| E enjte, 05.03.2015, 08:53 PM |
Lugu i Drinit, është dhe mbetet vendi im më i dashur në botë
Intervistë me Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit në SHBA, studiuesin dhe publicistin Tomë Mrijaj
Pyetje: Ju shpesh herë gjatë jetës tuaj si aktivist i palodhur për çështjen kombëtare dhe posaçërisht për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Kosovë, në mediat në vendlindje dhe këtu në Amerikë, keni dhënë intervista me profile të ndryshme. A mendoni, se tani ka ardhur koha që të flisni për historinë e jetës dhe krysisht për rininë tuaj dhe cili ishte shkaku qe ju lat me dhimbje vendlindjen?
Tomë
Mrijaj: Ju
falënderoj shumë për pyetjen, që në zemër më ngacmon nostalgjinë e pashuar për
Atdheun tim. Vendlindja ime Lugu i Drinit, me fshatrat që e rrethojnë, është
dhe mbetet vendi më i dashur në botë. Asnjëherë s’më ka shkuar mendja, se sa me
mall do ta ndjej mungesën e vendit tim. Gjatë udhëtimeve të ndryshme nëpër
botë, mendja më ka shkuar gjithnjë tek vendlindja ime e bukur dhe e dashur, si:
natyra, shtepitë, livadhet e gjelbërta, që stoliseshin me lule shumë ngjyrëshe
gjatë stinës së pranverës dhe verës, malet mestare të mbuluara me pyje të
harlisura dhe dëborë, përshperitjen e cicërimave të zogjve të shumtë ne çdo
stinë, gjarpërimin dhe gurgullimën e ujërave të kthjellta të lumit Drini i
Bardhë, që përshkon ne mes rreth tre kilometër livadhet e familjeve tona. Në
stinën e bukur të verës, bashkë me bashkëmoshatarët kalonim ditë të bukura duke
u larë në ujërat e lumit, zinim peshk të freskët dhe kënaqeshim duke soditur
natyrën e bukur të trevave tona. Edhe vjeshta dhe dimëri, sillnin në Lugun e
Drinit bukurinë e tyre në çdo fushë dhe vargmalet e ulëta përreth. Ishte
vërtetë kënaqësi në stinën e ftohtë të dimërit, kur dëbora mbulonte çdo gjë dhe
shikonim lepuj, dhelpra dhe shpend te ndryshëm etj. E si të mos ndjehesh
krenarë për fëmijërinë e bukur në trevat e bukura shqiptare!? Kështu unë kalova
fmëjërinë dhe rininë. Mbas disa vitesh mbarova shkollimin në degën e
mësuesisë, ku më pas vijova studimet në Drejtësi. Në jetën e njeriut, ka raste
gëzimi por edhe ngjarje të pakëndshme, që ndodhin jashtë dëshirës së tij… Një
ditë mbasdite vjeshte, kur po kaloja me biçikletën time në mes të qytezës së
Klinës, më tërhoqën vemendjen një grup nxënësish djem dhe vajza të kombësisë
serbe, të cilët po vraponin të shqetësuar nga oborri i shkollës “Vuk Karagjiq”
drejt qendrës së qytezës, ku ndodhej kafja e pronarit serb Zhikës. I pyes në
gjuhën serbe: “Çfarë ka ndodhur, që ju po vraponi të shqetësuar!?” ata duke
menduar se unë isha serb, më thonë: “Shoku profesor po rrahën serbët me
shqiptarët në klasë.” Ashtu sikurse isha me biçikletë në dorë u nisa shpejt
drejt vendit të ngjarjes. Sa afrohem, dëgjoj zhurmë të madhe në katin e parë të
një klase. Afrohem te dritarja, që ishte e hapur. Aty shoh se nxënësit e
kombësisë serbe dhe arsimtari i edukatës fizike e kishin rrethuar nga të gjithë
anët arsimtarin shqiptar të gjuhës shqipe S.M. pranë dërrasës së zezë, ku në
njerin kënd ishte dhe tavolina e mësuesit. Arsimtari shqiptar, me trupin e tij
të gjatë qëndronte në këmbë i rrethuar dhe po rezistonte goditjeve me grushta
dhe shqelma që i vinin nga çdo anë, duke u vetëmbrojtur. Këtë mësimdhënës të ri
e kisha njohur në Gjakovë, në Shkollën e Lartë Pedagogjike. Gjaku arbëror, i
bashkëkombasit më thirri, që t’i vi në mbrotje, në atë situatë që ai gjendej. U
hodha menjëherë në dritare, që ishte e hapur dhe hyra brenda në klasë. Me
mirësjellje dhe gjakftohtësi, iu drejtova nxënësve, duke u thënë: Eshtë turp të
sulmoni në mënyrë të pahijshme dhe të ushtroni dhunë ndaj mësuesit tuaj! Unë
edhe sot mendoj, se ky incident me serbët në shkollë ishte i parapërgatitur.
Kështu brenda pak minutash u mbush oborri i shkollës më shumë serb
Pyetje: në një libër shumë të rëndësishëm më autor Eugjen Merlika, në hyrje gjendet parathënia e shkruar nga ju me titull: “Kruja – Gjomarku – Nekaj figura të mëdha të kombit tonë nën dritën e letërkëmbimeve shumevjeçare historike”. A mund të na thoni diçka më shumë për përmbajtjen e librit?
Tomë
Mrijaj:
Këto
figura, me të cilat krenohen vendet që i kanë, nderohen e përkujtohen
vazhdimisht, vit për vit nga bashkatdhetarët dhe organet shtetnore të tyne.
Vetëm
Shqipëria është i vetmi vend, ku figurat e saj janë përbaltë e denigruar
pothuajse gjithmonë, e, veçanërisht gjatë regjimit afro 50 vjeçar komunist.
Kriteri percaktues i masës së vlerave në zgjedhje të tilla, është pikërisht
dobija, që ata i shkaktojnë vendit me ndikime të mira edhe për brezat e
ardhshëm. Studiuesi Mustafa Kruja, gjithë jetën ia kushtoi idealit të bashkimit
të të gjitha trojeve shqiptare, në një shtet të vetëm të zhvilluar, demokratik
e përparimtar me orientim prendimor.
Një
mundësi tjetër, për t’a njoh edhe më mirë botën shpirtëore dhe pastertinë e
idealeve të shenjta të figurave të kalibrit si Mustafa Krujës, përveç veprave
të botuara ose të mbetura në dorëshkrim, është edhe korrespondenca e pasur dhe
origjinale me të afermit e miqtë, me kolegët dhe bashkëpuntorët.
Pikërisht
këtij qëllimi i sherben edhe ky libër i mbushur vetëm me dokumente origjinale
të paparë ndonjëherë. Me përsonalitete të tillë, ka pas letërkëmbime Mustafa
Kruja në mergimin e gjatë në kushte të vështira, ku, përveç punës së rande
fizike për të fituar me djersë e me nderë kafshatën e bukës, del në pah lufta e
përpjekjet e parreshtura deri në fund të jetës për çlirimin e Atdheut nga
rregjimi gjakatar komunist, pa lënë menjanë edhe veprat shkencore në gjuhësi e
histori si dhe ato letrare, që mbetën një thesar i vertetë njohurish e të
dhënash për specialistët e këtyre fushave.
Sot
ka ardhur koha të rishkruhet historia e jonë e vertetë. Kam qenë gjithnjë mes
miqve të shquar shqiptarë. Kam pas nderin, kënaqsin dhe privilegjin të njoh në
emigracionin e Amerikës, Kapidan Ndue Gjomarkun, Prof. Zef Nekën,
Në
biseda të shpeshta plot kujtime, është përmendur me respekt emri i
intelektualit erudit, linguistit dhe burrit të madh të shtetit, miku i tyre në
mungesë Mustafa Kruja (1887-1958).
Kështu
më kujtohet kur Kapidani i Mirditës Gjonmarku, në esencë vlerësonte shumë lart
figurën e mikut të tij Mustafa Krujës. Ai ndër të tjera thonte, se: “Për
nivelin e naltë intelektual, në disa fusha të shkencës e historisë së kombit
tonë, flet vetë nënshkrimi i tij në aktin e Pavarësisë së Shqipnisë me 28
Nanduer 1912 në Vlorë, ku ai ishte jo ma shumë se 25 vjeç…”
Profesor
Neka, kujton: “Në jetën time pata rast të shkëmbej mendime me shumë figura të
shqueme, që dhanë shumë në fusha të ndryshme. Por Mustafa Kruja, mbetet figura
ma e naltë e nji studiuesi të çdo disipline shkencore. Unë nga ai mësova shumë,
gjatë letërkëmbimeve tona të shumta dhe mund t’a quaj si nji mësues im në jetë.
Për te kam lut Zotin ta kursej, për t’i shërbye edhe ma mirë gjuhës e Atdheut
tonë të shumëvuejtun…”
Prof.
Rexhep Krasniqi, për kolegun dhe mikun e tij të ngushtë kujtonte: “Nji studiues
i palodhun si Mustafa Kruja, kombit tonë do t’na i lente nji thesar të çmueshëm
sikurse Zoti do t’i jepte jetë ma të gjatë. Ai do t’na krenonte në mesin e
figurave botnore…”
Ndërsa
themeluesi i Kishës së parë Katolike shqiptare në Amerikë
Kolonel
Xhemal Laçi, në kujtimet e veta tregon, se: “Kryeministri Mustafa Kruja nga nji
kundërshtar i Mbretit Zog, u ba këshilltari ma i besueshëm i tij…”
Unë
e pergëzoj dhe falnderoj sinqerisht zotni Eugjen Merliken, për këto seri
origjinale veprash, me të cilat zbardhet plotësisht e vërteta, për aq sa
trajtojnë e i uroj perzemersisht shendet, jetë të gjatë dhe suksese në rrugen e
nisur...
Pyetje: Me ardhjen tuaj në
Tomë Mrijaj: E kam ende të freskët
ditën e pare, kur zbrita në Aeroportin International “John F. Kennedy” në
Pyetje: Ju keni qenë një ndër bashkëpunëtorët dhe miqtë më të ngushtë të shumë përsonaliteteve të shquara shqiptare në Amerikë dhe gjetkë. Një ndër këto padyshim mbetet edhe meshtari mirditor Dr. Mons. Zef Oroshi. Në një shkrim tuajin dhe më saktë, në hyrje të monografisë tuaj kushtuar Dr. Mons. Zef Oroshit (1912-1989), ndër të tjera saktësisht nënvizoni, se: “Imzot Dr. Zef Oroshi, ruaji të freskët në kopshtin e vogël të komunitetit katolik shqiptar në SHBA gjelbërimin e fesë së gjallë të Krishtit, duke qenë themeluesi e meshtari i parë i Kishës Katolike Shqiptare në mërgimin e largët… Në monentin e përurimit të Kishës së re në Bronx, më 24 shtator 1978… unë pata kënaqsinë e veçantë, që së bashku me pjesëmarrës të tjerë, të përshendes ngjarjen e madhe në komunitetin tonë, duke recituar një poezi kushtuar bariut tonë shpirtëror. Ai më dëgjonte, por kryet e kishte të ulur. Ishte shumë modest e i përvuajtur. Këto cilësi e shoqëruan gjatë gjithë jetës tokësore. Nuk kishte kurrë dëshirë, që të tjerët t’ia përmendinin meritat dhe mirësitë, që kishte bërë gjatë jetës në Mirditë, Europë dhe SHBA…” A mund të na thoni diçka më shumë për këtë personalitet të pa vlerësuar ende sot nga historiografia poskomuniste në Shqipëri!?
Tomë Mrijaj: Të gjithë miqtë e ngushtë të
Pyetje: A është e vërtetë se Monsinjor Oroshi bocat e redaktimit të revistës “Jeta Katolike” i merrte me vete ne makinën e tij?
Tomë Mrijaj:
Pyetje: Cfarë mendoni për kolosët Noli dhe Oroshi?
Tome Mrijaj: Noli dhe Oroshi, janë dy
figura të spikatura të komunitetit shqiptaro-amerikanë, të cilët nga studiuesit
e sotshëm nuk janë lëvruar. Oroshi, portretizon shumë bukur mikun e tij të
dashur Imzot Fan Stilian Nolin dhe komunitetin ortodoks në
Pyetje: Si u prit libri juaj i ri në komunitetin shqiptaro-amerikanë?
Tomë Mrijaj: Më 15 mars 2009, në New York,
Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres", përkujtoj themeluesin e
Kishës së Parë Katolike Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr.
Monsinjor Zef Oroshin. Me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së tij, u mbajt mesha
për shpirtin e bariut shpirtëror Dom Zef Oroshit, sikurse e thirrnin të gjithë
këtu. Në meshën e përshpirtshme, morën pjese rreth 1500 vetë. Në ceremoni
përkujtimore erdhi edhe miku i tij meshtari dhe famullitari I nderuar Dom Anton
Kçira, famullitar i Kishës Katolike Shqiptare Shën Pali në
Pyetje: Një ndër
personalitetet e shquara të komunitetit shqiptaro-amerikanë, është edhe
meshtari i palodhur Dom Anton Kçira, që një jetë të tërë po i shërben Zotit dhe
Atdheut, në fillim në Kosovë dhe më pas në
Tomë Mrijaj: “Mund të them, se Imzot
Kçira, është një burrë i madh e trim. Është një njeri i feshëm e i atdheshëm,
pra fetar dhe atdhetar i madh. Imzot Kçira, me jetën dhe veprën e tij, e
vazhdon traditën e hershme shqiptare të Pal Engjëllit, Buzukut, Budit, Bardhit,
Bogdanit, Gjeçovit, Imzot Nikë Prelës e shumë e shumë burrave të famshëm të
kombit tonë. Ai është gjithnjë njeri i pajtimit dhe forcimit të besimit në
Zotin. Ai është njeri i madh i kombit tonë. Ndihem krenar, që e kam mik dhe
krah të fortë mbështetës në punët e Kosovës, vendit tonë të shtrenjtë”.
Janë këto fjalë tepër domethënëse, që Presidenti i paharruar historik Dr.
Ibrahim Rugova, i përsëriste shpesh në shenjë nderimi dhe respekti të madh, që
kishte për mikun e tij të idealeve të shenjta kombëtare, klerikun e
personalitetin e shquar të komunitetit shqiptaro-amerikanë, burrin e madh të
palodhur të popullit të vet në Amerikë e Kosovë: Dom Anton Kçirën. Kisha
katolike shqiptare në
E
mbaj mend si sot, këtë burrë të gjatë si lisat e bjeshkëve tona kreshnike,
energjik, të palodhur dhe me vizion e vendosmëri të patundur, për t’i çuar
gjërat deri në fund. Vështrimi i syve të tij si shqiponjë, karakteri i një
burri të fortë dhe stoik përpara vështirësive, që pushtuesit shekullorë serb i
bëheshin pengesë meshtarit tonë, në misionin fisnik si fetar dhe atdhetar i
flaktë, kam gdhendur thellë në memorien time një pinjoll të denjë të
pararendësve të shquar prelatë të Kishës Katolike në trojet etnike shqiptare
ndër shekuj. Një koinçidencë historike, sot është dëshmitare e kujtimeve të
mia. Ende e kam të freskët kujtimin e 48 vjetëve më parë. Ishte moment shumë i
bukur dhe mbresëlënës shugurimi si meshtar në Gjakovë i Dom Anton Kçirës, më 29
Qershor të vitit 1967, në Kishën e Shën Palit dhe Shën Pjetrit. Prifti i ri
kishte marrë kuletin e bardhë, petkat dhe famullinë për ta çuar me devocion në
rrugën e vreshtës së madhe të Zotit…
Një
vit më pas, më 13 Qershor 1968, kisha kënaqsinë, nderin dhe privilegjin të marr
pjesë në meshën kryesore të Ditës së Shna Ndout (Shën Antonit), që është edhe
dita e emrit të vetë meshtarit. Gjatë predikimit plot elokuencë bariu i
përvuajtur shpirtëror, ishte i sigurt në përcjelljen e mesazheve fetare dhe
atdhetare tek besimtarët e shumtë, që asokohe kishin ardhur nga shumë zona të
largëta për ta dëgjuar. Por ai kishte rënë shumë shpejt në sy të keq tek
pushteti sllavo-komunist i ish-Jugosllavisë asokohe, që kishte vënë agjentët e
UDB-së, që mbetën të habitur nga fjalët plot urrejtje kundër komunizmit… Dom
Antoni, që e dinte se UDB-ja ishte prezent me njerëzit e vet, nuk i bënte syri
tërr. Mbas meshës krahas urimit të ditës së emrit ai mori përgëzimet nga
Ipeshkvi dhe meshtarët e tjerë bashkëcelebrues për predikimet e tij me nivel,
që përvetësuan shpirtërisht popullin besimtar. Ishte një rast i rrallë, që një
meshtari të ri t’i caktohet nderi të kryesojë meshën dhe predikimin para mijëra
besimtarëve.
Pyetje: Familja e juaj dhe ju po vijoni traditën e miqsisë me Derën e madhe të Kapidanit të Mirditës. Cili është opinionin juaj për këtë familje të mirënjohur brenda dhe jashtë trojeve etnike shqiptare?
Tomë Mrijaj: Trojet etnike shqiptare, gjatë shekujve të historisë së lavdishme, kanë nxjerrë burra të shquar të pushkës dhe penës, të cilët, ishin dhe mbetën ndera e krenaria, jo vetëm e krahinës, ku, ato janë lindur dhe rritur, por edhe më gjërë, duke qenë gjithëkombëtarë, për kontributin e madh, që dhanë gjatë jëtës së tyre. Kur këto patriot të shquar, nuk ndodhen sot në mesin tonë, ne me nostalgji përkujtojmë veprën e tyre, që gjithnjë do të mbetët e pavdekshme në panteonin e ndritur të historisë shqiptare. Nga ana tjetër, kur një personalitet të komunitetit tonë shqiptaro-amerikanë e ke njohur nga afër (për shumë dekada), ke folur dhe kuvenduar shtruar, me orë të tëra, në takimet mes liderëve apo bisedave të lira si miq shtëpie këtu, në çdo çast, kur përmendet emëri i Kapidanit të Mirditës Ndue Gjonmarku, më rizgjohen kujtime të hershme të paharruara dhe shumë domethenësë, për këtë pinjollë të derës së famshmë, që ka një histori të lavdishme shumë shekullore. Kur lexon sot bilancin e hidhur, që përjetoi Dera e famshme e Kapidanëve të Mirditës, shohim, se kjo principatë, është ndera dhe krenaria jonë e ligjshme, që mundi të mbijetoi me stërmundime për 5 shekuj mizorisë otomane, por që për hironi të fatit të keq, u tjetërsua (bijt më të mirë të Derës së Kapidanëve) u vranë, u burgosën (torturuan mizorisht deri në vdekje), u internuan familjarisht, në kampet e përqendrimit, u vodhën dhe shkatërruan të gjithë pasurinë materiale, dokumentare dhe sekuestruan kullat e famshme historike në Orosh të Mirditës dhe në qytetin e Shkodrës…). Kjo histori e hidhur, u ndodhi sistematikisht nga bashkëkombasit komunistë, që po me barbarizëm dhe urretje po realizonin planin bolshevik për zhdukjen e plotë të historisë së lavdishme të Principatës zëmadhe të Kapidanëve të Mirditës. Mbas pushtimit dhe kolonializimit pesë shekullorë të Perandorisë Otomane në trojet e Arbërit, shohim, se për fat të keq, kemi shuarjen e plotë të gjithë principatave shqiptare (për një arsye apo tjetër), gjatë rrjedhave të historisë, të cilat sot nuk ekzistojnë më, por që përmenden në analet e historisë dhe librat shkollore të arsimit shqip në trojet etnike shqiptare. E vetmja, që mundi t’i bëj ballë me sukses rrëbesheve të përgjakshme të armiqve shumë shekullorë, ishte dhe mbeti Principata e Dukagjinit, që kulmon me histori të lavdishme të mishëruar tek Pal Dukagjini dhe më pas shumë i mirënjohuri Lekë Dukagjini, që na la trashëgim Kanunin, me të njëjtin emër, që ndryshe është kodi juridik i malësive tona, e cila vijon të ndiqet me respekt deri në kohën moderne. Nga kjo derë principate në fjalë, vjen pinjolli, juristi Kapidani i Mirditës Ndue Gjonmarku, i shkolluar në universitetet më të njohura të Europës, si Austri dhe Itali.
Pyetje: Këtë vit mbushën 4 vjet, kur më 4 Janar 2011, në Spitalin “North Shore” Forest Hills, Queens NY, në moshën 97-vjeçare, u nda nga jeta Kapidani i Mirditës juristi Ndue Gjomarku, i rrethuar nga familja, vëllai Kapidan Nikollë Gjonmarku, djali Gjoni dhe vajzat: Kristina, Bardha dhe Aleksandra. Ishin të pranishëm meshtari ynë Dom Pjetër Popaj dhe miqte e ngushtë të familjes Gjomarku: Dr. Gjon Buçaj Kryetar i Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe ju miku i familjes. Si u njohët me Kapidanin Ndue Gjonmarku?
Tomë Mrijaj: Me ardhjen time në New York,
në vitin 1978, pata fatin, nderin dhe kënaqsinë e veçantë, të njihem nga afër
dhe të mbesim miq të pandarë, me mikun e paharruar deri sa ai kaloi në amshim.
Në Orosh të Mirditës, lindi më 29 shtator 1914 Ndue Gjonmarku, që i shton
gëzimin prindërve të vet dhe vëllait të parë Markut. Kjo familje e madhe
oroshase, do të ketë 10 fëmijë, pesë djem dhe pesë vajza. Aty lindën fëmijët
njëri mbas tjetrit, duke filluar me Markun, që është fëmija i parë dhe më pas u
lind Ndoja, Lleshi (Aleksandri), Deda, Nikolla dhe motrat: Dava, Gjela, Marta,
Dila dhe Bardha. Kapidani Ndue Gjon Marku, nga nëna ishte nipi i Bajraktarit të
Kurbinit i Gjok Pjetër Pervizi, një përsonalitet i njohur askohe për besë,
burrëri, zakone e tradita të hershme e bashkëkohore shqiptare. Babai Gjoni, përkujdeset
që djemtë të ndjekin shkollën fillore, ku, midis tyre edhe Ndue Gjomarku vijon
pesë vitet e para fillore dhe gjimnazin pranë shkollave private katolike në
vitin 1934 në qytetin e Shkodrës. I prirur pas botës së librave dhe kulturës
civilizuese perëndimore, adolishenti Ndue niset në vitin 1937 për studime të
larta sëbashku me vëllaun Lleshin në Universitetin (College) në Terezianum të
Vjenës në Austri. Pas disa vitesh kthehet në Shqipëri dhe pas disa muajsh shkon
në Universitetin e Firences (Itali), për të ndjekur studimet e larta në
Jurisprudencë. Ai, për asnjë çast nuk e shkëputi lidhjen me vendlindjen, miqte
e huaj dhe
Pyetje: Pse mendoni se Dera e Gjonmarkut ishte alfa dhe omega në luftën kundër komunizmit?
Tomë Mrijaj: E gjithë treva e Veriut dhe qarqet diplomatike e shoqërore të komunitetit shqiptar në atdhe, asokohe e kanë njohur e vlerësuar lart figurën e madhe të Kapidan Gjon Marka Gjonit dhe të bijve të tij: Dr. Mark Gjonmarku (Ministër i Brendshëm), Ndue Gjomarkut dhe Llesh Gjonmarkut, të cilët, gjithnjë kanë qenë shumë aktiv dhe janë marrë përherë me politikë, kurse Ndoja, sikurse e thotë edhe vetë ka pas më shumë kënaqësi në jëtën private e familjare. Atë e bir, duke nuhatur afrimin e furtunës së tërbuar komuniste, që kishte bërë kërdi në Europën Lindore dhe kryesisht në Rusi, fillojnë të përgatisin terrenin për të rizgjuar ndërgjegjën e forcave nacionaliste, që t’i bëjnë ballë komunizmit, kësaj ideologjie të shkatërrimit, moral, material, filozofik, ateist dhe paatdhe të njerëzve, që jetojnë historikisht në trojet stërgjyshore autoktone. Koha kërkonte, që bijtë e shqipes më shumë se kurrë të tregojnë atdhetadashurinë, për të ruajtur vlerat e lënë trashëgim nga të parët, dinjitetin e shqiptarit, fenë, pasuritë private të individit, pluralizmin e mendimeve, përparimin ekonomik dhe lidhjen shpirtërore, ekonomike dhe politike me vendet e Europës Perëndimore. Për të bërë një politikë më të konsoliduar Kapidan Gjoni, në pranverë (mars) të vitit 1944, i jep jetë themelimit të “Grupit Nacional Indipendent”, ndërsa i biri Dr. Marku, duke gjetur përkrahje dhe mbështetje në nismen e vet krijon “Lidhjen e Shkodrës”, duke mbledhur rreth vetës të gjithë eksponentët kryesorë antikomunistë, që ishin rreshtuar në organizatat e mirënjohura nacionaliste, si: “Legaliteti”, “Balli Kombëtar” dhe “Grupi Nacional Indipendent”. Jo rastësisht, por interesat e larta patriotike, e bëjnë Ndojën që të përfshihet menjeherë në politikë dhe sapo merr vesht, se forcat e ashtëquajtura partizane po i afrohen vendlindjes së tij të dashur (Mirditës), lajmëron vëllain e vet në Tiranë, se krahina dhe e gjithë Shqipëria e Veriut po sulmohet nga bisha e kuqe, që për fat të keq kishte emër e gjak shqiptari. Ai, ndër të tjera kërkon të lëshoj kushtrimin e qëndresës me vullnetarët e vendosur antikomunist. Menjëherë i vjen përgjigjja pozitive dhe inkurajuese e vendosmërisë nga i vëllai Dr. Marku, që ishte shumë i shqetësuar për fatet e brishta të vendit. Organizimi i forcave politike dhe luftëtarëve nacionalistë bënë, që një ditë Ndoja të takohet me përfaqësuesit më të lartë të grupimeve nacionaliste të “Legalitetit” dhe “Ballit Kombëtar”, të cilët, gjatë përleshjeve të tyre të mëparshme kishin pësuar humbje në forca, por që nuk iu dorëzuan komunistëve. Ata tashmë kishin arritur në Veri të Shqipërisë. Udhëheqësi i Organizatës “Balli Kombëtar” patrioti Mit’hat Frashëri dhe drejtuesi i “Legalitetit” Abaz Kupi, kishin mbërritur në shtëpinë e Gjon Fushës në Bulger të Mirditës. Mit’hat Frashëri, që mbetet në Mirditë, sëbashku me ballistët e tjerë shkojnë në Sh’Pal, ku, i pret Ndue Gjomarku atë natë dhe të nesërmen i përcjellë me besnikët e tij për në Shkodër. Me shërbestarin e kombit Mirt’hat Frashërin (i biri i patriotit të flaktë të Rilindjes Kombëtare Abdyl Frashërit), Ndoja, do të ketë edhe takime të tjera dhe bashkëpunime të frytshme në luftën e rezistencës kundër komunizmit në Shqipëri, Europë dhe ShBA. Ngjarjet asokohe zhvilloheshin me shpejtësi. Si gjithnjë truri dhe kryet e lëvizjes antikomuniste mbetën në Veri të Shqipërisë, me seli në Mirditë. Nga ana e tjetër Dr. Mark Gjonmarkaj, me të gjithë forcat vullnetare, që kishte nën kontroll, duke mos u demoralizuar, më 26 nëntor 1944 len qytetin e Shkodrës dhe merr rrugën drejt malëve të Veriut. Tashmë Ndoj me bashkëluftëtarët e tij, për pesë muaj në shi e dëborë, luftojnë pa u mposhtur me të gjithë brigadat partizane, të drejtuara nga Mehmet Shehu, me urdhër direkt të gjeneralit e komandantit asokohe Enver Hoxha. Forcat e brigadave komuniste, duke pasë ushtri të madhe në numër dhe të armatosur mirë pushtojnë krahinën e Lumes dhe Lurën, duke iu afruar shumë pranë trevave të Mirditës. Forcat nacionaliste, të drejtuar nga Ndue Gjonmarku gjenden para një rrethimi shumë të vështirë, kur brigadat komuniste sulmojnë në tre drejtime menjëherë, pa i dhënë mundësi nacionalistëve që të organizohen mirë.
Pyetje: Dhe si vijon ngjarja?
Tomë Mrijaj: Në këtë situatë të rëndë të
krjuar, sikurse kujton Kapidan Ndoj, asokohe nuk i mbeti asgjë tjetër veçse të
ngujohet në Sh’Pal. Kështu fillon një luftë e ashpër, midis komunistëve, që
kërkonin të gjunjëzonin e pushtonin me dhunë krenarinë e historisë së lavdishme
të Mirditës dhe nacionalistëve, që kërkonin të mbronin vlerat demokratike dhe
lirinë e popullit nga një robëri internacionalistëve proletare, që ishin për
një botë pa Zot dhe robëri, nata e zezë e së cilës filloi më 29 nëntor 1944 në
tërë Shqipërinë. Megjithë rezistëncën e madhe, për tre ditë me radhë, duke parë
edhe humbjet e mëdha në radhët e forcave nacionaliste, Ndue Gjomarkaj, jep
urdhër për tërheqje në drejtim të Shkodrës, që ishte kthyer në një qendër të
madhe të rezistencës antikomuniste. Kapidan Gjoni, Dr. Marku dhe Ndoj takohen
dhe zhvillojnë bisedën e fundit, për planin e ri, që kishte menduar Dr. Marku.
Kështu, ai kishte vendosur sipas logjikës së tij të shëndoshë, që i ati Gjon
Marka Gjoni dhe vëllai i tij i dytë Ndoja, duhet të largoheshin nga Atdheu, me
arsyetimin, se nuk duhet të shuhet dera e tyre nga përpjekjet luftarake, që do
të bëhen me forcat komuniste. Vërtetë e dhimbshme, por e domosdoshme kjo
zgjidhje e menduar shumë mirë nga Dr. Marku, të cilën pas 9 dekadave mbi supe
Kapidani Ndue Gjonmarku e kujton me dhimbje, kur flet për momentin e ndarjes me
antarët e tjerë të familjes. Ka qenë pikërisht Kisha e Kastratit në Malësi të
Madhe, kur Ndoj ka shtrënguar dorën për herë të fundit me Dr. Markun. Atë e bir
nisën prej Kastratit në Tuz, Kolashin, Vishegrad, Sarajevë,
Pyetje: Gjatë vitit 1948, në bashkëpunim me aleatët perëndimore anglo-amerikanë, Kapidanit Ndue i paraqitet rasti për të dërguar vullnetarë, për të përmbysur komunizmin në Shqipëri, duke krijuar në këtë mënyrë Komitetin Kombëtar “Shqipnia e Lirë”, ku, bënin pjesë shumë antarë të Blokut. Ju keni biseduar disa herë me mikun tuaj Kapidanin e Mirditës për këto ngjarje dhe cfarë mund të riprodhoni më shumë nga kujtime tuaja?
Tomë Mrijaj: Në lidhje me këtë mision Kapidani kujton: “Në pikëpamje morale ishem kryenalt, tue marrë në konsiderim luftën kundër rregjimit komunist, vendosa me ftue dy luftarë besnikë, të cilët pranuen pa kurrfarë kundërshtimi. Kështu filloi ndërmarrja e jonë kundër rregjimit komunist në Shqipni”. Bloku, bëri hapin e parë dhe ruajti linjën e përpjekjeve qëllimmirë për të bërë bashkimin e të gjithë forcave antikomuniste shqiptare në mërgatë, që ishin ndarë dysh në Komitet dhe jashtë Komitetit. Kjo inisiativë, synonte afrimin e grupeve të ndryshme dhe harmonizimin më të plotë e të qartë të veprimtarisë së tyre në dobi të atdheut dhe në një front të përbashkët kundër komunizmit. Mirëpo, rruga e nisur nuk ishte e kollajt, mbasi fillojnë polemikat dhe pengesat ndaj inisiatorit të saj mirditor. Përpjekjet e Kapidanit Ndue Gjonmarkut hasin në pengesë, për mospranimin e tij në Komitetin e parë nga ana e përfaqësuesve të organizatës Balli Kombëtar, që zotëronte asokohe të gjitha postet e organizatave. Ndërhyrja energjike e diplomacisë angleze dhe amerikane (përfaqësuesit amerikanë këmbëngulën, që Kapidani të pranohet pa kushte), bëri të mundur që të zgjidhet ky problem dhe kështu Kapidani i Mirditës bëhet një ndër drejtuesit e Komitetit, falë kulturës së shëndoshë perëndimore, vizionit largpamës, për të ardhmen, origjinës me emër shumë të mirë të familjes nga ai vinte, kontributi me armë në dorë, që kishte dhënë drejtpërdrejtë kundër komunizmit etj. Ndue, do të ketë takime të rëndësishme në Itali, me ushtarakë të lartë italianë, sikurse ishte admirali i marinës italiane zotin Talarigo dhe të misionit anglo-amerikan, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Jashtme Italiane. Takime të tjera ka pasur edhe me z. Herbert, një përsonalitet i njohur britanik për çështjen shqiptare, amerikanin z. Mc Lean etj. Gjithashtu Ndoj këmnguli, që në këtë Komitet duhet të përfshihet patjetër edhe intelektuali i shquar ing. Xhafer Deva, mbasi ai ishte një njeri me influencë të madhe në Kosovë dhe në malësitë e Shqipërisë politike. Kapidani Ndue, ka organizuar hedhjen e parashutistëve të grupit të ing. Xhafer Devës në Shqipëri. Kapidani, kishte një respekt të veçantë për atdhetarin e flaktë Mit’hat Frashërin. Për figurën dhe veprën e tij, Kapidani, flet me një admirim të veçantë, për arsye sikurse thotë, se: “Ishte nji njeri me nji prestigj të naltë kombtar dhe pinjoll i nji familje me merita të mëdha atdhetare”.
Pyetje: Si vijon aktiviteti i tij patriotik mbas vitit 1956?
Tomë Mrijaj: Në vitin 1956 Kapidani Ndue
Gjonmarku hap familje të re, duke u martuar me zonjushën romane Maria Teresa
Agustini, një vajzë e diplomuar në gjuhët frëngjisht dhe anglisht në
Universitetin Internacional “Pro Deo” në Romë. Çifti i ri, do të gëzohet me
lindjen e tre vajzave: Kristina, Bardha, Aleksandra dhe Gjoni djali i vetëm, që
ruan emrin e gjyshit të vet shumë të mirënjohurit Kapidanit Gjon Marka Gjonit.
Kapidan Ndue, u interesua qysh në fillim të shkollojë fëmijët në të gjitha
nivelet. Kështu vajzat dhe djali mbasi përfundojnë shkollën e mesme, ndjekin
dhe përfundojnë me rezultate shumë të larta kolegjet më të njohura në ShBA. Me
vdekjen e prindërve të gruas së Kapedanit dhe të babait të tij Kapidanit Gjon
Marka Gjoni, në vitin 1966, familja e tij emigrojnë në ShBA. Edhe këtu fillon
një etapë e re e lëvizjes antikomuniste, ku, aktiviteti i tij zgjerohet dhe
respekti, për kontributin e tij rritet edhe më shumë kur zgjidhet si Kryetar i
Blokut dhe për vetë faktin tjetër, se ai tashmë është trashëgimtar i Derës si
Kapidan i Mirditës, krenari dhe nder, të cilën e mbajti deri në moshën
97-vjeçare, kur ai kaloi në amshim. Veprimtaria e Kapidanit, është shumë e
madhe me shkrime publicistike, në organet zyrtare të Blokut, gazetat:
“L’Albanie Libre” dhe “Lajmëtari i të Mërguemit”, që asokohe botoheshin në
Pyetje: Kanë kaluar shumë vite, kur ju, keni hapur skedat e para, për të hartuar lëndën e librit: “Marie Shllaku, bijë e Shkodrës dhe martire e Kosovës”. Vit pas viti, pas ecejakjeve me avion në rrugëtimin New York-Tiranë dhe New York-Prishtinë, keni hulumtuar dhe sistemuar tërë materialin studimor, si një bletë punëtore, me durim dhe përkujdesje të veçantë. A mund te na thoni diçka të veçantë për këtë figurë tërësisht të harruar nga diktatira komuniste në Shqipëri dje dhe sot?
Tomë Mrijaj: Marie Shllaku njihet si intelektuale dhe heroinë e grupit atdhetar të Prizrenit në vitet '40. Maria nga dera e Shllakëve lindi në një lagje të vjetër të Shkodrës, në Badre, e bija e Markut, gjyshi i së cilës kishte ardhë shumë kohë ma parë nga Shllaku malor e legjendar, prej nga mori edhe mbiemrin. Pasi kreu shkollën e mesme pranë Kuvendit të Motrave Stigmatine, ku u dallua për kulturë të gjerë që në rininë e parë: i pëlqente teatri, recitimi, piktura; 20-vjeçare, komunikonte italisht, gjermanisht, frëngjisht e më vonë edhe serbisht, u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë në Romë, po i ndërpreu studimet e rregullta për shkak të luftës. Njëzetvjeçare, për arsye ekonomike, filloi punën në Ministrinë e Punëve Botore në Tiranë. Më 25 shkurt 1943, Marie Shllaku fillon punën në Prizren si Pëgjegjëse e Financave për gjithë krahinën e Kosovës ku, përveç detyrës së saj shtetërore, u lidh ngusht me botën e atyre trevave dhe asnjë nga ata që hynin në zyrën e saj nuk çuditeshin kur lexonin vargje të Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës nga "Lahuta e Malcisë" Më 6 maj 1944 i vjen pushimi nga puna “për motive politike”. Kthehet në Shkodër, për një periudhë të shkurtë për t’u rikthye një herë e përgjithmonë në Kosovë, tashma me një qellim të caktuar qartë: me luftuar përkrah vëllazënve kosovarë, që ato treva martire të mos ngeleshin nën thundrën e shkjaut, si ishin gjasat mbas nënshtrimit të plotë të PKSH ndaj Beogradit. Më 9 shtatori 1944, kur hynë brigadat partizane, ishte në Gjakovë. Largohet prej aty me shumë atdhetarë të tjerë dhe i bashkohet çetës nacionaliste të Smajl Goranit. Ajo lufton përkrah Ndue Përlleshit, Prof. Ymer Berishës, Ukë Sadikut, Mehmet Gradicës, Adem Shalës etj., ndërsa mbante lidhje me At Bernardin LLupin OFM në Pejen e pushtuar nga brigadat e kuqe komuniste dhe ia kishin ridorëzuar me tradhëti sllavëve. Vajza shkodrane mahniti burrat e maleve, me pjekurinë e vendosmërinë e saj që të pajtonte komandantat e shquar Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, të bënte bashkimin e koordinimin e luftës të rreth 50 çetave, që vepronin atëherë në Kosovë, prandaj edhe kalonte sa tek njëra çetë tek tjetra, nga Ndue Përlleshui tek Ukë Sadiku. Ajo ishte e pranishme në çdo takim të randësishëm, në çdo kuvend të burrave të maleve; mbante fjalime e ndizte shqiptarët në luftë çlirimtare. Kushtet e reja kërkonin organizimin politik të atdhetarëve dhe kështu lindi ONDSH, Organizata Nacional Demokratike Shqiptare, ku veç kontributit të veçantë të profesor Ymer Berishës, një rol shumë të randësishëm luajti Marie Shllaku. Me porosi dhe ndihmen e At Bernardin Llupit ajo strehohet në Dobërdol, në shtëpinë e Dan Pjetrit. Prej aty ajo do të luente një rol të jashtëzakonshëm në organizimin e Kuvendit të Dobërdolit të Ujmirit, e bashkë me prof. Ymer Berishën dhe komandantin Ukë Sadiku ishin udhëheqësit kryesorë të atij Kuvendi, mbajtur 24-25 Gusht 1945 te Llugat e Dan Pjetrit. Fjalimi i Maries në atë Kuvend do të mbahet mend nga shumë pjesëmarrës që i mbijetuan torturës dhe luftës.
Pyetje: A mendoni se e parë në planin e rizgjimit të traditës atdhetare, trimëresha e zgjuar sypatrembur Marie Shllaku, i përket atij brezi të patriotëve shqiptarë, që fatin e lidhën ngushtësisht me atë të popullit të vet, që zemra e re rrahu gjithë jetën për popullin, gjithçka që patën, si: energjitë, aftësitë e dituritë i vunë me ndërgjegje të pastër në shërbim të çështjes nacionale, të realizimit të aspiratave të ligjshme amtare?
Tomë Mrijaj: Martirët e historisë të të gjithë kohërave, me madhështinë e stoicizmit të tyre të gjatë, falë fakteve të reja, që ruan nëna histori, dalin nga labirinthet e heshtjes në momentin e përshtatshëm, kur populli ka nevojë më së shumti për ta. Si të tillë, ata së bashku futën në historinë nacionale në vendin e merituar, pranë librit të madh të kujtesës dhe mirënjohjes së përhershme popullore. Marie Shllaku si bijë e Shkodrës martire e Kosovës, është një rreze drite në errësirën e madhe, që ka mbuluar për dekada historiografinë e figurave të shquara të nacionalizmit shqiptar, që luftuan tërë jetën e shkurtër që kishin, për idealin dhe qëllimin fisnik të të parëve të tyre, bashkimin e tërësisë së trojeve etnike shqiptare. Komunizmi, ishte fatkeqsi për trojet tona. Shumë familje e katunde të Kosovës, u dogjën me themel nga forcat e të ashtëquajtura partizane. U vranë e masakruan, me qindra njerëz të pafajshëm, luftëtarë të lirisë. Antarët e familjeve të tyre, u ekzekutuan, vetëm pse luftonin komunizmin dhe regjimin kolonizues të Serbisë. Nisën të vriteshin një nga një me kurthe e trathti, prijësit e çetave nacionaliste, burra, gra, pleq e shumë fëmijë, për të zhdukur gjithsesi gjurmët e krimit vllavrasës, në emër të një ideologjie boshe, të importuar nga stepat e Siberisë bolshevike askohe. Krimet në fjalë, ishin të studiuara me kujdes nga xhelatët sllavo-shqiptarë, në mënyrë, që historia të mos kishte dëshmitarë të masakrave të kryera ditën për diell, në emër gjoja të “pushtetit popullor”. Duke e parë këtë veprim gjakësor të komunistëve, çetat nacionaliste, filluan të lidheshin më shumë me njeri-tjetrin, duke bashkëpunuar ngushtë politikisht dhe ushtarakisht. Pasi u pushtua dhe u aneksua Kosova më 1945, dhe pasi u ngrit muri më makabër i ndarjes ndërmjet shqiptarëve, regjimi i juntës ushtarake serbe, nuk kurseu asgjë, për t’a terrorizuar, masakruar, përndjekur dhe asgjësuar popullsinë e pafajshme shqiptare, që u robërua nga kjo makinë shfarosëse dhe shpesh me ndihmen e ingranazheve puthadorë e lajkatarë, për fat të keq shqiptarë. Në këto rrethana të reja të krijuara, shqiptarët fituan një status inferior, në krahasim me republikat dhe me popujt e tjerë të Jugosllavisë. Përkundrejt kësaj gjendje të re, popullsia autoktone e dardanëve, çdo orë, ditë, muaj e vite, kishte grumbulluar një lëmsh të madh zemërimi të natyrshëm. Ata, u rilindën dhe nisën të organizojnë lëvizje, protesta, revolta të organizuara e spontane dhe filluan t’a shprehin në mënyra të ndryshme organizimi. Populli shqiptar, u hodh në kryengritje, por mercenarët komunistë të Titos i shtypën me gjak. Nga një luftë e hapur patriotike, u detyruan, të ndryshojnë taktikë, duke kaluar në ilegalitet. Ata formojnë organizata politike, me përmbajtje të shëndoshë patriotike, për bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Një nga organizatat e rezistencës antikomuniste, që bëri bujë asokohe, është Organizata Nacional Demokratike Shqiptare (ONDSh), në Kosovë, Maqedoni dhe degë në vise të tjera shqiptare në Jugosllavi, në gjirin e së cilës, bënte pjesë vajza e re Marie Shllaku. Populli shqiptar, ka një histori shumë të trazuar, e cila, ka kaluar nëpër kapërcej të ndryshëm kohorë. Këtë histori e përshkojnë momente të hidhura të jetës dhe të veprave të shqiptarëve. Përkushtimi ndaj nacionalistëve martirë të nacionit, përbën një detyrim, për çdo pendë, që të përcjell me përkushtim brëndinë e ngjarjeve historike, duke zbardhur figurën e pastër e të pasur atdhetare të Marie Shllakut, që sakrifikoi çdo gjë, për të bërë nacionin e vet të pavdekshëm dhe nacioni si shpagim e nderon, duke e bërë atë të pëjetshme. Në këtë aspekt, libri hedh dritë, mbi veprimtarinë e vajzes shkodrane, që jetën ia fali në lulen e rinisë Kosoves martire, duke pasur në mendje e zemër emblemen e rezistencës, kundër ballinës së përbashkët komuniste të ashtëquajtur partizan shqiptaro-sllav. Ishte një vizionare e kulturuar, për një të ardhme demokratike, sikurse shumë shtete të Evropës Perëndimore dhe i vinte keq, kur shihte çdo ditë, se ku ishte katandisur atdheu i saj, nën kthetrat komuniste. Tharmi atdhetar dhe ndjeshmëria nacionale, ka qenë model për kohën dhe një shembull për brezat e sotshëm në Kosovë e Shqipëri. Maria, e tregoi me jetën e saj, se ç’kulturë atdhetare kishte zotëruar deri në ato vite dhe sa e si i shërbei mëmëdheut, duke dhuruar jetën, në moshën më të bukur të rinisë. Maria, ishte e mbeti një zë i fuqishëm, kundër dhunës, praktikimit të metodave të pushtetit të diktaturës. Me shembullin pozitiv, është një dëshmi e këngë krenarie e rezistencës, mbijetesës dhe vitalitetit të forcave nacionaliste, që refuzuan pandërprerë pushtetin e juntës komuniste, që po hidhte me shpejtësi rrënjën e farës së keqe. Patriotët e lirisë e Shqipërisë etnike, ekzistencën e tyre e mbështetën vetëm në vlerat e pastra dhe të larta morale, të traditës së kulluar nacionaliste.
Pyetje: U mbushën
33 vjet kur ju jeni zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes me vota të lira
nga Kongresi
Tomë
Mrijaj:
Kongresi
Ai
do të kishte synim revizionimin e Statutit. Dom Prekë Camaj bëri disa
propozime, dhe u vendos mbledhja që do të zhvillohej të nesërmen. Në seancën e
ditës së dytë të punimeve të Kongresit, Gani Perolli lexoi propozimet e
Komisionit të Statutit, që ishin: që tash e mbrapa emri i Organizatës sonë të
jetë Lidhja Shqiptare e Prizrenit; asnjë përson nuk ka të drejtë me përfaqësu
Lidhjen pa qenë i autorizuar prej Kryesisë; 10 qershori të festohet çdo vit nga
Qendra (New York) dhe degët e Lidhjes. Kongresi aprovoi disa propozime të tjera
të Komisionit mbi çështjet organizative.
Ismet
Berisha afron pranë Lidhjes klerikun Dom Prekë Camaj, të cilin e propozoi për
kryetar. Duke parë, se nuk kishte kandidaturë tjetër konkurente, delegatët i
dhanë votën. Për arsye përsonale dom Prekë Camaj pas një kohe të shkurtër dha
dorëheqje nga Krysia e Lidhjes. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbledhur
nga Këshilli Ekzekutiv në vendin "Liberty" në New York, antarët e
Kryesisë emëruan njëzëri Ismet Berisha për kryetar të Organizatës "Lidhja
e Prizrenit", detyrë të cilën e ka edhe sot. Kongresi zgjodhi Sekretarin e
Përgjithshëm Tomë Mrijaj dhe dy n/kryetar Myrvet Muça dhe Kolë N.Bajraktari,
arkëtar i Organizatës u zgjodh Mustafa Demalija, ndërsa antarë të tjerë të
Komitetit Qendror u zgjodhën Fran Sokoli, Gani Perolli, Anton Syku, Hamza
D.Abdullaj, Jusuf Adili, Jusuf Çekiçi, Mustafa Vraniqi, Ali Gaçaferi. Në
Këshillin e Pleqësisë bëjnë pjesë: Gjon Shtufaj, Aziz Mexhani, Adem D.Çelaj,
Musa Vuçiterna, Selim Berisha, Selim Berisha, Sefedin Maxhuni, Abdyl Azizi,
Bajrush M.Kosova, Mustafa Demalija. Editor i Buletinit "Lidhja e
Prizrenit" u zgjodh ShemsedinVendresha.
Më
poshtë po japim një përmbajtje të shkurtër të fjalimeve të përsonaliteteve të
shquar shqiptare. Zoti Abedin Mulosmanaj, përfaqësues i Oborrit Mbretëror,
falënderoi udhëheqësit e Lidhjes për ftesën, lexoi telegramin e Mbretit Leka I,
dërguar Kongresit
Dr.
Gjon Buçaj, Sekretar i Përgjithshëm i "Blokut Kombtar Indipendent".
"Lidhja e Prizrenit dhe Bloku Indipendent
Nderim
Kupi, Sekretar i Përgjithshëm i OKLL, falënderoi Sekretarin e Përgjithshme të
"Lidhjes së Prizrenit" Ismet Berisha, për ftesën. I falënderoi të
gjithë ata që flasin kundër armiqve, si: Serbisë, Turqisë, Bullgarëve. Në fund
shprehu parrullën e përhershme "Atdheu mbi të gjitha". Tonin Mirakaj,
n/kryetar i Federatës Panshqiptare "Vatra". "Ky Kongres po
mbahet në një kohë kur vëllezërit tonë kosovarë po vuajnë nën thundrën e
Jugosllavisë. Serbët, janë ujqërit që e ndrrojnë qimen, por jo zakonin".
Ismet Ukë Berisha, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Prizrenit në mërgim.
Ai
dha një raport shumë të racionalizuar mbi aktivitetin e Organizatës Lidhja e
Prizrenit në mërgim. Ndër të tjera, Ismet Berisha ceku organizimin e
demostratave kundra Jugosllavisë në New York, dhe denoncimin e politikës
shoviniste të serbvë në Kosovë dhe në krahina të tjera të Jugosllavisë, të
banuara prej shqiptarësh. Me vdekjen e Ing. Xhafer Deves, dorëheqjen e
n/kryetarit të Lidhjes, zoti Hysen Tërpezes edhe vrasjen e të ndjerit Kalosh
Hamdisë, gjithashtu edhe aksidenti i randë i tij, e demtuan mjaft aktivitetin e
Lidhjes së Prizrenit, por ajo si organizatë politike nuk u shuajt.
Shemsedin
Vendresha, i ardhur nga Florida, foli mbi ligjet ndërkombëtare, përsa i përket
ndalimit të luftrave dhe indipendencës së popujve. Ai tha, se "në vitin
1968, OKB konfirmoi pikëpamjet për të drejtat e njeriut". Rifat Kolgjini
(ardhur nga Belgjika), mbasi falënderoi kryesinë e Lidhjes së Prizrenit për
ftesen me marrë pjesë, përmendi kontributin e Dr. Krasniqit e Prof. Vasil
Antonit për çështjen e të drejtave shqiptare në Jugosllavi. Mbi 60.000
dëshmorë, kanë dhënë jetën në Jugosllavi qysh prej Lidhjes II të Prizrenit.
Remzi
Barolli, "Sllavët na kanë vrarë dhe torturuar, por Enver Hoxha si
kriminelë, ka bërë më shumë. Përse kaq pak shqiptarë kanë ardhur sot
këtu?" Preng Gruda, i ardhur nga Detroiti, "Lidhja e Prizrenit asht e
të gjithë shqiptarëvet dhe jo vetëm e kosovarvet. Neve, duhet të jemi të
bashkuar si një grusht i vetëm. Ne duam trojet dhe Shqipërinë tonë. Duhet të
mbledhim sa më shumë ndihma për organizatën tonë." Mustafë Vraniqi,
kryetar i degës në
Pyetje: A mund
ta rikujtosh sot fjalimin tuaj kur u zgjodhet nga Kongresi
Tomë
Mrijaj:
Unë thashë se çdo popull, ka historinë e vet në aspektin e zhvillimit të
ngjarjeve, që përbëjnë palcën etnike të nacionalizimit, me të cilën mbijetoi në
shekuj. Në historinë e lëvizjeve të lavdishme erdhën kryengritjet çlirimtare
antiturke 1910 në Kosovë, 6 prill 1911 e udhëhequr nga Dedë Gjo Luli, shpallja
e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në qytetin historik të Vlorës, janë frymëzime
nga "Lidhja e Prizrenit" 1878. Kërkesë themelore ishte vendosja e
autonimisë në viset etnike shqiptare, organizimi i çetave të armatosura nën
flamurin shqiptar. Lidhja, ndihmoi në përhapjen e zhvillimin e fjalës së
shkruar shqipe, përmes gjallërimit të shoqërive kulturore e patriotike.
Revoltat antiturke, të organizuara e spontane, dobësuan shumë pushtetin osman e
hapën rrugën e tjetërsimit të mëtejshëm të tij. Lidhja, ishte rrjedhim i
zhvillimit të natyrshëm të mentalitetit shqiptar në trojet e veta. Populli
shqiptar si komb kërkonte autonominë e natyrshme, një e drejtë që shtetet e
tjera të botës e kishin arritur me sukses. Por kjo lëvizje, ishte
gjithpërfshirëse. Të rëndësishme ishin selitë patriotike në: Prizren, Gjakovë,
Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Janinë etj. Ata ushtruan funksione administrative,
pushtetin ligjvënës, ekzekutiv, gjyqësor, ushtarak, etj., duke krijuar një
shtet paralel.
Turqit,
u munduan të shpërndanin Lidhjen, mbasi ajo nuk ishte dakord, të zbatoheshin
vendimet, që kishin të bënin me dorëzimin e Plavës dhe Gucisë shtetit të Malit
të Zi. Dega e Lidhjes në Shkodër 1880, proklamoi autonominë e vendeve ku
jetonin shqiptarët e vendosi pushtetin e saj. Kjo lëvizje u përhap në
Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, duke u përpjekur të bindë sulltanin, ta njohë
autonominë shqiptare, të vendosur në kundërshtim me dëshirën e tij.
Më
1880, në Gjirokastër u mbajt mbledhja e Lidhjes së Prizrenit, për të gjetur
rrugën e përbashkët për autonomi e vendime të tjera të rëndësishme etj. Nga
burimet historike, mësojmë se shek.XIX, është shekulli i formimit të
nacionaliteteve e rizgjimit të levizjeve nacionale. Në këtë rrjedhë historike
hyri natyrshëm populli ynë, duke qenë i ngjashëm me disa elementë të rrugës së
formit të popujve të gadishullit të Ballkanit, ku afërsia e marrëdhniet midis
tyre kanë ndikuar në formimin e fizionomisë së popujve. Si element i dorës së
parë, në formimin e nacionalizimit çlirimtar shqiptar, mendojmë se ka ndikuar
trashigimia e traditës së pasur patriotike shqiptare, që zënë fill me
udhëheqësit popullorë Batot ilirë, për të ardhur natyrshëm tek epoka e madhe
çlirimtare e Gjergj Kastriotit. Lidhja, me shumë meritë udhëhoqi lëvizjen
nacionale e luftën për autonomi në vitet 1878-1881. Në mënyrë të vijueshme, si
kërkesë themelore ishte vendosja e autonimisë nacionale në të gjitha viset
etnike shqiptare. E rëndësishme për popullsinë ishte, organizimi i sa më shumë
lëvizjeve çliruese të armatosura nën flamurin shqiptar. Hov e ndihmë direkte
dha Lidhja, duke influencuar në krijimin, përhapjen e zhvillimin e fjalës së
shkruar shqipe, përmes gjallërimit të shoqërive kulturore e patriotike,
letrare, etj. Prizreni e Vlora, janë binjake të një ideali të përbashkët
atdhetar, ku e dyta s’mund të kuptohet pa të parën, sikurse “Lidhja e Prizrenit”,
nuk mund të kuptohet pa epokën e lavdishme skënderbiane etj.
Pyetje: A mund të na përshkruani luftën për mbrojtjen e Kosovës dhe mbajtjen e Lidhjes II të Prizrenit (16-20 shtator 1943)?
Tomë Mrijaj: Tashmë, shqiptarët nacionalistë kishin një përvojë të pasur nga shembulli pozitiv i “Lidhjes së Prizrenit” 1878. Në situatën e re të krijuar, fati dhe interesat e popullit kosovar ishin të kërcenuar seriozisht dhe po shkonin drejt shkatërrimit. Në rend të ditës, doli si një rizgjim tek tradita ndërgjegjja nacionale shqiptare, e cila asnjëherë nuk kishte bërë gjumë letargjik. Për mbrojtjen e kufijve etnikë, me qendresë heroike, luftoi populli Kosovës, kundër shovinistëve sebo-malazias të Drazho Mihajlloviçit dhe brigadave mikse sllavo-komuniste të disa shteteve sllave (serb, malazez, maqedonas, bullgar). Aktiviteti i Lidhjes II të Prizrenit 1943, u shtyp me të gjitha mjetet e makinës shfarosëse të monarkisë Jugosllave dhe shumë shqiptarë u vranë apo u zhdukën. Kjo Lëvizje Çlirimtare e Komitetit të Kosovës kundër serbëve e trathtarëve, nuk mundi të ketë jetë të gjatë. Shpesh historiografia komuniste në Shqipëri e ish-Jugosllavi deri në vitin 1990, është përpjekur të paraqesë ushtrinë gjermane si shkatërrimtare për fatin e Kosovës, kur dihet se Kosova gëzonte një çlirim, e cila për fat të keq nuk zgjati shumë. Gjermanët, me përjashtim të zonës së minierave të Mitrovicës, u tërhoqën shpejt dhe njohën Kosovën si pjesë të Shqipërisë. Gjendja në Kosovë ishte shumë e rëndë dhe ishte e pamundur të shiheshin shenjat e përmirësimit apo të shpresës për lirinë e saj. Sjelljet brutale të pushtuesve italianë, burgosjet, internimet, kishin marrë përpjestime të mëdha si në Kosovë e Shqipëri. Më 7 korrik 1943 në Kosovë u shpall shtetrrethimi. Çetat çetnike serbe e malaziase, kishin fushë të lirë veprimi të stimuluar nga forcat fashiste italiane. Në tragjedinë e Bihorit, u masakruan barbarisht 4000 shqiptarë të pafajshëm, gra, pleq, fëmijë. Ky krim i shëmtuar, ishte bërë nga çeta e çetnikëve të Pavlo Gjurishiqit, të nxitur e armatosur nga komandanti i regjimentit italian në Mal të Zi. Mirëpo sa më e madhe bëhej shtypja ndaj shqiptarëve, aq më i madh rritej zemërimi e kundërpërgjigjja e popullit kosovar, që kishte filluar të riorganizohet gjithnjë e më shumë në male me të arratisurit e shtetrrethimit. Për të penguar dhunën ushtarake italiane dhe të çetnikëve serbo-malazezë në Kosovë ishte e nevojshme të krijohej një udhëheqje që do të bashkonte e kanalizonte të gjithë energjitë e përkushtimin nacionalist të patriotive të lirisë. Me kapitullimin e Italisë, çetat shqiptare, të ndihmuar prej disa formacione të vogla ushtarësh gjermane (të ardhur nga Mitrovica) morën në dorëzim administratën e vendit, duke formuar njiherit ndër të gjitha qendrat e Prefekturave N/prefekturave këshilla autonome ekzekutive. Për ambicie e bashkëpunim me çetat çetnike serbo-malazeze, çetat të ashtëquajtura “çlirimtare” komuniste në Kosovë, kërkonin turbullimin e situatës përmes dredhive e forcës, duke mbjellur frymën e vllavrasjes midis shqiptarëve, sikurse kishin vepruar në shumë zona të Shqipërisë. Për të realizuar qëllimin që synonte shpëtimin e Kosovës e Shqipërisë nga rreziku evident i sllavo-komunizmit, me inisiativën e një grupi nacionalistësh të flaktë të përbërë nga ing. Xhafer Deva, Musa Shehu, Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir Zajmi, Lukë Simon Mjeda, Qazim Bllaca dhe Pjetër Vuçaj, më 11 shtator 1943, u zhvillua në Prizren një mbledhje, ku u shqyrtua situata e krijuar dhe nevoja urgjente e masave që duheshin marrë, mbasi çdo vonesë do të ishte e pariparueshme e me rrjedha tragjike për fatet e atdheut. Tri ishin pikat bazë:
1. Thirrja e një mbledhje të përgjithshme popullore me shpirtin e frymën e Lidhjes së Prizrenit, ku do të përfaqësoheshin të gjitha krahinat e Kosovës, Dibrës, Strugës, Tuzit, Ulqinit nëpërmjet delegatëve të zgjedhur nga populli;
2. Deri sa të themelohet e caktohet një autoritet suprem nga Mbledhja e Përgjithshme, për të mbajtur qetësinë, rendin publik dhe situatat e reja që mund të krijohen, duhet të krijohet këshilli autonom ekzekutiv;
3. Ngarkimi i Këshillit Ekzekutiv të Prizrenit me përgatitjen e Mbledhjes së Kuvendit, hapja e të cilit do të bëhej jo më vonë se më 16 shtator 1943.
Më 16 shtator 1943, në shkollën “Bajram Curri” në Prizren u mblodhën mijëra qytetarë, për të përshëndetur fillimin e Kuvendit, që do të pagëzohet me emrin kuptimplotë “Lidhja II e Prizrenit”, ku si pari u zgjodhën: Musa Shehu kryetar, Aqif Bluta n/kryetar, Prof. Rexhep Krasniqi n/kryetar e Bedri Gjinaj sekretar. Këtu u miratuan 6 pika të rendi të ditës, të cilat në esencën e tyre të përbashkët kishin bashkimin e trojeve etnike etj. Në fund u zgjodhën Rexhep Mitrovica kryetar, Musa Shehu n/kryetar, Prof.Kolë Margjini n/kryetar, dhe antarë Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir Zajmi, Qazim Bllaca. Më 21 shtator 1943 delegatët u drejtuan në selinë historike të Lidhjes së Prizrenit 1878 dhe nënshkruan me solemnitet vendimet e marra në prani të autoriteteve e popullit të ardhur prej viseve të Kosovës. U hartua Statuti i Organizatës “Lidhja II e Prizrenit”, në të cilën shkruhej mbi themelimin, qëllimin, kopetenca tokësore, financat, dispozitat e posaçme, etj. Ajo kishte 22 nene, të ndarë në disa pika. Mbas pushtimit të Kosovës nga Jugosllavia e Titos, përpjekjet dhe luftimet e çetave nacionaliste në male e fusha nuk kanë pushuar gjatë gjithë vitit 1945, duke dhënë me mijëra dëshmorë. Organizata, me mjete luftarake modeste ka mbajtur në këmbë luftën e mbrojtjes në katër ballinat e kufijve kundër brigadave komuniste serbo-bullgare e malazezo-shqiptare. Këto të fundit të ashtëquajtur shqiptarë, kanë qenë drejtuar nga xhelati Shefqet Peçi e Aqif Lleshi, duke qëlluar pas shpine vëllezërit kosovarë të një gjaku e gjuhe. Numëri i dëshmorëve të rënë në ballë të luftës dhe i viktimave të pushkatuar mbas pushtimit sllavokomunist arriti në 50.000 vetë. Këtu përfshihen drejtues të organizatës, si: atdhetarët e njohur Musa Shehu, Prof. Kolë Margjini, Aqif Bluta, Bedri Peja, Asllan Boletini, Qerim Begolli, Xhevat e Rifat Gegolli, Shyqyri Bej Ramadani, Mustafa Agushi, Sulejman Xhemal Prishtina, Sulejman Ashiku, Av. Esad Berisha, Faik Okllapi, Aqif Tetova, Isak Taniku, Av. Shaban Kamberi, Xhem Gostivari e qindra të tjerë në viset e ndryshme të Kosovës e Maqedonisë. Të gjithë oficerët e ushtrisë dhe xhandarmarisë, që kanë qenë me shërbim janë larguar nga Kosova në Shqipëri, por për çudi nga regjimi i kuq i Enver Hoxhës, Mehmet Shehut e Ramiz Alisë, janë dorëzuar të gjithë autoriteteve jugosllave që i kanë pushkatuar pa gjyq. Të tillë janë dëshmorët antikomunistë si: Kolonel Fuat Dibra, Kolonel Asllan Vela, n/kryetar Sidki Shkupi, Major Hasha, Kapiten Hajdar Planeja, Kapiten Rasim Dajç, kapiten Hysni Rudi, kapiten Gjon Destanisha, kapiten Mark Thani, toger Musli Dobruna, n/toger Qazim Gostivari e aspirant Reshit Kaçaniku. Me gjithë vrasjet, për të frikësuar popullin martir të Kosovës, serbët e komunistët shqiptarë nuk mundën të mposhtin rezistencën e armatosur të forcave nacionaliste. Kështu mbas pushtimit të Kosovës nga fuqitë komuniste dhe mbarimit të lëvizjes së Drenicës, disa çeta nacionaliste zhvillonin pandërprerje aksione lokale kundër dominimit jugosllav. Me guxim, trimëri e vendosmëri luftonte çeta e Ukë Sadik Ramës të Gjurgjevikut bashkë me Prof. Ymer Berishën, që kishte ranë disa herë në përpjekje të armatosura me partizanët komunistë. Më pas, ata kanë kaluar nëpër Prokorupë e në rrethe të Rahovecit, me qëllimin për të mbledhë e organizuar forca të reja. Ai ra i sëmurë nga plagët e rënda, që kishte marrë më përpara. Ukë Sadiku u zu trathtisht, në një banesë dhe u dërgua në Prishtinë, ku u dënua prej gjyqit komunist. U ekzekutua me pushkatim, në vitin 1947 bashkë me disa shokë të tjerë. Ka qenë një trathti e ndërgjeshme veprimi i brigadave komuniste, që luftuan kundër vëllezërve shqiptarë të një gjaku e gjuhe të pushtuar nën Serbi, me një trathti të përligjur. Kështu për të shtypë e shkatërruar këtë rezistencë antisllavo-serbe, bullgare e maqedonëse, në ndihmë të trupave komuniste të Beogradit erdhën brigadat komuniste shqiptare të urdhëruar direkt nga diktatori Enver Hoxha e xhalati Mehmet Shehu, të cilët në terrenin e Kosovës kishin dërguar njerëzit më antishqiptarë e besnikë të sllavokomunistëve të Titos. Duke pasur frikën e një revolte të përgjithshme kundër pushtuesve serbë, komunistët e Tiranës së kuqe, menjëherë morën masat, duke stërvitur e dërguar në Kosovë njësitë partizane, për t’i ardhur në ndihmë Jugosllavisë. Në vend që ushtria shqiptare të bashkohet me forcat nacionaliste, kundër armmikut të përbashkët sllavëve pushtues, ata si trathtarë bënë të kundërtën duke vrarë, prerë, kallur në rrënjë pasurinë shqiptare, për hir të një ideologjie boshe komuniste. Tashmë mbi kurrizin e gjakosur të popullit kosovar ra edhe një pushtues i ri, por që kësaj radhe nuk vinte nga ajri e deti, por nga toka amë e Shqipërisë.
Pyetje: Tani të
vijmë tek Lidhja
Tomë
Mrijaj:
Në kohën kur populli shqiptarë në trojet etnike të veta ishte nën kërcënimit e
asgjësimit të përditshëm të pushtuesve sllavë (jugosllavë), kur krimet kundër
njerëzimit kishin arritur në zenith, kur shqiptarëve u mohohej çdo e drejtë më
elementare, atëherë kur diktatura fashiste e manjakut antishqiptar Rankoviçit
zotëronte çdo të drejtë, për të masakruar një popull, që nuk ka gjuhë, zakone,
tradita, sikurse të sllavëve, koha dhe ndërgjegjja nacionale shqiptare thirri
në skenën e historisë së saj, bijtë, nipat më të mirë të Kosovës kreshnike, për
t’u tubuar rreth mëmëdheut në emigracion, për t’iu gjendur pranë në ditët më të
vështira. Dardania, kërkonte të ripërtërinte vlerat e nacionalizmit të
masakruar ndër shekuj nga sllavët dhe pushtuesit e njëpasnjëshëm, që shkelën
dhunshëm trojet shqiptare të Rrafshit të Dukagjinit e Fushës së Kosovës.
Mbledhjet e elementit shqiptar në mërgim, nisën në disa qytet e shtete të
Amerikës. Tematika e debatet ishin të ndryshmet. Ishte koha kur Balli Agrar, si
antarë me të drejta të plota në Lidhjen Internacionale të Katundarve zhvillonte
mbledhjen e Kongresit të tyre në Ëashington, më 1-2 shtator të vitit 1961, duke
pasur shumë të ftuar. Shumë të rinj kosovarë, me ideale të pastra atdhetare në
shpirt, të gjendur në udhëkryqin e jetës patriotike, mundën më së fundi që të
gjejnë strehëzën e tyre, që ishte “Lidhja
Yonkers, New York, Intervistoi: Klajd Kapinova