| E hene, 09.02.2015, 07:59 PM |
Ilir
Magjistari
ROLI…
-tregim-
“Të lutem një biletë për tani”.
Sportelistja ishte habitur për një moment ,teksa kishte parë një siluete jo të zakonshme për sytë e saj në atë vend.
Uli edhe pak më shumë kokën për të shquar më mirë njeriun që i foli.
Ishte një burrë me shtat mbi mesatar, me një kapelë, që s’mund ta quaje as borsalinë ,as beretë, nga ato që ishin në modë tani.
Një kapelë e thjeshtë nga ato me strehë, që mbajnë rëndom puntorët që punojnë jashtë.
"Prraaaaaffff"’ u dëgjua nje kërcitmë në drejtim të njeriut që i foli.Zgjati kokën dhe pa që çadra e tij, qe hapur nga susta e prishur.
-Dreq!-shau burri me zë të ulët ,duke e mbyllur çadrën dhe duke e lidhur pak shtrembër .
-Urdhëro...? - pyeti sportelistja si për tu bindur për kërkesën.
-Një biletë për tani- përsëriti burri me një lloj ankthi apo frike se...ndoshta nuk mund të kishte me bileta, si atëhere.
Sportelistja buzëqeshi pak mosbesuese.
-Ku po shkoni ?-vazhdoi ajo, prapë me një ngulm mosbesues, aq sa e bëri burrin të largohej pak nga sporteli për të parë edhe një herë reklamën e afishuar të shfaqjes, datën, orën…dhe s’iu durua pa iu kthyer asaj:
-Në Amerikë....
Ajo, u habit me shpotinë e tij dhe nuk u ndje mirë..
-Ka apo nuk ka bileta më thuaj-vazhdoi ai, me njëfarë nervozizmi të lehtë. Ajo, nisi të plotësonte një biletë me ngathtesi , aq sa të dukej se e bënte qëllimisht,si për ta bërë burrin të pendohej për kërkesën e tij. Pastaj mërmëriti, aq sa burri të dëgjonte pak si në mjegull:
-Ka orë, ka sa të duash.Është teatër ...nuk ështe kinema.Është për elitën.
Ai buzëqeshi me një lloj keqardhjeje dhe ironie njëherësh.
-E di e di...-tha ai.
-Eeee- vazhdoi ajo- është për një shkallë më lart.
-
Ajo ngriti sytë si për ti thënë se s'kishte dëshirë të dëgjonte shaka të tilla.
Burri uli sytë dhe pa këmbët e veta duke qeshur .
-Njëqind e pesëdhjetë lekë.- foli sportelistja me një lloj bezdie, duke i zgjatur biletën e mbushur me datë, orë, dhe numur karrigeje.
-Sa !? -pyeti burri me habi, duke hequr kapelen e rregulluar flokët.
-150 -përsëriti ajo pa i ngritur sytë.
-Më fal...të vjetra ?
Ajo tundi kokën në shenjë aprovimi.
-Është ndonjë grup amator,shkolle,apo provim studentësh ? -vazhdoi burri ,duke nxjerë portofolin dhe paguar lekët.
-Jo jo,trupa e teatrit....Vetëm ne fundjavë eshte treqind lekë.
-
"300 lekë ? Kushedi ç'shfaqje do të jetë …!”Me tre aspra dashka verë të mire miku" ,dhe vinte buzën në gaz me të gjitha batutat që i kujtoheshin nga filmat sapo hynte në nje teatër.
Hyri në holl duke paraqitur biletën, dhe nisi të shihte fotot e aktorëve dhe shfaqjeve nëpër vite.Ndjeu mall ,dhe sytë nisën t’i lageshin.
"Sa
mirë bëra që erdha,sa më
-Zotëri,zotëri,..
Ktheu kokën, dhe pa një vajzë të re ,dhe shumë të bukur, që i drejtohej atij.
-
Ajo shihte çadrën e tij dhe buzeqeshte sipas mënyrës së saj për të treguar me sy dhe pa folur.
-Urdhëro ,ç’ka ...? -pyeti buri duke parë këpucet e tij...pantallonat,zinxhirin...
-Çadrën ju lutem...
-Nuk mund të hyni në sallë me çadër...-vazhdoi ajo, vështrimit te tij pyetes.
-Ah,po ! E ku mund...
Ajo ngriti supet në shenjë keqardhjeje.
-S'di...këtu njerëzit vijnë me makina.
Ai qeshi lehtë duke e parë në sy:
-Deri brenda....? Do ta marr me vehte,kam frikë se ma vjedhin....-këmbënguli ai ,me një fare ironie për institucionin dhe duke vënë buzën në gaz miqësisht me vajzen.Sigurisht, ajo qe e pafaj.
U ul ne
kolltukun që i takonte, dhe nisi te kujtonte sa emocion i
E kishte
ëndërruar atë profesion,dhe pas shfaqjeve që kishte dhënë ketu si amator
"Eh, konkursi …"
Epo s'qe dhe aq kollaj të fitoje pa miq atëhere.Ishte një profesion që sa vinte e bëhej "vënd pëllumbash". Në mes te qytetit...me “ahaha e ihihihi”
S'të binte njeri më qafe.Kështu thoshin ,po se mos e dinte me siguri ai se si ndodhte.
Vetëm që
ai s’kish mundur të fitonte.-Mos u mërzit, i
Dhe
vërtet…
***
38 vjet fiks kishin kaluar, qysh kur kishte interpretuar në këtë skenë, pikërisht atë pjesë, që do të luhej sot.
Ishte kjo një shtysë më shumë, që të shkelte në teatër pas kësaj kohe kaq të gjatë.
Pa, që dritat u mbyllën dhe u përqëndrua.
Qeshte me vete sepse nisi edhe të kujtonte çdo pjesë të tekstit,madje madje të të gjithe roleve.Dhe pëshpëriste me kënaqësi pjesët..batutat.
I dukej se ishte në prova si atëhere.
Njëri nga aktorët, dukej që nuk ishte në linjë, dhe për një moment ,kur ai e vonoi teksin,burri e tha me zë të larte nga salla.
Disa spektatorë kthyen kokën ,në drejtim të tij,por ai nuk i vuri re,kaq i përqëndruar ishte.Kishte hyrë padashur në rolin e tij.
Pastaj ,kishte ndodhur...
Njëri nga
aktorët ,e
-A e dini ku ndodhet kjo rrugë,ky pallat,kjo hyrje?A e njihni këtë njeri ?
Ai ,ishte ngritur në këmbë dhe i tregoi diku nga prozhektorët :
-
Aktori ishte shtangur ,sepse ai po vazhdonte të llomotiste ca si tepër.
-Unë jam inxhinier rrugësh,i di të gjitha.Do të ti shpjegoj imtësisht sa të mos pyesësh njeri tjetër,shumë saktë.Dikur,eh dikur...E di ?
Mbase tani në vendin tënd do isha unë,por...eh,histori e gjatë.E kisha kaq qejf këtë profesion.Ja degjomë...
Nxorri nga xhepi një letër të bardhë, një stilolaps, dhe nisi të bënte një skicë,një rrugë,një pallat,nje ballkon.
Aktorët e tjerë, thuajse qenë ngurosur .
Qeshi një çast teksa pa, që dy puntorë nga të skenës, po afroheshin dhe do ta ndërprisnin ,prandaj i dha fund vetë:
-Hë më kuptove ?-i tha aktorit duke e parë në sy-nisu tani ,shpejt ! Ajo mbase tani ka nevojë për ty.
Aktori
tundi kokën në shenjë pohimi ,dhe u ndje i çliruar.Iku me vrap të lehtë ne
drejtimin që i
Ndjeu t’i trokiste një dorë në sup,dhe një pëshpërime si fishkëllimë … “Kujdes ti xhaxha,se po na e prishe shfaqjen....!!!!”
Buzëqeshi...
U ngrit
te ikte,ndihej i lirë ,fare i lirë.Ishte futur në nje rol, pas kaq vitesh sa,
askush nga spektatorët nuk
E teksa , dëgjoi pas vetes një duartrokitje fillimisht tëndrojtur ,dhe më pas edhe më të madhe, nuk e besoi që ishin për të.
Ktheu kokën dhe përshëndeti ,ndërsa në dorën tjetër shtërngonte çadrën.Atë, çadrën gjysëm të prishur....
Jashtë, vazhdonte shiu,ajo çadër duhej akoma…