| E diele, 29.03.2015, 03:49 PM |
"Kapja" e LDK-së nga
kryeministri i vendit!
Shkruan: Florim Zeqa
Atëherë
kur ndodhi marrëveshja e papritur (e fshehtë) mes Hashim Thaçit dhe Isa
Mustafës për qeverisjen e vendit pas bllokadës mbi pesë mujore, pata menduar se
ky i fundit do ta ketë të vështirë gjetjen e ministrave dhe zv. ministrave
mbrenda LDK-së, që do të pranonin të ulen bashk me ata që deri dje i quanin
hajna, të korruptuar, kriminel, "kapës" të shtetit e çka jo
tjetër.Fjalën "kapës" e futa në thonjëza, për të mos u shprehur në
gjuhën më popullore, që i bie shkërdhyesit e shtetit. Cilin variant ta marrim
produkti na delë i njëjtë, uzurpator të shtetit, përfitues dhe shpërdorues të
institucioneve shtetërore për interesa personale në dëmë të interesave të
qytetarëve të vendit.Mirëpo, shpresat e mia në vendosmërinë e të zgjedhurëve
nga elektorati (deputetëve), kryesive të degëve të LDK-së dhe një pjese të
antarësisë së gjerë të saj, shumë shpejtë u kthyen në iluzione !Kryeministri i
vetëzgjedhur, nuk e pati problem në vrapimin për zgjedhjen e 6-të ministrave,
ngase kishte një konkurencë të paparë,...madje disa të pakënaqur me
moszgjedhjen ministra u shëndrruan në "opozitar" të tij, të cilët
kryeministri i quajti deputet të rrebeluar,...saqë për qetësimin e disave prej
tyre u dasht të ndërmerrë masa stimuluese në parti !Madje për habi, nuk e pati
vështirë as në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, ku të gjithë shtyheshin me
bërryla për t'i dalë përpara për t'i shtërnguar dorën si shenjë përkrahjeje për
marrveshjen turpëruese me PDK-në.Kryeministri, pasi i hypi "atit"
(erdhi në pushtet), tek atëherë i shpalli (me vonesë të madhe) zgjedhjet e
mbrendshme partiake. Nga ai moment, fillon "kartën" (lojën) tjetër
përmes posteve të zv. ministrave për ruajtjën e primatit edhe në parti.Vet akti
i rishpalljes së pavarësisë nga ndërkombëtarët u quajt "