| E marte, 31.03.2015, 07:01 PM |
SYRJA KURTI
ËNDRRA JONË DHE ATA
-esse-
Mbrëmë
vdiqën dy vetë. Dy djem të rinj, njëri 24 dhe tjetri 27 vjec. Që të jem më i
saktë ata u mbytën. U hodhën nga trageti, nga anija e cila po i largonte nga
ëndrra e tyre për një jetë ndryshe.Preferuan të mbyteshin në ujërat angleze se
sa të ktheheshin tek ajo jeta e parë, tek ajo të cilën kishin lënë në vendin ku
kishin lindur, i cili u ishte neveritur aq shumë sa preferuan të ktheheshin aty
vetëm të vdekur.Unë e di që për shumë nga bashkëpatriotet e mi ky nuk ështe
ndonjë lajm kushedi se cfarë.Sepse lajme, ( madje te rëndësishme) janë cicat e
Ciljetës, janë vithet e kolme të “Kallashit”, të mbushura me euro dhe dollarë
tenderash, taksash të vjedhura, fonde dhe grante ndërkombëtarësh, e të të
gjitha llojeve të trafiqeve dhe e cdo gjëje tjetër të ndyrë të kësaj bote.Vetëm
lekë djerse nuk ka në ato bythë!Ka dhe të tjerë që janë në merak të madh derisa
të zbulojnë se kush është dashnori i ri i Bleonës ,i cili madje do lerë edhe
gruan për të.Disa të tjerë më të guximshëm akoma në arsyetim, thonë që jarani
nuk është nga radhët e deputetëve demokratë( sic flitet poshtë e lart) por nga
ata te
Ëndrra e tyre! ..Dikur edhe unë kisha një ëndërr, një ëndërr të bukur që filloi në një ditë dhjetori kur isha edhe unë sa ata djem.Por sot nuk ka mbetur asgjë nga ajo .Madje ndonjëherë më duket se unë nuk kam qenë aty fare!Nuk di se ku kam qenë në atë dhjetor ëndrrash të vrullshme, por vetëm atje nuk paskam qenë.Atje ishin Ata!Dhe disa ëndërrimtarë si unë i duheshin për të zbardhur sa më shumë shpirtërat e tyre katran, ashtu si ujku i perrallës që lyen këmbën e zezë me miell te bardhë për të gënjyer kecat, të cilët u treguan më të mencur se ne.Nuk ja hapën derën ujkut!
Dhe sot nuk ka mbetur më asgje.Dhe ëndrrën e vrarë e kanë zhdukur kushedi se ku.E kanë frikë edhe te vdekur.Sepse ka njerëz qe do e ringjallnin ashtu si Feniksi prej hirit.Dhe mua sot nuk më mbetet gjë tjetër vec tu kërkoj falje atyre të dyve për atë që besuam atëhere dhe që nuk mundëm dot t'ia jepnim.Nesër ndoshta do jetë një tjetër duke rrezikuar jetën per të ikur nga këtu, pasnesër dhe të tjerë akoma dhe ndoshta një ditë do jenë duke ikur për të mos u kthyer më këtu edhe fëmijët e mi.Nuk do i ndaloj, nuk do i kërkoj të kthehen.Përkundrazi!Do i kërkoj falje që besova tek Ata, do i kërkoj falje sepse i bëra edhe fëmijet e mi te besonin.Do i kërkoj falje që nuk besova Fishtën kur thoshte se armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve ishin shqiptarët vetë.Do i kërkoj falje që nuk besova as Konicën kur thoshte se ky vend u shpëtua nga rastësia dhe është vrarë nga Ata.Falje edhe Koliqit kur fliste per "tregtarë flamujsh".Falje dhe Nolit kur klithte duke ikur"Skllevër qe nuk e meritoni lirinë".
I kërkoj falje edhe vetes dhe shpresoj se ajo një dite do më falë!