| E marte, 27.01.2015, 08:52 PM |
Akademi Përkujtimore në Kichheim-Teck për Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka
Nga Xhafer Leci, Fjala e rastit, 17.01.2015
"Shoqata Kulturore Shqiptare “Kadri Zeka”, në bashkëpunim me Klubin Kulturor “Bardhosh Gërvalla”, sot na ka mbledhur këtu, në Kirchheim/Teck të Gjermanisë, për të nderuar dhe përkujtuar ata që dhanë vlerat e guximit në mbrojtje të kombit, të lirisë, demokracisë dhe të pavarësisë së Kosovës. Për të nderuar heronjtë dhe dëshmorët tanë, të cilët punuan pa hezitim, organizuan protesta e demonstrata, nëpër metropolet dhe qendrat e rëndësishme evropiane, për internacionalizimin, çlirimin dhe bashkimin kombëtar, për bërjen e Shqipërisë Etnike- Natyrale.
Përkujtimi ynë i përbashkët në këte Akademi, me pjesëmarrjen e shumë
bashkëveprimtarëve të tyre, sadopak përmbushë borxhin ndaj vëllazërve tanë, që na prinin dhe na udhëzonin aso kohe, ne, mërgimtarëve, se për çlirimin e tokave tona nga okupatorët shekullorë, duhet të sakrifikojmë duke punuar deri në flijim tonë, që brezat e rinj të gëzojnë lirinë e atdheut. Një pjesë e synimeve tona të përbashkëta sot është realizuar me çlirimin e Kosovës.
Edhe ne, mërgmitarët, si pjesë përbërëse e shtyllës kombëtare, jemi përpjekur vazhdimisht dhe kemi dhënë kontributin tonë në forma të ndryshme.
Këtu, në
Përendim, kundër shqiptarëve atentatet dhe vrasjet nga UDB-ja jugosllave kanë
historikun nga viti 1981. Me 14 maj 1981, në
Ndërsa, viktima e parë e terrorit serb ishte vrasja e Vehbi Ibrahimit dhe plagosja e gruas së tij, më 10 tetor 1981, në Bruksel të Belgjikës,
Kurse, me 17 janar 1982, në Heilbronn - Untergruppenbach të Gjermanisë, nga Sigurimi dhe bashkëpunëtorët serbosllav, u vranë vëllazërit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka. Sigurimi jugoslav, vazhdon me vrasjet radhës:
Me 25 janar 1990, në Bruksel të Belgjikës, vritet, Enver Hadri, për të vazhduar edhe me vrasjen, gjegjësisht, mbytjen e Musa Hotit, me 16 janar 2004, po ashtu në Bruksel.
Mërgata jonë ka pasur dhe ka edhe shumë veprimtarë të gjallë, që kanë punuar me përkushtim për çlirimin e vendit dhe popullit tonë, të cilët kanë pasur fatin t´u shpëtojnë përndjekjeve për zhdukjen e tyre fizike nga ish- bashkëpunëtorët e sigurimit sekret - UDB-ës.
Dimensioni i dëshmorëve dhe heronjëve tanë, ishte i madh. Ata ishin të denjë dhe besnikë ndaj atdheut tonë të përbashkët, për atë bashkëveprimtarët dhe populli shumicë u besoi dhe kurrë nuk e tradhtoi idealin e tyre.
Mërgata
jonë, në shenjë respekti e mirënjohje, gjithmonë të lartpërmendurëve u bëri
nderimin me homazhe për çdo vit tek varrezat e tyre në
Vepra e lavdishme e këtyre 6 martirëve të lartpërmendur, pavarësisht bindjeve të tyre ideologjike, ishte burim i sakrificës dhe mobilizimit të shqiptarëve në radhët e UÇK-së, për çlirimin tonë kombëtar prej pushtimit të Serbisë.
Mërgata jonë, atëbotë, jo mjaft e arsimuar, kishte shumë nevojë për veprimtarë dhe intelektualë të devotshëm të çështje tonë kombëtare, siç ishin Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Enver Hadri, Bardhosh Gërvalla, Vehbi Ibrahimi e Musa Hoti, të cilët në Kosovë kishin lënë familjet, të afërmit, bashkëveprimtarët, dhe kolegët e tyre të shkollës dhe të punës.
Për ata 6-të martirë të Kosovës, të cilët ish UDB-ja Jugosllave ua kishte frikën, janë shkruar shumë shkrime e libra. Po përmendi vetëm disa nga autorët në mërgatë, siç janë: Emin Fazlija, me librin: "Doktori i Maleve të Lira të Drenicës Dardane"; Faridin Tafallari, me librin: "Terror, Dhimbje, Qëndresë"; Halit Elshani, me librin në dy vëllime: "Çeta e Brukselit"; Reshat Sahitaj, me librin Monografik: “Musa Hoti- shënime, përjetime, kujtime dokumente”; Antologjia e autorëve Hasan Qyqalla dhe Neki Lulaj: “Trinomi i lirisë”, kushtuar 30 vjetorit të vrasjës së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Lavdi e mirënjohje e përjetshme heronjëve dhe dëshmorëve të kombit!