Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Dita e 7-të e grevës së punëtorëve të RTP-së

| E shtune, 12.07.2008, 07:30 PM |


Kadri Mani
RTP- në grevë!

 

Zotni Kryeredaktor, nga data kur kemi shkruar”:RTP - Në grevë! E diel, 06-07-2008, 07:55pm (GMT+1)”  sot më 11.7.2008, është dita e 7-të e grevës së punëtorëve të RTP-së, pa ndonjë ndryshim, përveç fytyrave të zbehta qelibar të grevistëve!

Deritani i ka përkrah Bashkimi i Sindikatave- Komisioni Parlamentar për Gjini dhe të Drejta të Njeriut dhe kryetari i saj zotni Ismet Beqiri; Sindikata e Shërbimit Policor të Kosovës u ka dhënë përkrahje të parezervë; qytetarët kalimtarë të rastit shprehin përkrahjen dhe i vizitojnë vazhdimisht, duke u dhënë zemër që të qëndrojnë në kërkesat e tyre të drejta.

Kanë përkrahje prej krijuesve, artistëve dhe në veçanti nga profesorët dhe kuadrit mësimdhënës  të Akademisë së Arteve. Nga Sindikata e Pavarur e Agrokompleksit të Kosovës, i përkrahin çiltërisht dhe shpirtërisht, jo për marketing, me në krye zotin Alush Hoti, Ushtrues i Detyrës të Kryetarit.

Të shpresojmë se organet kompetente që nesër do të ndërmarrin masat urgjente për një marrëveshje të arsyeshme me grevistët që po kërkojnë të drejtat e veta legjitime.

Kadri Mani