| E marte, 24.03.2015, 07:40 PM |
Kristaq Turtulli
Perse më duket sikur ishte dje?!
Perse më duket sikur ishte dje?!
Të ngucur prisnim të parën puthje
Nën strehë, të dy, atë mbrëmje,
Mbi llamarinë shiu çukiste.
Përse më duket sikur ishte dje?!
Duardridhur këmishën shkopsitje,
Hëna e ftohtë nisi të shfaqej mbi re
Portokalliet e gjoksit më shkaktonin ethe.
Përse më duket sikur ishte, dje?!
Kur kaluar jam mbi gjashtëdhjetë vjete,
Të dhashë afsh dhe ndjenjë më dhe?
Hëna si skuthe dhëmbët skërmiste...