| E premte, 30.01.2015, 09:44 PM |
EKSPLOATIMI I NJERIUT NGA NJERIU
Shkruan: Engjëll I. Berisha
Kur vetëdija është e ligsht, morali bie si derivacion në dorë të një kategorie, e cila më pastaj, lehtë i transformon raportet njerëzore, në kompartimente nxitëse. Ky edhe bëhet një paralajmërim metamorfozë e fuqisë refuzuese. Tek ne kjo nuk është diçka e re. Debati vjen krejt i deformuar, nga nëntoka, në atë masë, sa grupet fillojnë ta hanë veten.
Derisa
grupet fillojnë ta hanë veten, dikush po lufton për “Tokën e shenjtë” dikush
për “Demokracinë”, për “Pushtetomaninë”, për ideologjitë, e për tërë botën, e
më së paku për tokën tonë. Ushtritë e botës janë te ne, në Kosovë, për ta
mbrojtur tokën tonë, e ne jemi duke e mbrojtur tokën e të tjerëve. Pse jo,
derisa jemi të sigurt se dikush po na mbron...!?, Por jo vetëm për tokën e të
tjerëve, por ne bëjmë punë edhe për politikën e të tjerëve. Në Kosovë ka zyra
vrojtuese të “UN-it”, fuqi vepruese të “BE-së”, ushtri të sofistifikuar të
“NATO-s”, ka agjenci vrojtuese dhe shërbime nga i gjithë rajoni. Ka pushtet të
Serbisë, pushtet të Kosovës dhe ndërkombëtarëve. Kaq shumë pushtete, e kaq
shumë rebelime. Kaq shumë pasuri nëntokësore, e kaq shumë varfëri. Të gjitha
këto shërbime për një grusht shqiptarë. Një grusht shqiptarë, gati me të gjitha
kancelaritë e botës këtu, pa iu dhënë të drejtë lëvizjeje në shtetet e tyre.
Dikush, po lufton në emër të demokracisë, të asaj demokracie që e ka lexuar, pa e jetuar dhe pa ia ditur lezetin, sepse, nuk patëm rast ta ndërrojmë të paktën një gjeneratë me këtë shtrirje. Dhe, këta luftëtarë janë më të zëshëm, sepse, kanë mësuar se demokracia të jep shumëçka, dhe ata nuk po marrin më shumë se ajrin dhe pakëz bukë të lirë. Këta luftëtarë janë në hipnozën e kohës, koha ecë më shpejt se njeriu. Këta quhen luftëtarë të demokracisë, më të pranuarit kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.
Nuk e di a kishte të drejtë Frojdi kur tha “Pengesa më e madhe në të cilën hasë qytetërimi,është agresiviteti konstitucional kundër tjetrit”.
Dikush,
po lufton në emër të pushtetit, i fituar me votë, pa marrë parasysh mënyrën.
Janë në maje të pasurive të Kosovës, dhe ia dinë edhe lezetin, edhe mjeshtrin.
Të tjerët u thonë pushtues të shtetit, e ata janë struktura të instaluara,
pushtetarë që iu referohen numrave në Parlament, iu përgjigjen platformës së
tyre, pa e bërë
Kategoria e fundit që prodhon luftëtarë të mbijetesës, janë disa, madje shumë, rini, të pa punë, studentë, njerëz të pa shpresë. Kjo kategori quhen të “dështuar” dhe kush u ka “faj” këtyre. Ai që i bën për veti, ka më së shumti luftëtarë.