| E diele, 12.04.2015, 04:00 PM |
Të kthehemi aty ku na la Rugova
Thirrje vëllazërore elektoratit rugovian
Shkruan: Florim Zeqa
Tashmë
kur procesi i mbrendshëm zgjedhor në po vazhdon, mbrenda elektoratit rugovian
kanë filluar të ringjallen shpresat për një fillim të Ri në LDK. Me vullnet dhe
dashuri çdo gjë është e mundur në këtë drejtim. Nëse deri më tani jemi mësuar
për ta provuar për të keq atë thënjën famoze italiane; "Mai dire mai"
(kurrë mos thuaj kurrë), sa u përket koalicioneve dhe ndarjeve të jo natyrshme
të elektoratit rugovian, pse të mos e provojmë kësaj radhe për të mirën e
përbashkët .LDK-në rugoviane që spati mundësi as forcë ta ndajë dhe përçaj
dhuna sistematike e pushtuesit serb për një dekadë, e ndanë dhe e përçanë
shqipfolësit për ambicie pushteti !Rrethanat aktuale politike në Kosovë, dhe
sidomos këto mbrenda LDK-së na imponojmë të mos provojmë të bëhemi bashk edhe
një herë si në kohën e liderit historik Ibrahim Rugova.Kjo, jo vetëm që është e
mundur, e kemi edhe obligim (amanet) t'i betohemi edhe një herë presidentit;
"Në emër të përpjekjeve shekullore për liri, sakrificave sublime për
çlirim, në emër të gjakut të dëshmorëve dhe veprimtarëve të shumtë të LDK-së,
të rënë për kauzën rugoviane të çlirimit dhe pavarësimit nga pushtuesi
serb,...do të bashkohemi duke i lënë mënjanë të gjitha mëritë (inatet) me
njëri-tjetrin, duke i lënë mënjanë interesat personale për hirë të bashkombasve
tonë në Kosovë dhe Diasporë që s'u ndalen asnjëherë së vepruari për një Kosovë
të lirë dhe sovrane, për një shtet demokratik dhe të barabartë për ë gjithë
qytetarët e saj...".Përiudha e vështirë postrugoviane në LDK i takon të së
kaluarës. Ndarja dhe përçarja e elektoratit rugovian në Kuvendin e VI-të
zgjedhor, ishte produkt i investimeve të gjata jo vetëm për ta dëmtuar LDK-në,
por përmes saj të ardhmën shtetndërtuese të Kosovës në përgjithësi. Mbase deri
diku në këtë drejtim ia arritën qëllimit shpirtëzinjët dfhe fatzinjët e kombit
shqiptar (vendor dhe ndërkombëtar).Këtë që e themë e vërteton situata aktuale e
Kosovës 16 vjet nga liria e saj dhe më tepër se 7 vite nga njohja formale e
Pavarësisë së Kosovës (17 shkurti 2008-të).Për të mos i përseritur gjërat që na
janë të njohura të gjithëve, ka ardhur momenti t'i vëmë gishtin kokës dhe të
mendojmë; a duhet ecur akoma në të njëjtit binar apo duhet ndryshuar kursin e
ecjës tonë ?Besoj se përgjigja e përgjithësuar e shumicës do të ishte; duhet
ndryshuar kursin e ecjës sonë. Çka është bërë mjaftë është bërë mjaftë !Nuk
guxojmë të lejojmë edhe më tutje të biem viktimë e një grupi të vogël njerëzish,
matrapazësh dhe kusarësh politik që përfituan në kurriz të shumicës në këtë
vend.Është momenti i fundit të ndahemi nga e keqja, nga katandisja e vlerave
kombëtare dhe njerëzore,...të bëhemi bashk në partinë-lëvizje për shtetin e
Kosovës, ashtu siq ishim në vitet e '90-ta.Mjafton ta kujtojmë 21 janarin e
vitit 2006, të dhimbjes dhe krenarisë kombëtare njikohësisht,...mjafton të
rifillojmë nga aty, nga ai pozicion unifikues që ishte në LDK, për të krijuar
një frymë unifikuese në përmbyllje të zgjedhjeve të mbrendshme partiake.Në LDK
do të ketë vend për të gjithë pa dallim moshe, gjinie apo feje. Respektimi i
vullnetit të elektoratit rugovian në kuptimin e plotë të fjalës do ta përcaktoj
në mënyrën më të mirë të ardhmën e vendit nesër.Edhe pse, jo i shprehur publikisht
para ndërkombëtarëve, projekti rugovian i Pavarësisë së Kosovës ishte një fazë
kaluese në drejtim të bashkimit të trojeve etnike kombëtare. Hyjnori Rugovë, e
arriti ta bëjë hapin e madhë kombëtar me krijimin e shtetit të Kosovës, na
mbetët neve të ecim tutje e të mos ndalemi për asnjë çast në quarjen përpara të
projekteve kombëtare.Bashkimi i elektoratit rrethë projektit rugovian është hap
i madhë drejt synimit final që kemi si shtet dhe si komb. Kthimi i elektoratit
rugovian nga subjektet tjera politike në LDK është proces afatshkurtër, ngase
tashmë të gjithë janë lodhur me gënjeshtra dhe mashtrime të përfituesve dhe
shpërdoruesve të lirisë sonë.Në kohën e Rugovës përpos që e ndanim kafshatën me
njëri-tjetrin, i ndanim gëzimet dhe hidhërimet duke i shëndrruar në forcë
kundër armikut. Pse të mos bëhemi edhe tani bashk si vllëzër të një gjaku që
jemi, kundër së keqës pavarësisht pikpamjeve ideologjike, fetare apo
rajonale.Në projektin rugovian asnjëherë nuk ishte folur për ndarje
territoriale të vendit, gjithmonë bëhej fjalë për Republikën e Kosovës si
nocion unik dhe të pandarë në zona apo enklava "patriotike" siq
ndodhi paslufte.Një shtet, një qeveri, një ushtri me një flamur dhe hymn
kombëtar.Kjo do të ishte "motoja" me e mirë e ecjes dhe rrugëtimit të
politikës shqiptare në të ardhmën, para integrimeve rajonale dhe europiane.Që
kjo të realizohet më shpejtë dhe më lehtë duhet të kthehemi aty ku na la Rugova
! Çfarë nënkupton kjo ?T'u kthehemi vlerave intelektuale të hierarkisë politike
të LDK-së postrugoviane, fuqisë së shëndoshë intelektuale dhe politike të
ditëve të sotme për t'i larguar një herë përgjithmonë me votën e lirë të
elektoratit përfituesit dhe shpërdoruesit e vlerave rugoviane në njërën anë dhe
uzurpatorëve të lirisë sonë në anën tjetër.