| E hene, 09.03.2015, 08:02 PM |
Rrugëtimi plot vështirësi i një
mësuesi në Kosovën e viteve të robërisë
Shkruan Agim Gashi
Ishte viti 1973. Atë vit kisha diplomuar në shkollën normale të Prishtinës dhe me diplomën në dorë konkurova për mësues në shkollën e Janjevës, pikrisht në paralelën e ndarë të fshatit tim Okllap. Si një i ri e me plot elan për proçesin edukativo-arsimor iu përvesha punës me nxënësit. Gjatë punës sime shifsha edhe anomalitë dhe papunsinë që ishte bërë dhe bëhej në edukimin dhe arsimimin e brezave nga disa mësues që punën e mësuesisë e shiqon si përfitim material dhe mburrje me titullin, se sa të edukoheshin dhe arsimoheshin gjeneratat tona në frymën kombëtare.
Pos kësaj
ishte edhe frika nga përcjelljet e vazhdueshme nga UDB-ja se çfarë mësohej me
nxënësit. Unë dhe gjenerata ime kishim fatin që vitete shtatëdhjeta ishin vite
të një lirie sado pak të avancuar edhe pse duhej kujdes i mëtutjeshëm. Gjatë
punës sime njëmbdhjet vjeçare rashë në shumë sfida të pa pritura. Pos punës
sime si mësues, unë isha edhe këngëtar i
Të arriheshin të gjitha këto më ndihmonte patjeter vullneti im për ndryshime në arsim, në jetë dhe në veprimtari. Në fillimi i viteve të tetëdhjeta, situata në Kosovë filloi të ndryshoj e sidomos pas demostratave të ´81-shit. Këtë vit për pjesmarrje në demostrata mu denuan dy motrat e mia, por edhe unë gjurmohesha me këmbëngulje nga sigurimi se a kisha marrë pjesë në demostrata!?
Unë isha pjesmarrës dhe bile aktiv i këtyre protestave të cilat ndryshuan mentalitetin e rinisë kosovare, e cila ishte infektuar me postere të këngëtarëve e artistëve serb. Më me ëndje dëgjohej Lepa Brena se sa këngëtaret tona shqiptare. Disi merrej si modernitet të dëgjoheshin “Bjelo Dugme” e Lepa Brena
se sa Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Shyqeri Alushi etj.
Demostratat e vitit 1981 ndryshuan çdo gjë për të mirë. Filloi një levizje gjithë popullore për liri duke u ngritë në protesta, duke ngritë zërin edhe njerzit e kulturës, politikës, arsimit eveçanarisht këngëtarët të cilët filluan që me anë të këngës së tyre të mbillnin ndjenjat e patriotizmit te rinia shqiptare. Sado më tepër që populli organizohej për ta kundërshtuar robrimin, aq më agresive bëhej UDB-ja e cila çdo ditë vriste, burgoste e masakronte intelektualët tanë me metoda perfide të tradhëtisë e spiunazhit. Por një popull që do lirinë, nuk mund të ndalet me dhunë.
Tani haptas përkujtoheshin mësuesit e pupullit si Fazli Graiqevci me shokë që barbarisht u likuiduan nga dora vrastare e UDB-së. Viti 1983 për mua sjell pikllimin e jetës. Mu këtë vit unë largohem nga proçsi edukativo-arsimor për mos tu kthyer më asnjëherë në ato klasa me erë të këndshme fëmijësh e me ditarin tim në dorë. Si i pa përshtatshëm për proçsin mësimor dhe si nacionalist, i pa pështatshëm dhe armik i popullit, përjashtohem nga arsimi për tu burgosur më vonë për vepra penale kundër shtetit dhe përgaditje të kontrarevolucionit.
Sot, kur arsimit dhe edukimit shqiptar i duhen mësuesit më shumë se kurr, mendoj se mësuesve të mirëfillt iu është bërë padrejtësi e madhe. Kjo vjen edhe nga neglizhenca e njerzëve kompetent për ta qitë në binarë arsimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, e sidomos ndarja e arsimit në baza partiake. Kjo është padrejtësia më e shëmtuar që i bëhet popullit në përgjithësi. Prandaj mësuesit e mirëfillt sot qëndrojnë jashtë proçesit arsimor.
Arsmimi dhe edukimi i gjeneratave në mërgatë është një katastrofë e veçant së cilës duhet kushtuar
vemendje
të jashtëzakonshme, edhe pse tani është tepër vonë, por që ma merr mendja se më
mirë vonë se sa asnjëherë.
Ku mund ta edukoj dhe arsimoj gjeneraten e re një mësues i cili në jetën e tij ska dëgjuar asnjë orë mësimi nga lënda e pedagogjisë, psikologjisë, logjikës dhe medodikës?! Pra thjesht thënë,se mësuesit në mërgatë janë akoma mësues të caktuar nga shteti jugosllav, ndersa pas lufte filloi emrimi i mësuesve në baza partiake, mësues që përkrahnin stalinizmin dhe komunizmin, mësues pa diploma, mësues që blenë diploma fallso në Prizeren për 100 DM, mësues që mbjellin urrejtje ndaj pales tjetër duke futur armiqësi në mesin e nxënësve.
Mua personalish, para disa viteve më është drejtuar një “mësues” i cili në prani edhe të kater njerzë njerzëve tjerë më tha:”Pa e vra Ibrahim Rugoven, Kosova nuk shkon përpara. Unë i mësoj fëmijët ta urrejnë këtë njeri”! Mbeta i shokuar dhe nuk dija si ti përgjigjem “mësuesit” i cili në shpirt ka vrasjen, ka krimin…urejtjen!
Për të mos e zgjatur,unë si ish mësues apeloj te të gjithë mësuesit shqiptar që përmes edukimit dhe arsimimit të brezave, të mbjellin faren e dashurisë, ti arsimojnë dhe edukojnë brezat në frymën atdhetare, që ta duan vendin e ta çmojnë lirinë dhe gjakun e derdhur për liri, ta zhdukin pëjetësisht urrejtjen ndërvllëzërore, ta zhdukim të keqen dhe smiren, krejt me qëllim që ardhëria të na gjej me gjenerata të shëndosha, të arsimuara e të pajisura me kulturë civilizuese për të ecë para në shoqritë e botës përparimtare. Në vend të Urimit ua dhuroj një poezi përkujtuese për mësuesin Halit Geci, të vrarë nga barbarët bajloza serb në klasën e tij të mësimit. Përkujtimi i atyre që u bënë dhe për ne, është vyrtyt njerzor!
KUR VRITET MËSUESI
(Kushtuar mësuesit Halit Gecit)
Kur vritet mësuesi,
Rrëzës Qyqavicës,
Nxjerr
tytën nga
Pushkë e Shotë Galicës.
Kur vritet mësuesi,
Për nder të Atdheut,
Mbin mbi Dhaskal Todhrin,
Shpatë e Skënderbeut.
Kur godasin mësuesin,
Duar gjakatare,
Djemtë e UÇK-së
Bëhen Abetare.
Kur vritet mësuesi
Për një pëllëmbë fushe,
Shkronjat n´Abetare
Marrin ngjyrë të kuqe.
Kur vritet mësuesi
Për dritë të lirisë,
Djemtë e UÇK-së
Marshojnë Arbërisë.
(1997)
___________
DISA RRJESHTA NËNËS PËR 8 MARSIN!
Urime Festa e Nënës
Nënë, nënë e lumja nënë!Sa emër i bukur, sa emër fisnik, sa emër i shtrenjët i cili na përcjell në çdo hapë të jetës. Edhe kur ske bukë thua oh nënë, edhe kur ke dhimbje thua of nënë, edhe kur ke çaste të rralla lumturie thua oh nëna ime...! Ky emër dyrrokësh por madhor shkrin akullin e zemrës, shkrin duar të ngrira nga acari i kurbetit dhe na mbush mrekulli e lumturi duke i dhënë shpirt jetës.Nëna, kjo pranverë e zemrës, kjo lule lumturie, është etëri, drita dhe jeta i çdo fëmije, i çdo njeriu, është fjala më e artë e çdo gjuhe të kësaj bote.Kudo që të jesh prania e saj të mbush jete,gjallëri, shpresë e dritë. Nëna na e dha jetën ta jetojmë, na e dha bekimin për jetë të lumtur e pa brenga duke i përballuar edhe çastet e dhëmbjes së jetës në rrotullim. Nënat vuajnë për ne, kanë dhimbje për dhimbjet tona, për fatin tonë...Ajo jeton me frikën për ne, me shpresa të thyera për kurbetçarin, për ata që nuk janë më, për të humburit! Kur je pranë saj dhe kur mbështet koken në gjoksin e saj, kur ia ndien trokitjet e zemrës, thua me vete: ja këto janë trokitjet më të ëmbëla nga dera e zemrës së nënës. Nëna edhe e vdekur mendon për xhevahirët e saj që i lindi e që bashkë me Zotin ua fali jetën.
Nëna, thesar i çdo zemre, gjëja më e ndritur e jetës është edhe pasqyra ku mund ti shohim gabimet tona të jetës, andaj kjo fjalë i është shkruar në shpirtin e çdo fëmiu, në shpirtin e çdo njeriu,fjalë e cila tak-tak troket në zemrat tona duke e pasë gjithnjë strehë të jetës për të na mbrojtë nga rreziqet,fatkeqësitë, nga sëmundjet...Përqafimi i saj është ilaq jete që të mbush lumturi, ti largon brengat e jetës, ta pastron shpirtin nga vuajtjet.
Ah nënë! Sa herë përmend emrin tënd luaj nga vendi sepse emri yt më mbush dashuri për Ty e për atdheun, për miqët dhe Zotin, për jetën!
Një fajlë e vetme e shqiptuar nga goja e nënës dhe një përkdhelje e saj , do ta bënin çdo njeri me krahët hapur dhe gadi për të fluturuar e pushtuar qiellin. Askush në botë nuk ka fuqi ti harron përkdheljet e nënave, buzqeshjet e ëmbla që ta mbushin shpirtin me aromë jete e puhizë dashurie në flladet pranverore.
Nënë! Ti je shpresë e jetës, ti je dritë e shpirtit, ti je bukuri prrallore, ti je ajo që pa trokit hyn e del nga zemra ime. Nënë! Të dua shumë!
Mars, Düren