| E marte, 10.02.2015, 07:09 PM |
Shahin Ibrahimi
Dënimi
Oh gjyq Politik,jehonë kasaphane
U more me mua,që thash ska bukë
Oh Nene drithëruese, Propogante
Ti,që mbush bankat,bën dhe Tabutë.
Oh mëshirë, pse je e ndrojtur
Pse mendon, të më lësh në harresë
Ska bërë faj,zëmra e pa mbrojtur
Më vonë vetes,do i kërkojsh ndjesë.
Në vetmi, me qelinë i izoluar
Mu kujtua mirë, ajo bizedë
Mes miqsh ishim, duke bizeduar
Thashë, vetëm një të vërtetë.
Oh ndërgjegje, një mendim në terr
Mendoj që ti, nuk ke fe dhe besë
Kur dole si dshmitare, ishe ne ferr
Sa shpejt miqësinë, e le në harresë.
Hetuesia, dhunë ndaj gjynahqarit
Nga premtimet boshe, veten gënjen
Dëshmia jote, i dha shkas gjyqëtarit
Kësaj fjale, ti përshtati një Nen.
Me kohë, hanim dhe pinim bashkë
Shpesh flisje, shumë i avancuar
Nuk e dija, që ti mileshe çdo darkë
Për jetë, Ti do jesh i turpëruar.
Përpara pa besisë, ti po buzeqesh
Shikoje sallën se, sa të urrejnë
Gjithmonë, vulë në ballë do keshë
Dhe medaljet,gëzim tek ty sdo gjejnë.
Bizedën hape, që folëm rreth ekonomisë
Nuk bëmë Politikë, se ishim punëtorë
Rradhët, dhe çi mungonte shtëpisë
Për propogantë ,u shpallëm fajtorë.
Përsëri ti do jesh, në kujtesen time
Nuk e harroj dot,bukën që ndanim bashkë
Por sdo kesh me buzëqeshje dhe as urime
Do më kërkojsh falje,por do të lë jashtë.
Do vuaj, do duroj,pa u penduar kurrë
Pa ndëgjuar të tjerët,se çthonë për ty
Pendimin tënd , do ta hedh në furrë
Se e bëre me dashje,s`të ra lot në sy.
Për dënimin me këtë nen,unë jam krenar
Vendimi po ipej, të tjrët po mendonin
Kështu bizedon i gjithë populli Shqiptar
Tani duhet dryn për gojën, po thonin.
Nga salla dola krenar, por i dënuar
Sytë e të gjithëve, po më lehtësonin
Kërkova se mos shihja,sytë e trishtuar
Shoku
Bilal Xhaferi
Dhe në bust, të kam parë
Të menduar dhe krenarë
Ashtu siç je, në të vërtetë
Më dukesh, sikur më flet.
Jehonë bëre, ti me shkrimet
Se ju re ndesh,në mendimet
Por kjo gjë, nuk jë pëlqeu
Si s`të zhdukën,nga faqja e dheut.
Ishe i ri,për ty s`menduan
Për politikë, ty të dënuan
Në Internim,ty të dërguan
Për edukim, të shfrytëzuan.
Ishe i ri, dhe ti durove
Lirinë,prap e gëzove
Na ke munguar,na beso
Me ato shkrime,na ndriço.
S`je veç ti,ka dhe të tjerë
Që kanë ikur të hidhëruar
A do ja heqim,këtë lerë?
Dhe ta bëjmë,të bekuar.
Pse të rrimë në errësirë?
Pse qëndroni, në dhe të huaj ?
Pse lini vitet e rinisë?
Dhe punoni, ju pa druaj.
Kujtoni nënën, shtëpinë
Vëndin, që ju ka dhënë gjinë
Mos shisni, nënën për njerkën
Se ashtu, ju rruajnë mjekrën.
Në vetmi, çfar keni menduar
Vitet e humbura,duhen kujtuar
Luftoni,me kohën ndryshoni
Djersën tuaj kësaj toke dhurojani.
Penës të Ninatit.
Kohë kam pa e parë
Në Sarandë,atë lapidarë
Për të malli, më ka marrë
Është, i dashur dhe krenarë.
Shumë
kohë
Tjetër bust,është skulpturuar
Ai është, i ri në moshë
Por me mëndje, të shëndoshë.
Janë në kohë të larguar
Atedheu i ka bashkuar
Është gjë, që nuk venitet
Për çdo vit, malli të rritet.
Se kanë pirë ujë burimi
Kanë marrë erë trendelinë
Kanë pushuar nën ullinjë
Kanë shkruar, për Çamërinë.
O Ninat, të jesh krenar
Ke lindur,burra të rrallë
I kanë zili,letrarët mbarë
Për dorën e tyre të artë.
Ju u rritët me manxuranë
Hidheni tutje,shportën me lot
U flijuat për vatanë
Ne ta bëjmë,të denjë sot.
Sytë poshtë, jugut na mbetën
Zemra gjak, pikon ngadalë
Ku ka qënë, djepi i ngrohtë
Të shoh Jonin, tek lag Volë.
Hajde Nënë, mos rri e ngrysur
Djemtë,nasihatin kanë marrë
Morën miellin e sitisur
Të na ndriçojnë, sa më parë.
Shpirtin, mos e lini në rrugë
S`jeni jetim,keni njerëzi
Vargu juaj, ka qënë fugë
Ju na kthevët, një ndjesi.
E kaluara, ju ka trishtuar
Potiseni me vasilikua
Se keni,për tu lehtësuar
Më shumë, do më doni mua.
Shihni vëndin,që ju ka rrit
Shkoni, lini një amanet
Mendohuni,kujtoni nasihatin
Populli dhe Atdheu ju prêt.
Telat me gjëmba mbërthyer
Piramidat, shohim nga larg
Malli zemrën,e zhuriti
Se kalojmë dot, atë prag.
Dhe Tasimi i mërguar
Rrugëve të Rumelisë
Me shpirt punoi i vetmuar
Ka nderuar, Shqipërinë.
Hoxhë po të pyet,mileti mbarë
A e ke zemrën e begatëë
A ke vënd,në atë lapidarë
Të të bëjmë,një dhuratë.
Se ju ka rritur, një nënë
Keni patur, një ideal
Prandaj pranë ,duam tju vëmë
Tju shohim, të dyve me mallë.