| E premte, 30.01.2015, 08:01 PM |
DEHEROIZIMI DHE KUJTESAT HISTORIKE
(Një ese në vend të një përshendetjeje për romanin)
“Teuta e Ilirisë” të Prof.Dr Resmi Osmani
Nga Vladimir Muça
Eshtë mirë për një krijues, që me veprën e tijë të vjelë përshndetjet nga miqtë e dashamirësit në formatin e një eseje, ku të ipet ndjesia të transmetosh tek dashamirësit e autorit refleksionet e përftuara nga leximi i produktit letrar.
Kjo më ndodhi dhe mua kur lexova romanin historik “Teuta e Ilirisë” të Prof.Dr Resmi Osmanit.
Shqetësimet e përditësuara mbi zgjimin e kujtesave historike për popullin Iliro-Albano-Shqiptarë, si dhe konceptet e mia mbi deheroizimin e personazheve si dhe të letërsisë në tërësinë e sajë komplementare ; më dhanë shtysën që urimin për këtë roman historik, të thjeshtë në strukturë por, shum të pasur në ide, referenca historike, përmbajtje shoqërore, mendimtari e prognoza zhvëllimore që vinë nga thellësitë e shekujve të aktualizuara, ti i përcjell nëpërmjet një eseje, si mënyrën më të duhur dhe e pëlqyer për një roman të tillë.
Puna ngulmuese e Resmi Osmanit me dy drejtimet estetike: të trajtimit të personazheve në një kontekst të ri vështrimorë, si dhe puna e arrirë artistikisht në trajtimin e kujtesave historike më lehtësuan në përcjelljen e një përshëndetjeje të tillë mbi kontributet që Ai po jep dhe në shkencën humane të letërsisë.
Romani “Teuta e Ilirisë” është domethënia më e qartë se si një histori njerëzore kapërcen barierat e mijëvjeçarëve e jetësohet në zhvillimet e sotme shoqërore e shtetare ; merr frymë e shpirtëzohet me estetikat e reja moderrne të pas viteve 090 duke sjellë nga thellësia e shekujve koncepte të reja mbi personazhet e trajtimet historiko-shoqëror.
Autori, me këtë roman, në trajtimin e personazheve historik ka dhënë një ndihmesë në deheroizimin e letërsisë nga herojt idolë idhujtarë, lënë “peshqesh” nga dogmat e soc-dogmatizmit.
Autori në rikrijimin e personazhit Teuta, nuk na ka dhënë atë heroin ngulmëtar gjer në mitizim, por njeriun e vërtetë.Në psiko-analizën e prezantimit të karakterit të Teutës Ai ecën në shtratin xeheror të gurit filozofik i cili do shkërmoqë gjithçka të trashëguar nga soc-surrealizmi më mbarështrimin e marëdhënieve të njeriut hero-mitik, i cili ish trajtuar gati-gati si mbinjeri, i veshur me pancirin e kultit të individit.
Resmiu ka realizuar me personazhet e tijë përputhjen ideore, mendimit, ndjenjave njerëzore me veprimin shoqëror, duke vendosur në funksion subkoshiencën e njeriut të vërtetë, me cilësi shoqërore e sjellje njerëzore.Kjo është dhe një ideal kryesor i shkrimtarëve jo dogmatik në filozofinë e narracionit të moderrnitetit romanesk jo vetëm në shekullin e njëzetë, por dhe në shekullin e njëzetenjë.
Ky deheroizim në kontekstin e romanit historik është një sipërmarrje e vështirë por e realizuar me sukses nga Prof.Dr Osmani nëpërmjet personazheve Teutë, Skerdilajt, Orgesit, këshillit të “Miqve të Mbretit”(Për analogji sot “Këshilli i të Urtëve”) dhe të oborrtarëve.
Autori nuk na sjellë një fotografim kallp të personazheve por, i rikrijon ato artistikisht duke u dhënë më shum frymë e duke i bërë më tepër njerëzor.Kjo është ajo insulina artistike që e deheroizon letërsinë, e zhvesh nga idhujt idolë, nga ata “supër njerëz” “mbiheroj” të cilët me pa të drejtë, siç rekomandonte “nëna Parti” merrnin dhe antributet e njerëzve të tjerë.Ata vinin si karaktere të sfumuara, si karikatura, herë si qiklopë, herë si liliputë në miniaturë, siç i vinte për shtat dogmës të zotit “Zeus”.
Tipari themelor për Resmiun, në punën për krijimin e personazheve historik, është shpërbërja e kultit të individit.Duke dehorizuar ato, Ai i ka zhvesh nga “Shtampa” e herojve të stisur, nga dogmatizmi letrar ; ndaj në tërë rrefimtarinë e tijë, nuk na ka sjellë personazhe karikaturisto-butaforik, por ka krijuar njerëz, ku çdo gjë, ndodhi, mendim, veprim, vjen si lidhje e pashkëputur në tërësinë shoqërore.Në çdo kënd-vështrim që ta hulumtosh, personazhi Teutë, nuk vjen si strumbullari-personazh ku të tjerët të jenë garnitura, kllounë, oborrtarë butaforik ; por ata vinë si shum prototipe njerëzore, plotërojnë personazhin Teutë; vendosen në themel si ato gurët këndorë, si “ustallarë” të zot (bashkë me autorin) në formatin e këtij romani historik.
Konteksti i zhvillimit të ngjarjeve vjen në azhornim të plotë, jo vetëm me stancionimet historike ndër shekullore, por dhe me kontekstin historik të agrovuar (si viti 1939), gati-gati si paralele historike por më të moderuara, në konjuktura të reja në zhvillimet e sotme gjeo-fizike, në kuadrin e globalizmit shoqërore ; ndaj dhe lexuesi i përjeton ngjarjet sikundër ato ndodhin sot, por të veshur me një tis moderrniteti.
Për të dhënë përmasat e duhura të ngjarjeve dhe të fenomenëve, Resmi Osmani eksploron mistere të kujtesës njerëzore, duke i mbarsur në një univers letrar të lakmueshëm.Ky univers n’a çfaqet në individualitete në formatin e një arti gjithëpërfshirës, me një dramacitet, befasi, denduri mendimesh, qëllimesh, që reflektohen në çdo kapitull të këtij romani të llojit historik.Çdo gjë, dramatikisht zhvillohet në tre linja: idilike-shoqëror-tragjike.
Ai, me
skrupulozitet, këto tre linja i ka zhvilluar në lidhje të ngushtë me
njëra-tjetra, si apoteoza, që e
Alkimia letraro-historike e këtij romani, në këto zhvilime, prodhon risi dhe zgjidh mjaft enigma të mbuluara qëllimisht me pluhurin e harresës.
Narracioni letrar i Osmanit ngulmon në shpërbërjen e këtij pluhuri e ndryshku historik, duke na dhënë ravgimet shoqërore të vizionëve shtetformuese që në lashtësi, lakmuar sot nga shtete kur aherë vegjetonin në kasollë, “majë pemëve” apo në guva.
Në
kuadrin e këtyre zhbirimëve në këto kujtesa historike, thelbi i dukurive
fondamentale të këtij romani është: trasfigurimi i të vërtetave
historike-shoqëror, shtresuar në palimpestet jetësore të popullit Ilir,
dukurive dhe figurave të shquar ndër shekuj në aktualitetet që e kanë ndjekur
popullin Iliro-Albano-Shqiptar gjer më sot.Asgjë s’ka ndryshuar.Kanë ndryshuar
vetëm konjukturat e një bote, gjer në një cyberia tepër antraktive.Dukshëm kjo
vjen nëpërmjet një Dhimitër Fari të kohërave Ilirike dhe Dhimitrave që gëluan e
gëlojnë sot si në politikën shqiptare, në drejtimin shtetar, të marëdhënieve në
rang global me fqinjët shekull pas shekulli në përshtatje me supstancialet
kohore.Në këtë aspekt, me kujdesin e një historiani, autori trajton shum
probleme dhe i vendos në evidencat e kujtesave historike të popullit tonë, duke
nxjerrë në pah gradentin e tyre historiko-shoqëror, si një pasuri e çmuar, lënë
nga brezat.
Vendosja e ngjarjeve të romanit në periudhën e lavdishme të zhvillimëve historike të shtetit Ilir, si një progresion i plotëruar në narracionin historik të asaj periudhe shkëlqimtare, me ato përparisitë shoqërore e shtetare si dhe në përfshirjen globale, duke pasqyruar nocionet shtet-formuese historikisht të sfumuar nga politikat invaduese romake, sllave, greke, turke.Në këto kontekste historike etnia ilire, ka qenë gjithmonë e pranishme me gjenezën e sajë, me vlerat etno-kulturore, shoqërore atdhetare.Kjo e bën këtë roman një burimore historike ngritur në kupriata artistike, me prurjen dhe retrospektivën e tijë.
Romani historik si veçori pedagogjike e studimore ka një mision ; të ndezë shpirtin atdhetar, nacionalizmin shoqëror të shtetasve.Këtë mision romani “Teuta e Ilirisë” tek unë, dhe si lexues, e ka kryer më së miri.Ai vjen në letrat shqipe me risi, në një hapsirë më të gjerë kohore e gjeografike në romanin e sotëm historik.
Vladimir Muça
Janar 2015
Shkrimtar Studiues
Email:vladimir_muca@yahoo.com