Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Kënga e spiunit

| E diele, 15.03.2015, 11:56 AM |


KËNGA E SPIUNIT

 

Më kujtohet në katund ,

Kur na ishte një spiun –

Gjithë ditën rrinte në gjumë ,

Natën bënte punë më shumë !...

 

Prej akshamit deri n’ sabah –

Alltinë n’ shokë , magnetofonin n’ krah !

N’ dasma e ndeje nëpër katund –

Incizonte për t’ bërë spiunë !

 

Plisin e bardhë shumë shpesh e ndërronte –

Mbi cep t’ syrit ai e vendonte !

Mustaqet dredhë deri te veshët –

Asi burri s’ kishin bjeshkët !!!

 

Mbi gjoks kishte qostekë sahati –

Asi burri  nuk kishte fshati !!!

Magnetofonin e merrte n’ dorë –

Incizonte rapsodët popullor !...

 

Mos këndojnë këngë nacionaliste –

Kundër Lidhjes Komuniste ?!

Mos  këndojnë këngë të Shqipërisë –

Për inati të Serbisë ?!

 

Mos  këndojnë kundër Vëllazërim – Bashkimit ,

Mos këndojnë këngë të Bajram trimit ?!

Mos po i këndojnë trimat e  Shkodrës ,

T’ Krujës , Tiranës , apo t’ Vlorës ?!...

 

Ky spiun kishte dy role –

Kush  po qet  n’ dasmë  me revole ?!

Kush  po qet  pushkë gjuetie ,

Kush po qet me pushkë ushtrie ?!...

 

E uronte thellë nga shpirti –

Hajt Filan , he të lumtë gishti !

Me zë t’ lartë uronte hora –

Hajt Filan, he të lumtë dora !

 

Kur  shpërndaheshin  miqësia –

Kurrë spiuni s’ shkonte te shpija !

Shkonte natën prej Malësisë –

N’ Stacion të Milicisë !...

Magnetofonin ua dorëzonte ,

Incizimet  ua raportonte –

Çka është folë e çka është këndua ,

Kush me armë n’ dasmë ka gjua !...

 

Shkonte n’ shpi e binte gjumë –

Milicia u binin n’ gjurmë !

Gra e burra tu i bastisë ,

Fëmijët  e vegjël tu i shashtrisë  !...

 

Fill pas dasmës e fejesës –

Aksionet e përndjekjes !

Shumë bastisje e kontrollime ,

Rrahje , sharje dhe burgime !...

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 10.03.2015.