| E enjte, 12.03.2015, 08:26 PM |
Beqir BUZUKU
MUNGESA E URRYER
(Çunit Albin Buzuku, i cili ndërroi jetë më 10 mars 2015)
Albini qe djalë i spikatur
ai deri dje
ishte së bashku me ne.
Në rrugën e jetës
ishte bashkëudhëtarë
paralel me moshatrë.
Ai nga marsi në mars
rrugëtoi pa pengesë
Dje ndodhi një befasi
në regjistrin e jetës
atij iu shënua: mungesë!...
Morti qoftë i mallkuar!
Nga prehër i jetës
na e rrëmbeu Albinin
Ne ngelëm zemërpërvëluar.
Ecën koha pa ndërpre
Marsi vjen në çdo motmot
por Albini ynë s’kthehet dot.
Ç’të bëjmë ?
E tillë është jeta
Jeta, thonë,
ka ligjet e veta.
Nga dimri në pranverë
muajt ndërrohen përherë
Dikush shkon
vijnë disa të tjerë.