Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neziri & Cirongu: Kosmogonia e një poeti kosovar

| E merkure, 04.03.2015, 07:52 PM |


KOSMOGONIA E NJË POETI KOSOVAR

Nga Bedri Neziri & Xhevahir Cirongu

Ky libër është një përmbledhje kritikash letrare të autorëve të njohur të vendit dhe të huaj që me një vështrim mjeshtëror dhe të mprehtë shkruajnë për krijimtarinë letrare të poetit kosovar Adem Zaplluzha, i cili inkorporohet në gjirin e margaritarëve të poetëve të rrallë të letrave tona që krijon një lirikë me motive të veçantë kosmogonike. Ndërkaq , ky libër mëton të hedhë dritë mbi krijimtarinë letrare të poetit kosovar duke e pasqyruar dhe argumentuar vlerat e veçanta ku përshkruhet fryma e modernitetit të ideve filozofike, kurse në qendër të shqetësimeve të tij është revolta, kundruall një realiteti të hidhur, me kuptim, që qenia njerëzore t’i ikë karakterit negativ, dhe të prezantojë ato vlera që shquhen për vizionin e tij të një bote të dëlirë. Kurse vepra e poetit kosovar Adem Zaplluzha, do të lënë gjurmë në fushën e letërsisë me një varg kritikash të studiueseve të njohur vendas e të huaj që janë marrë mbi krijimtarinë letrare. Ndërkaq ta njohësh veprat e këtij poeti kosovar nuk është vetëm një lexim i thjeshtë, sepse para nesh kemi një krijues i cili ka 123-të vepra të botuar, dhe po ta analizojmë krijimtarinë e poetit kosovar Adem Zaplluzha, do ta shohim origjinalitetin dhe sinqeritetin që komunikon, ëndërron, shkruan dhe është ndër poetët e rrallë të letrave tona që i afrohet viteve të 72-ta të jetës së tij . Ai meriton të hyjë në librin e GINISIT për numrin e madh të veprave të botuar brenda vitit përkatësisht brenda një viti del t’i këtë shkruar me se 30-të vepra. I tëre opusi letrar i poetit kosovar shquhet për kah botimin e veprave letrare që janë gurë të veçantë të një mozaiku xhevahiresh dhe që pasqyrojnë hapësirën mbarë shqiptare me të gjitha ngjyrat e saj. Cilido lexues që do ta marrë në duar veprat e këtij poetit Kosovar, do të shohë se ka vlera të veçanta në poezitë e tij. Veprimtaria letrare është shumë produktive dhe joshëse për çdo lexues. Vepra e tij është e veçantë dhe emblematike që i ofron lexuesit një

spektakël të botës metafizike, duke i nxjerrë në pah shumë mendime refleksive, mbi nektarin e fjalës së bukur artistike dhe melankolinë e shpirtit tij që udhëton krenar duke i skalitur e thurur tinguj muzikal të poezisë lirike, që me afshin e shpirtit dhe gurgullimat e zemrës së tij të zhuritur për dashuri dhe atdhedashuri. Poeti kosovar nuk ndalet se thururi vargje por ai, vazhdon rrugën drejtë së ardhmes me mesazhin se e nesërmja do jetë më e bukur për shoqërinë tonë ku depërton thellë në memorien e çdo lexuesi duke qenë i pavarur nga ndikimet e të tjerëve, Ndërkaq poeti kosovar nuk dështon kurrë në fushën e artit, sepse ai, di të hapë rrugët e ndjenjave të tija, i cili është si një gurrë e pashtershme të frymëzimeve të tija lirike, duke i trasuar në shtigje të reja përmes këngës së një kombi martirësh që nuk u gjunjëzua kurrë. Hapësira e atyre që kanë bërë vlerësime dhe kritikat letrare nëpër korpusin e botimeve të poetit Adem Zaplluzha, janë nga gjithë trojet shqipfolëse, madje edhe nga kritikë shqiptarë që jetojnë e shkruajnë në vendet e tjera, si në Ballkan ashtu edhe në Evropë. Lexuesi do t’i gjejë me lehtësi emrat e tyre në këtë përmbledhje vlerësuese që botohet me rastin e 72 vjetorit të lindjes së poetit tashmë të afirmuar në shkallë kombëtare e më gjerë. Më shumë se vlerësimet tona, flet puna e vepra e vetë poetit Kosovar, Adem Zaplluzha.

Kastriot, 4 janar 2015

(2)

Poezia e Adem Zaplluzhës ka universin e dashurisë për atdheun

Shfleton librat e poetit Kosovar Adem Zaplluzha, dhe vetja të duket sikur udhëton së bashku me vargun poetik nëpër atdheun tonë të dashur Shqipëri! Në çdo varg të poezisë gjen arteret e e venat e poetit të mbushura me gjak shqiptari, të cilat gurgullojnë udhëve të atdheut tonë nga veriu në jug, nga lindja në perëndim të vendit tonë . Vetë poeti është i shkrirë si një trup i vetëm së bashku me vargun e poezisë në çdo thërrmijë dheu, e prej andej ai si një llavë të zjarrtë mbjell dashuri në zemrat e njerëzve. E veçanta e këtij poeti është se, në oazën e botimeve që ato janë të shumta, spikatin për një stil sa të thjesht, po aq edhe filozofik që përcjellin tek lexuesi. Ai është i kuptueshëm në vargun që shkruan, saqë ky varg i lexuar nga gjithë shtresat shoqërore, duke filluar nga punëtori, nxënësi, bujku, historiani, intelektuali, etj,

përcjell tek ata mesazhe të qarta e që të mbeten në memorie. Me të drejtë, për këtë autor prodhimtar si një ‘’ frut shege’’, kanë shkruar mendimet e tyre duke e cilësuar si një poet vizionar e që meriton një vlerësim të veçantë . Hapësira e atyre që kanë bërë vlerësime dhe kritikat letrare nëpër korpusin e botimeve të poetit Adem Zaplluzha, janë nga gjithë trojet shqipfolëse, madje edhe nga kritikë shqiptarë që jetojnë e shkruajnë në vendet e tjera, si në Ballkan ashtu edhe në Evropë. Lexuesi do t’i gjejë me lehtësi emrat e tyre në këtë përmbledhje vlerësuese që botohet me rastin e 72 vjetorit të lindjes së poetit tashmë të afirmuar në shkallë kombëtare e më gjerë.

Më shumë se vlerësimet tona, flet puna e vepra e vetë poetit Kosovar, Adem Zaplluzha. Sigurisht , ky libër për poetin do të jetë si një gur meteori, cili do t’i japi forcë shqiponje, do e rigjallërojë në shpirt për t’i thënë vargut poetik: Do jetoj me ty gjithmonë!

Durrës, 18 Dhjetor 2014.