| E enjte, 19.03.2015, 07:52 PM |
NEBI DRAGOTI
SATIRA POLITIKE
Satira, kompletuar me arsenalin e vet modern, në mënyrë spontane, bëhet leksion determinant morali…Pra, shkurt, është melhem për shëndoshje të politikës dhe forcë shtytëse për progresin shoqëror.Autori.
PËRRALLË E RE…
Mbreti lakuriq, de,
bëhet përrallë e re
me personazhe të tjerë
kryeministra si gjel,
krekosur e dehur dalin
dordoleca në diell…
Edhe pse i godet
vendimi popullor,
prapë sillen fodull,
nuk vetëkorigjohen
si mbretër
lakuriqët kapriçiozë.
HIPZBRITJET
-Hip ti,
pasurohu
dhe ik!...
Ndërrim pozicioni:
-Hipi unë,
pasurohem
dhe zbres…
Rroftë populli!
Hipzbritjet
bëhen me vota
dhe…
(sëmundje ngjitëse)
qeverisin qeveri hajdutësh.
Pastaj, me ne
çuditet Bota.
MASHTRIMI
Mashtrimi bëhet njeri,
njeri ters, i lig.
Mashtrojnë dhe politikanët
ditën me diell,
ashiqare fare
me politikën lesh
thurin çorape…
Mashtrimi njeri
me qyrk zbukuruar
të mos duket egërsirë
si ujk
që ha kopenë,
ha shoqërinë…
DHELPRAT
Dhelprat si të zbutura
zbritur nga mali
rrufjane
me dredhi
ulur janë(…)
si fisnike
në karrike
me çelësa në dorë
nëpër zyra
me organika
të pshurrura,
të fryra…
Dredhin zinxhirë…
Politika pa sy e pa veshë
mban sehir:
u ka bërë
“shtëpizë”…
KRITIKË
Artilerisë së artit i jap komandë:
Art poetik jo tangential!…
Tematikat migjeniane nëpërkëmbë
thërrasin,
shtrijnë duart
për t’u shtjelluar prapë e prapë…
Problematika
çibane sociale ka:
kërkojnë guxim,
lëvrim
diagonal…
DHËNDRRI
“Bandilli”i lagjes tonë
me feisbuk u njoh,
u martua:
me të parën u nda,
u nda dhe me të dytën
dhe lidhja e tretë i njëjti fat.
E para qe bionde,
nuk e deshi;
e dyta brune,
nuk e honepsi;
mulate e treta qe…
Po ta dinte, nuk e merrte.
Eh, ç’punë, eh, eh…
Loja vazhdon
në feisbuk…
Ky viç baluke lëpirë
s’ka turp…
LEGALIZIMI VETËVRASJE
U degraduan
mendërisht
“filozofët”, u droguan,
dhe mbjellin proçkullat…
“Kanabis,
“ilaç”…
Ushqim…
Bukë helm
për njerinë…”
Kafshët mishngrënës
qeshën e thanë:
“Pse t’i mbjellim fushat
me grurë,
me oriz,
me pambuk;
nuk duam bagëti,
djathë,
qumësht,
se biem e ra shëllirë.
Duam kanabis
që të rrojmë…
dhe lakuriq.
Biizz, biizz!...
Konkluzion dallkaukësh
pa vizion social…
Prapaktheu në shoqëri…
Për kanabis
legalizim,
Dialektika për njerinë
S’është më dialektikë…
Njeriu ha kanabis
dhe vetëvritet
duke ngrënë njerinë…
APARENCË
Aparencë e gënjeshtërt,
dhe nuk është realitet…
Është zuskë, putanë,
nga mbrenda ta shemb kalanë…
Në aparencë
qetësi,
siguri
siç duket
për jetën është damkë,
fallsitet!
Çmenduria
e imja ,
e jotja
(patollogji e kohës)
verdikt i saktë
vikërka
nga politika korruptive,
kur popullin e vet
xhvat.
MIZA E KALIT
Miza e kalit gudulis
neveritshëm,
s’e ka qejf
prosperitetin…
Komoditetin
e ka tek rezidenca
e vet…me erë
nën bisht…
PARA, PAS ZGJEDHJEVE
Para zgjedhjeve,
politika djathtas, majtas
gjunjëzuar elektoratit
si dele:
-Popull,
lepe,
peqe!
-Lepe,
peqe,
Popull!
Me finokëri
duhet hedhur lumi!
Pastaj…
Pas lodhjes nga fushata
të rraskapitur
i prêt…
Rehati,
gjumi.
RILINDJA
Shteti me ngrehina
aspak demokratik;
Rilindje
nga themelet të ngrihet
domosdoshmërisht.
Rilindja, Rilindja
duhet çuar deri në fund:
mjaftë shtet rrumpallë,
mjaftë shtet harbut!
Arritja e konsoliduar
është tejet sukses,
sepse…bëhemi shtet.
POPULL, RUHU…
Politianë zevzekë
armatosur me koncepte
si lugetër,
mendojnë,
shëndoshin
prapanicën e vet…
Palo politikë!
Popull, ruhu
nga djajë të tillë,
të tillë vrasës
me brirë!
RADHA
Hallexhinjëve
u kalon koha në radhë.
Radhë, radhë që në mëngjes,
në radhë edhe unë plas
sa nuk vdes,
se edhe poeti ka hall…
Ne,
mos të presim në radhë:
ejani ju
kryetarë,
ministra,
parlamentarë,
rreshtohuni këtu,
duke pritur
t’u zenë të dridhurat
nën bark…
LAKRAT
Lakrat s’i ha ministri,
parlamentari nuk i ha…
Hanë ushqime cilësore
ata!
Lakrat i ha
Ai, (populli)
fukara.
SENTENCË
Padrejtësitë
rënduar
mbi fukaranë,
vjen dita,
u hanë kokën
politikanëve rrufjanë…
MEDITIM
Shprehje e stërlashtë:
“Dielli jorgan i fukarasë”.
Hëë, ka një shprehje më të re:
“Ajër e diell nuk duan lekë…”
Ama , edhe këtë politika
mos të na e vjelë, se , pastaj,
ne vetëm të ngrohemi në…diell.
PROFECIA
Me Naimin
nuk desha të bëj debat:
“Ditët e mira
për Shqipërinë
paskëtaj vinë”…
Debat bëj me politikën,
që, profecinë naimiane
pse kaq shumë
e zvarritën?!