| E merkure, 15.04.2015, 08:36 PM |
"ATA TË CILËT U
MOHOJNË LIRINË TË TJERËVE,
NUK E MERITOJNË AS PËR VETEN"
ABRAHAM LINKOLNI ME RASTIN E 150-VJETORIT TË VRASJES
Nga Frank Shkreli
Abraham Linkolni u zgjodh presidenti i 16-tët i Shteteve të Bashkuara në vitin 1861 dhe dy vjetë më vonë më 1863 nënshkroi Proklamatën e Emancipimit me të cilën deklaroi lirinë e përhershme për skllevërit mbrenda Konfederatës. Në fjalimin e tij me rastin e inaugurimit president, Linkolni paralajmëroi shtetet e Jugore të Amerikës të cilat ishin kundër heqjes së skllavërisë se: "Është në duartë tuaja, bashkatdhetarët e mij të pakënaqur dhe jo në dorën time, çështja e rendësishme e luftës civile. Qeveria nuk do t'ju sulmojë...Por as ju nuk keni ndonjë të drejtë Hyjnore për të shkatërruar qeverinë, ndërkohë që unë kam detyrën dhe përgjegjësinë e shënjtë për ta ruajtur, për ta mbështetur dhe mbrojtur atë." Si president, Abraham Linkolni punoi shumë për një organizim të fortë të Partisë Republikane dhe mundi të siguronte edhe përkrahjen e shumë demokratëve në favor të kauzës për bashkimin e shteteteve dhe kundër skllavërisë.
Linkolni
e konsideronte ndarjen e vendit veri-jug si të paligjshme dhe ishte i gatëshëm
të përdorte forcën në mbrojtje të Bashkimit dhe të ligjeve Federale. Por kur
forcat e shteteve jugore sulmuan “Kështjellen Sumter” duke detyruar dorëzimin e
saj forcave të jugut, Linkolni u bëri thirrje shteteve të veriut për
regjistrimin e 75.000 vullnetarve për të kundërshtuar këtë akt dhe kështu
filloi Lufta Civile amerikane. Lufta
Civile ishte një luftë e tmershme, njëra ndër më të përgjakshmet e atij
shekulli gjatë së cilës, nga të dy palët,
humbën jetën mbi 600.000 veta, por megjith sakrificat e pa imagjinueshme
njerzore, ishte një luftë kundër skllavërisë, një luftë që më në fund siguroi
të drejtat dhe liritë e barabarta për të gjithë brezat e ardhëshëm në Amerikë
dhe frymëzoi mbarë botën. Si përfundim
i këtyre sakrificave të mëdha, Amerika doli nga kjo luftë si një komb më i
mirë, më i fortë dhe më i drejtë, për të gjithë. Kjo është një meritë e madhe e
Abraham Linkolnit, e këtij emancipatori të madh të Amerikës dhe të botës,
150-vjetori i vdekjes i të cilit po shënohet në kryeqytetin e kombit në
Linkolni bëri ç'mos që bota të mos harronte se Lufta Civile kishte të bënte me një çështje shumë më të madhe dhe më të rëndësishme se sa edhe Bashkimi i kombit. Ai e deklaroi këtë bindje në mënyrën më emocionale që është e mundur, në fjalimin që ka mbajtur në varrezat ushtarake në Gettysrburg duke thënë se, "Jemi këtu për të vendosur njëherë e mirë që këta ushtarë të rënë të mos kenë vdekur kotë - se ky komb nën kujdesin e Perëndisë, do të ketë një lindje të re të lirisë - dhe se qeveria e popullit, nga populli dhe për popullin, nuk do të zhduket nga faqja e dheut." Ishte ky një mesazh për Amerikën po se spo, por edhe për mbarë botën.
Vetëm
pesë ditë pasi mori fund Lufta Civile në Shtetet e Bashkuara dhe para pajtimit
të Veriut dhe Jugut, më 14 prill, 1865 u plagos rëndë Presidenti Abraham
Linkoln nga plumbi i një vrarësi, simpatizant i kauzës së Jugut gjatë Luftës
Civile. Një ditë më vonë, më 15 prill, Linkolni vdiq nga plagët e marra. Ishte ora
Kombi
amerikan ka përjetësuar kujtimin e tij me një përmendore madhështore prej
mermeri në
Vdekja
e parakohshme e Abraham Linkolnit ishte
një humbje e madhe për kombin amerikan, ndërkohë që shumë historianë amerikanë
dhe të huaj thonë se ai tani u përket brezave të të gjitha kohërave dhe mbarë
botës. Jo vetëm Amerika, por edhe bota e atëhershme mbajti zi për vdekjen e
tij, 150-vjetë më parë. Revista
amerikane Atlantic në numrin e fundit sjellë reagimet botërore të para
150-vjetëve mbi vrasjen e Linkolnit nga njerëz të thjeshtë dhe nga qarqet
zyrtare dhe diplomatike të asaj kohe.
Madje bota e atëhershme, sipas revistës, konsideronte se vdekja e
Abraham Linkolnit mund të kishte pasur të njëjtin efekt në historinë e
ndryshimeve në botë sa edhe vrasja e Jul Cezarit, ndonëse për arsye të
ndryshme. Revista thotë se sidomos
europianët shikonin në presidentin Linkoln dhe në eksperimentin amerikan një
vlerësim të idealizuar edhe të aspiratave të tyre. "Abraham Linkolni nuk është vetëm i
juaji - ai është gjithashtu edhe i yni", shkruanin në atë kohë qytetarët e
qytetit të vogël Sicilian, Acireale, "sepse ai ishte një vëlla, mendja dhe
ndërgjegjëja e guximshme e të cilit udhëhoqi një popull drejtë bashkimit dhe
trimërisht çrrënjosi skllavërinë."
Por reagimi më domethënës thotë revista në fjalë mbi vdekjen e
Linkolnit, erdhi nga gazeta la Opinion në
Në Gettysburg, Abraham Linkolni ka mbajtur atë që konsiderohet si fjalimi më i rëndësishëm që mbahet mend në historinë e Shteteve të Bashkuara. Duke dedikuar varrezat ushtarake për mijëra ushtarë që ishin varrosur aty pas Betejës së Gettysburgut e ishte zhvilluar vetëm katë muaj më heret, Presidenti Linkoln megjithë periudhën e vështirë nepër të cilën po klaonte kombi i tij, ai deklaroi besimin dhe bindjen e tij, për një të radhme më të mirë, për themelimin e një, "Kombi të ri, i bazuar në liri dhe i dedikuar ndaj objektivit se të gjithë njerëzit janë të krijuar me të drejta të barabarta."
Presidenti Linkoln u ri-zgjodh në vitin 1864 ndërkohë që fitorja e shteteve veriore kundër jugut solli mbarimin e luftës. Duke planifikuar të ardhmen e vendit të tij në periudhën e paqës, Linkolni u tregua i gatëshëm për bashkpunim dhe tepër i njerzishëm ndaj kundërshtarve plitië dhe ushtarakë duke inkurajuar shtetet e Jugut që të dorëzonin armët dhe të rindërtonin vendin. Në këtë frymë, ai iu drejtua të gjithë bashkombasve të vet me rastin e inaugurimit të dytë, me fjalë të cilat tani janë shkruar në Memorialin Linkoln në Washington: "Me keqdashje kundër askujt, me dashuri e bamirësi për të gjithë, me vendosmëri në mbrojtje të së drejtës, ashtu si na e bën të mundur Perëndia ta shohim të drejtën - le të përpiqemi të përfundojmë punën që kemi filluar dhe të shërojmë plagët e kombit...."
Historianët dhe shkencëtarët politikë amerikanë e konsideorjnë Abraham Linkolnin si presidentin më me influencë të Amerikës, madje disa e venë në vendin e parë për nga arrijtet dhe trashëgimia historike, në krahasim edhe me më të dalluarit siç janë, Franklin Roosevelt, George Washington, Theodore Roosevelt, Thomas Jefferson, Andrew Jackson, Woodrow Wilson, Harry Truman dhe Ronald Reagan. Kështuqë sipas vlerësimit të shumë historianëve por edhe të publikut, Abraham Linkolni konsiderohet edhe sot -150-vjetë pas vdekjes së tij - si Presidenti më i mirë i këtij vendi. Ata vlerësojnë se asnjë president tjetër në historinë e Amerikës nuk është përballur me ndonjë krizë më të madhe se ç’ishte Lufta Civile amerikane, dhe asnjë president deri tani nuk ka arritur aq sa mundi të arrinte dhe të realizonte për kombin e vet Presidenti Abraham Linkoln.