qiellin e
murrëtyer e u tremb se mos fillonte të binte shi e vajza e saj
Pesëmbëdhjetë
vite me radhë, ai asnjëherë nuk
Le të
thonë ç’të duan të tjerët; Rina besonte vetëm në atë që është e vjetër sa bota:
“Çdo nënë është e lumtur me fëmijën e saj vetëm atëhere kur e lan, e ndërron, e
lidh me pelena, kur e ushqen lugë pas luge, kur ia mban me durim gishtin tek
gërmat e abetares... se pastaj kur rriten, oh, çfarë hallesh e telashesh
fillojnë ditë për ditë e çast për çast.” Ah, po si e thërrisnin Evën shokët e
shoqet në shkollën e mesme “Fëmija e lumtur” se ishte gjithnjë shumë e gëzuar,
shkonte mirë me të gjithë dhe kurrë nuk grindej: “Të lutem mami, mos i shaj
shoqet e mia, ato janë shumë të mira. Unë nuk po ishaj shoqet e tua” i
Ditë të lumtura për të dyja nuk ishin vetëm ditëlindjet, mbarimi i një viti shkollor, plazhi, fletët e nderit për vizatimet, por edhe librat e rinj. Në fillim të gjithë librat për fëmijë, pastaj ata për të rritur dhe fjalët e shkruara tek faqja e parë: “Evës, sot që pastroi shtëpinë...”, “Vajzës sime të vetme”, “Evës, që sot mbushi 10 vjeç dhe bën naze për të ngrënë”, apo “Evës, kur kërkon që toka të jetë e shtruar me sfungjer...”
Kur Eva
ishte maturante, ato u bënë si dy shoqe të ngushta, kështu diskutonin për
djemtë, për librat, për ekspozitat e pikturave e sa e sa gjëra të tjera. Tani
Eva sikur e ndrydhte dashurinë për mamin e vet, ajo nuk llastohej, por
* * *
Duke qëndruar tani para pasqyrës, vetëm me njërën faqe të shkumuar dhe me tjetrën të saporruar, po mendonte për ato gjëra, të cilat tashmë i ishin bërë si mendime të ngulitura në kokë. “Ja, po u afrohem të pesëdhjetave...” dhe shikonte me vëmendje flokët e rralluar dhe rrudhat në ballin e gjerë. Jam me gjithë të mirat, punë të rehatshme, një grua që bën ashtu siç dua unë. Në shtëpi nuk më mungon asgjë... dhe prapëseprapë seç kam diçka këtu brenda që nuk më le të qetë...”
Vite më
parë, në biseda me njerëz që sapo njihej apo që njihej fare pak, kur e pyesnin
në kishte fëmijë, thosh të vërtetën “Nuk kam fëmijë”, por më vonë duke vënë re
keqardhjen që shprehte bashkëbiseduesi me atë “Më falni!” thënë sa për
mirësjellje, vendosi që të përgjigjej shkurt “Kam një vajzë”. Nuk e pati fare
të vështirë që t’i mbushte mendjen gruas së vet që ta merrnin Evën në shtëpinë
e tyre. “Sa të adoptojmë një fëmijë çfarëdo, le të marrim më mire fëmijën tim.”
Dhe gruaja e tij si fajtore, që nuk i bëri dot një fëmijë heshtte dhe pranonte
kokulur. Ashtu siç pat heshtur e pranuar tërë jetën e saj gjithçka që i
Atij i paten treguar se vajza e tij qe shumë simpatike, e edukuar mire dhe mbi të gjitha talent në pikturë. Veçse ai nuk e kishte parë qysh atëhere. Sillte ndërmend si nëpër tym një fëmijë që bënte zhurmë dhe nuk e linte të ndiqte rehat ndeshjet në televizor. “Dhe atë Rinën si e pat futur në jetën e tij. Çudi e madhe apo grua e çuditshme!”
Rëndësi
Dhe ja
çfarë
Ndërsa gruaja e tij vazhdonte:
-Dhomën tënde e ke gati... Magnetofonin e vogël e kemi ruajtur për ty... Do të të blejmë çfarë të duash për të veshur.
-Mamaja më ka plotësuar çdo dëshirë, - përgjigjej Eva.
-Të kemi blerë një komplet të bukur tualeti dhe një me bizhuteri, nuk duam të të mungojë asgjë. – Vazhdonte ajo. – Tani për tani ndoshta mendon keq për ne Eva, se kushedi si t’i ka treguar mami yt ato që kanë ndodhur, por më vonë duke jetuar me ne do ta kuptosh të vërtetën...
-Mamaja nuk më ka folur kurrë keq për ju... Ne nuk kemi pasur kohë për t’u marrë me thashetheme... Mami im – këtu Eva u ngatërrua pak, e kuptoi se tjetër donte të thoshte e tjetër tha (veçse atë minute kishte shumë mall për mamin e vet) e vazhdoi:
-Mami im...
-Natyrisht, ne jemi interesuar dhe e dime se mamaja të ka edukuara shumë mire, është kujdesur për ty, por tek ne ty nuk do të të mungojë asgjë...
-Telefonin e ke mund të bisedosh sa herë të duash me mamanë, ne nuk do të të pengojmë ta takosh atë kur të vijë në Tiranë. –Sqaroi gruaja e të atit.
-Duam vetëm që të jesh vajza jonë, të rrish me ne përgjithmonë. I tha i ati. Ne mund të të realizojmë çdo dëshirë, për shembull, për ditëlindje do të të blejmë një biçikletë me timon të lartë...
-Oh, mami im ka shumë frikë po të ngas biçikletën se mos më ndodhë ndonjë aksident nga makinat.
-Kemi porositur për ty edhe albume të piktorëve të njohur klasikë e modernë, besoj se do të të hyjnë shumë në punë.
-Babit tënd i shkon fjala kudo, ka shumë të njohur, edhe me provimet do ta kesh më lehtë me notat, kur ta marrin vesh pedagogët se e bija e kujt je...
-Provimet jam e zonja e i marr vetë, nuk jam mësuar që të ndërhyjnë për mua. – Eva e kuptoi se foli me ton të vrazhdë, por i vinte të bërtiste: -Ku keni qenë më parë!
Dy javë
pas kësaj ndodhie, Eva po zbriste me mamin nga Qyteti i Studentit.
-Kam takuar “atë”.
-Cilin? – pyeti Rina.
-Burrin tënd të dikurshëm.
Rinës iu duk sikur dikush e goditi poshtë gjoksit me grusht e mezi po mbushej me frymë.
-U shqetësove mami? – pyeti Eva.
-Jo, të pata thënë se një ditë do ta takoje... Unë nuk të ndaloj... Ti e di.
Pasi morën librin u kthyen duke ecur të dyja përgjatë rrugës me shelgje lotonjës. Eva e zuri të ëmën me kujdes përkrahu.
-Ti, mami, e merr me mend qëllimin që ata kanë për mua. Shtëpia e tyre ishte një luks i vërtetë me ca kolltukë të rëndë, abazhurë me dritë të pakët, por edhe librat sikur nuk ishin tamam libra, dua të them libra prej vërteti. Kujtoja se “ai”, “ai” si ta quaj... dhe vetëm për një çast, vetëm për një çast pata frikë se mos “ai” do të ish më i mirë nga sa e pata përfytyruar... Sidoqoftë, unë mamin tim nuk e ndërroj me asgjë në botë...