| E hene, 23.02.2015, 08:05 PM |
Sadulla Zendeli Daja
TË TË DËGJOJ
Pash Zotin çfarë po thua
Më trego të të dëgjoj
Kur kurreshtja vjen si plesht!
Disa fjalë s’i kuptoj
Por ato kurrë s´i harroj.
Në fjalor po i kërkoj
Fjalën tënde ta vërtetoj
Dhe ta analizoj...
Kur të kam para sysh të shikoj
Kur ma kthen shpinën
S´di kush je, s´di ku shkon,
Çfarë po thua, me cilin je
Çfarë bisedon për tjetrin person.
Më dole përpara t´më shikosh
Më lëre pas të më harosh
Madje dhe mos t’më takosh
Bisedën që e bëmë mbrëmë
A duhet mënjanë ta lëmë?
Ty të duket gjë e rëndë
Ti më the se s´ka korrupsion
Arkën e shtetit e kanë ngrënë
E kanë zbrazur këta jaranë
Më trego pash Perëndinë!
Obubuu more vëlla me pishë
Të gjitha ke dëshirë t´i dishë!
Të thash o burrë i dheut
Të korruptuar jemi unë e ti
Që punojmë dit’e natë
Për të mirën e atdheut të ngratë!
Pashë besën mos më trullos
Fatkeqësisht nuk të mora vesht
Sërish po të pyes kush janë ata?
Që n‘shtëpinë e vet e kanë zakon
Për t‘u zhytur në korrupsion?
E more vëlla që më bezdis,
Përsëri po më harlis...
Të thash, o burrë i dheut:
Jemi unë e ti në këtë mjerim,
Porsi hajnat që banojnë në Arbëri
Si dhe miqtë e tyre në mërgim!
VENDLINDJA JONË KOSOVA
Toka mëmë është shpirti jonë
Dielli i atdheut tonë
Shpirtin na e shëron
Rreze të arta na dhuron.
Rrezet e diellit e ndriçojnë
Dielli trupin na e rrit
Dhunti e Zotit shndrit anembanë
Të mirat e dheut na i dhuron
Që ta ruajmë vendin e të parëve tanë.
Atdheu ynë është një mrekulli
Për shqiptarët në Arbëri
Dhe n’Kosovë e Çamëri
U bekuam Perëndinë
Që na e rringjalli Ilirinë.
Një ditë dielli i pa parë
Sërish do ta ndriçojë Arbërinë
Si më parë kurr ishte e pandarë.
Ata që na frymëzuan ende banojnë
Janë edhe pas vdekjes në vëndin tonë
Me shpirtin e shenjtë po fluturojnë
Arbërinë e lënduar e shikojnë
Për lindjet dhe vdekjet në vendin tonë
Dorën e shtrijnë t`na ngushëllojnë...
Tani shpresoj se e ke të qartë
Rrugë a shteg tjetër nuk ka
Merre strajcën në Mirditë
Dhe mbushe me bukë e krypë
Për atdheun tonë të dytë!
Merre rrugën nga Serbiavrastare
Kalo nëpër Hungarinë mike
Ku Lartmadhëria e tij Mbreti Zog
Për nuse Gjeraldinën e pat marrë
Dil në Perëndim e në mërgim
Mblidhi lekët që n‘rrugë janë
Prite asimilimin dhe vdekjen
E emrit të bekuar shqiptar!
FAJTOR JAMI UNË E TI!
Atyre që votën ua dhamë
Na dëbojnë nga vendi mëmë.
Gjashtë muaj pa zot shtëpie
Dyert e Parlamentit tonë
Mbetën të mbyllura…
• Marri, qeshje, qarje
• Piskamë e këtij shekulli.
• Gjashtë muaj pa zot shtëpie
• Mbeti Kosova jonë.
• Kosovën që e shanë,
• Kosovën që e dhunuan,
• Kosovën që e dëbuan
• Kosova që u flijua.
• Marri-marri o vëllezer shqiptarë!
• Gjithë partitë vrapojnë të bëhen Kryetarë.
• Turp para botës së qytetëruar,
• Turp para miqve tanë që na ndihmuan,
• Turp para nënave e motrave e fëmijëve që nga armiku u dhunuan!
• Turp ndaj atyre që na ndihmuan kurr barbari na dëboi nga vendi ynë!
• Turp për ata që shpirtin e dëshmorëve e nënçmuan!
Udhëheqësit e partive politike
Zihen e shahen dhe përlahen
Zoti Ramush Haradinaj
Prej ditës së parë deklaroi
Se do të bëhet kryetar
Zoti Limaj pokështu deshi të bëhet kryetar,
Zoti Krasniqi don të bëhet kryetar,
Edhe Albin Kurti që populli me krenari
E priti. Edhe ai don të bëhet krytar...
Por zoti Mustafa tha e u bë kryetar,
Por lekët e 3% që i mblodhi mërgata
Me të madhin Bukoshin ende në xhep i kanë.
Shtërnguan duartë me kryetarin Thaçi,
Ata të tjerët që zemra u digjet të bëhen kryetarë
Zoti do t’ua japë miratimin që të zgjidhen kryetarë.
Hallall u qoftë në të ardhmen të bëhen kryetarë.
• Bota e civilizuar shikon e qesh
• Me këta burra të shekullit tonë.
• Në këtë shekull të mashtruar
• Me burra e gra të mërguar
• Korrupsioni është i gjallë
• Të gjithë duan të marrin një pozitë të lartë,
• Nuk mund ti dallosh a janë njerëz të civilizimit
• A janë burra apo korba të shkatërrimit!
Popull i nderuar dhe shumë i lënduar
Adhuroni këta burra të mëdhenj.
Merrni strajcat në krahë,
Merrni rrugën e mërgimit,
Rrugën e vdekjes së emrit tuaj.
Rrugën e mashtrimit
Merrni
rrugën nga
Kaloni Hungarinë mike
Dilni rrugëve t’perëndimit si lypsarë
O vëlla shqiptar me lot në sy të qaj
Pesëdhjetë vjet në mërgim po vuaj
Dy fëmijë m’kanë lindur n’tokë të huaj.
Kanë kaluar njëzet a tridhjetë a pesdhjetë vjetë,
Kur emri familjes sime që kishte dikurë jehonë
Ka filluar të shuhet e do të vdesë përgjithmonë.
Zgjidh e merr o familje shqiptare
Mos e mos shko në emigracion
Se do të vdesin si unë.
I gjallë dukem por në shpirt e zemër që moti jam i vdekur.
Mërgimi është asimilimi me nënshkrimin tënd
Dhe me vdekjen e emrit e mbiemrit të familjes sate.
Mendo, mendo e mendo dhe mos shko.
Edhe stërgjyshërit në varr për ty do të qajnë
Përse e le vëndin tëndë, lirinë atje e ke
Shqiptari nuk ka vuajtur për bukë e kripë
Por ka vuajtur për liri e vatan...
§§§§§§§§§§§§§§§§
Kosova ka patur ka dhe do të ketë burra e gra
që do ta mbrojnë gjithmonë e papra.
Do ta rregullojnë Parlamentin e Kosovës sonë
Korrupsionin do ta ndalojnë,
Ata që fshihen si hijenat e urritura
Do ti gjejnë-bile i din kush janë
Maskarenjtë që ashiqare kanë përvetësuar
Pasurië shqiptare në emër të filan tradhëtarit.
Të pandehurit e morrën nëpër këmbë
Dinjitetin e dëshmorëve tanë
Që u flijuan për Kosovën tonë
Që ne sot po e gëzojmë...
JU QË EMIGRONI SOT
KUR KOSOVA ËSHTË E LIRË
Ju që do të emigroni në tokën e huaj
Fjalën shqipe do ta varrosni në Kosovë.
Në qytete, fshatra, fusha e male
Dasmë e vdekje në vendin tënd
Do të dëgjosh zërin e gjuhës amtare.
Gurët e varret shqip folin
Kurse ti do ta humbish
gjuhën e të parëvë tanë!
Në mërgim do të qajsh e vajtosh
Por atëherë do të jetë vonë
Do të rriten fëmijët
E do të mbesin në mërgim.
Emri yt si shqiptar do të vdesë përgjithmonë
Këtë amanet shkrimtarët
Dhe të parët tanë na e kanë lënë.
KOSOVË, MOS NA
Toka mëmë është shpirti ynë, dielli i atdheut tonë të bekuar. Drita e tij shpirtin na e shërron. Rreze të arta na dhuron. Tokën tonë e ndriçojnë dhe trupin na e rrit. Na këndellin që ta mbrojmë anembanë, vendin e të parëve tanë. Atdheu ynë është mrekulli e ndriçim. Madje, edhe për shqiptarët në mërgim. E bekofshim të gjithë Perëndinë, që na e ringjalli Ilirinë! Një ditë dielli i gjithësisë do ta ndriçojë Arbërinë mbarë. Si dikurë kurr ishte e pandarë. Dëshmorët me shpirtin e shenjtë, janë në çdo vend e na bekojnë. Fluturojnë dhe na shikojnë. Dorën e shtrinjë të na ngushëllojnë. Për lindjet dhe vdekjet në vendin tonë.
Maskarenjtë krekosen e hulumtojnë. Pa shpirt e pa zemër shkelin vendin tonë. Pa drojë janë zhytur në korrupsion. Zoti i vraftë këta vrastarë, që shpirtin janë duke na e marrë! Kaq dëme të mëdha i bëni kombit tonë. Rrugëve të atdheut shkojnë vërdallë. Në kafene dhe klube e hotele luksoze. Kur vëllezërit tanë me valixhe e fëmijë. E braktisin Kosvën tonë të dashur. Në mërgim që të shkojnë. Dritë, dritë dhe punë duam o vëllezër deputetë! Dy milionë shqiptarë nuk keni mundur. Bukë me u dhënë duke e vjedhur lekun e fundit. A s‘u vjen keq për popullin e ngratë. Që ua merrni fëmijëve tanë kafshatën e bukës. A nuk e di ti o mashtrues se populli e di se ti ke tre a katër shtëpi? Mall të patundur ke blerë. Për një euro a një dollar dhe e ke shkruajtur. Në emër të tjetërkuajt shqiptarët i ke mashtruar!
Ju lutemi mos na dëboni nga toka jonë! Mos ua bëni qejfin armiqve tanë, që para shtatë vitesh egërsisht na sundonin. Hanin e pinin na shfrytëzonin dhe ne u punonim. Sa nëna gra e fëmijë vajtojnë për të dashurit e tyre? E ti bën një dasmë ku kasapi i Ballkanit i therr 60 dema për nderë të dasmës sate! Ju lutemi o burra që keni formuar shumë parti! Vetëm të zini një vend në parlament. E të gjithë partitë të propozojnë nga një krytarë shteti. Ku i keni këshilltarët tuaj që edukatën ju e merni? Nga hijenat e urritura në Kosovën e përgjakur. Dhe Ju të merrni një rrogë prej 1.500 Euro n’muaj. Kurse populli i ngratë pa punë e pa bukë, me një pagë qesharake prej 100 deri 500 Euro n’muaj.
A nuk
është ky një korrupsion modern? Të marrin pjesë në Kuvend, të grinden me njëri tjetrin si ujqërit e
urritur. Gjashtë muaj Kosova pa Parlament... Ti pa drojë pagën mujore e kishe
të garantuar! Kurse tani çirresh si patriot i madh i Kosovës sonë: Mos emigroni
o vëllezër shqiptarë! Ne do t’ju garantojmë punë dhe jetë normale e të mbarë.
Në Kosovën tonë që e duam shumë, dhe korrupsionin që e adhurojmë! Dritë, dritë
duam o parlamentarë! Korrupsionin e di çdo shqiptar.
Këtu në atdheun e të parëve tanë, është dielli që na ngroh, toka që na ushqen. Bukën e dritën mos na e ndaloni! Ne jemi bijat e bijët e këtij vatani. O vëllezer në parlament! Popullin e keni futur në rrugë pa shteg. Merr shqiptari familjen me grua e fëmijë. Dhe padashtas e braktis vendin e vet. Këtë vend me lot e kemi qarë. Pas disa muajve në vend të huaj, do ta shohim se sa e ëmbël është vendlindja jonë. Mos motër! Mos vëlla! Mos emigro! Në qytete, fusha e male, do të dëgjosh zërin e gjuhës tënde! Me lot do të qajsh e do të vajtojsh? Atëherë do të bëhet vonë. Do të rriten fëmija. Do të jesin në mërgim. Emri yt si komb shqiptar do të vdesë përgjithmonë! Këtë amanet edhe shkrimtarët e mëdhenj na e kanë lënë: Mos e braktisni Nënën Shqipëri, sepse vetëm vendi yt të jep fuqi! (17 shkurt 2015, ora 2,25 e natës)