Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Selimi: Emigracioni dhe Ekonomia

| E hene, 09.02.2015, 09:11 PM |


Shoqata: ”Forumi i Qytetarëve të Wels-it” organizoi një diskutim në temën, Emigracioni dhe Ekonomia

Austria dëshiron të shfrytëzojë në maksimum potencialin e emigrantëve

Shkruan Ramiz Selimi

Duke e parë që 30% e qytetarëve në Austri kanë prejardhje të huaj, ekonomia e vendit është orientuar kohëve të fundit për të marr maksimumin e potencialit ekonomik dhe intelektual nga kjo shtresë e qytetarëve. Ekspertët ekonomik e shohin tepër të rëndësishëm integrimin e tyre në sektorin e ekonomisë dhe sugjerojnë kompanitë austriake të ofrojnë ndihmën e tyre, si dhe emigrantët të marrin guximin në themelimin e kompanive të reja,  shteti dhe oda ekonomike do të ju dalin në ndihmë.

Shumë emigrantë në qytetin e Wels-i dhe Austri të Epërme janë duke drejtuar me sukses shumë biznese, ose janë të angazhuar në ndërmarrjet e shumta të vendit dhe në këtë mënyrë janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë dhe shoqërisë austriake.

Me Iniciativën Bashkimit Evropianë për të pasur bashkëpunim të përbashkët të kulturave të ndryshme në Wels, u krijua shoqata “EU Bürger Forum Wels” për të ndërlidhë këto kultura të ndryshme dhe më qëllimin e krijimit të urave ndërlidhëse ekonomike. Në kryesinë e shoqatës është e angazhuar shqiptarja Z. Ina Rexhepi. Kryetar nderi është  edhe deputeti PE, Dr. Paul Rübig.

Çfarë bëjnë emigrantët për ekonominë dhe shoqërinë austriake?

Në këtë diskutim u tha se vetëm në Wels jetojnë mbi 13000 qytetarë me shtetësi të huaj, të cilët vijnë nga 100 kombe të ndryshme. Kur këtij numri i shtohen edhe qytetarët e natyralizuar, atëherë mund të konstatohet se mbi 30 % e qytetarëve kanë sfond migracioni. Ekonomia e vendit është duke u varur gjithnjë e më shumë nga kjo shtresë e shoqërisë. Prandaj, shoqata në këtë mbrëmje diskutimi ftojë në podium njerëz të fuqishëm nga ekonomia dhe disa kompani të suksesshme me rrënjë nga emigracioni.

Kryetari i Odes Ekonomike nga qyteti i Wels-it Josef Resch i cili është edhe pronar i kompanisë së njohur në Austri “Resch”,  tha se ekonomia austriake ka kompani të shumta të suksesshme të cilat udhëhiqen nga emigrantët. Funksionimi i ekonomisë sonë nuk mund të imagjinohet pa forcën punëtore të emigrantëve. Por, kjo shtresë kanë më shumë potencial, ata mund te ofrojnë me shumë, idetë e tyre ekonomike do të mbështeten. Në podium ishin të ftuar gjashtë sipërmarrës nga qyteti i Wels-it, disa prej tyre ishin fëmijë të mërgimtarëve, pra gjenerata e dytë, kishte edhe sipërmarrës që kishin emigruar vetë.

Tre prej kompanive të suksesshme të prezantuara në mbrëmje ishin kompani të udhëhequra nga shqiptarët. Kompania e reklamave “REX” me Ina Rexhepin, pastaj kompania e Shyqeri Bytyqi “BB Elektrotechnik”, si dhe kompania e Emin Elshanit “Tandem Teich”. Interesant ishte edhe kompania e emigrantit turk Ersin Yasillitas “Trendworks” me 280 të punësuar. Dy kompanitë tjera i përkisnin emigrantëve kroat.

Të gjitha këto kompani treguan për përvojat e tyre me punë të pavarur, për mënyrat dhe vështirësitë që ka një kontraktues i pavarur, qëllimi i këtij podiumi ishte që emigrantët të mund të mësojnë nga njëri-tjetri.

Kompanitë treguan edhe për problemet që hasin me paragjykimet e vendorëve, krahas thithjes se potencialit ekonomikë nga emigrantët, u kërkua që të punohet në heqjen e barrierave të paragjykimeve. U kërkua qe shteti austriak të investojë më shumë ne gjeneratën e dytë të mërgimtarëve, duke i angazhuar ata në marrjen e përgjegjësive.

Shyqeri Bytyqi tha se një kohë ta gjatë pata dhimbje për atdheun, por tani sa herë që vizitojë Kosovën, pas një jave po kam dhimbje edhe për Wels-in, kjo tregon se emigrantët e integruar mirë kanë dy vendlindje.