| E enjte, 26.02.2015, 08:33 PM |
NEKI LULAJ
MISTERET NA I VRANË SHPRESAT
Nuk di pse po dalim nga djepi, pse po ikum nëpër male..?
Rrugëve të pa krye labirintheve po kalojmë edhe kufij
Në klasë me ngelën kujtimet rinore, çanta me libra dhe fletore
Merrni të gjitha se misteret mi vrarë shpresat e unë më nuk do vi
Në ju pyettë kujdestari i klasës për mua,......?
I thuani se ka ikur mbëmë me ndërskemcat e territ
Ne ju pyettë edhe drejtoresha e shkollës drejtë i tregoni,...!
Në autobusin mister hypi me plotë moshatar për ti zenë misteret
Në ju
pyettë ajo Bjondja bukuroshja “
E rrugës së heroit ”Zahir Pajaziti”
I thuani se iku me lotë ne sy e me një mall shpirti shtërnguar
Thirrje në ërrësirë që s’ pati guxim me të thenë fjalën” të dua ”
Mos me pyetni për rrugëtimin ne labirinthitn misterioz
Se ata që na vranë e na dogjën dje sonte po na ugurëzojnë
Buzë kënetës në kufi stom pyellit krrupnajë me therokë
Paguani haraqin e thyene qafen për ne Hungari........
Kilometra rrugë kaptova brigjeve , prroskave e shtreterve të lumejve
Heca pa pushuar ,rrugëve te misterta shpresat ne kërkim
Por kur u diktuam nga rojet me uniforma “Bjonden e harrova”
Maltretime fyerje nençmime që nuk kanë përshkrim,......
Heeeej ore ju ,. Me të mirët e mi,! Mos e braktisni djepin shqip te Atësisë
Se atje kurrë nuk shtjerrën endërrat e thurura, të atdhetarëve e herojve
Rrini ne parajsën e Engjëjve qe e bekuan perenditë
Atje buron energjija hyjnore, e sërish çdo gjë do të rilindë....!