| E marte, 07.04.2015, 08:30 PM |
Gjakova kurrë nuk
ka qenë qendër e pelegrinazhit serb!
Zotit Jabllanoviq !
Nga Fahri Xharra
Kur i quajte nënat gjakovare bisha , kjo nuk i takonte një politikani të Kosovës.T`a pamë për të madhe dhe u revoltuam. Unë personalisht të jam mirënjohës që je i vetmi nga elita e politikajve serbë të Kosovës i cili botërisht ke kërkuar falje për fjalën e thënë si dhe për krimet serbe në Gjakovë. Diçka u përzien çeshtjet dhe rezultoi ndryshe .
Të
njejtin ofendim shumë të rëndë e pat thënë edhe kolegu i yt Vulin një vit më
heret”. “Ndoshta kanë qenë shqiptarë,
nuk e di, por njerëz ju siguroj
se nuk kanë qenë” ( Vulini). ., Atij i shkrova një letër “Zoti Vulin! Kemi menduar se sado pak lufta e fundit iu ka mbushur mend : iu ka
mbushur mend në kuptimin e marrëzisë serbe
në lakminë e juaj të pa shterruar për të pasur edhe atë që nuk iu takon
. Por ju harroni shpejtë ; me qëllim e
harroni çdo gjë dhe bëhëni sikur nuk e keni ditur. ,
“Ndoshta
kanë qenë shqiptarë, nuk e di, por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë” keni thënë Zoti Vulin .. Ne i dimë mirë që ende jetoni në frymën e juaj gjëja se
fetare :“
Aleksandar Vulin, lexojeni pak librin e Human Right Watch ''Nën pushtetin e urdhrave'', kapitulli i Gjakovës, aty një dëshmitar që kishte dalë nga shtëpia dhe po shikonte çfarë po ndodh, përshkruan se pikërisht me fillimin e bombardimeve në ditët kur po mblidheshin meshkujt nëpër qytet, ushtria po i sillte me kamionë në një fushë në dalje të Gjakovës në fshatin Lugbunar dhe po i ekzekutonte meshkujt në grupe... Këtë storie mund ta hulumtosh shumë lehtë, sepse dëshmia lidhet me ditët kur kishte një numër të madh të meshkujve shqiptarë të Gjakovës që po merreshin peng nëpër shtëpi dhe rrugë, sipas dëshmive, trupat e tyre përfunduan në varreza masive në Serbi nëse e ndjekim vijën e gjakut dhe rivarrimet e viktimave në Gjakovë, por ju mos e bëni këtë hulumtim fare sepse ju e keni simbolikën tuaj që e keni zbuluar në të gjitha luftërat në ish Jugosllavi se të '' të gjithë kanë vrarë'! “
Zoti
Jabllanoviq , juve që ishit të pa informuar për krimet serbe në Gjakovë , po iu
shtoj edhe disa infromata më shumë të cilat ndoshta nuk i dini :” (Pokrštavanje
albanaca krstom i ma?em) “Vesnik Srpske Crkve”, Mars-Prill 1913, në artikullin
“Në folenë e vet” shkruan për kryqëzimin e shqiptarëve në Gjakovë: “Sot Gjakova
e përjetoi një ngjarje të rrallë jo të zakonshme ... i pamë që katunde të tëra
të albanizuara dhe të shndërruara në katolikë erdhën në Gjakovë që të kalojnë
në fenë ortodokse.
“Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ndarja e Shqipërisë (fxh), ky do të jetë një demon, i cili nuk do të na lërë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhe për shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është zgjeruar relativisht dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë... Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë. ”Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe“(“Vesnik Srpske Crkve”).
Hocu
topove iznad Djakovice!.... Duke e “vendosur rendin e ri” në Gjakovë forcat
serbo-malazeze bënin tmerr. Gazeta “ Politika” e datës 6 Prill 1913 me
titullin: "Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin ”Çerdhja e shkatërruar e
banditëve kryengritës” shkruan: ”Duke i shikuar nga jashtë Gjakova duket si një
grumbull i shatorrëve të djegur .... Gjakova me shekuj ishte e paarritshme për
tërë botën tjetër. Çerdhja e egërsisë arnaute i ka pranuar në rrethin e saj
vetëm ata që ishin në lidhje familjare me banorët kryengritës dhe banditët
arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke, me shekuj ishin të
Çfarë raportonte gazetari danez nga frontet e luftës pushtuese të serbëve në tetor - nëntor 1912? Raportonte për njerëz të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjenin kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të ushtrisë serbe në Shkup, Prizren, Vranjë dhe Gjakovë. (gazeta daneze “Riget” , Fritz Magnussen 1912)... Me javë të tëra paqja në Evropë u var me fatin e Pejës, Prizrenit, Dibrës e veçanërisht Gjakovës: me caktimin e këtyre qyteteve për Serbinë, natyrisht që ekzistenca për banorët e Shqipërisë Veriore bëhej e pamundur ekonomikisht dhe jeta e kësaj zone historikisht ishte e varur ngushtë sidomos me Gjakovën.(po aty)
Slobodan Milosheviq: Ho?u topove iznad ?akovice! ......Dhe dihet se çka ndodhi me Gjakovën në vitin 1999. ...Nga mbledhja e 35 -të e Këshillit Suprem të Luftës së Serbisë të mbajtur me 13.04.1995, janë zbardhur shënimet stenografike nga e-novine, të cilat ishin të ruajtura si top-sekret!” . Ndër pikat më të rëndësishme të kësaj mbledhjeje për këtë shkrim e zgjodha fjalën e Milosheviqit: ”Ja për shembull, qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptarë) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupi i Gjakovës, kjo është Gjakova (tamo je bila ?akovi?ka grupa, to je ?akovica), në Kosovë nuk ka qytet më të bukur, më të pasur e më të rregulluar se Gjakova. ( Çfarë urrejtje dhe dëshirë për shkatërrim përfundimtar të një qyteti).
Por qëllimi i kësaj letreje edhe më i madh. E dini “rrugën e shkijeve” në Gjakovë ?
Ne shqiptarët kurrë nuk i kemi thënë rruga e serbëve . Pse ? Sepse aty s`kishte serb , kishte vetëm shqiptarë otodoks. Ata flitini shqip ndërveti dhe me ne të tjerët . Por ç`ti bëjsh pafuqisë shqiptare dhe ata “shkije “ : shqiptarë ortodoks filluan të humbasin në serb. Ne kemi fakte dhe foto për mënyrën e tyre të veshjes , dasmave , sherbesave të vdekjes etj. Ata , shkijet e kishin një kishë të tyre ortodokse,dhe aty i kryenin ceromitë e tyre ortodokse. Gjatë luftës se dytë botërore deshtën te na njollosin me kalljen e rrugës së shkijeve, por vetë paria fetare dhe morale e qytetit e dinin të verteten e shkijeve ,dhe nuk e lejuan .
Dhe nga gjithë kjo mund të nxjerrni një përfundim që Gjakova kurrë nuk ka qenë qendër serbe e pelegrinazhit .
Një gjë iu bëj me dije si qyetar i Gjakovës, që na nuk kemi asgjë kundër fesë ortodokse; por jemi kundër atyre serbëve dhe shkijeve që i kanë ende duartë me gjakun tonë ,që n`emër të fesë duan vetëm të provokojnë.
Shqiptaret ortodokse të rrugës së “shkijeve “ në Gjakovë 1935
Nuk janë serbe, por shqiptare ortodokse të Gjakovës