| E hene, 23.02.2015, 08:21 PM |
Mësuesi
Picariot Shezair Koko, ecën i sigurt shtigjeve të jetës…!
Esse nga Xhevahir Cirongu
Bisedon me mësuesin Shezair Koko dhe vetja të duket sikur ke hapur fletët e një romani, e ashtu pa e kuptuar lundron nëpër ‘’Oqeanin’’ e jetës dhe të dijeve që zbulon dalngadalë te ai djalë i ri nga Picari i Gjirokastrës ; vullnetin dhe pasionet që ka në vetvete, por edhe që rrugëton i sigurt nëpër shtigjet e diturisë. Ai, me një vullnet e guxim djaloshare, ka thyer çdo barrierë e pengesë për të kapur kohën e vet, por dhe i sigurt se dija do edhe sakrifica. Sot ai është mësues dhe një edukator i shkëlqyer me një reputacion të gjerë që nderohet nga njerëzit e thjeshtë, gjer te rrethet akademike. Ne biseduam me këtë intelektual vizionar, dhe prej tij morëm si gurë të çmuar mendime e fjalën e ëmbël si hoje mjalti.
Gjurmë mbi gurë drejt reve të bardha për tek ëndrrat..!
Shpeshherë, meqënse ishte edhe fëmija më i vogël i familjes, Shezairi shkonte me bagëtitë për kullotë mbi kodrat e fshatit. Sodiste natyrën, i gëzohej këngës së bilbilave, shuante etjen tek burimet me ujë të ftohtë e të pastër si kristal, por edhe kënaqej kur frynte flladi pranveror. Jo vetëm kaq,por ledhatonte fijet e barit, këpuste gonxhet e tërfilit në livadhe, e vazhdonte duke mbledhur lule të ndryshme që i bënte tufa- tufa duke i thurur gërshet si flokët e gjata të atyre vajzave të fshatit; apo forma të tjera që i jepnin kënaqësi dhe i mbushur shpirtin saqë, edhe lodhjen e harronte kur ai kthehej në mbrëmje me bagëtitë në shtëpi.
-U lodhe bir !,- i tha e ëma Darovi atë ditë kur e pa Shezairin me një tufë të madhe lule në duar. Këto lule janë bimë medicinale, tregëtohen në pazar. -Si the moj nënë!? Epo, nesër do mbledh më shumë atherë….Që nga ajo ditë Shezair Koko s’u nda luleve. Prindërve u thoshte se do bëhem doktor. Edhe njerëzve të tjerë, të njëjtën gjë u thoshte.
Vitet kalonin si pakuptuar, ecte mbi gurët e bardhë dhe meditonte për të ardhmen. Ai projektonte tek shkelte ata gurë të ardhmen, por në qiell retë e bardha tregonin se ëndrra e tij ishte diku në një drejtim tjetër, që e cila projektonin të ardhmen e tij. Këtë ai s’e kuptonte dot, sepse ishte ende i vogël.
Shezair Koko ka lindur në korrik të vitit 1982 në Picar të Gjirokastrës. I ati Besimi, dhe e ëma Darovi, gati sa nuk fluturuanë atë ditë ku u lindi Shezairi. Ata kishin edhe të tjerë fëmijë, por tek fëmija i sapo lindur, sikur rrezatonte e flatronte disi ndryshe. Edhe gurët e shtëpisë, apo të rrugicave të lagjeve, buzëqeshnin si një lule që rritet në shkëmb. Besimi e Darovi sollën në jetë gjashtë fëmijë: 4 djem e 2 vajza. Megjithëse, puna e vështirë që bënin në bujqësi e blegtori, ata si prindër s’u lodhën kurrë, por i rritën dhe edukuan fëmijët e tyre me dashuri njerëzore, por dhe me edukatë e dituri, saqë edhe librin ua vendosnin tek koka kur i vendosnin në shtratin e gjumit. Bisedon me ata, e të duket vetja sikur je njohur prej vitesh. Një e nga një zbuluam emrat e fëmijëve të tyre: Lindita, Sali, Ritana, Nebi, Islam, Shezair. Që të gjithë ata sot janë të martuar e kanë krijuar familjet e tyre. Kurse Besimi e Darovi u gëzohen nipave e mbesave që shkëlqejnë si yje në qiell. Familja Koko është një strehëz ku atje rri ’’ Zgjuar’’ mendimi i artistit. Jo vetëm kaq, por ka lindur artista. Shkaku dhe shtysa ka qënë i ati i tyre, Besimi, që i cili gëdhendëte drurin e gurin me daltë ditë e natë nën dritën e diellit, apo nën dritën e yjeve të netëve gjatë stinës së beharit. Jo vetëm duartë që i ka të argjenda, por Besimi edhe shpirtin e ka të ndritur, shpirt artisti e zë bilbili që ka kënduar gjithë jetës së tij. Kur ke shpirtin artist, jetës i jep kuptime dritëjete! Vështirësit e jetës thyen si copza xhami të kristalta. Këto veti, ai ka ditur t’ua përcjellë edhe fëmijëve. Kështu, me kalimin e viteve, njëri vëlla Sali Koko mbaron Akademinë e Arteve, sot është skluptor dhe jeton e punon në Tiranë. Por ne u përqëndruam këtë radhë tek Shezair Koko, tek mësuesi plot talent, tek ky djalë me vullnet e pasione që gjurmon dijen nëpër skutat e fshehta të saj. Vitet ecnin, por edhe Shezair Koko rritej. Endërronte qysh kur ai ishte i vogël që të bëhej dikush. Kështu, ngado që shkonte, librin e mbante në gji. Ai lexonte e studionte me pasion librat shkollorë, por edhe të tjerë libra të fushave të ndryshme shkencore e letrare.. Në vitin 1992 mbaron shkollën fillore në Picar, dhe të mesmen në vitin 2000 e mbaron atë shkëlqyeshëm. Por, pasioni për dije s’mbaron këtu. Atij i digjej xhani për të ecur edhe më tej; të prekte dijen e të ngjiste shkallët edhe më lart. Asnjëherë, Shezairi nuk kënaqej me dijet që kishte përvetësuar. Ai ecte i sigurt mbi varkën e dijes nëpër detin plot dallgë, për t’i thënë asaj: ‘’Unë jam këtu pranë teje, o dije!’’. Duke përballuar edhe vështirësitë familjare të kohës, Shezair Koko vazhdon arsimin e lartë degën matematik- fizikë në Universitetin ‘’Eqerem Çabej’’ në Gjirokastër, viti 2001-2005 e mbaron atë.
‘’- Dija s’ka fund, - na thotë Shezairi. Njeriu duhet të jetë vazhdimisht në kërkim të dijes, ndryshe ai humbet edhe ata që ka mësuar!’’. Shezairi nuk është vetëm një intelektual i zoti, por edhe si një njeri që i do edhe të tjerët. Ai ka mall edhe për shokët e shoqet e fëmijërisë e të shkollës.Ata janë të shumtë, por ne shkëputëm nga memorja e tij këta emra për t’i sjellë në këtë shkrim: Rasmi Seferi, Xhemal Cane, Miladin Saraçi, Nadire Ruko, Yllka Peta, Alket Canaj, etj.
- …Unë ëndrroja të isha … dhe u bëra mësues …!
…Kjo ëndërr e hershme e imja u bë realitet. Ishte viti 2005 kur unë mora emërimin si mësues në shkollën e gjimnazit që mban emrin e Heroit të Popullit ‘’Asim Zeneli’’ në Gjirokastër.- na thotë Shezair Koko.
‘’Nuk mund t’ua fshehë të vërtetën. Kur në dorë mora për herë të parë në shtator të vitit 2005, regjistrin e emrave të nxënsëve tek drejtoria e shkollës, m’u kujtuan vitet e fëmijërisë kur unë fillova klasën e parë. Edhe ajo ditë, që fillova si mësues, vetja m’u dukë njëlloj si nxënësit e klasës që dhashë mësim. Nxënsit më dëgjonin me vëmendje, por edhe unë i dëgjoja me kujdes e dashuri ata…’’. Janë plotë 10 vite që Shezair Koko punon me përkushtim në arsim. Gjithmonë i qeshur, i dashur me nxënsit. Si mësues Shezair, s’gjen dot lehtë në ditët e sotme, - na thonë nxënsit e shkollës të fshatit Nepravishtë. Njerëzit e grupmoshave të ndryshme të flasin me dashamirësi për mësues Shezair Koko. Marrdhëniet me njerëzit, por e veçanta tek mësues Shezair, qëndron në komunikimin si pjalmi i luleve të pranverës, fjala e ngrohtë që përcjell për tek fëmijët, te nxënsit e shkollës ku ai ka dhënë e jep mësim. Të tilla përshtypje për këtë mësues e intelektual mësuam edhe në Libohovë, nga njerëz të ndryshëm, por edhe nga ish nxënësit e ata aktualë të shkollës 9 vjeçare ‘’Avni Rustemi’’.Në të gjitha shkollat që ai ka punuar, gëzon respekt e dashuri në zemrat e njerëzve. Sot ai punon mësimdhënës në fshatin Nepravishtë.
…Shtigjeve të reja, mësuesi Shezair Koko ndez semaforët e pasioneve..!
Njeriu në vetvete ka shumë ëndrra. Ai apo ajo, e shikon jetën për ta ndërtuar me këndvështrime të ndryshme. Dikush këtë vështrim e merr seriozisht dhe i vë vetes qëllime për të ecur drejt shtigjeve të reja. Jetën nuk e shikon thjesht, sa për të thënë, ‘’ unë kaq mundem’’ e pas kësaj fle mbi gjethet e dafinës. Tek Shezair Koko, ne gjetëm njeriun që edhe sakrifikon për të rrokur të fshehtat e jetës. Dhe për këtë, ai është në kërkim të vazhdueshëm për të kapur ato shtigje të dijes , që diku janë në skutat e fshehura për t’i zbuluar ato. Dhe, për të gjitha këto, ky intelektual mban ndezur dritat e dijes e të pasioneve. Kështu, ai të bind me fakte. Semaforët e djes e të pasoneve janë gjithnjë ndezur në mendjen e shpirtin e këtij inelektuali të palodhur. Kërkon te vetja, por një gjë të tillë e kërkon edhe tek të tjerët.
Me inisiativën e
mësues Shezair, në fshatin Nepravishtë botohet gazeta që mban emrin ‘’ Embrion’’. Jo vetëm kaq, në
vitin 2008 boton vëllimin me poezi të
titulluar ‘’Endërr mbi det’’. Kur e pyesim se, a ke projekte të tjera në lidhje me poezinë, na
përgjigjet me vlagun e vargut poetik dhe
i sigurt me fjalën e zjarrtë si llavë
vullkani ‘’
Shezair Koko, ka marrë edhe vlerësime të ndryshme nga instuticione shtetrore, organizat shoqërore , rrethet shkencore e letrare . Kështu, në vitin 2011 merr çmim vlerësues, Ç ertifikatë nga Insituti Shqiptar “ Për studime dhe edukim në teknologjinë e informacionit’’. Por, jo vetëm kaq, ai vazhdon edhe më tej me ’’ Dëshmi Kualifikimi nga Repuplika e Shqipërisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Insituti i Zhvillimit të Arsimit, viti 2011- 2012’’.
Por ai merr edhe ’’
Çertifikatën për Gjuhën Italisht.Ministria e Punëve e Çështjes Sociale dhe
Shanse të Barabarta’’.
Ne u ndalëm shkurtimisht, për të shkruar diçka për intelektualin e mësuesin vizionar Shezair Koko nga fshati Picar të Gjirokastrës. Sigurisht, në të ardhmen do mundim që të shkruajmë edhe të tjera fakte nga puna e këtij intelektuali, sepse ai e lë të hapur dritaren e bisedës sonë për t’u rikthyer prap tek prespektivat e punëve që do realizojë në të ardhmen. Prej tij morëm një premtim të sigurt, sepse ai ecën drejt shtigjeve të reja të shkencës e të jetës.