| E diele, 15.02.2015, 05:38 PM |
Skenar, frustrim apo
dëshprim
Mos e ndizni Kosovën!!!...
Nga Dr. Sadik Vrajolli
Na diaspora shqiptare me trishtim i përcollëm pesë orë protestat në Prishtinë, të cilat na trishtuan saqë nuk dijmë kah t’ia fillojmë në vlerësime për atë që po ndodhë. Protestat e organizuara në Prishtinë, dhuna e ushtruar atë ditë, protestat e arsimtarëve, grevat e minatorëve, ikjet masive që po ndodhin ditëve të fundit, që po shkojnë kah zbrazja e Kosovës, bëjnë një mozaik të paqartë të asaj se çka po bëhet me shtetndërtimin e Kosovës, a jemi në gjendje të krijojmë perspektivë dhe çka është ajo që Kosovën e bën të fortë?
Në këtë situatë Kosovës i duhet maturi, si nga qytetarët dhe qeveritarët.
Qytetarët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe të protestojnë por jo edhe ta djegun shtetin e vet për shkak të deklarimeve raciste të një ministri serb. Brenga për Trepqën dhe Brezovicën që kryeministri serb haptas u deklarue se janë të tyre është brengë e çdo shqiptari që gjindet në botë dhe lypset një syqeltësi përkujdesje jetike, një angazhim jetik për këto dy buirime të fundit ekonomike që i kanë mbetë ende Kosoves.
Zhgënjimin
më të rëndë për neve diasporën e ka bërë Akademia e Shkencave dhe Arteve të
Kosovës sepse për 15 vite kurrë nuk arrijti të merret me asnjë problem jetik të
kombit të vet apo shtetit të vet. Ndodhen nje seri e tragjedive pas çlirimit si
ajo në 2004 e pastaj privatizimi ose shpronësimi i krejt pasurisë shtetërore
nga disa matrapazë kurse këta akademikë-zvarranikë kurrë su preokupuan me këto
Të gjitha këto parti politike kanë pasë rast edhe si pozitë edhe si opozitë me e dhanë provimin shtetformues por mjerishtr asnjëra nuk e dha deri me tani edhepse shkuan 15 vjetë.
Një
Kosovë e pakonsolidueme është kafshatë e lehtë jo veq për Serbinë po edhe Malin
e Zi dhe Maqedoninë.
Si për
shembull pse
Protestat janë e drejtë kushtetuese dhe janë ato që ndërrojnë realitetin, e avansojnë të mirën, por do të shtrojë dhe disa pyetje:
1. Pse nuk u protestue kundër sistemit kriminal në arsim dhe shëndetësi?, me të cilën u fillua rrënimi i Kosovës para se me u ndërtue
2. Pse nuk u protestue kundër faljes së Feronikelit?
3. Pse nuk u protestue kur u muarën vesh që Feronikeli vjedh 32 milion euro rrymë në vit nga KEK-u?
4. Pse nuk u protestue kur u vodh copë copë PTK dhe Vala?
5. Pse nuk u protestue kur u fal shpërndarësi i rrymës?
6. Pse nuk u protestue kur u shit pasuria e Kosovës sa një ndërtesë në Londër apo një fabrikë e cigareve në Serbi?
7. Pse nuk u protestue kundër kartonit të gjelbër që po plaqkit diasporën në kufi me hyrjet në Kosovë?
8. Pse nuk u protestue kundër shkatërrimit të pyjeve dhe lumenjve?
9. Pse nuk u protestue kundër ndërtimit në tokat punuese?
10. Pse nuk u protestue kundër licencave të pompavet ë benzinës që e ndotin ambientin dhe rrezikojnë jetën e njerëzve?
11. Pse nuk u protestue kundër të gjitha atyne klubeve të natës, bastoreve dhe kazinove?
12. Pse nuk u protestue për kollapsin e sistemit juridik që asnjëherë nuk ka funksionue?
13. Pse nuk u protestue për ekzodusin /shpërnguljen masive/
14. Pse nuk u protestue për papunësinë kaq të madhe dhe dhe privilegjet e disa liderëve lokal dhe qëndror?
15. Pse nuk u protestue kundër sjelljeve të disa liderëve që po sillen si feudal, bajraktar, agallar dhe që po e ndajnë Kosovën në principata?
16. Pse nuk u protestue kundër trafikimit me njerëz dhe drogë?
17. E pse nuk u protestue për njëzetëmijë femra shqiptare të dhunume gjatë luftës në Kosovë?
Sepse pozitë dhe opozitë janë të përziera me këto marrëzira- pozitë e korruptumue dhe e kriminalizume, opozita shpeshhere i tejkalon normat konstruktive dhe kalon në ato destruktive dhe vandaliste dhe nuk afron zgjidhje optimale.
Më në fund ju apelojmë mos e ndizni Kosovën se nuk është e Jabllanoviqit sepse na diaspora derdhëm lot, djersë dhe gjak pë Kosovën, lot se e lamë në robëri të Millosheviqit, djersë sepse kurrë nuk ia ndalëm ndihmat duke ia filluar prej Nëne Terezes, aksionit Familja mban familjen, 3 përqindshin, Vendlindja thërret, dhe lobime e demonstrata të ndryshme. Dhe më në fund rinia e diasporës ishin të parët që u mobilizuan dhe u flijuan për Kosovë.
Andaj të bëjmë më të mirën për Kosovën, se Kosova eshte tokë e të gjithëve, dhe sëbashku të shkollojmë kuadro të afta; të përmirësojmë jetën e qytetarëve , të forcojme shtetin ende sa nuk është vonë se perndryshe do të përfundojmë shumë turpshëm se fëmijët tanë do te zhgënjehen, ndërsa stërnipat dhe stërmesat do të na i shajnë edhe vorret.