| E premte, 06.02.2015, 08:41 PM |
NJË LIGJ I CILI QYTETARËVE DO T`U KUSHTOJ 500 MILION EURO DHE DO TA PËRKEQËSOJË SË
TEPËRMI GJENDJEN
Nga Sinan SADIKU
Sipas Ligjit Nr. 04/L-188 PËR TRAJTIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE, të miratuar më 26 dhjetor 2013, zbatimi i të cilit ka filluar këtë vit, secili pronar i shtëpisë që i ka më shumë se 100 m² për ta kompletuar dokumentacionin për legalizim, përveç tjerash duhet ta paraqes edhe projektin e detajuar të shtëpisë i cili projekt do ti kushtoj së paku 1000 euro. Edhe për shtëpitë që i kanë më pak se100 m² duhet ta paraqitet njëfarë përshkrimi i hartuar nga arkitekti ose inxhinieri i ndërtimit, i cili përshkrim po ashtu duhet të paguhet. Në Kosovë janë më së paku 400000 objekte banimi, shumica e të cilave i kanë më shumë se 100 m² dhe mbi 90% e tyre nuk kanë leje ndërtimi. Nëse mesatarisht për projektin e një objekti të banimit duhet të paguhen 1200 euro (disa do të paguajnë më pak e disa më shumë) atëherë qytetarët e Republikës së Kosovës vetëm për projekte duhet t`i paguajnë rreth 500000000 (pesëqind milion euro) , që i bie gati sa një e treta e buxhetit të Kosovës! Shtrohet pyetja a e kanë qytetarët e Kosovës një luks të tillë që vetëm për projekte të shtëpive tashmë të ndërtuara (para 5 apo para 50 viteve) t`i paguajnë 500 milion euro?! Unë do të thosha pa asnjë dilemë jo. Duket që këtë ligj e kanë sponsorizuar byrotë projektuese, arkitektët dhe inxhinierët e ndërtimtarisë të cilëve nuk ju ka interesuar asgjë tjetër përveç përfitimeve personale që do t`ua sjell ai. Dhe ato përfitime nuk do të jenë të vogla! Dikush nga ata shpejt mund të bëhen multimilioner! Sa i përket ministrit për atë nuk e di me çka është marrë, ndërsa deputetët kur e kanë miratuar ligjin në fjalë, ose kanë qenë të përgjumur, ose nuk e kanë lexuar fare.
Shumica e
shtëpive në Kosovë janë të ndërtuara pa leje, si ato të ndërtuara para largimit
të Serbisë nga Kosova, ashtu edhe ato që janë ndërtuar pas largimit të saj. Pas
çlirimit të Kosovës organet kompetente nuk i kanë kryer punët e veta andaj janë
ndërtuar objekte të banimit edhe aty ku nuk do të duhej të ndërtoheshin. Sot
shohim shtëpi dhe objekte tjera të banimit të ndërtuara në pronë publike, në
afërsi të rrugës që e pamundëson zgjerimin e saj, që e pamundëson ndërtimin e trotuarit; aty ku me planin urbanistik ka qenë e
planifikuar të ndërtohet shkolla, spitali, fusha e sportit etj. Më së liri do
t`i kushtonte popullatës dhe më së miri do të ishte për Kosovën që inspektorët
e ndërtimit ta kryenin me kohë punën për të cilën janë paguar dhe të mos e lejonin ndërtimin e objekteve të
banimit aty ku nuk është dashur të ndërtohen .
Siç e shkrova edhe më lartë zgjidhja që e ka paraparë Ligji Nr. 04/L-188 PËR TRAJTIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE, i miratuar më 26 dhjetor 2013 nuk është në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Sipas nenit 10 të këtij ligji për t`u bërë legalizimi i një shtëpie e cila i ka prej 100 deri në 450 m² dhe e cila mund të jetë e ndërtuar para 50 viteve, aplikuesi (pronari ose përfaqësuesi i tij) është i obliguar që dokumentacionit për legalizim t`ia bashkangjes kopjet e : planit të situacionit;; planit të parcelës; bazës së themeleve, kateve dhe kulmit; prerjea në përpjesë një me pesëdhjetë(1:50); dukjeve, duke përfshirë edhe ndërtesat fqinjë; bazave dhe prerjeve të konstruksionit; projektit të instalimeve të ujit; projektit të instalimit të rrymës; projektit të instalimeve mekanike dhe fotot e objektit ndërtues, së paku katër (4)foto që tregojnë të gjitha dukjet e objektit. Kjo i bie që një qytetar i cili e ka një shtëpi të ndërtuar para 30, 40 ose 50 viteve për ta bërë legalizimin duhet ta paguaj rreth 1000 euro një byro projektuese vetëm për t`i hartuar projektin. Dihet dalin edhe disa shpenzime të tjera. Sipas ligjit për të cilin po flasim, nëse pronari i shtëpisë nuk i kompleton dokumentet për legalizim, shtëpia e tij do të hyjë në Listën për rrënim dhe do të rrënohet! Nuk ka këtu fare rëndësi a pengon diçka ajo shtëpi a jo! Me rëndësi është që pronari i saj nuk i ka kompletuar dokumentet për legalizim, ku hynë edhe projekti që i kushton 1000 e më shumë euro. Duke e pasur parasysh gjendjen e rëndë sociale të shumicës së popullatës, edhe ministri që e ka propozuar ligjin e edhe deputetët që e kanë miratuar, do të duhej ta dinin se një familje nuk ka mundësi t`i ndaj 1000, 1500 e 2000 euro për legalizimin e një shtëpie të ndërtuar para 10, 20 e më shumë viteve. Por me sa duket ata i kanë shikuar vetëm mundësitë e veta dhe interesat e byrove projektuese. Andaj ky ligj, përveç se do t`ua rëndoj jetën qytetarëve, do t`ua bëj edhe më të qartë se deputetët nuk i njohin dhe as që interesohen ti njohin mundësitë apo më mirë të themi pamundësitë e qytetarëve.
Dikush do të thotë se ky ligj është hartuar sipas standardeve Evroperendimore, por unë them se Kosova në të gjitha aspektet është larg atyre standardeve. Së pari askund në Evropën Perendimore ( e besa as në shtetet përreth) nuk janë të ndërtuara pa leje mbi 90% e shtëpive. Askund në Evropën Perëndimore nuk ngjan që rryma edhe pse e paguan me rregull (bile shtrenjtë ) të ndalet bash atëherë kur ti nuk e pret fare, ose që shumicën e kohës të mos kesh ujë dhe më shumë ta sjell orën ajri se uji! Askund në Evropë nuk e ke që nxënësi ta merr dëshminë nga shkolla se është aftësuar shkëlqyeshëm për një profesion dhe të mos i dijë as gjërat më elementare për të, ose që të bëhesh gjytyrym pas operimit të zorrës së keqe nga ndonjë kirurg gjysmak. Në asnjë shtet të Evropës nuk janë të papunësuar 50% e popullatës, sikurse që nuk ngjan që të punësuarit të paguhen nga 120 euro në muaj; askund në Evropë nuk i ke 50% të popullsisë të varfër dhe 20% në varfëri të skajshme; askund në Evropë nuk e ke ikjen masive në përmasa eksodi të popullatës nga atdheu i vet; askund në Evropë nuk e ke që të mos jepen shtesa fëmijërore, të mos ketë sigurim invalidor etj.
Secili që
i di gjërat më elementare rreth ligjeve e di që ligjet për t`u zbatuar dhe për
t`i kontribuar zhvillimit të një shteti duhet të jenë në harmoni me zhvillimin
ekonomik të tij, me mundësitë e qytetarëve, me nivelin dhe specifikat e
zhvillimit kulturor , me të kaluarën dhe
me traditën e tij. Shteti duhet të ketë mirëkuptim të plotë për mundësitë dhe
pamundësitë e qytetarëve dhe të mos kërkoj prej tyre diçka që ata nuk kanë mundësi
ta përmbushin. A ka kuptim që shteti ta
rrënoj një shtëpi të vjetër pse pronari nuk ka mjete të paguaj projektin? Në tërë botën projekti bëhet para se të
ndërtohet shtëpia dhe dobia që vjen prej
projektit të hartuar nga profesionistët është e shumanshme, është e madhe. Por
të kërkohet projekt për shtëpitë e ndërtuara para disa dekadave, madje edhe po
të kishin mundësi financiare qytetarët që ta paguajnë atë, pak ose aspak
ka dobi. Çka nëse dikush nuk e ka
bash siç lypet instalimin e ujit dhe nuk ka mundësi të bëjë atë, edhe pse do të
donte ta bënte? Çka nëse dikush jeton në një shtëpi e cila ka lagështi të
tepërt dhe e dëmton shëndetin e anëtarëve të familjes?
Për të gjitha këto që i shënova më lart mendoj se është nevojë e ngutshme që të ndryshohen disa nene dhe paragrafe të Ligjit Nr. 04/L-188 PËR TRAJTIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE ose të miratohet krejtësisht një ligj tjetër i cili do t`i kishte parasysh disa fakte, rrethana dhe specifika, ndër të cilat kryesore është harmonizimi me mundësitë dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës. Është e dobishme të bëhet legalizimi i atyre ndërtimeve pa leje të cilat ndërtime i plotësojnë kushtet. Nuk ka gati kurrfarë dobie që të kërkohet projekt për shtëpi individuale të ndërtuara para disa viteve ose dekadave. Këtu bëjnë përjashtime objektet e mëdha dhe shumëkatëshe të banimit, edhe pse për të qenë të sigurt se ato nuk rrëzohen pas një tërmeti të vogël, projekti është dashur të jetë bërë me kohë dhe po shpresoj të jetë bërë. Nuk bënë të rrënohen shtëpitë e vjetra , por edhe të tjerat për faktin se pronarët nuk e kanë sjell një projekt, por ato do të duhej të rrënoheshin nëse janë ndërtuar në pronë publike, nëse e kanë zënë rrugën, vendin e paraparë për ndërtimin e shkollës, spitalit etj. Dihet shtëpitë e ndërtuara para disa dekadave, kur nuk ka ekzistuar plani urbanistik, nëse duhet të rrënohen, shteti duhet ta financoj ndërtimin e tyre diku tjetër. Pastaj duhet të shikohet edhe çështja se a kanë dalë inspektorët t`ia tërheqin vërejtjen qytetarit dhe t`i thonë se këtu nuk lejohet ndërtimi apo jo dhe shumë çështje të tjera. Inspektorët e urbanizmit dhe punonjësit e tjerë, pastaj inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor duhet të merren me objekte që janë kontestuese, që pengojnë shumë e jo që ta tjerrin hollë e hollë me shtëpi të banimit të ndërtuara aty ku nuk pengojnë.
Duke i pasur parasysh mundësitë financiare të qytetarëve tanë mund të konstatoj pa asnjë dilemë se një numër shumë i vogël i tyre do t`i kompletojnë dokumentet për legalizim. Shtëpitë e tjera do të mbeten pa u legalizuar dhe sipas ligjit në fjalë ato do të rrënohen. Fatmirësisht shteti i ynë nuk ka fuqi policore e as ushtarake që t`i rrënoj shtëpitë, për legalizimin e të cilave nuk do të paraqiten dokumentet e kompletuara, se përndryshe do të rrënoheshin më shumë shtëpi se që janë rrënuar gjatë luftës dhe popullata do të mbetej nën qiellin e hapur!
Zgjidhja është që për shtëpitë e përfunduara, të cilat nuk pengojnë, legalizimi të bëhet pa u kërkuar projekte. Nuk do të bëheshin multimilioner arkitektët dhe inxhinierët e ndërtimtarisë që kanë hapur zyra projektuese, por ...