| E marte, 27.01.2015, 08:26 PM |
Prespa dhe
Manastiri, në optikën e udhëpërshkruesëve të
huaj
(,,Këto dy treva, kanë diçka specifike që, nuk i ka asnjë vend tjetër në Ballkan. Veçanti e Prespës është emancipimi bektashian, kurse Manastiri veçohet si vendlindje e Alfabetit,, ka shkruar një i huaj para rreth 100 vjet)
Nga Reshat Nexhipi
Sqarim i shkurtë
Përshtypjet e tij i kisha lexuar edhe më parë, por
më
shkruesë të tjerë që kanë vizituar këto dy treva ,,ndër më bukurat dhe me histori më interesante se çdo vend tjetër që kam vizituar gjer më sot,,-shkruan njëri prej tyre. Në vijim paraqes një pjesë të intervistës në fjalë, duke u fokusuar vetëm në ato momente të librit që kanë të bëjnë me titullin e këti shkrimi.
Pse shkruajtë këtë libër dhe pse dy vendet i vendosët në të njëjtin titull? Ishte pyetja e parë e gazetarit
,,Me origjinë jam nga Prespa, por fati bëri që të jetoj dhe veproj në Manastir, prandaj dhe, është normale që, si historian, duhej më parë të di të kaluarën e vendeve të mia, pra të bashkëvendasve dhe bashkëatdhetarëve të mij, pastaj të merrem me historinë e të tjerëve, kurse sa i takon pyetjes të dytë, këto dy vende gjinden afër në afërsi, të ndarë vetëm me Pelisterin piktores, prandaj dhe gjatë historisë, duke filluar nga pellazgët e gjer më sot,120 shekuj me rradhë, kanë patur të njëjtin fat, me përjashtim të viteve 1941-43, kur Prespa ishte kryesisht nën Italinë, kurse Manastiri nën Bullgarinë,, i them gazetarit dhe shtoj, pak si me shaka ,,Kjo nuk do të thotë se jam lokalist, nëse në pyetjen që më bëtë, fshihet diçka e tillë,,.
Cilat janë veçoritë ose specifikat e Prespës , që e dallojnë nga trevat e tjera ? ishte pyetja e dytë e gazetarit
,,Ka plot, por, në respekt të titullit, do
fokusohem vetëm në disa prej tyre, të thëna pra nga udhëpërshkruesit e huaj por duke i interpretuar në mënyrën ime mbresat e tyre. Do filloj me liqenin e Prespës i cili e lidh këtë vend me Shqipërinë dhe Greqinë, furnizon liqenin
e Ohrit, kurse përmes Drinit, edhe Shqipërinë. Në lindje, Prespa, ka Pelisterin me dy liqejt e tij natyral, të njohur në
popull si ,,Sytë e Pelisterit,, -thekson një udhëpërshkrues dhe shton se
nga maja e këti
Po nga ngjarjet historike në Prespë, cilat do t i kishit veçuar? ishte pyetja tjetër e gazetarit.
,,Ka plot, por, me qenë se për to kam shkruar edhe më parë, sa pa hiç, do përmend sundimin e Ali pashë Tepelenës, që pati pasoja pozitive në forcimin e vetëdijes kombë
tare të shqiptarëve të kësaj ane, Hyrjetin e vitit 1908, filluar nga ana Nijazibeut të Resnjës, i njohur si ,,Mbret i Prespës,, Zonën e lirë balliste të Musa Kranjit, më 1943 etj. Përmenda edhe Nazar Mehmetin i cili, si mërgimtar në Amerikë, ka dhënë miliona dollarësh për çështjen kombëtare dhe përmes të cilit emri i Prespës dëgjohet në të katër anët e botës ku jetojnë bashkëatdhetarët e tij etj.,,
Ju, në librin Tuaj, si veçanti për Prespën, e quani edhe praninë e bektashizmit. Si e argumentoni këtë? pyet gazetari.
,,
dhëniet të tyre fisnore dhe miqësore me ato të Kolonjës, si dhe frymëzimit të tyre nga filozofia e Naim Frashërit, i them gazetarit, duke cituar vlerësimet e udhëpërshkruesëve të huaj të para një shekulli, të cilët flasin në superrlativ për sektin në fjalë. Dhe, kur përmenda Naimin, nuk munda të mos e kujtoj gazetarin me fjalët e tij për mua super edukative dhe më të preferuara gjer më sot:,,Gjithë njerëzit që janë, vëllezër janë të tërë, një mëmë një at kanë, nga një baltë janë bërë.
Mirëpo, përveç familjeve bektashiane, kontribut më të madh në drejtim të emancipimit dhe forcimit të ndjenjave kombëtare kanë dhënë mësuesët nga Shqipëria, në kohën Italo-shqiptare, të viteve 1942-43, kur për të parën herë u ngrit flamurui kuq e zi i Skenderbeut, u hapën shkolla shqipe etj.Përmenda edhe kontributin e Konsullatës shqiptare në Manastir, e cila i kishte lidhje me disa shqiptarë të Prespës duke i furnizuar me libra të cilat i shpërndanin nëpër familjet etj. Kur përmenda Manastirin, gazeta
ri shtroi pyetjen
Pse Manastirin, në librin Tuaj, e veçoni nga qytetet e tjera?
Meqenëse për këtë kam shkruar disa herë, anashkalova pe
riudhën pellazgo-ilire, Bardhylin etj., duke theksuar faktin që në Manastir, brenda 2 viteve, 1908-1910, ndodhë tre ngjarje mbarëkombëtare: Dy kongrese dhe shtypshkronja universale shqiptare, në 13 gjuhë të ndryshme, gjë që nuk e ke në asnjë qytet tjetër jo vetëm shqiptar por edhe më gjerë në Ballkan dhe jo vetëm. Si veçanti theksova edhe familjen Qiriaze, si një ndër më të shquarat shqiptare në tërë historinë e kombit tonë, pas asaj të vëllezërve Frashër, edhe pse nga ajo kanë dalë vetëm tre personalite historike, kurse nga kjo e Manastirit-pesë, tre meshkuj dhe dy femra, kush më patriot dhe më i shkolluar se tjetri dhe të cilët kontribuan pa masë për tre veprat e lartpërmendura, siç ishte edhe Kongresi i Alfabetit i cili emrin e Manastirit e bëri të pavdekshëm, gjë, që, siç kam shkruar edhe më parë, nuk mund të thuhet për asnjë ngjarje tjetër në historinë e popullit shqiptar.
Në një vend të librit Tuaj thoni që emri i Prespës dhe Manastirit, nuk do harrohen kurrë,edhe sikur, siç shpreheni Ju, të zhduket çdo gjë nga faqe e dheut. Si e argumentoni këtë?, ishte pyetja e gazetarit.
,,Lidhur me këtë të fundit, do t iu përgjigjem më pas,, i them gazetarit dhe për të mos i përsëritur të njëjtat gjëra, të cilave pyetsi, siç duket, nuk ua vuri veshin sa duhet, sepse, e kishte mëndjen te formullimi i pyetjeve të tjera, u detyrova të dal pak nga tema duke e ilustruar përgjigjen me disa ngjarje historike, të cilat më binin ndërmend në moment, prandaj dhe e zgjata sa nuk duhej. Fillova: ,,Një fshat, ose qytet, mbahet mend, më gjatë ose më shkurtë, nvarësisht nga ngjarjet në të dhe nga protagonistët e tyre. Kruja dhe Lezha, fjala vjen, mbahen mend për shkak të Skenderbeut, Frashëri, për shkak të tre kolosëve të njohur dhe Teqesë të saj si çerdhe kombëtare, Butka për shkak të Sali Butkës, Safet Butkës etj., Prizreni për shkak të Lidhjes Shqiptare të v.1878, Dibra dhe Elbasani për shkak të kongreseve dhe Normales të v.1909, Shkupi për shkak të çlirimit në v.1912, Vlora për shkak të Pavarësisë dhe të Ismail Qemalit, Mati për shkak të Ahmnet Zogut, Tetova për shkak të Fadil Sulejmanit etj.,, i them gazetarit dhe,
për të qënë edhe më i qartë, si me shaka, i thashë: ,,Tëra ato qytete që i përmenda, duke mos përjashtuar edhe Manastirin im dhe Prishtinën Tuaj, një ditë, pas qindra viteve, larg qoftë, me rastin e ndonjë tërmeti, mund të fshihen nga faqja e dheut, por Liqeni i Prespës dhe Pelis
teri i Manastirit do mbeten për gjithmonë, bashkë me to edhe emri i dy vendeve, të cilët i theksuat Ju,, i them gazetarit, por sa dhe si më kuptovi, nuk e di. Pyetja e tij, më nxiti të bëj edhe nëntitullin në vijim
Në vend të përfundimit
Shumica e ngjarjeve që përshkruava më sipër, siç thashë, kanë të bëjnë me përshtypjet e udhëpërshkruesëve të mëparshëm, por kam lexuar edhe ato të të kësaj periudhe,siç është viti 2001, gjegjësisht diegia e shtëpive shqiptare, masakër ky i pa parë që ka habitur edhe vizitorët e huaj të cilët kanë lënë mbresa të thella në shkrimet e tyre.Për të mos dalë tepër nga tema, për ta do paeaqitem me shkrim tjetër kur të më jepet rasti, peandaj kësaj rradhe do prezentoj vjershën në vijim, edhepse është publikuar edhe më parë, por, për hir të kontinuitetit i lejova vehtes një luks të tillë, për të cilën kërkoj falje, edhepse e kam reduktuar dhe, kuptohet, ka plot që më parë, nuk e kanë lexuar: Në qershor, 2001, në Manastir, një krim u bë, shtëpive shqiptare u vunë zjarrë, për ca policë të vrarë, në Tetovë që kishin shkuar, kundër UÇK-së për të luftuar. Ndriçoi fusha e Pellagonisë,pronë e vjetër e Ilirisë, Heraklea e Bardhyl mbretit dhe objekti i Alfabetit. Skenderbeu, duke luftuar, Naimi ,,Qerbelanë,, duke shkruar, Ismail Qemali, në Vlorë duke kuvenduar, Nëna Terezë të sëmurë duke shërruar, u përpoqën të shpëtojnë, por kot, se i kisha varur në mur, dhe, s lonin dot. Ne të tjerët, që shpëtuam, në Prespën tonë qendruam. Edhe aty, na u kërcënuan, Shqipërinë na i treguan, por qëllimin s e plotësuan, çdo rrezik përballuam,vendlindjen e Alfabetit, nuk e lëshuam...,,