| E marte, 24.03.2015, 07:43 PM |
Dhimitër Pojanaku
Litarët e kambanores
Ditë e natë,
Bie një kambanë vetëm për mua!
Kambana,
Ajo!
Oshëtin!
Kambanarët,
Rrinë etthshëm në radhë,
Fërkojnë duart,
Askush nuk lodhet,
Mllefi u jep fuqi magjike.
Shpresa ime,
Të egërsohen litarët
Sa t`u lidhin duart kambanarëve.