Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bislim Pireva: Dhuna dhe terrori ndaj shqiptarëve

| E merkure, 11.03.2015, 09:30 PM |


Mr. BISLIM PIREVA

DHUNA DHE TERRORI NDAJ SHQIPTARËVE TË MEDVEGJËS

Pas dëbimit të shqiptarëve më 1877-78 nga Sanxhaku i Nishit nga 700 vendbanime, sipas historio-grafisë serbe Sahit Osmani-Pasha oficer i lartë i ushtrisë turke me dëpertimin e ushtrisë serbe në Jabllanicë të Epërme më 1878 i ishte bashkuar ushtrisë serbe dhe pas bashkimit të atij territori në shtetin serb banorëve të atyre pak fshatrave të Medvegjës, kinse në bazë të vendimeve të Kongresit të Berlinit u ishin dhënë të drejta politike, fetare dhe arsimore

Me gjithë atë e vërteta qendron ndryshe. Serbia ato pak fshatra shqiptare nuk i kishte dëbuar për dy arsye. E para arsye ishte për t’u arsyetuar para botës se ajo nuk i kishte dëbuar shqiptarët, por ishin larguar vetë, sepse nuk kanë dashur që të jetonin në shtetin serb. Arsyeja tjetër ishte që banorët e atyre fshtrave t’i përdorte si mur i gjallë, apo thënë më drejt mish për top për të depërtuar në territorin e Kosovës. Pra, serbët për të depërtuar në Kosovë i vënin shqiptarët përpara si mburojë, por shpesh edhe serbomalazezë të kamufluar visheshin në rroba shqiptare për ta kaluar kufirin.

Sipas historiografisë serbe që nga mesjeta në atë drejtim kishte egzistuar rruga nga Morava drejt Novo Bërdës. Përmes asaj rruget thuhet se më 1454 kishte kaluar ushtria e Nikolla Skobaliqit, pastaj ushtria serbe më 1878, më 1912, më 1915 dhe më 1944.

Shqiptarët e atyre pak fshatrave të Medvegjës gjithë kanë jetuar nën tehun e shpatës serbe deri në luftën e fundit. Kam shpresë se duke njohur moralin e tyre të fortë nuk do t’i braktisin ato troje dardane.

LUFTA TE KAPIA E SFIRCËS

MË 1912

 

Në tetor njimij e nandqind e dymëbdhetë

Pushka e parë te Kapia e Sfircës kërset

Shumë herë të moshuemit kanë tregue

Te Kapia e Sfircës kur kishin luftue

 

Arif Tugjeci luftëtarëve në luftë u ka pri

Mulla Misin Doda ka qenë për krah tij

Në xhami të Tugjecit lidhin besë-besatue

Për të gjallë Serbinë me hy mos me lëshue

 

Drejt Kapisë prej xhamie janë tfillue

Në Sfircë të Medvegjës kanë depërtue

Me bandat çetnike të Serbisë tue luftue

Kanë vra shumë dhe shumë kanë plague

 

Çetnikët e panë se s’munden me qendrue

Shqiptarë  të Medvegjës kishin kindapue

I kanë qitë shqiptarët përpara sikur strehë

Mbas shpinës të shqiptarëve janë mshehë

 

Lufta shqiptarëve ju kishte pamundësue

Në vëllazën të vet s’kanë mund me gjue

Prej Lebane çetnikët ndihma kanë kërkue

Te Kapia me shqiptarë për me luftue

 

Te Kapia e Sfircës çetnikët kur janë afrue

Ja kanë nis çetnikët serbisht me këndue

Ulurnin si bisha; Krisi pushka te Kapia

Po ikin gratë e shqiptarëve pa dimia*

 

Në Sfircë të Kamenicës ata kur kanë hi

Kanë mbet pa u djeg vetëm tri shtëpi

Krejt banorët shtëpitë i kanë lëshue

Për me mund njerëzit me i shpëtue

(*Puce puske kod Kapije| Beze bule* bez dimije. * Bule sërbët i quanin gratë shqiptare)

 

Në gjysmën e tetorit të vitit 1912 ushtria serbe ia kishte mësy të depërtojë në Kosovë edhe përmes Kapisë së Sfircës. Burrat e Tygjecit dhe të fshatave për rreth ishin tubuar në xhaminë e Tugjecit, të cilët kishin lidhur besë së për së gjalli nuk do të lejojnë trupat serbe për të depërtuar në Kosovë. Atyre i kishin pri Arif Ajet Kosumi nga Tygjeci dhe mulla Misin Doda nga Sfirca imam i xhamisë së Tygjecit, të cilët janë vrarë dhe që të dy janë varosur në Sfircë të mbrendshme ku edhe sot pu -shojnë eshtrat e tyre.

Pasiqë shqiptarët e kishin thyer kufirin te Kapia, forcat serbe zbrapsen duke kërkuar ndihmë nga Lebana dhe njëkohësit i marrin peng dhe vënë si mburojë para tyre shqiptarët e fshatrave të Medvegjës dhe sidomos shqiptarët e Sficës së komunës së Medvegjës te Kapia ku edhe zhvillohej lufta. Kështuqë Serbia i ka përdorur shqiptarët vazhdimisht siç thotë populli mish për top. Duke mos e njohur strategjinë fashizoide serbe shpesh njerëzit i kanë hudhur të taborrin e tradhtarëve. Më ka rënë të lexoj se Sahit Osmani nga Llapashtica dhe Halil Islami nga Sfirca pas dëbimit të shqiptarëve gjatë dhje-torit të vitit 1877 dhe janarit të vitit 1878 kishin bashkë-punuar me shtetin serb, gjë që farre nuk është e vërtetë. Me angazhimin e Sahit Osmanit dhe të Halil Islamit në vitet e 90-ta në shekullit XIX është ndërtuar shkolla te Xhamia e Siarinës. Nxënës i asaj shkolle ka qenë gjene-ral gjenerali Veli Dedi, Zenel Hajdini, akademiku i parë shqiptar në Kosovë Idriz Ajeti, Zeqir Bajrami, i cili i ka mabruar studimet në Degën e Gjeografisë në Univerzi-tetin e Zagrebit më 1942, dr. Hajdar Xhema i cili i ka mbaruar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Univerzi -tetin e Bolonjës më 1948 dhe ka arritur të bëhet drejtor i Klinikës Neuropsikiatrike në Njy Jork  të SHBA-së e shumë kuadro të tjera.

Edhe një shembull shumë banal. Imer Fejzën nga Sfirca e quajnë bashkëpunëtor të serbëve. I ndjeri ki -shte qenë rrogëtar te një malazez në një fshat të Medve -gjës. Serbët si edhe shumë shqiptarë të tjerë dhe atë e mobilizojnë. Në Luftën e Kikës më 26.07.1944 ishte zënë rob bashkë me ushtarë të tjerë serbë dhe është pushkatuar në Gjilan. Pra ai nuk ishte bashkëpunëtor i serbëve, por një fshatar shqiptar që kishte rënë pre e terrorit serb.

 

 

VIT I ZI 1915 f.104

 

Në vjeshtën e vitit 1915-të

Vit i zi për shqiptarët e shkret

Shumë shqiptarë ka mobilizue

Nga Medvegja pesë kanë pësue

 

Në Beograd në luftë ata i ka çue

Me Austro-Hungarinë me luftue

Luftë e madhe në Kalemegdan

Pesë shqiptarë në front u vranë

 

Bushat Hyseni nga Lapashtica

Halil e Rrahman Baftiu nga Sfirca

Nga Ramabaja Avdullah Syla mbeti

Nga Tupalla Sherif Rexhë Ajeti

 

Për Mehmet Ismajlin kanë thanë

Në Kalemegdan eshtnat i ka lanë

Të gjithë u vranë në Kalemegdan

Nuk u dihen as eshtnat ku i kanë

 

U bënë dy shekuj që serbbarbari

Nuk asht ngop me gjak shqiptari

Kjo bishë e Karpateve, ky soj i zi

Në tokat Ilire gjithë tue ba kërdi

 

*Më 1915 në Luftë e Parë Botërore Serbia kish-te mobilizuar shumë shqiptarë dhe i kishte dërguar në frontin e luftës edhe nga fshatrat shqiptare të komunës Medvegjës. Nga Tupalla ishin mobilizuar: Arif Rexhë Ajeti, Osman Murat Ajeti, Xheladin Ajeti, Adem Luta, Rrahman Uka, Rexhë Ajeti, Sherif Rexhë Ajeti, Murat Ajeti, dhe Sylejman Demë Murati. Nga Sfirca: Halil Baftiu, Rrahman Baftiu dhe Avdil Baftiu. Nga Dediqi Jashar Jashari, nga Ramabaja Avdullah Syla, nga Llapa -shtica Bushat Hyseni e Halil Sahiti, nga Gërbaci Latif Gërbaci dhe nga Kapiti Zeqir Pajaziti.

Janë vrarë:

1.   Avdullah Syla nga Ramabaja,

2.   Sherif Rexhë Ajeti nga Tupalla

3.   Bushat Hyseni nga Llapashtica

4.   Halil Baftiu nga Sfirca

5.   Rrahman Baftiu nga Sfirca

6.   Mehmet Hajdar Ismajli nga Vllasa-Gërbaci

7.   Rexhë Ajeti nga Tupalla ishte kthyer gjallë,

por ishte mobilizuar përsëri dhe gjatë depërtimit të ush-trisë serbe në Kosovë ishte vrarë diku në afërsi të fshatit Keqekollë.

 

KRIM MBAS KRIMI

Luftë po ban Serbia me bullgarë

Mobilizon edhe shumë shqiptarë

Të gjithë me dhunë i ka mobilizue

Me Bullgarinë Serbia me luftue

 

Me njimij e nandqind e shtatmbëdhetë

Po i mobilizon shqiptarët e shkret

Krejt djem të ri i kishte mobilizue

Në frontin e luftës ata i ka dërgue

 

Mbasi Serbia në luftë disfatë pësoi

Të zanit robë Bullgaria i internoi

Tridhetë e dy shqiptarë i ka internue

Në llogoret bullgare i kishte dërgue

 

Adem Rafuna dhe Adem Radeci

Vëllaznit Arif e Latif Rexhë Ajeti

Islam Ferati e Rrahman Uka i ri

Edhe Shaban Aliu thueja se fëmij

 

Të gjithë ishin nga katundi Tupallë

Serbia fashiste ushtarë i ka marrë

Nga Dediqi katër kanë qenë internue

Në llogore bullgare i kanë dërgue

 

Ishin Avdili, Sherifi e Jashari

Dhe Hatemi në llogore bullgari

Rrustemin e Hajdinin  nga Kapiti

I njëjti fat i keq edhe ata dy i priti

 

Edhe nga Llapashtuca tre u internuen

Hajrullahu, Hasani e Sherifi pësuen

Meta e Rama të dy nga Vllasa ishin

Nga Sfirca e internuen edhe Hafizin

 

Shumë prej tyne ajte kanë mbetë

Eshtnat e tyne s’dihet ku janë tretë

Hafiz Murtezi dhe Zjenullah Jaha

Mehmet Smajli e Halim Mustafa

 

Rrustem Kirvaçën, Beqir Aliu

Që krimi serbobullgar i përpiu

Musë Hysenin e Sylë Maliqi

Krimi serbobullgar i gëlltiti

 

Kurr Serbia me gjak nuk u ngop

Tue na përdorë neve mish për top

Edhe sot ajo krimet nuk po i ndalë

Që ta zhduk popullin shqiptar

 

Nuk ka shtëpi as familje shqiptare

Që s’ka pësue nga Serbia gjakatare

Gjithë tue vra, pre dhe masakrue

Tokat shqiptare për me i pushtue

Më 1917 në luftën serbo-bullgare Serbia kishte mobilizuar shumë shqiptarë në rrethinën e Medvegjës. Pas disfatës serbe Bullgaria kishte zënë robë shumë ush -tarë në mesin e tyre edhe 32 shqiptarë, të cilët i kishte internuar në llogore bullgare. Nga Tupalla dihet se ishin internuar: Adem Rexhep Rafuna, Adem Radeci, Arif Rexhë Ajeti, Latif Rexhë Ajeti, Islam Isë Ferati, Rrah-man Uka, Shaban Aliu dhe Ramiz Shahin Emini. Nga Dediqi ishin: Avdil Dediqi, Sherif Jashari dhe Jashar Jashari e Hatem Jakupi. Nga Llapashtica kanë qenë Hajrullah Fazliu, Hasan Fazliu dhe Sherif Osmani, nga Kapiti Rrustem Krivaça e Hajdin Muzliu. Nga Vllasa kanë qenë Metë Ibrahimi e Ramë Vllasa, kurse nga Gërbaci Avdil Hajdari. Nga Sfirca ishte Hafiz Murtezi. Kanë qenë të zënë robë edhe Avdi Veli Jashari dhe Deli Jashari nga Sfirca si dhe Zenel Ajeti nga Tupalla, por gjatë rrugës ata tre kishin arritur që disi të iknin.

Pa gjurmë ka humbur edhe Liman Fetah Klaiqi, familja e të cilit pas dëbimit të shqiptarëve në janar të 1878 nga Klaiqi ishte vendosur në Lagjën e Jasharajve në Sfircë të Medvegjës. Limani s’kishte lënë pasardhës. Në burgjet dhe llogoret bullgare me sa dihet janë vrarë dhe zhdukur pa asnjë gjurmë:

1.   Hafiz Murtezi nga Sfirca

2.   Zeqir Zejnullah Jaha,

3.   Halim Fazli Mustafa,

4.   Mehmet Vocë Smajli,

5.   Musë Hysen Hyseni,

6.   Sylë Maliq Maliqi,

7.   Beqir Ukë Aliu

8.   Rrustem Krivaça nga Kapiti

9.   Ramiz Shahin Emini nga Tupalla

10. Avdil Hajdari nga Gërbaci

11.  Liman Fetah Klaiqi nga Sfirca

Familja e tij më 1878 nga Klaiqi qe vendosur në Sfircë në Lagjën e Jasharjve. Pas zhdukjes së Limanit vëllazrit e tij Brahimi dhe Demiri ishin vendosur në Sfircë të Kamenicës dhe Tahiri e Rrahmani  në Gmicë. Demiri ishte kthyer përsëri në Siarinë ku kanë jetuar pasarsit e bijëve të tij Sefës dhe Hajdinit më 1999.

 

MASAKRA NË NEGOSALË

Me Bullgarinë Serbia për me luftue

Shumë shqiptarë kishte mobilizue

Nga Tupalla Ramizi, biri i Shahinit

Nga Gërbaci Avdili, vëllau i Hazirit

 

Në Lebanë Shahini e Haziri shkojnë

Me administatën bullgare të bisedojnë

Ramizin dhe Avdilin që t’i lirojnë

Në llogore bullgare të mos i internojnë

 

Tue u kthye Shahini e Haziri nga Lebana

Në katundin Negosalë i kishte zanë nata

Mbasi bullgarët orë policore kishin vnue

Për Medvegjë s’kanë mund me udhëtue

 

Ngat nji bujtine ata ishin pas ndalë

Kuajt i kishin lidhë për nji dardhë

Afër kuajve gujat i kishin pas shtrue

Kanë ra me fjet, aty natën me kalue

 

Komitave serbë dikush u kish tregue

Drejt te dardha kriminelët kishin shkue

Se janë shqiptarë kur e kishin hetue

Të dytë në gjumë i kishin masakrue

 

Më 1917 ndër të zënët robë nga ushtria bullgare ishin edhe Ramizi i biri Shahin Eminit nga Tupalla dhe Avdili i Hajdar Gërbacit. Shahini i ati i Ramizit dhe Haziri i vëllai i Avdilit kishin shkuar në Lebanë ta lusin administratën bullgare të mos i internonin në Bullgari. Duke u kthyer nga Lebana i kishte zënë nata në fshatin Negosalë dhe për shkak të orës policore nuk kishin mun -dur ta vazhdonin udhëtimin për në Medvegjë. Ata ishin ndalur afër një hani (bujtine), i kishin lidhur kuajt për një trungu të dardhës, i kishin shtruar kishin rënë për të fjetur. Serbët i kishin hetuar se ishin shqiptarë dhe ashtu si ishin në gjumë i kishin masakruar.

 

KRIMI NË DUKAT

Në pronë të vet kish qenë tue punue

Shaban Dukati dushk ishte tue vnue

Prente dushk mali në pronë të tij

Për stinën e dimnit për bagti

 

Barijtë e Valiqve e kanë pa tue punue

Radovanit e Velimirit u kishin tregue

Drejt te mali ata të dytë po shkojnë

I thonë Shabanit kjo asht prona jonë

 

Shabani ishte me Shahinin 14 vjeçar

Ata Shabanin peng e kishin marrë

Te shtëpia e vet Valiqt e kishin çue

Në bodrum Shabanin e kishin ngujue

 

Jovan Valiqi në shtëpi kur kish shkue

E kish pa Shabanin në bodrum ngujue

Po i thotë Shabanit këtu kush të ka prue

Djemt tu në mal thotë më kanë kindapue

 

Në mal timin dushk kam qenë tue vnue

Më kanë pru këtu thotë më kanë ngujue

Në malin tim me djalë isha tue punue

Shahinin 14 vjeç s’e di ku ma kanë çue

 

Ja çel derën Shabanit edhe e lëshon

Punën e malit thotë e kshyrim ma vonë

Ishte nis Shabani te shtëpia me shkue

I sheh Valiqt dushkun e tij tue vnue

 

Te shtëpia e vet Shabani kur shkon

Kusherijve të vet ai po ju kallëxon

QyshVeliqt atë e kishin kindapue

Në bodrum qysh e kishin ngujue

 

Janë ba gati, mirë janë shtërngue

Drejt te mali ata kishin pas shkue

Me Valiqt shkojnë për me bisedue

Në pronë të vetën pse me i pengue

 

Kur Shabani te mali kishte shkue

Radovan Valiqi  e kishte kërcnue

Çka ke lyp i thotë në pronën tonë

As me kapëcye kësajde nuk guxon

 

Kanë hy në fjalë, janë ngatrrue

Ulun në një trung tue bisedue

Shabani Dukati ishte pas plague

Me sopata shkinat e kanë masakrue

 

As Valiqt leht nuk kanë shpëtue

Të dytë me kokë e kanë pague

Xhemë  Ferati nji burrë azgan

Radovanin për vdekje e qëllon

 

Velimir Valiqi kishte marrë ikën

Mustafë Dukati ia kish zanë pritën

Me të parin plumb e kishte qëllue

Rrajë nji lisi për tokë e kish palue

 

Edhe pse ishin sulmue në pronë të vet

Serbia i kishte pas burgos katër vetë

Mbas mundimeve që kanë përjetue

Rexhepi dhe Xhela dikur janë lirue

 

Mustafën e Xhemën në Nish i çojnë

Në burgun e Nishit që t’i maltretojnë

Mbas tri viteve Mustafën e lirojnë

Kurse Xhemës burgun ia vazhdojnë

 

Klika e Valiqve ishte angazhue

Gjithqysh Xhemën me likuidue

Me prosi të Valiqve ishte ba plan

Nji roje e burgut e Xhemën e vran

Në vjeshtën e vitit 1924 Shaban Dukati kishte shkuar në mal të vet për të prerë dushk për stinën e di mërit për bagëti. Me vete e kishte të birin Shahinin 14 vjeç. Radovani dhe Velimiri të bijtë e Jovan Valiqit nga Medvegja shkojnë dhe e kërcnojnë Shabanin se mali ishte i tyre. Pasi që Shabani kishte kundërshtuar atë e kindapojnë e dërgojnë te shtëpia e tyre dhe e ngujojnë në një bodrum, kurse vetë marrin argatë dhe shkojnë për ta venduar dushkun, që Shabani e kishte prerë. Në ndërkohë në shtëpi arrin Jovani i ati i Radovanit dhe i Velimirit dhe e gjen të ngujuar Shabanin në bodrum. Pasi Shabani i tregon se si dhe pse të bijtë e tij e kishin ngujuar Jovani e liron duke i thënë se punën e malit do ta shohim më vonë. Duke shkuar për në shtëpi Shabani i sheh se Radovani dhe Velimiri kishin marrë dhe gratë për të vandosur dushkun. Kur Shabani kishte arritur në shtëpi i kishte ftuar Rexhep e Mustafë Dukatin, Xhemë e Veli Feratin dhe Xhelë Siarinën që të shkojnë dhe të bisedojnë me Radovanin e Velimirin. Posa kishin pas arritur Radovani iu kishte pas kërcnuar Shabanit. Fillon konflikti. Radovani e Velimiri mbetën të vrarë, kurse Shabani kishte mbetur i plagosur, por ashtu të plagosur shkinat e presin me sopatë.

 

VRASJA E ÇOLLAKVE 1937

Gjeneratë pas gjenerate kanë tregue

Më 2 gusht në Bajë gjithë janë tubue

Kanë ba gara dhe kanë vallëzue

Ditën e Aligjynit e kanë kremtue

 

Ajo ishte një festë tradicionale

Ku tuboheshin fshatrat shqiptare

Ajo ishte kremtë e lashtë pagane

Kudo në trojet etnike dardane

 

Kolonistët mbasi që kanë ardhë

Edhe ata gjithë pjesë kanë marrë

Me shqiptarë gjithë janë ngacmue

Me gjetë shkas me u ngatrrue

 

 

Asnjiherë kremta nuk ka kalue

Me serbomalazezë pa u ngatrrue

Atë kurthë shqiptarët e kanë ditë

Kurr nuk kanë shkue pa u përgatit

 

Më 1937 sikurse edhe çdo herë

Serbomalazezët ishin mbledhë

Luejshin valle dhe bajshin garë

Se kush po del në gara më i parë

 

Hamiti dhe Qerimi djem të ri

Heret për Bajë ata kishin mbërri

Edhe ata në valle kishin pas hy

Pa i dit kurthat, pa dit djallëzi

 

Shqiptarët gjithë në grup kanë shkue

Kurthave koloniste me ju kundërvue

Sa herë shqiptarët bashkë kanë shkue

Kolonët t’u vardisen nuk kanë guxue

 

Se janë vetën ata dy kur e hetojnë

Ju turren të kapin, t’i kindapojnë

Mu si bishat ardhacakët sulmojnë

Me femnat e tyne pse po vallëzojnë

 

Mbasi kolonistët i kishin sulmue

Janë nis djemt prej aty me u largue

Nji allti Hamitit i kishte pas qëllue

Mos me mund ata me i kindapue

 

Prej të keqes tue u mundue me ikë

Mujë Angjeliqi u kish dalë në pritë

Hamitin e ka vra, Qerimin plague

Të plaguem në Leskoc e kanë çue

 

Në Leskoc kinse për shërim e dërgojnë

Në vend të mjekimit Qerimin e helmojnë

U vranë dy djem të familjes Çollaku

Pse ishin shqiptarë, pa kurfarë shkaku

Dita Aligjynit më 2  gusht ka qenë gjithë kremtë tradicionale e cila manifestohej në Bajë të Siarinës. Aty zhvilloheshin gara të ndryshme siç ishte hudhja e gurit, vrapime, këndoheshin këngë, luheshin valle. Kjo traditë kishte vazhduar edhe pas ardhjes së kolonistëve, por situate gjithë kishte qenë e tensionuar. Më 1937 Hamiti dhe Qerimi dy djem të rinjë të familjes së Çollakëve kishin hyrë në valle, kurse serbomalazezët nga mëria se ata kishin hyrë në valle me femrat e tyre i sulmojnë. Hamiti me një pistoletë duke u larguar mundohej që të mbroheshin, por çetniku nga Siarina Muja Angjeliqi ua kishte zënë pritën dhe Hamitin e kishte vrarë, kurse Qerimin e kishte plagosur, të cilin e dërgojnë në Leskoc kinse për ta shëruar dhe e helmojnë.

 

VRASJET NË STRACIN

Më ’41 kur ka kris pushka e parë

Në ushtri kishte edhe shqiptarë

Kishte qenë i hartuem  plani sekret

Ushtarët shqiptarë me i vra vetë

 

Shqiptarët  në vijën e parë me i çue

Sa ma shpjet shqiptarët me i likuidie

Sa ma shpjet duhet që t’i asgjasojnë

Me gjermanë të mos bashkëpunojnë

 

Por sa lufta që kishte pas fillue

Shumë shqiptarë ishin dorëzue

Në Gjermani i kanë intrenue

Punë të ndryshme kanë punue

 

Nuk janë rrah, nuk janë matretue

Në mënyrë njerëzore janë trajtue

Në Ushtrinë jugosllave që mbet kanë

Në mënyra të ndryshme zhduk janë

 

Ata që në Stracin  kishin pas qëllue

Pesë janë vra, vetëm nji ka shpëtue

Nga Sfitra u vra Zenel Ramë Munishi

Nga Llapashtica u vra Ajet Rushiti

 

Ibish Mehmeti i Kapitit atje mbet ka

Edhe Selman Ukën nga Tupalla u vra

Për Zenel Baftiun dikush kishte thanë

Se në Bullgari i ndjeri ishtnat i ka lanë

Që me fillimin e Luftës së Dytë Botërore kishte qenë një plan sekret për shqiptarët që ndodheshin në shërbim ushtarak si element i pabesueshëm, të dërgohe-shin në vijën e parë të frontit, por edhe të vriteshin nga vetë ushtria. Kështu që në Stracin të Maqedonisë nga gjashtë shqiptarë sa ishin, kishte arritur të kthehej në shtëpi vetëm Ajet Deli Bajrami, kurse janë vrarë:

1. Zenel Ramë Munishi nga Sfirca

2. Ibish Mehmeti nga Kapiti

3. Ajet Rushiti nga Llapashtica

4. Selman Uka nga Tupalla

5. Zenel Baftiu nga Sfirca se është zhdukur diku në Bullgari

 

MASAKRA NË LEBANË

Imer Ruhan Avdili nga Gërbaci

Kish marrë rrugë drejt Beogradi

Ademi e Dema nga Llapashtica

Nisen për Leskoc si zbardh drita

 

Të tretë bashkë ata ishin tfillue

Në Beograd  kanë dasht me shkue

Dikush atyne u kishte pas thanë

Se disa paga kanë me ua dhanë

 

Para lufte kufitarë qenë kishin

Si kishte kris lufta largue ishin

Kanë marrë rrugën pa mendue

Në rrugë pa kthim kanë shkue

 

Mbasi Lebanën e kishin kalue

Në Boshnjace ata ishin ndalue

Në nji bujtinë natën ta kalojnë

Nesërmen rrugën ta vazhdojnë

 

Se janë shqiptarë i kishin hetue

Në bujtinë çetnikët kishin shkue

I kanë lidhë, rrah dhe maltretue

Drejt e në Lebanë i kanë çue

 

Vojvodës të tyne ia kanë dorëzue

Kërsta Mihajloviqi kishte urdhnue

Te vendi Guri i Lebanës me i çue

Me sopata me i pre dhe masakrue

 

Me urdhen të kryeçetnikut veprojnë

Me sopata i presin  dhe masakrojnë

Mizorisht çetnikët i kanë masakrue

Me zall kufomat e tyne i kanë mbulue

 

Kalojnë shumë ditë nuk janë lajmrue

Nuk dihej ku janë as kah kanë shkue

Bajrami, Sherifi e Ahmeti janë shtërngue

Kishin marrë udhën të tretë ishin tfillue

 

Imerin, Ademin e Demën me i kërkue

Drejt Lebanës ata ishin nis me shkue

Gjithë tue pas kujdes dhe tue përgjue

Nga bandat çetnike mos me u hetue

 

Tue pyet besë ku kishin vesh kanë marrë

Buzë Jabllanicës kufomat mbulue me zall

Te vendi Guri i Lebanës nga zalli i nxjerrin

Pas shumë mundimeve në familje i sjellin

Imer Ruhan Avdili nga Gërbaci, Adem Osmani dhe Demë Beqir Sahiti nga Llapashtica para lufte kishin qenë të mobilizuar si kufitarë në kufi me Bullgarinë. Në shtator të vitit 1941 dikush u kishte thënë se në Beograd do t’u ipeshin pagat që kishin mbetur pa i marrë. Pa menduar mirë për pasojat që nuk të kishin nisën për në Beograd. Pasi e kalojnë Lebanën ndalen në një bujtinë të një të njohuri ta kalojnë natën dhe të nesërmen ta vazhdojnë rrugën për në Leskocë dhe prej aty me tren për në Beograd. Çetnikët i hetojnë se ishin shqiptarë, i zënë, i kthejnë prapa në Lebanë dhe ia dorëzojnë Kërta Mihajloviqit nga Retkoceri, vojvodë i çetnikëve, të cilët me sopata i presin dhe i masakrojnë dhe i mbulojnë me zall buzë lumit Jabllanicë në vendin e quajtur Guri i Lebanës. Pasi që ata nuk ishin kthyer pas disa ditëve edhe përkundër rrezikut të madh Bajram Muharremi dhe Sherif Salihu nga Tupalla dhe Ahmet Osmani nga Llapashtica nisen drejt Leskocit në kërkim të tyre. Pas shumë peripecive arrijnë që t’i gjejnë kufomat e tyre dhe t’ua sjellin familjeve të tyre.

 

MASAKRA NË LLAPASHTICË

TË EPRËME

Nji hordhi çetnikësh në kambë ish çue

Drejt Llapashticës të Epërme ka shkue

Familjen e Sahitajve e kishin rrethue

Vitin e ri 1942 me krime për me festue

 

Në familje të Beqirajve nji grup shkojnë

Në oborr të vet Ramizin e arrestojnë

Gra,fëmijë e pleq çetnikët i tmerrojnë

Plaçkisin, i fyejnë edhe i maltretojnë

 

Prej aty te Ali e Shaban Guti shkojnë

Të vëllain e Aliut Hasanin e arrestojnë

Arrestojnë Salihun 16 e Keqën 12 vjeç

Të birin e Hasanit Selimin 14 vjeç

 

Shtëpisë së Zanunit ju kishin drejtue

Shaqir Aliu nga Kapiti aty kish qëllue

Rrobat e nusnisë atë natë i kish çue

Të bijën e Zenunit për djalë e kish fejue

 

Shih çka bajnë çetnikët kriminelë

E vrasin plakun Zenunin sapo del

Pastaj hyjnë mbrenda në shtëpi

E vrasin dhe Shaqirin mysafirin e ti

 

E marrin edhe Bekën 18 vjeç me e vra

Por e motra përpapa të vëllait dalë i ka

Beka u plague, e motra e fejueme u vra

Pajën e nusnisë për vëlla shkret e la

 

Në vend si t’i veshte rrobat e nusnisë

Atë e mbuloj gjaku i barbarshkinisë

Pasi çetnikët tre vetë i pushkatuan

Rrugën e barbarisë tutje e vazhduan

 

Drejt Llapashticës së Poshtme shkuen

Në Lagjën e Kostoviqe u stacionuan

E vazhduen “festën” me kangë e valle

Për krimet që banë në familje shqiptare

 

Me ta ishin shqiptarët që i kishin arrestue

Edhe ata i kishin detyrue me ta vallëzue

Gjithë asaj nate pinë, kënduen, vallëzuen

Me gjak të shqiptarëve, Vitin e Ri festuen

 

Kur zbardhi dita te nji përrue i çuen

Lidhun dorë për dore i pushkatuen

I pushkatuen kriminelët ata djem të ri

Tre prej tyne thueja se ishin fëmijë

Ka qenë, ishte dhe është në gjenin e serbëve që krimet t’i bëjnë kur ata i kanë festat, por edhe kur i kanë shqiptarët që të lënë vragë sa më të thella. Në fundin e vitit 1942 kolonë nga Buca, Rafuna, nga Llapashtica e Poshtme, Rukoci, Cërnovërri dhe fshatra të tjera nisen drejt Lagjës së Sahitajve në Llapashticë të Epërme për të plaçkitur edhe për të vrarë shqiptarë. Së pari shkojnë në familjen Beqiraj e arrestojnë Ramizin. Pastaj shkojnë në familjen e Ali e Shaban Gutit dhe pasi që plaçkisin çdo gjë e arrestojnë Hasanin të vëllain e Aliut, pastaj të birin e Aliut Salihun 16 vjeç, Selimin djalin e Hasanit 14 vjeç dhe Keqën 12 vjeç. Prej aty shkojnë në shtëpinë e plakut Zenun, ku kishte qenë mysafir Shaqir Aliu nga Kapiti, i cili kishte shkuar t’i dërgojë rrobat e nusërisë për të bijën e Zenunit, e cila ishte e fejuar për të birin e Shaqirit që mbrenda dy javësh të bëhej nuse. Çetnikët vrasin plakun Zenun dhe Shaqirin, kurse e nxjerrin në oborr që ta pushkatuar të birin e Zenunit Bekën që ishte 18 vjeç. Në momentin që ia kthejnë pushkën për ta vrarë, e motra që ishte fejuar për të birin e Shaqirit del para të vëllait Bekës, kështu që ajo vritet, kurse Beka plagoset, por kishte arritur disi që të ikte. Pasi i vrasin tre vetë çetnikët i marrin të zënët robë dhe nisen drejt Llapashticës së Poshtme, ashtuqë vendosen në Lagjën e Kostoviqe,tërë natën bëjnë aheng duke pirë e vallëzuar, madje duke i detyruar edhe shqiptarët e zënë peng që të vallëzonin bashkë me çetnikët. Pasi që dehen mirë të nesërmen i çojnë te një përrua dhe i pushkatojnë, tre prej tyre nën moshën 18 vjeçare.Janë vrarëe:

1. Zenuni, i zoti i shtëpisë

2. Shaqir Aliu nga Kapiti, mysafir

3. E bija e Zenunit, e fejuar për të birin e Shaqi-rit nga Kapiti

4. Hasani Guti

5. Salih Ali Guti 16 vjeç

6. Selim Hasan Guti 14 vjeç

7. Keqa 12 vjeç

 

VRASJA E MUNISHVE

Bagtive për dimen ushqim me u sigurue

Në Malësi vjeshtës gjithë dushk asht vnue

Munishi me djem e reja në mal kish shkue

Djemt e prejshin dushkun, rejat tue palue

 

Nji grup i çetnikëve në Kapit kishin dalë

Te mali i Munishit kriminelët ishin ndalë

Avdullahu e Hajrullahi në lisa kishin hip

Degët e lisave për dushk  për me i krasit

 

Si kanë qenë dushk tue pre, grat tue palue

Çetnikët e Gjylekreshtës te mali kanë shkue

Prej gjelatëve Munishi disi për me shpëtue

Dardha ujce Munishi atyne ju kishte ofrue

 

Kanë hangër dardha, gjelatët janë freskue

Kanë marrë armët dhe në kambë janë çue

Për mikpritjen që Munishi ju kishte ofrue

Avdullahun e Hajrullahun i kanë pushkatue

 

Çetnikët e Gjylekreshtës krimin e vazhdojnë

Edhe plakun Munish në vend e pushkatojnë

Të gjitha krimet nga Serbia janë organizue

Nga trojet e veta shqiptarët me i largue

 

Dora çetnike kurrë nuk ka pushue

Çetniku Bogosllavi në Kapit ka shkue

Sadik Sadikun tue punue në arë të vet

Çetniku Bogosllav i Llapashticës e vret

Në vjeshtën e vitit 1943 Minushi me dy të bijtë Avdullahun e Hajrullahun, të rejat dhe me të shoqen kishin shkuar në mal për të prerë dushk për bagti për stinën e dimërit. Të bijtë kishin hipur në lisa për të prerë degët me dushk, kurse gruejs e të rejat i palosnin degët e dushkut. Në moment ia behin nji grup çetnikësh nga Gjylekreshta. Për t’i shpëtuar të keqes Munishi i thotë të shoqes t’u sjellë dardha për t’u freskuar. Kriminelët i ngrënin dardhat dhe i vrasin dy djemt e Minishit ashtu si ishin në lisa duke prerë dushk, e pas tyre plakun Munish dhe marrin rrugën drejt Cërravërrit. Pas nji viti po në Kapit Bogosllavi i Llapashticës e vret Sadik Sadikun deri sa ishte duke punuar në tokë të vet.

Janë vrarë:

1.   Munishi

2.   Avdullahu, i biri

3.   Hajrullahu, i biri

4.   Sadik Sadiku, poashtu nga Kapiti

 

ZHDUKJE PA GJURMË

Behram Beka që ishte nga Siarina

Edhe Rexhepi që ishte i vëllai i tina

Emin Halitin-Gërbacin kishin takue

Bashkë në Medvegjë kishin shkue

 

Për te shtëpia kur janë nis me ardhë

Batakoviqt e Medvegjës i kanë ndalë

Kambë e duer i kishin lidhë me litar

Ashtu të lidhun i kishin ngrehë zvar

 

I ngrehin zvar të nji përrue i çojnë

Në mënyrë barbare i masakrojnë

Të mbuluem me dushk në përrue

Mbas disa ditëve bagtinë tue i rue

 

Barijt e Dukatit e kishin hetue

Nji erë e randë tue kundërmue

Mu te përroni kur kishin shkue

Panë kufomat që ishin masakrue

 

Ramë Hazir Shahini pati po atë fat

Edhe ia asht zhduk thuhet atë natë

I ndjeri e kishte lanë gruen me barrë

Mbas disa muejve i kishte lindë djalë

 

Janë masakruar dhe zhdukur:

1. Behram Beka nga Siarina

2. Rexhep Beka nga Siarina

3. Emin Halit Salihu nga Gërrbaci

4. Ramë Hazir Shahini nga Siarina nuk dihet se ku është zhdukur, i cili kishte lënë gruan shtatzënë dhe pas disa muajsh i kishte lindur djalë ttë cilin e kishin pagë-zuar me emrin Hajdin.

 

II

Krimet çetnike kurr s’kanë pushue

Më 1943 Malën  e kishin masakrue

Kufoma e tij kurr nuk asht gjetë

Eshtnat e tij s’dihet ku kanë mbetë

 

Oda e Malë Muratit gjithë ishte çel

Krenët e shqiptarë aty janë mbledhë

Aty janë mbledhë e kanë kuvendue

Kurr armikut për mos me i besue

 

I biri Osmani në Tupallë kish shkue

Edhe atë Grubaqët e kishin kindapue

Te vorri i babës thonë kemi me të çue

Kemi marrë vesh se ti je tue kërkue

 

Falë shkathtësisë nga dora u kish dalë

Më të shpejt Osmani futet në nji mal

Si të qartun çetnikët ju kishin lëshue

Tue shti me armë mbas i kanë shkue

 

Te Bebajt e Siarinës kur kishte mbërri

Kishte pas hy në oborr tek nji shtëpi

Në shtëpi vetëm një vajzë kish qëllue

Pajën e nusnisë kish qenë tue punue

 

Pushkën e të atit vajza ja kishte ofrue

Kriminelëve hoxha mos me ju dorëzue

Avdil Kapiti tupallët i kishte alarmue

Çetnikët hoxhë Osmanin e kanë rrethue

 

Kapitajt dhe Bjeshkalit ishin tubue

Drejt Siarinës së bashku ishin tfillue

Kur kriminelët krismat i ndëgjojnë

Marrin malin, kokën ta shpëtojnë

 

Dikush prej tyme ma vonë ka tregue

Te shtëpia s’kanë guxue me shkue

Gra e fëmijë me vete i kanë marrë

Kanë ikë e janë strehue diku në mal

III

Grubaqët me disa çetnikë nga Siarina

Në katundet shqiptare bajshin kërdina

Jahir Hoda shpesh kishte pas tregue

Jetimët të Behlulajve si janë masakrue

 

Të paprindë jetimët jetën e kalojshin

Përditë në kullotë lopët i lëshojshin

Nji ditë lopët në kullotë s’kishin dalë

Fëqinjët kishin ndëgjue lopët tue pallë

 

Te shtëpia e jetimëve kishin shkue

Kishin gjetë lopët në shtallë ngujue

Në shtëpi jetimët nuk i kishin gjetë

Te oxhaku sofra shtruet kish mbetë

 

Ashtu e shtrueme sofra si kish qenë

Dy lugë mbi dhe me përshesh një enë

Sofra e jetimëve shtruet kish mbetë

Nuk dihej ku ishin, as ku kishin tretë

 

Por ma vonë fëqinjët i kishin zbulue

Mu te kisha e Jahocit në nji përrue

Të dy ata jetimë i kishin masakrue

Veç dora kriminele ashtu ka veprue

 

IV

Fetahu bagtinë në kullotë i kish lëshue

Çenikët te tufa e deleve i kishin shkue

Hape gojën të shohim dhambë a ke

Nëse të kanë ra kemi me t’i ngjitë ne

 

Tytën e pushkës në gojë çetnikët ia fusin

Tallën me Fetah Siarinën dhe e përbuzin

Bishat sërbomalazeze e vrasin një plak

Tue i ruejt bagtinë e veta pa u pasun hak

 

Mehmeti nga Vllasa kish qenë në Siarinë

Kolonisti Morko në drejtim të tij shtin

E vrau Mehmet Ibrahimin ai gjakatar

Vetëm pse i ndjeri kishte qenë shqiptar

 

Janë vrarë:

1.   Malë Murati nga Sfirca

2.   Jetim i familjes Behluli nga Siarina

3.   Jetim i familjes Behluli nga Siarina

4.   Fetah Siarina, plakë duke i ruajtur bagëtinë

5.   Mehmet Fazli Ibrahimi nga Vllasa

 

V

Shumë gjana shumkushi ende s’i di

Të gjitha krimet janë ba me strategji

Me qinda plane Serbia i kishte hartue

Prej trojeve etnike neve me na largue

 

Naçertania më 1844 ka qenë i pari plan

Nga trojet etnike shqiptarët me i përzan

Ilija Garashanini autor i elaboratit ishte

Zhdukjen e shqiptarëve për synim kishte

 

Me elaborate të tilla Serbia ka vazhdue

Tokat shqiptare gjithë tue i kolonizue

Kushtet e jetës gjithë me ua vështirësue

Drejt Anadollit shqiptarët me i dëbue

Më 1937 krimineli Vasa Çubrilloviqi

Elaborat kundër shqiptarëve përgatiti

Sipas tij krejt shqiptarët pa i dëbue

Kurr Serbia nuk mundet me përparue

 

Në atë elaborat ai kishte planifikue

Në çdo mënyrë shqiptarët me i farue

Mos me mund kullotat me i shfrytëzue

Në treg kafshët mos me mund me i çue

 

Çubrilloviqi kish parapa në elaboratin e ti

Shtëpitë e shqiptarëve me i djeg me tinzi

Si metodë e suksesshme që asht tregue

Nga Toplica shqiptarët kur i kanë dëbue

 

Për me dëbue sa ma shumë shqiptarë

Duhet me ua cenue nderin familjar

Më 1878 me atë mënyrë asht veprue

Sa ma shpejt shqiptrarët me i largue

 

Buca, Klaiqi e Dërvodeli siç kanë tregue

Mbrenda nji nate shtëpiat i kanë shue

Nga nji grup komitash katundit kalojnë

Kinse në besë shqiptarëve ju tregojnë

 

Kemi ardhë thonë në besë me u kallzue

Sante katundin kanë për me e rrethue

Kanë me marrë çdo nuse dhe vajzë të re

Me ditë që ju kemi tregue na vrasin ne

 

Shpesh herë muhaxherët kanë tregue

Mbrenda nate këto katunde janë largue

Tanë tue ikë nëpër ngri dhe nëpër borë

U kanë vdekë nanave fëmija në dorë

 

VI

Për me e realizue planin e saj gjakësor

Serbia malazezë si mjet i ka përdorë

I ka shtyt konflikte për me shkaktue

Me pas shkas shteti për me intervenue

 

Edhe në Medvegjë ashtu asht veprue

Fshatrat me malazezë janë popullue

Mendja e njeriut nuk mund me besue

Patologjia serbe sa larg kishte shkue

 

Edhe ndër malazezë ka ba selekcionim

Se kush ka prirje me ba ma shumë krim

Për Peçant e Starabajës shumë nuk e din

As prej nga janë, në Starabajë kah vijnë

 

Nga Mali i Zi nji kohë në Pejë kanë jetue

Mbasi për krime të shkathtë janë tregue

Nga Peja në Starabajë ata janë transferue

Rrugën e krimeve për me e vazhdue

 

Në fshatin Starabajë ata kur kanë ardhë

Në veshë e sjellje dukeshin si shqiptarë

Shumë prej tyne e kanë ditë gjuhën tonë

Qëllimet tyne kriminele që t’i maskojnë

Vëllazërit Behram dhe Rexhep Beka nga Siarina dhe Emin Halit Salihu nga Gërbaci kishin qenë në Me- dvegjë. Duke u kthyer për në shtëpi në mes  Medvegjës dhe Petrilës kapën nga Batakoviqët e Retkocerit dhe masakrohen në mënyrën më çnjerëzore. Pasi i lidhin duar e këmbë i tërheqin zvar dhe i çojnë në një objekt të Mariqëve  dhe ua presin pjesët e trupit, kurse  prej aty i çojnë te vendi i quajtur Përroni i Manastirit dhe i mbu-lojnë me degë e dushk të lisave. Pas disa ditëve kufo-mat e tyre i hetojnë barinjët e Dukatit.

Pasi i kishin masakruar ata tre, të nesërmen diku në afërsi të Medvegjës e kishin masakruar edhe Malë Muratin nga Sfirca. Mala kishte qenë njeri me autoritet dhe se në odën e tij takoheshin krerët shqiptarë në të dy anët e kufirit. Pas disa kohësh Osmani hoxhë i fshatit dhe i biri Malës kishte shkuar mysafirë në Tupallë. Duke u kthyer në shtëpi në Siarinë çetnikët ia kishin zë-

në pritën, e kishin kapur dhe i kishin thënë kem dëgjuar se je duke e kërkuar varrin e babait dhe kemi vendosur që të dërgojnë të varri i babait. Falë fatit dhe shkath-tësisë mulla Osmani kishte arritur t’u dalë nga dora të futet në mal dhe duke ikur nëpër breshëri plumbash kishte arritur të futet në oborr të një shtëpie në Lagjën e Bebajve në Siarinë. Në shtëpi kishte qëlluar vetëm një vajzë duke e punuar pajën e nusërisë, e cila ia kishte dhënë pushkën e të atit që të mbrohej. Për kapjen e ho-xhës ishte alarmuar fshati dhe rrethina, kështuqë çetni-kët e frikësuar ishin tërhequr.

Plaku Fetah Siarina kishte qenë duke i ruajtur ba -gtinë. Një grup çetnikësh kishin shkuar dhe i kishin thënë hape gojën të shohim a ke dhëmbë dhe nëse nuk ke t’i ngjesim ne. Ia hapin gojën, ia fusin tytën e push-kës në gojë dhe e vrasin. Poashtu në Siarinë ishte vrarë edhe Mehmet Fazli Ibrahimi nga Vllasa nga kolonisti me emrim Marko. Thjeshtë ishte një fushatë për dëbi-min e shqiptarëve nga ato troje.

KUR LESKOCI U BOMBARDUE

Ditën që Leskoci asht bombardue

Edhe disa shqiptarë kanë pësue

Nga Tupalla Hetë Ajeti asht vra

Edhe Malë Avdili në luftë ka ra

 

U vranë Tahiri e Ramadani nga Sfirca

Edhe Hajdin Duli nga Llapashtica

Salih Starabaja asht vra po atë ditë

Hetem Rexhepi nga Sfirca në Bojnik

 

Avdil Fazliu e Shefki Beha në Sanxhak

Emin Bajrami nga Sfirca në Vërhac

Në Bosne janë vra Selmani e Brahimi

Diku në Kralevë edhe Hajdin Ibrahimi

 

Të gjithë ata shqiptarë të gjithë djem të ri

Kanë lanë nanat në vaj dhe me duer në gji

Të gjithë me dhunë Serbia i kanë detyrue

Për interes të saj shqiptarët me luftue

Me shkatërrimin e Ushtrisë të Mbretërisë SKS në prill të vitit 1941 Serbia i mobilizonte shqiptarët sido -mos nga fshatrat shqiptare të Medevegjës. Ditën e bo-mbardimit të Leskocit janë varë:

1.Hetë Ajeti nga Tupalla

2.Malë Aliu nga Tupalla

3.Tahir Sylejmani nga Sfirca

4.Ramadan Heseti nga Sfirrca

5.Hajdin Duli nga Llapashtica

6.Salih Starabaja nga Starabaja

Ata që kanë shpëtuar janë angazhuar në treva të tjera dhe janë vrarë:

 

1. Rexhep Rexhepi nga Sfirca në Bojnik

2. Avdil Fazliu nga Llapashtica në Sanxhak

3. Shefki Beha nga Ramabaja në Sanxhak

4. Emin Bajrami nga Sfirca në Vërshac

5. Selman Hajdari nga Sfirca në Bosne

6. Brahim Osmani nga Sfirca në Bosne

7. Hajdin Ibrahimi nga Vllasa në Kralevë

 

VRASJET NË FAMILJEN

MEHMETI

Nuk ka familje, as nuk ka shtëpi

Serbia fashiste nuk ka ba kërdi

Edhe Mamilja e Halilit ka pësue

Nji djalë ju vra, dy janë masakrue

 

I biri Rexhepi në Gjilan asht vra

Nuk i dihen as eshtnat se ku i ka

Mehmeti në Hajnoc i vram u gjet

I biri Metushi jetim ka mbetë mulli

 

Ajeti kishte qenë tue punue në arë

Kur çetnikë e kishin pas marrë

Drej Bajës së Siarinës e kanë çue

Diku te Lebana e kanë masakrue

 

Në luftë e fundit serbët karpatian

Metihen plakë me të bijën i vranë

Të vetme në shtëpi kishin qëllue

Kanë hy serbët i kanë masakrue

Halil Mehmeti nga Sfirca kishte katër djem e tri vajza: Rexhepin, Mehmetin, Ajetin, Ahmetin, Metihen, Fazilen dhe Hamiden. Nga dhjetori i vitit 1944 dhe deri në gjymën e parë të vitit 1945 është bërë gjah i paparë për vrasjen e shqiptarëve. I janë vrarë tre djem dhe një vajzë:

1. Rexhep Halil Mehmeti është vrarë në Gjilan në janarin e vitit 1945. Nuk i dihet as varri.

2. Mehmet Halil Mehmeti është gjetur i masak- ruar në një mulli në Hajnoc të Kamenicës në fillim të vitit 1945. Është varrosur në Sfircë.

3. Ajet Halil Mehmeti kishte qenë duke i qethur delet afëri të shtëpisë. Është kindapuar në pranverë të vitit 1945 dhe thuhet se është zhdukur diku në mes të Medvegjës dhe Lebanës.

4. Metihe Halil Mehmeti-Mujku ka qenë  mar-tuar në Gregjenik. Ishte në moshën 80 vjeçare kur më 29.05.1999 është vrarë në shtëpi të të birit në Prishtinë bashkë me të bijën Azeminen, e cila ishte  hendikepuar

 

ZHDUKJA ABAZIT, SHEMSIUT

DHE HAZIRIT

Dora kriminele kurr nuk ka pushue

73 çetnikë Ramabajën e kanë rrethue

Gjithçka kanë plaçkit kanë shkatërrue

Abaz e Shemsi Sylën i kanë prangue

 

Ashtu me duer të lidhuna i maltretojnë

Hazir Hajdar Gërbacin e prangojnë

Drejt Leskocit që të tretë i dërgojnë

Thuhet se diku rrugës i pushkatojnë

 

Për armiqë të popullit i kanë trajtue

Se me armikun kishin bashkëpunue

Thonë se Abazi në Kosovë paska dalë

Ua ka bartë postën ballistëve shqiptarë

Në fundin e vetit 1944 Ramabajën e rrethojnë 75 çetnikë. Pasi që plaçkisin dhe shkatërrojnë çdo gjë me vlerë i arrestojnë vëllazërit Abaz dhe Shemsi Sylën kinse shpesh kishin kaluar në Kosovë se kanë mbajtur lidhje me ballistët. E kanë arrestuar edhe Hazir Hajda-rin nga Gërbaci dhe i kanë nisur drejt Leskocit, për fatin e të cilëve dhe të shumë të tjerëve kurr nuk është ditur se ku dhe si kanë përfunduar.

 

KU DO NË LUFTË

Gjithkah luftë ku asht zhvillue

Shqiptarët Serbia i kishte dërgue

Mehmet e Avdili në Bosne janë vra

Edhe Zenel Starabaja bashkë me ta

 

Në Prishtinë u vra Beqiri nji djalë i ri

Mehmeti e Sejdiu diku në Vushtri

Shaban Sfirca në Vërshac u plague

Jeta e tij nuk dihet si ka përfundue

 

Tahir Ramën në Lebanë e kanë çue

Thuhet në Sllamnik e kanë masakrue

Feriz Zymberi në Zagreb asht tretë

Eshtnat e Salihit në Zajqar kanë mbet

 

Edhe Hasan Ismajli ishte mobilizue

Thuhet se në Ferizaj asht pushkatue

 

Rexhep Musliu në Kopaonik ka mbetë

Eshtnat e tij nuk dihet ku janë tretë

 

Për Hysen Plepollin tregojnë shokët e tij

Thonë asht vra dikund në Kurshumli

Rahim Zuka djalë i ri nga Llapashtica

Thuhet se asht vra dikund te Mitrovica

 

Ajet Aliu në Bosne rand asht plague

Mbas disa kohëve ai jetë ka ndrrue

Kishte vuejtë nga plagët që ka marrë

Nga dhimbjet e mëdha ka ra në zjarrë

Janë vrarë-zdhukur:

1.   Zenel Starabaja në Bosne

2.   Mehmet Osmani nga Gërbaci në Bosne

3.   Avdil Avdili nga Gërbaci në Bosne

4.   Beqir Ismajli nga Tupalla në Prishtinë

5.   Sejdi Osmani nga Sfirca në Vushtri

6.   Ahmet Sadiku nga Ramabaja në Vushtri

7.   Feriz Zymberi nga Kapiti në Zagreb

8.   Shaban Sfirca në Vërshac

9.   Tahit Ramë Zameri nga Sfirca në Sllamnik

10. Salih Sinani nga Tupalla në Zajqar

11.  Hasan Ismajli në Ferizaj

12. Rexhep Musliu nga Kapiti në Kopaonik

13. Hysen Plepolli nga Medvegja në Kurshumli

14. Rahim Zuka nga Llapashtica në Mitrovicë

15. Ajet Aliu nga Tupalla nga plagët që ka marrë në luftë në Bosne ka vdekur në shtëpi. Kishe ra në zjarr duke mos mundur t’i durojë dhimbjet.

 

 

 

 

 

MASAKRA E GËRBACIT

Bajram Avdili shpesh kishte tregue

Ditën e Bajramit Gërbaci ish rrethue

Në çdo lagje çetnikët ishin stacionue

Kanë plaçkit, sha, fye dhe maltretue

 

Sendet me vleftë të gjitha i kanë marrë

Sendet që nuk u duheshin i kanë kallë

Shumë prej mashkujve i kanë arrestue

Drejt Bajës e Lebanës ata i kanë çue

 

Në atë kohë unë isha nandëvjeçar

Më kujtohen disa që i kanë marrë

Në nji shpat thot unë kam qëllue

Kanë nis çetnikët për me më gjue

 

Kam ikë në mal edhe janë strehue

Mëshehur prej malit i kam vëzhgue

Burrat dy nga dy i kishin prangue

Shkojshim mbas tyne tue këndue

 

Salih Dul Hazirin e kishin arrestue

Ka lanë katër djem, një vajzë e grue

Edhe Ali Dul Haziri vëllau i tij

E ka lanë gruen me katër fëmijë

 

Hafiz Kurtin e Sherif Muratin marrë  kanë

Gratë me dy djem e nji vajzë i kanë lanë

Bashkë me ta Asllani edhe Halili ishin

Çetnikët mbas tyne me armë qitshin

 

Shaban Hajvazi e Hazir  Hajdari

Ishin të lidhun nga serb gjakatari

Rexhep Brahimi i vëllai Fetahu

Shkojshin lidhun krah për krahu

 

Prej asaj dite që i kanë kindapue

Për fatin e tyne ma s’asht ndëgjue

Thuhet në Lebanë janë masakrue

Apo në Leskoc i kanë pushkatue

Në dhjetorin e vitit 1944, sipas Bajram Avdilit atëherë 9 vjeç, mu në Ditën e Bajramit të Vogël njësitët çetnike kanë dalë në Gërbac dhe janë stacionuar në dy shtëpi duke i kërcnuar, sha e fyer banorët e fshatit, duke plaçkitur çdo gjë më vlerë dhe duke shkatërruar çdo gjë dhe njikohësisht duke i marrë peng meshkujt e fshatit. Me sa dihet atë ditë janë marrë peng dhe janë zhdukur pa gjurmë:

1.   Salih Dul Haziri,

2.   Ali Dul Haziri

3.   Hafiz Arif Kurti

4.   Sherif Zejnulla Murati

5.   Asllan Ibish Hajdari

6.   Halil Ajet Latifi

7.   Shaban Behë Hajvazi

8.   Hazir Shaban Hajdari

9.   Rexhep Brahimi

10.  Fetah Brahimi

Sipas një varianti ata janë vrarë në të dalë të Le- banës. Përmendet edhe fshat Sllamnik. Sipas një një varianti tjetër janë vrarë në rrethinën e Leskocit

 

 

MASAKRA E SFIRCËS

I

Në Lagjën e Abazajve çetnikët kishin dalë

Të parrin Emin Abaz Dulin e kishin pas marrë

Te shtëpia e Selim Hetem Abazit kanë shkue

Mashkë me Arif Abaz Abazin i kanë arrstue

 

Lidhun me njani-tjetrin tue i kërnur

Drejt Medvegjës i kanë pas drejtue

Prej Medvegjës në Leskoc tue i çue

Gjthë tue i rreh edhe tue i maltretue

 

Kanë kalue mbi shtatëdhet vjet

Eshtnat e tyne s’dihet ku kanë mbetë

Kanë lanë prindë gra edhe fmijë

Kanë mbetë nanat me duer në gji

 

Shoqja e Eminit Ajetja nga Llapashtica ishte

Ramën të vetmin fëmij 6 muajsh e kishte

Eminin kur e marrin çetnikët Ajetes i thonë

Burrin ta kthejmë të shtëpia dikur ma vonë

 

Prej Eminit Ajetja në momentin kur ishte nda

Para sye të çetnikëve ajo besën Eminit ja dha

Në qoftë se në këtë shtëpi s’kthehesh me jetue

Ta dhash besën vete jetën kam me ja shkurtue

 

Kur e muer vesh se Emini ma nuk ishte gjallë

Me dorë të vetë Ajetja jetën vetes ia ka marrë

Nga dora kriminele që djeg, pret dhe vret

Rama gjashtë muejsh pa asnjanin prind mbet

 

Selim Abazin nga shtëpia kur e kanë marrë

E la gruen me pesë vajza dhe pa asnji djalë

Vajza e madhe Mitihja atë ditë ishte betue

Mbas zhdukjes së të atit nuk ka me jetue

 

Prej atij momenti që Selimi nga shtëpia ka dalë

Metihja s’pi, s’ka ngranë, s’ka folë asnji fjalë

Disa ditë Metihja pa pi e ngran kishte jetue

Mbas disa ditëve e ndjera jetë kishte ndërrue

 

Arif Abazi e la gruen me pesë fëmijë

E la me tri vajza dhe me dy djem të ri

Me ditë e javë kanë pritë tue shpresue

Ndoshta çetnikët Arrifin kanë me lirue

 

Në Lagjën e Abazajve i kishin marrë Emin Dul Abazin, Selim Hetem Abazin dhe Arif Abaz Abazin. Emini e kishte lënë të vetmin fëmij Ramën 6 muajsh. Në momentin që e kishin marr Eminin, e shoqja Ajete Fazliu bijë e Llapashticës ishte betuar se po që se nuk kthehet Emini i gjallë edhe ajo më nuk do të jetonte. Pasi e kishte marrë vesh se Emini më nuk ishte i gjallë Ajetja e vret veten. Metihja e bija e Selimit që nga momenti që e kishin marrrë Selimin as nuk kishte pirë ujë, as nuk kishte ngënë dhe as nuk kishte folur. Pas disa ditë kishte vdekur. Janë zhdukur:

1.   Emin Abaz Duli

2.   Selim Hetem Duli

3.   Arif Abaz Abazi

4.   Ajete Fazliu-Abazi kishte bërë vetëvraje

5.   Metihe Selim Abazi, ishte flijuar për të atin

 

II

Lagjës së Fejzave çetnikët ia kanë msy

Kanë rrahë e plaçkit në secilën shtëpi

Në familjen Xheladini kishin pas shkue

Para syve të fëmijëve Sylën e kanë arrestue

 

Para Ajetit, Muratit e Ramushit fëmijë

E rrahin Sylë Xheladinin si asht ma zi

Ashtu të rrahun e lidhin me zinxhir

Pa pasun ndaj fëmijëve asnji mëshirë

 

Nga shtëpia e marrin Arif Emin Eminin

Bashkë me Fazli Eminin të dytë i lidhin

Ishin të nji shtëpie dhe kudhëri të parë

Lidhun dorëpërdore i morën ata gjakatarë

 

Tue shkue shtëpi për shtëpi mu si kanibalë

Sherif Dul Avdilin e kishin lidhë me litar

Ishte shumë i ri, vetëm tetëmbëdhetë vjeçar

Para njerëzve të shtëpisë  e tërhiqnin zvar

 

Zenel Beh Beha pre e radhës ishte

Ahmet Deli Bajrami po atë fat kishte

Me duer lidhun i rrahin, i torturojnë

Drejt Bajës së Siarinës ata i tfillojnë

Në Lagjën e Fejzajve-Sylajve janë zhdukur:

1.Sylë Xheladin Xheladini

2.Arif Emin Emini

3.Fazli Salih Emini

4.Sherif Dul Avdili

5.Vesel Beh Beha

6.Ahmet Deli Bajrami

 

III

Ditën e Bajramit Hamitin e kanë marrë

Bashkë me Ajetin e Rexhepin babë e djalë

Mbasi i kanë lidhë, rrah edhe maltretue

Sikur dhe të tjerët drejt Leskocit i kanë çue

 

Mbas disa viteve i biri Bellani kish shkue

Në rrethin e Leskocit në vneshta me punue

Nji shkinë plakë Bellanit i kish pas tregue

Përronin ku shumë shqiptarë ishin masakrue

 

Nji ditë tjetër plaka Bellanit i kishte pas thanë

Do tesha të shqiptarëve për me i shitë i kam

Te shtëpia e plakës bellani kishte pas shkue

Kishin hyp në tavan teshat i kishin shikue

 

Tue i rotullue nëpër tavan ato tasha krejt

Tierqit e babës Hamit, Bellani i kish gjetë

Shkinës plakë Bellani i kishte pas thanë

Unë sot me vete të hollat nuk i kam

 

Të nesërmen Bellani te plaka kishte shkue

Me ia shit tierqit e babës plaka s’kish guxue

Burrit tim thotë plaka mbarmë i kam kallxue

Prej tij gjallë thotë plaka memzi kam shpëtue

 

Të nesërm Bellani Ramizit i kishte tregue

Kur i ka pa tierqit e babës sa ishte tmerrue

Edhe Ramizit babë e vëlla zhduk ju kanë

Mu te ai përrue ku shkina plakë ka thanë

 

Kur e merr vesh edhe Ramizi ishte tmerrue

Nga roja e vneshtave të rrushit janë largue

E kanë lanë punën në Sfircë ishim kthye

Për ato që kanë ndëgjue shpesh kanë rrëfye

 

Ma vonë Ramizi në Fushëkosovë ka jetue

Nga dora e kriminelëve edhe ai ka pësue

Në mars të vitit ’99 si shumë që kanë tretë

Edhe Ramizi ishte marrë nga shtëpia e vet

 

Në janarin e vitit të kobshëm 1878

Nga Gurguroci shqiptarët janë ndjekë

Me gjithë pleqë, gra edhe me fëmijë

Kanë lanë plang dhe kanë lanë shtëpi

 

Nëpër borë dhe ngri kanë udhëtue

Gratë dhe fëmijët për me i shpëtue

Deri në Sfircë kur kanë depërtue

Kanë lypë vend diku me u strehue

 

Me fëmijë në krahë nëpër atë acar

Asgja me vete s’kanë mund me marrë

Deri  aty disi kishin mund për me dalë

Familja Duli në Sfirë ishte ndalë

 

Nga Vrapca shqiptarët ishin dëbue

Kanë kërkue vend diku me u strehue

Nji familje në Sfirë kishte depërtue

Në skaj të nji mali ajo ishte strehue

 

Kanë çel malin dhe kanë punue

Ashtu jetën e kishin pas vazhdue

Krimet serbe kurr nuk i kanë harrue

Nga trojet e veta që i kishim largue

 

Gurguroc e vrapc që janë strehue

Sfirca si vëllazën i kishte pranue

Çka ka pas mundësi u ka ndihmue

Atë dimën të randë për me e kalue

 

Por dora kriminele nuk kishte të ndalë

Halim e Halit Dulin i kishin marrë

Në dhetor 1944 te shtëpia u kanë shkue

Që të dytë çetnikët i kanë arrestue

 

Prej aty te familja Vrapca shkojnë

Hafizin dhe Avdilin i arrestojnë

Gjithë tue i rrah dhe tue i maltretue

Drejt Medvegjës lidhun i kanë tfillue

 

Diku rreth Leskocit kur i kishin çue

Të gjithë në nji vend i kanë pushkatue

Në lloj-lloj të mënyrave kanë tregue

Kurkush nuk e din ku janë pushkatue

Ditën e Bajramit të Vogël në dhjetor të vitit 1944 në mesin e sfircasve ishin arrestuar edhe Hamit Qerkin Ademi dhe Ajet Murtez Veseli me të birin Re-xhepin. Mbas disa viteve Bellani i biri Hamitit dhe Ra-mizi i biri i Ajeti kishin shkuar në rrethinën e Leskocit për të punuar roje në vreshtat e rrushit. Një ditë një serbe plakë ia kishte treguar Bellanit një përrua dhe i kishte thënë se aty janë vrarë disa shqiptarë. Pas disa ditëve plaka i kishte thënë Bellanit se i ka për t’i shitur disa rroba të shqiptarëve, pra kuptohet të atyre që ishin vrarë të përroni ku i kishte treguar plaka. Bellani kishte shkuar te shtëpia e asaj plake dhe në tavan të shtëpisë ku ishin rrobat i kishte njohur tierqit e babait Hamitit. Bellani i kishte thënë plakës së nuk i kishte të hollat me vete dhe se kur t’i bëj të hollat vie dhe i marrë por kur kishte shkuar të nesërmen nuk ia kishte dhënë. I kishte thënë se i kishte treguar burrit dhe se ai kishte dashur që ta mbyste. Bellani ia kishte treguar ngjarjen Ra -mizit dhe kishin vendosur ta linin punën dhe të ktheheshin në shtëpi. Pas 55 viteve edhe Ramizi ka pësuar nga dora gjakatare serbe. Është zhdukur në Fushëkosovë në mars të vitit 1999. Më 1878 në Sfircë kanë qenë vendosur një familje nga Gurguroci i Lebanës dhe një familje nga Vrapca. Janë zhdukur:

1.   Hamit Qerkin Ademi

2.   Ajet Murtez Veseli

3.   Rexhë Ajet Veseli

4.   Halim Dul Gurguroci

5.   Halit Dul Gurguroci

6.   Hafiz Abaz Vrapca

7.   Avdil Tahir Vrapca

 

IV

Edhe Lagjën e Rexhepajve e kanë rrethue

Shaban Vesel Salihun i kishin prangue

Grueja e tri vajzat përpara i kanë dalë

Guen e fëmijët i rrahin çetnikët barbarë

 

Prej aty te Rexhep Rexhepi kanë shkue

Halimi e Rexhepi në shtëpi kanë qëllue

Halimi si i sheh prej mbas shtëpie ka dalë

Rexhep Hali Rexhepin e kishin pas marrë

 

Rexhepi la gruen me dy vajza dhe nji djalë

Nuk dihet ku asht zhdukë nga ata vrastarë

Për ter fëmijët jetimë që i kishin mbetë

Asht kujdes Halim Rexhepi vëllau i vet

 

Hajriz Heseti gruen me tre dejm e ka lanë

Prej asaj dite eshtnat e tij nuk dihet ku janë

Avdili, Ramizi dhe Heseti jetim janë rrit

Vorrin e babës Hajriz kurr nuk e kanë ditë

 

Krejt Sfircën e Mbrendshne e kanë rrethue

Shtëpi me shtëpi kriminelët kanë shkue

Kanë plaçkitë, kanë rrahë dhe torturue

Në këndo që e kanë hasë e kanë arrestue

 

Tahir Sahit Halimin e kishin pas ndalë

Bashkë me Bajram Ramën i kishin marrë

Asllan Rexhepin e Selmanin i kanë takue

Edhe ata banda çetnike i kishte prangue

 

Janë zhdukur:

1.   Shaban Vesel Salihu

2.   Rexhep Halil Rexhepi

3.   Hajriz Heseti

4.   Tahir Sahit Halimi

5.   Bajram Ferat Rama

6.   Asllan Rexhepi

7.   Selman Hajdari

 

 

 

SHQIPTARËT E MEDVEGJËS

GJATË LUFTËS TË VITIT 1999

 

SFIRCË

1. Ahmet Sh. Abazi është vrarë e i është djegur kufoma në shtëpi të vet në Fushëkosovë në mars të vitit 1999

2. Beqir Uka është vrarë në Fushëlosovë në mars të vitit 1999

3. Mihane Uka është vrarë në Fushëkosovë në mars të vitit 1999

4. Rrahman Xheladini është vrarë në Fushkosovë më 1. 04.1999

5. Midushe Xheladini është vrarë në Fushëkosovë më 1. 04.1999

6. Ramiz Ajet Veseli është zhdukur në Fushëkosovë në mars të vitit 1999

7. Fatmir Shaqiri u vra në Prishtinë më 21.03. 1999

8. Vezire Gjoshi-Fazliu ëshë vrarë në Matiçan në pars të vitit 1999

9. Selvie Mehmeti është vrarë në Matiçan më 1.04.1999

10. Zenel Daluk Halimi është zhdukur në Maatiçan më 29.03.1999

 

GËRBAC

1. Emin Kadolli është vrarë dhe është djegur në shtëpi të vet në Fushëkosovë në mars të vitit 1999

2. Hamide Haziri është vrarë dhe djegur në shtëpi të vet në Fushëkosovë në mars të vitit 1999

3. Sylë Haziri është vrarë dhe djegur në shtëpi të vet në Fushëkosovë në mars të vitit 1999

4. Zymer Syla është vrarë në shtëpi të vet në Fushëkoso -vë  në mars të vitit 1999

5. Naim Zymer Syla është vrarë në Fushëkosovë në mars të vitit 1999

6. Valbona Zymer Syla është vrarë në Fushëkosovë në mars të vitit 1999

7. Nazmie M. Syla është vrarë në Fushëkosovë në mars të vitit 1999

8. Miftar Ibrahimi në marrs të vitit 1999 është zhdukur në Fushkosovë. Kufoma e tij është gjetur në një varr masiv në Prishtinë më 12.08.1999

9. Miftar Ibrahimi është vrarë në Fushkosovë në mars të vitit 1999

10. Sokol Fazliu është gjetur i vrarë në Hajvali më 1999

11. Qamil R. Syla është zhdukur afër Kamenicës në qer -shor të vitit 1999

12. Ruhan Ibraahimi është vrrarë në Prishtinë gjatë mar -sit të vitit 1999

13. Jakup Arifi është zhdukur në kufi me Malin e Zi në mars të vitit 1999

14. Murat Kurti  u vra në Hajvali gjatë marsit të vitit 1999

15. Fehmi Hyseni është vrarë në Makoc gjatë prillit të vitit 1999

 

TUPALLË

1.Hajvaz Hajdini është vrarë dhe djegur në shtëpi të vet më 27 mars 1999 në Fushëkosovë. Hajvazi vëllai i Ze-nel Hajdinit ishte i paralizuar dhe i moshës mbi 80 vje-çare

2. Gjylë Hajdini, bashkëshortja e Hajvazit poashtu është vrarë dhe djegur në shtëpi të vet në Fushëkosovë

3. Hashim Hajvaz Hajdini është vrarë në luftë e sipër me hordhitë serbe që e kishin sulmuar në shtëpi të vet.

Në luftë e sipër më 26 mars 1999 ishte plagosur. E mot--ra Hatixhe kishte shkuar nga Prishtina në Fushëkosovë që ta tërhiqte ashtu të pagosur, por ai nuk kishte pranuar që të larrgohej nga shtëpia. Ashtu i plagusur kishte luf- tuar deri në fishekun e fundit kur edhe është vrarë dhe djegur kufoma e tij më 27 mars 1999

4.Gjylë Hajdini është vrarë dhe zhdukur në Fushëkoso- vë më 26 mars të vitit 1999

5. Naim Hajdini është vrarë dhe zhdukur në Fushëkoso- vë më 26 mars të vitit 1999. Kështu barbaria serbe vrau

pesë anëtarë të familjes së Zenel Hajdinit

6. Ajet Muharremi është vrarë dhe zhdukur në Fushëko- sovë më 26 mars të vitit 1999

7. Veli Hyseni është vrarë në Fushëkosovë në mars të vi -tit 1999

8. Nazife Hyseni është vrarë dhe djegur në shtëpi të vet në Fushëkosovë në mars të vitit 1999

9. Bahtie Luta është vrarë dhe djegur në shtëpi të vet në Fushëkosovë më 28 mars 1999

 

DEDIQ

1. Beqir Jakupi u vra në Keqekollë më 22.04.1999

2. Fatmir Jakupu u vra në Keqekollë më 22.04.1999

3. Faton Jakupi u vra në Keqekollë më 22.04.1999

4. Hazbie Jakupu u vra në Keqekollë më 22.04.1999

5. Fikrie Jakupi u vra në Keqekollë më 22.04.1999

6. Arian Dediqi u vra në Keqekollë më 22.04.1999

7. Musa Jakupi u vra në Keqekollë më 22.04.1999

8. Hasan Jakupi i vra në Podujevë më 06.04.1999

9. Aziz Jashari u vra në Prishtinë në prill 1999

10.Nazife Jakupi u vra në Nishec më 11.05.1999

 

JANË VRARË EDHE:

1. Arif Syla nga Ramabaja është zhdukur në mars të vitit 1999 në Fushëkosovë

2. Hetem Rama nga Siarina është masakruar në Lagjën Sofalia të Prrishtinës në mars të vitit 1999

3. Florim Rushiti/Kingji është vrarë në Zonën e Pasht- rikut më 26.05.1999

 

GJATË SHËRBIMIT USHTARAK

1.Raif J. Miftari-Radeci  me grad kapiteni është vrarë në Zhivicë të Bosnës më 27.04.1991

2. Dritan Zahir Syla nga Ramabaja është vrarë deri sa ishte ushtar në Mal të Zi. Është varrosur në vendlindje në maj të vitit1991

3. Osman Hajdar Ismajli ishte duke kryer shërbim ush-tarak në Titograd në Mal të Zi. Më 08.07.1988 kufoma e tij është gjetur e masakruar në Lumin Moraça. Familj- jes i është thënë se ka bërë vetëvrasje.

 

PËRMBAJTJA

Hyrje..............................................................................3

Lufta Te Kapia e Sfircës................................................4

Viti 1915........................................................................6

Krim mbas krimi............................................................8

Masakra në Negosalë...................................................10

Krimi në Dukat............................................................12
Vrasja e Çollakve.........................................................15

Masakra në Lebanë......................................................17

Masakra në Llapashticë të Epërme..............................20

Vrasja e Minushve.......................................................24

Zhdukje pa gjurmë.......................................................25

Bombardimi i Leskocit................................................33

Vrasjet në familjen Mehmeti.......................................34

Zhdukja e Abazit..........................................................35

Kudo në Luftë..............................................................36

Masakra e Gërbacit......................................................37

Masakra e Sfircës.........................................................40

Gjatë luftës së fundit................................................... 48

 

BURIMET

1.Ismail Muharremi: Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj, Prishtinë 2010

2. Ramiz Kadriu: Ku na mbeten trojet tona, Prishtinë 2004

3. Arsim Bafti Krasniqi: Kur një popull është i ndarë, Prishtinë 2012

4. Mr. Bislim Pireva: Dhuna shekullore serbe në Gallap Prishtinë 2014

5. Rexhep Abazi: 70-vjetori i Masakrës së Sfircës

6. Informatorë: Liman Baftiu................

PRISHTINË 2015