| E merkure, 11.03.2015, 07:00 PM |
SI ZOGJ
TË STRUKUR NË KLASË
POR
RRIJNË TË LUMTUR!
Nga Bejtullah Sadiku
ZHURMA
Dita e parë e javës
ishte dita e hënë,
për nxënesit mbërzi
plot zhurmë e huti.
Te ç´lodhur ishin
por të lodhur ndiheshin,
piskama e zhurmat
në obor ndiheshin.
Këto nxënës kaq të shqetësuar,
s´kish rrugëdalje si me i qetësuar.
Lexim-shkrim, lojë e mësim,
të kombinuara me zhurmë, plot shqetësim.
Kur njeri ia niste
tjerit s´kishin të ndalë.
Te
si me u dale n´ballë.
Urte! Qetësi!
Punë e mësim...
angazhimi i kotë,
pa i lëshuar n´pushim!
U pa shkaku
pse ishte kështu?
E vone mësuesi,
punën kishte kuptu.
Nxënësit duhet
bukur me i njoftu,
për sjelljen e tyre
kërkesat me ua realizu.
Pas dhjetë minutave
pushim të shkurtër,
nxënësit si zogj të vegjël
ne klasë ishin strukur.
Tani filloj puna
me qetësi të duhur
mësimi zhvillohej,
hiç pa u penguar.
Kënaqësi e madhe
për mësimin e ri,
nxënësit shkuan
plot kënaqësi e dituri.
PUNA
Oh! Sa kënaqësi,
për këta nxënës t´mi.
Të qetë, urtë mësojnë,
por edhe praktikisht punojnë.
Lexuan dhe shkruan
në dy gjuhë kënduan.
Shqip e gjermanisht mësuan
me fotografi, tregim formuluan.
Në parje, punë e thjeshtë
që të kryejnë, edhe të vegjlit vetë.
Por në bazë të fotografive me mendu
çudi! Tregimi u formulu.
Kjo nuk qe punë e kotë
Por, zgjuarsi e mençuri,
e këtyre nxënësve t´mi
Se menduan me krijimtari.
PUSHIMI SHKOLLOR
Dalëngadalë, ditët po afrohen
fëmijët në shkollë disi shqetesohen.
Fundi i vitit shkollor mbaron,
Femijet në pushim, ai i fton.
Nga hareja e gëzimi,
femijët i kap mosdurimi.
Javët, ditët i numërojnë,
se pushimin e ënderrojnë.
Nga funndi, puna e mesimi
vështirë shkonte kah realizimi.
Nxënësit presin, viti t´përfundohet
që nga lodhjet shkollore,
të pushojnë e t´çlodhen.
Kjo kështu është gjithëkundi,
por si këtu jashtë, askundi?!
Se mendojnë e ëndërrojnë
te gjyshi e gjyshja t´shkojnë,
dhe Atdheun e dashur të vizitojnë.
Pas pushimit ato udhetojnë,
vijnë e këthehen,
në vendin ku jetojnë.
Që aty, përsëri mësimin të vazhdojnë.
FEMIU I KOHËS
Edhe fëmijët e të rinjtë
luajnë lojën e vetë.
Të kufizuar e të shtanguar,
Per ate që u ndodh e ç´ngjet.
A thua vallë, s´është çudi e habi ?!
Këta të vegjël, me i shti n´huti!
Në vend se për lapsa, libra e fletore,
të diskutojnë për rende, të sotmes ditore…!
A s´është gjynah e mekat i madh?
Për këta dallime, të së sotmes kohë,
dikushi i ngimur, çokollata xhepat plot.
Tjetri i leckosur e i urritur grep,
me sytë e shkrirë, e të venitur shkret.
Fëmiu si fëmi, qysh në vegjëli
le të gëzon liri, por edhe kenaqesi.
I shëndoshë të rritet, drejtë të edukohet
se prej tij nesër, ardhmëria do t´kërkohet.
Ne shpejtojmë, por edhe harrojmë
se në sytë e tyre, duhet të shiqojmë.
Për të mirën e ndihmën, që do t´na ofrojnë
të gjithëve zemra do t´na vlon,
që s´bashku këngën të këndojmë.
Fëmijë-fëmijë o zogjtë e mi,
thuanja këngës, me plot krenari.
Punoni-mësoni, pa përtaci,
që e ardhmja t´ju jetë e lumtur, plot kënaqësi!
Fëmiu din çka është vegjëlia,
të mëdhenjt harrojnë, e i rrok hutia.
Me kërkesa të rrepta të rregullesise,
duke harruar të tërë, jetën e fëmirisë.
Ne e dimë bukur mirë,
prindi për fëminë s´ka të ngirë.
Andaj pse e don, dhe e qorton
që ai të jetë një shembull, për gjithëmon.