| E diele, 15.03.2015, 12:13 PM |
Paturpshëm akuzojnë gazetat dhe gazetarët, të cilët mbrojnë interesat e atdheut duke ua çjerrë maskën kriminelëve dhe kapove të shtetit!
Shkruan Rrezart Kalaja
Njoftimi i kërcimit të gazetarit Idriz Morinës nga "Deputeti" Nuredin Lushtaku krijoj një shqetësim tek mediat vendase, por edhe tek popullata , ngase kërcënimi me jetë nga një deputet do te thotë një skandal politik për Kosovën. Sipas shtypit deputeti Nuredin Lushtaku ka bërë shkelje të së drejtës së njeriut , mbi etiken e gazetarisë. d.m.th të vras ti ,mbyll gojën, të dhunoj mos reago, të vjedh mos kallëzo , të qes haraç baje, të çnjerëzoj jam i fort s'ke çka më bë etj .Se pseudopatriotët si N.Lushtaku dhe soji i lushtakeve tjerë të thirrur në UÇK-se, me çka e injorojnë lavdinë dhe madhështinë e saj, se dita ditës po ju del boja atyre qe po thirren komandant pa qenë fare siç është këto ditë afera e komandanteve me lista te stërzgjatura të pa qenë. Këta ishin dhe mbeten fatkeqësi për Kosovën dhe shqiptarët. Një kërcenim i ngjashëm sikurse zotit Idriz Morinës ju bë edhe gazetares Jeta Xharrës nga Sami Lushtaku i burgosur për kriminalitet ndaj shqiptarëve e jo ndaj Serbisë siç pretendohet t'ja lënë një nder vetit.
"Depunteti" Nuredin Lushtaku kërcon z.Idriz Morinën gazetar dhe kryeredaktor i gazetës "Bota sot" për fjalën e lirë!
Ma së miri këtë e tregon gjendja e Kosovës sot,ku e kane katandisur vendin në skamje dhe mjerim,kur për me pak se 1 vjet,me varfëri ua krijuan rrethanat shqiptarëve të ikën më shumë se 170 mijë shqiptarë nga Kosova,punë të cilen as antishqiptari akademiku serb,Çubrilloviçi nuk arriti ta realizoje me elaboratin e tij antishqiptar. Ne qoftëse këta,shqiptarët i kane sjellë në këtë gjendje,gjë që është e vërtetë,përse këta injorante të paturpshëm i akuzojnë gazetat dhe gazetarët,te cilët në interes të atdheut dhe shqiptarëve shumicë,ua çjerrin maskën atyre që i kanë vene,për t'u fshehur nga populli i vet. Lushtakët ,Gecët,Thaçët dhe tjerët si këta,mos të harrojnë kurrë se shqiptarët i përçanë edhe në kohën e luftës bënë fraksione grupore nga e cila u demonstruar edhe në frontet e luftës kundër okupatorit serbo-sllav.
Shteti i
shkret Kosova nuk kaloi hiqe ma mire me këto egërsira,"patriotike,"se
sa me kanibalët dhe çetnikët e Serbisë që nuk i lanë gjë para shpirti këtij
populli të shumëvuajtur.
Ky dhe të tjerët si ky mund ti krahasosh me ish okupatoret lirisht duke u mbështetur në fakte dhe argumente , që sot e 15 vjet po e terrorizojnë popullin dhe shtetin e Kosovës. Këta janë duke e rrezikuar edhe vete ekzistencën e shtetit me këtë avaz politik dhe kriminalitet që Kosovën, po e vdesin pa të rinj, pa popull,pa perspektivë , pa shpresa qe ma e boshatisen per ta lë veten te qetë!!!