| E enjte, 05.02.2015, 07:09 PM |
"Kambanat" që tund
Albert Verria
Nga libri i fundit "Deri kur?!!!"
(esse)
Nga Përparim Hysi
Nuk ke se si mos çuditesh me Artistin e Popullit, Albert Verria. Këtë radhë jo me ndonjë çudi nga loja në skenë, por me një libër që, parë nga faqet, mund ta marrësh fare mirë si për një libërth dhe aq. Çudia qendron në faktin se pse e ka shkruar Albert Verria këtë libërth që ka vlera të pakonstetueshme. Kur zura ta lexoj, thashë se mos Berti është bërë një heretik i pandreqshëm, kur di që është një ortodoks aq i mirë dhe, për të dalë nga deti në stere (këtë po e bëj për ata që nuk e njohin nga afër Bertin), mund të deklaroj fare hapur: Albert Verria jo vetëm nuk është heretik, por një i krishter i mirë që jo vetëm beson në fenë e tij, por ka të njëjtën ndjesi e respekt dhe për fetë e tjera. Pse ka respekt, ai ka dhe një shqetësim qytetar. Aq i shqetësuar është, sa zë dhe tund kambanat vetëm e vetëm për të dëgjuar deri lart: në instacat e larta: në Vatikan e deri tek Papa.
* * *
E ka vënë
kryqin mbi shpinë si një misionar që, përmjet shëmbujve apo ngjarjeve reale, do
të reformojë një dogmë që rrënjët i ka
larg e larg që nga lashtësia apo mesjeta. Është një reformator racional, kur në
njërën anë vë shkencën (dikur të mohuar e të nëpërkëmbur nga kisha dhe inkuzicioni),
me martirë të tillë si Xhordano Bruno
(për mos vazhduar me të tjerë), dhe, nga na tjetër, kishën romane të sotme apo
kishën katolike. Kur lexoj për këtë mision, më shkon mendja gati katër shekuj më parë kur reformatori gjerman, Martin Luteri, u ngrit kundër
"idulgjencave" të kishës katolike. Martin Luteri ( ju lutem lexusëve
që nuk është fjala për Martin Luter Kingun e Amrrikës), jo vetëm reformoi kishën gjermane, por, sipas
Engelsit vuri bazat e normës letrare në Gjermani. Natyrisht, jo çdo analogji
është plotësisht e barazvlefshme, por, parë në një vështrim kalimthi, Albert
Verria këtë qëllim i ka vënë vetes përmjet këtij libri. Misioni, siç shihet,
është i guximshëm dhe pak i përveçëm. Sa kam lexuar unë, ende nuk kam hasur në
një orvajtje kaq të guximshme. Vetvetiu të lind pyetja:-
Ai sheh klerikë të dhjamur që jo vetëm janë imoralë, pedofilë, sharlatanë, por, tek psallin në ato objektet e kultit, hiqen si ëngjëj e shenjtë. Duke veshur veladonin e një prej etërve të kishës, ai zë dhe ua çjerrë maskën.
Duke ndërmarrë një mision të tillë, ai sikur është nisur drejt portës së Ferrit. Por nuk zmbrapset dhe tek e shoh kaq të revoltuar e të vendosur në misonin e tij kaq qytetar, më ravijëzohet një thënie me vlerë e kryemenistrit më të shquar englez, të Wiston Çerçillit që thoshte: " Në je nisur drejt Ferrit, vazhdo të ecësh". Dhe Berti, nën veladonin e një prelati kishtar, vazhdon të ecë. Sheh se tundohet nga një "rrëfyese"; sheh një tjetër "Atë" që bie në kurthin e dashurisë. Dhe arrin në përfundim: priftërinjtë katolikë duhet të martohen. Pasqyrat janë përpara: skandale, pedofili, nepotizëm dhe, siç e ka zënë (kjo është kambana që tundet më fort), kisha do hajë veten e vetë. Duke sjellë shëmbullin e një "Ati" që bën rrëfimin e fundit (ka kërkuar të lirohet si klerik), Bert Verria bën apelin e madh qytetar ndaj Papatit a vet Papës së Romës. Kërkesa e misionarit Albert Verria, nuk është një çalltisje dhe aq. Ai është aq racional dhe mbushësmendësh në kërkesën e tij, sa nuk ke se si mos i japësh të drejtë. Kleriku që heq veladonin për të realizuar dashurinë e tij të pastër, me një "rrëfyesen" e tij, pothuaj se i thotë gjërat hapur: a kisha unë një baba? A kisha unë një nënë? A nuk linda unë nga një dashuri e timeti, me një murgeshë? Këto janë pyetje që nuk kanë nevojë për përgjigje.
Natyrisht,
shqetësimi qytetar i Albert Verrisë merr dhe përmasa më të mëdha dhe më me
vlerë, për faktin se ai si një fetar i mirë, di që të mishërojë dhe të falë
edhe "krime" vetgjyqësie, kur "rrëfyesi" a
"rrëfyesja" janë ndodhur në
çaste kur u kërcënohej jeta a u prishej ajo për t'u përdorur si
"mishi i bardhë". Ai fal atë vajzën që helmoi "rrëmbyesit"
e saj, duke diktuar: feja, Zoti, falin të gjithë ata që mbrojnë jetën e tyre,
se shteti i ka lënë në pambrojtje. Si qytetar, Albert Verria, është me
Platonin: krahas bindjes, duhet dhe forca. Por qytetari artist, Albert Verria,
nuk fle i qetë kur sheh që klerikët lënë kokrrën e namit: prishin imazhin e
kishës dhe fesë. Nuk fle i qetë, kur të varfërit nuk gjejnë të drejtën. Mbetin
raja për të drejtën e tyre,se nëpërkëmben dhe duke tundur kambanat, jo vetëm
bëhet apologjeti i tyre kundër padrejtësive, imoralitetit dhe vaniteti, por i
tund