Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Liman Zogaj

| E merkure, 04.03.2015, 07:09 PM |


Liman Zogaj

 

KUR DHEMBJA TE BENE GUR

 

Eh,

sa her vi ,ne ato Votra

e nuk gjeje, as Nene

as Motra.

I Perlotur

hy ne Kulle

bashke me dhembejn

behem Gur.

Neper drite

me kaplon terri

shpirti akull-

me gjysme dielli.

Flase me token,

diell e hane

por, s therras Moter,

Babe as Nane.

Dhembja ime

e rande plumbe

bashke me dhembjen

behem shkrumbe.

Memec hy

e memec iki

me termetet

qe merr shpirti.

Pse mor Zog

me plage e halle

t' kerkoj n'bashqe

e te gjeje n' varre.

Plage e dhembje

kurr pa da

nuk e gjeje

as Timin Vella.

Me re qielli

me lot toka

zemra ime

copa-copa.

Eh, Mergim

vale e Cunamit,

vale u ba

fati i Limanit.

Dhe kur qeshi

dhe kur qaje

Them:-

Ne Lladroc e du nje varr.

 

 

VULLKANI I SHPIRTIT

 

Takimi me mergimtarin ne ikje B...

Mbreme,

neper terrin e nates

e takova udhetarin e trembur

qe e kerkonte udhen-pa emer

edhe pertej Detit te zi.

Si Zoge i furtuanve

mbi supe

mbante harten e coptuar

neper syt e turbullt

loti i pikonte

ne dyshemen prej xhami te thyer.

E perkedhelte telefonin e bardhe

ne vende te dores te vajzese

qe e la te perlotur

buze malit kur iki.

E kerkonte Lidhjen

Ti thoshte Gruas-Gezohu shume,

une erdha deri ne funde-Humba

nuk e di a na bashkojne planetet.

Kam deshire ha harroj fjalen:

U Pafshim ne K.......

Sepse plaga

pikon gjake zogu

sakatuar e vrare

ne udhetimin neper akull

ne ikjen neper kufirin e pergjakur.

Kam deshire

jo me large se Neser

te jem prape zog neper furtune

e te kthehem te shikimi me dill

te mos me tremben femijet

nga enderrat e kqija.

Une,e mora ne shporten e dhembjes

edhe nje dhembje

Ai-u nise ,Kah Porta me Grilat

e per ta operuar shikimin

aty ku vritet drita

e aty ku nise dhembja neper vale.

 

 

KOSOVE

 

PSE;do vale i kane ra detit

pse termet ne toke t` ka ra

pse Kosove po t `ike rinia

pse,ty gjaku-Lot t`u ba.

Kerkon shtegun,ik kufirit

por,n`shkretire nuk paske vale

pse ,s me thae Lamtumire

keshtu, betimi s`ishte djale.

Telefoni ,sot cingerroi

veqe nje fjale sot ma ke fole:

-te kam shpiret e te kam zemer

gjalle jam ngri ,akull e bore.

U shtange vasha,si thupra dridhej

ju ka ngri, celulari n `dore

nisi Lote si gurre e vluar

me shkri akull ,me shkri bore.

Mjera une, po bane sy zeza

pse nuk erdha une me ty

me ta puthe at nur prej dielli

vetem akull mos mu ngri.

Neper Nate, si furtun erdhi

-T`Lutem Zot ,naj lajm i mire,

Prite tashe ,t ´u kthy Dashnori

krejt i shtrire

e krejt i ngrire.

Qan e qan,vasha e mjer

mbi Dashnorin-akull i ngrire

-Edhe une do vi ne varr

me ty bashke e kam me mire.

Ne bluze te bardhe i gjen nje leter

Shkruar e kishte ne Kufi:

_Herdo kur T `me shkrin Dielli

Prape ,ti du ty syt e zi.

-Ah,Dashni, dashni e djegur

Ti i vdekur,, e gjalle une

her te Ngrire e here te Djegur

neper zjarr e neper Lum.