| E marte, 07.04.2015, 06:09 PM |
Padia për gjenocid dhe reagimet
serbe
HESHTJA E KRIMIT TË GJENOCIDIT MBAN PLAGËT E HAPURA!
Nga Bardhyl Mahmuti
Secili që ka përcjellë me vëmendje rrjedhat politike në Kosovë ka mundur të vërejë se sa herë që është përmendur mundësia për ta paditur Serbinë për gjenocidin e kryer kundër shqiptarëve në Kosovë reagimet serbe janë të menjëhershme.
Ju kujtohen reagimet e ashpra të Serbisë kundër deklaratës së Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, z. Thaçi. Jo vetëm politikanët e Serbisë, por edhe ata që pretendojnë se janë “ekspertë të së drejtës ndërkombëtare” të këtij shteti pretendonin se Kosova nuk ka të drejtë të paditë Serbinë për gjenocid.
Reagime të njëjta u bënë edhe në raport me iniciativën e PDK-së që Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë, përmes së cilës obligohen institucionet e shtetit të Kosovës që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme përgatitore për ngritjen e padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Më i zëshmi nga reagimet serbe ishte Drejtori i Zyrës së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriqi. Në deklaratën e tij për Radio-Televizionin e Serbisë ai e cilësoi propozimin e PDK-së si “aventurë politike” dhe “hedhje e kripës mbi plagën”.
Sado që qarqet serbe përpiqen ta minimizojë faktin se në Kosovë po shtrohet domosdoshmëria e përgatitjes së padisë për krimin e gjenocidit, reagimet serbe nxjerrin në shesh frikën e pushtetit të Beogradit të përballet me akuzën për gjenocid.
Kjo frikë
e ka burimin te faktet e shumta se
Ngritja e akuzës për krimin e gjenocidit nuk është as “marketing për konsum të brendshëm politik”, as “aventurë politike” e as “hedhje e kripës mbi plagën”. Përkundrazi, heshtja e këtij krimi dhe mosndëshkimi i gjenocidit mban plagët e hapura .
Qeveria e re e Serbisë duhet ta pranojë publikisht të vërtetën se në Kosovë regjimi i Millosheviqit kreu krimin e gjenocidit dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare të merr përgjegjësinë që i takon për riparimin e tërësishëm të dëmeve që ky shtet i shkaktoi popullit shqiptar të Kosovës. Vetëm në këtë mënyrë do të krijoheshin parakushtet për të ngadhënjyer drejtësia dhe të mbylleshin plagët e hapura.
Bardhyl Mahmuti - Autor i librit «Mashtrimi i madh» në të cilin argumentohet shkencërisht se në Kosovë është kryer krimi i gjenocidit