| E marte, 03.02.2015, 09:04 PM |
KLEPTOMANËT E TË PADIJSHMIT SHKATËRRUAN ARDHMËRINË
NGA SHEFIK SHKODRA
Njeriu
kujtohet çka mund të veprohet dhe të sugjerohet për këtë vend që e kemi kaq të
rrudhur në të gjithë lëmenjtë e jetës. Çka mund të bëjmë lidhur me një liri dhe
demokraci praktike. Me kënaqësi të të gjithë qytetarëve. Me një punësim dhe
rehati të pjesës më të madhe të qytetarëve tanë. Pastaj, për ta parë gjendjen e
tyre më të qeshur, më solidar dhe më të aftë në zhvillimet tjera në regjion.
Pra, si do të gjenden mënyrat dhe mjetet për një zhvillim sa më të hovshëm e me
perspektivë, etj.
Pati filluar mbrapshtë
Gjendjen
shoqërore e morën udhëheqësit tanë, si të ishte pas Luftës Dytë Botërore. “Ne
kemi të drejtë dhe vetëm ne ta qeverisim këtë vend”. Si të ishin partizanët e
asaj kohe. Krejt i dimë, e në realitet asgjë nuk kanë ditur dhe s’kanë bërë.
Gjysmë analfabetët, kursistët u shndërruan si me grada të mëdha shkencore. Një
pjesë e spiunëve të Serbisë iu ofruan dhe bashkëpunuan me UNMIK-un. Edhe ata që
nuk e njihnin gjuhën angleze mirë, por u bënë shërbëtorë të mirë. Këta ishin
shpesh edhe ekzekutues në rrjedhat e kohës. Në institucione me të huajt, një
pjesë e tyre, kaherë ishin të përgatitur edhe për keqpërdorime. Ata u ndodhën
në vende kyçe, edhe pse te “mileti” shihej si diçka e dyshimtë, prapë u lejua
të vazhdohet si krejt në rregull. U përzien, atdhetarë e tradhtarë. Hajdut e
humanitar. “
Nepotizmi gjithnjë në flagrancë
Çdo kund në botë ka keqpërdorime. Disa fshihen më lehtë, disa të tjera janë të pa rëndësishme aq. Te ne ka çdo gjë ka qenë e ndjeshme. Edhe vend i vogël, edhe i shkatërruar. Pra nepotizmi ishte përmbi kulm. Kudo shihej qartë. Në disa vende konkursi ka qenë formalitet. Qytetarët e rëndomtë të ndarë në taborre filluan të grinden e madje edhe të stërkeqen në mes veti, vetëm e vetëm që ta ruajnë grupin partiak të tyre. Kjo luftë ishte e re për këta qytetarë që po futeshin në pluralizëm. Të gjithë mendonin se grupet partiake të tyre janë mbulesa për ta e për të mirën e tyre në të ardhmen. Por, vetëm për ata që janë pjesëtarë të atyre partive në pushtet dhe kjo u shty për aq kohë sa u shterën të gjitha gënjeshtrat e madje edhe kërcënimet e tyre...kësaj valleje të kobshme për këtë vend u ndihmuan edhe “ekspertët” nga KB-ra. S’ishin ata të gjithë të zgjedhur e ekspertë për ndihmuar këtë vend. Por, si duket ishin edhe për të prishur, madje si është pa, një pjesë e tyre ishin edhe kleptomanë. Kjo u shkoi për shtati të dy palëve. Lidhje familjare e partiake ishin të gjata për kohën. Kuadri i kualifikuar sillej rrugëve, derisa partizanët pa kualifikime e pa përgatitje, uleshin rehat në vende pune. Mos ka pasë edhe ndonjëri/re që ka ndenjur në shtëpi dhe është paguar?! Populli priti mjaft qetë e gjatë. Bota thoshin, “sa popull optimistë”, sepse ata i shihnin krejt veprimet tona. Dhe vërtet, qytetarët tanë përpiqeshin të jetonin me shpresë e me ëndrra, duke mos dashur t’i shkaktojnë dëm këtij vendi... Këta zyrtarët tanë u desh të bënin diçka ndryshe, po nuk e bënë. Gjuaja fajin këtij e herë te ai tjetri, erdhi puna e papranueshme.
E drejta në anën e demonstruesve
Për çdo ditë duhet të ketë protesta. Jo për inati të individëve, veç për gjendjen e krijuar në tërësi. Vështirë është të mbulohen të gjitha shpërthimet, cilado parti e cilido lider që do të vinte në qeverisje. Për këtë shpesh është shfaqur ndonjë zë, se, çështja sociale do të jetë problemi kryesor. S’ka dëgjuar askush si duket. Tash po shihet haptas. Dhe nuk ka më turp dhe më dhimbje e madhe se këta autobusë që po i përcjellin njerëzit tanë në anë të botës, askund. Ikin njerëzia nga një sjellje me gënjeshtra, korrupsion, kriminalitet të vetë institucioneve. Kulmi irritues e frustues është, koalicioni PDK – LDK. Partitë, individët që janë provuar dhe u ka dalë fjalë nga akuzat dhe detyrimet ndaj ligjit, nuk është dashur të jenë shfaqur sërish në institucione. Prandaj, ikin njerëzit. Zbrazet Kosova prej shqiptarëve.
Tash kemi
luftën në mes opozitës (Vetëvendosja) dhe koalicionit në pushtet. Në shikim të
parë, pamjet e demonstrimit të opozitës janë vrazhdët. Mirëpo, këto provokime e
vrazhdësi i kanë sjellë deri këtu, pozita me pushtetin që ka udhëheq. Nuk ka
vëllime libri që mund të zë të gjitha të këqijat...Dy kërkesat që i janë bërë,
nuk është përpjekur Qeveria që t’u jepet përgjigje. Mirëpo, këto dy kërkesa nga
opozita nuk janë të vetmet. Këto janë kulmi i një godine të ndërtuar nga dy
partitë (LDK, PDK) qe 15 vjet. Prandaj, nuk ka mbetur hapësirë për ndonjë
qetësi relative. Që të dy këto parti janë kriminalizuar dhe kanë hyrë në një
qorrsokak. Atyre nuk mund t’i besoj populli më, pos atyre servilëve,
biznesmenëve dhe anëtarëve të “oborrit” të tyre. PDK, edhe marrëveshjet që ka
bërë në Bruksel nuk janë të qarta për opinionin e gjerë. Prandaj, duke mos
pasur besim më në ta, druhet se do të kemi pasoja të pa llogaritshme, po qe se
nuk kanë kujdes që të gjithë. Këta të PDK-së, në pamundësi që të vijojnë më tej
me të pa vërteta, ia lanë LDK-së (Isa Mustafës, një person shumë i dyshimtë për
veprimtarinë e tij) e tash nuk është në gjendje të veproj në asnjë çast. Këtij
ia “la këmbët e arushës në dorë” H. Thaçi, dhe mirë ia bëri, meqë ky vetë ka
menduar se populli edhe më tutje duhet të pres derisa t’i rregulloj punët e
veta. Këta janë duke dëmtuar krejt Kosovën. Dhe kjo nuk do të shkoj aq qetë.
Këta do ta fusin popullin në kriza të paparashikueshme, duke u përpjekur të
gjejnë arsyetime të ndryshme. Bashkë me këta, një pjesë e mirë e atyre
evropianëve që u inauguruan me emrin EULEX, e që kemi menduar se do të vënë
rregull në këtë vend, e bën shkrumb dhe e sollën gjendjen në zgrip të humnerës.
Është folur e është shkruar kot për këta. Nuk kanë dashur të dëgjojnë fare.
Këta e kanë menduar Kosovën si pronë private e tyre. Vrapin e kanë bërë kush
mund të përfitoj sa më shumë prej grupit tjetër. Ata nuk kanë dashur t’i shohin
prioritetet e këtij vendi. Ata nuk kanë pasur planifikim të duhur. Paraja për
ta ka qenë si “zalli”. Madje, kjo është shprehur edhe legalisht, në kuvendin e
tyre (si të mos ishte kuvend i të gjithëve): kanë marrë qëndrime e vendime që
deputetët të gëzojnë benificionet maksimale e të pa merituara edhe në kohën kur
shkojnë në pension. E merr me mend këtë cilido prej nesh. Sikur ne tjerët hamë