| E merkure, 25.02.2015, 08:09 PM |
DILA GECAJ
QAJ MOJ KOSOVA IME
Qaj moj nënë Kosovë, haj medet,
Kurrë ma keq s'ke qenë n'këtë jetë.
Të ka kaplu tmerri, të përbin varfëria !
Ca janë milionrea, pasuri bordele,
Të varfërit s'kan as bukë, veshen me zhele.
Disa
Disa në kasolla, ngulfaten prej bloze!
Ata shumë të pasur, sqajnë kokë për vrfëri,
Nuk mendojnë për popull, jetë në mizori.
Medet,po ndjellin kob me një luftë civile.
Rinia shqiptare, rrugëve e pa punë,
Mijëra të tjerë, lamtumirë atdheut,
Kerkojnë fat e bukë, nuk po humbin shpresë,
Të mbahet fmilja, për buk të mos vdes.
Kur në rrugët tona nënat bëhen fli,
Kerkojnë lëmoshë, pak bukë për fëmijë,
Në atë pikë na sollen, me i rënë shqel´m nderit..
Dardani-Kosove…ke rënë në fund të ferrit !
Kronikat e jetës, përsritet historia,
Sa poshtë ka rënë shqiptari edhe Shqipëria,
Humbi dinjiteti, erdh´ kohë Migjeniane,
Lirë sot shitet nderi dhe loti i një nane.