Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nikollë Kërhanaj: Martirizimi i At Luigj Palajt

| E diele, 08.03.2015, 10:43 AM |


Në përkujtim të 102-vjetorit të martirizimit te At Luigj Palajt

Nga Nikollë Kërhanaj

Në triditëshin kur përkujtojmë Epopen e Luftës së U ÇK-së, Ditës së Mësuesit dhe të Nënave, njëherit, më, 07 mars u shenua edhe 102-vjetori i martirizimit të At Luigj Palajt. Në këtë ditë në shenj, në kishën e “ Shën Prenës” në Shëngjergj, ditën e shtunë, më 07 mars, don Ndue Ballabani, mbajti një meshë të veçantë, i cili fillimisht i ftoi besimtarët që ta drejtojnë lutjen, mendjen, shpirtin dhe trupin nga gjithë këta martirë që t’u përngjajmë veprës së tyre për të mbrojtur nderin, gjakun dhe shpirtin e atdhetarëve të fesë e kombit tonë ! Në vazhdom, në fjalën e rastit shtoi se populli ynë ka përjetuar kohë të errta e të pasigurta nga okupatorët e ndryshëm me tortura e dëbime masive, konvertim në fenë ortodokse, e nga kjo në kombin serb e malazez etj. Dhe, me këto, u përball dhe u konfrontua edhe arqipeshkvi i Prizrenit Lazër Mjeda. Kundërshtim i cili shkaktoi vrasjen makabre të At Luigj Palajt nga se ai i mbrojti si besimtarët katolik ashtu edhe ata musliman-shqiptarë duke i pranua si pjesëtarë të grigjës së vet. Don Ndue Ballabani, në vazhdim shtoi se xhelatët, trupin mund ta vrasin, por shtpitrin dhe veprën-jo, emir i tyre vazhdon të jetojë me krenari . Nga e gjithë vepra dhe mundimet e tij do t’i shpërblehen kur së shpejti, në mesin e 40- të tjerëve do të shpallet martir i fesë dhe kombit. Vepra e tyre është mësim për ne dhe se varri është shenj i histories kombëtare për sherimin e shpirtit për gjeneratat e reja. Janë shembuj dhe udhërrëfim për të ecur drejtë për bashkim të popullit të vëllazëruar. At Luigj Palaj (1878-1913), me bajoneta u martirizua nga policia dhe ushtria malazeze më 07 mars 1913 në Janosh të Gjakovës dhe pas zhvarrimit të tri-hershëm, me përpjekjet e imzot Lazër Mjedës, më 16 korrik 1913 u rivarros në varrezat e kishës së “Shën Prenës” në Shëngjergj .

Shëngjergj – Zym, 07 mars 2015