| E enjte, 05.02.2015, 08:22 PM |
Mustafë Rugova
Le ti dali flaka e tymi
Kurre me mirë o sikur sot
Nuk m'ka ra me ba kuvend
Gojë më gojë e si per mot
Zana e malit m'la pa mend
Ish kanë n'qef zana e lume
Thue se do me u ça prej g'zimi
Nxirrte fjalet si grykë pushke
Sytë i ndritshin prej shkelqimi
Tuj ba llaf, tuj qeshë me lot
I thash une si per mahi
Zana jeme pash njat Zot
Ç'ka do t'thotë me ba dashni?
Aq shumë qeshi zana e malit
Kërsh në kërsh ndihej ushtima
Amanet m'tha , -leja djalit
Këtë stafetë nga Perendia
Me k'to fjalë e me ketë qejf
Krejt papritmas iku zana
Mbeta vetem tuj e baj dert
Pse kaq shpejt iku viranja!
Njeherë tjeter n'paça ymer
s'kam me lanë me kaq pak
Le ti dali flaka e tymi
Pa e perqafë ooo...per marak!