Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Beqir Cikaqi: Gjuha jonë, sa e mirë!

| E diele, 25.01.2015, 06:33 PM |


GJUHA  JONË,  SA E MIRË...!

Nga Beqir Cikaqi

Me këtë moto, në Treviso të Italisë u bë (ri) hapja e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues.

Ishte kjo ide e shumë bashkatdhetarëve, mbi të gjitha e disa intelektualëve e arsimdashësve shqiptar, të përkrahur fuqimisht nga Shoqata ILIRIA dhe drejtuesit e sajë, duke zhvilluar bisedime të gjata me organet vendore dhe me një bashkëpunim të ndërsjellë me Ministrinë e Diasporës së Republikës së Kosovës. Andaj Shkolla Shqipe e MP e Trevisos vepron nën ombrellën e Shoqatës ILIRIA, derisa tekstet mësimore për tre nivelet e para, janë dhuratë nga Ministria e Diasporës Kosovës për nxënësit-vijues të MP.

Ky eveniment në formë të inaugurimit, u organizua të shtunën me 24 janar 2015 nga ora 16.00 në Paderno di Ponzano(TV), aty ku Shoqata ILIRIA zhvillon dhe shpalosë aktivitetet publike. Të pranishëm ishin drejtues të Shoqatës ILIRIA, mësimdhënës nga Shkolla Shqipe e Bassanos, drejtues nga Shoqata LIDHJA PRIZRENIT, nxënës-vijues, prindër, mësues edhe dhe aktivistë të devotshëm të mërgatës së këtushme shqiptare.

Hapjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm kombëtar shqiptar, e bëri Beqir Cikaqi, përgjegjës dhe njëri nga dy mësimdhënësit e Shkollës Shqipe të MP që po (ri) hapet. Z. Cikaqi, që në fillim ia dha fjalën presidentes së Shoqatës ILIRIA, zonjushës Ermira Zhuri.

Ermira Zuri, presidente e Shoqatës, ndër të tjera tha: “Falënderojë prindërit që nuk hezituan të i sjellin fëmijët që  ditën e parë, falënderoi mësuesit Malsoren e Beqirin që kanë shprehur gadishmërin të kontribuojnë në këto kushte. Ndërsa  një falënderim të veçanet iu adresoi mësuesve të ardhur enkas nga Bassano del Grappa, znj. Merita Berdica-Kastrati e z. Ragip  Thaqi, si dhe z. Bashkim Bekteshi nga San Zenone degli Ezzelini, të cilët kanë bërë dhjetëra kilometra për të na nderuar e duke na e sjellë përvojën e tyre shumëvjeçare me SHSH të MP, me sugjerimet e tyre profesionale...

Dhe vërtetë mysafirët e veçanet, përveç që uruan këtë aktivitet, nga përvoja e tyre paraqiten momente  të veçanta  dhe emocionuese për të pranishmit !

Merita Berdica-Kastrati, mësuese aktuale e SHSHMP në Bassano del Grappa ndër të tjera u shprehë: “ Ndihem shumë e lumtur që punojë me nxënësit shqiptar! Ani se vetëm njëherë në javë, por, më besoni se me padurim tërë javën e pres të vijë dita e mësimit e të takohem me nxënësit. Aktiviteti me shkollën shqipe ishte një nga “terapitë” mjaftë e dobishme për tejkalimin e problemeve shëndetësore që kisha ma parë, e që tani ndihem shumë mirë...Urojë kolegët, Shoqatën, prindërit dhe vet nxënësit...”

Ragip Thaqi, mësues aktual i SHSHMP në Bassano del Grappa, u shprehë: “Ne kemi një përvojë mbi katër dhjetë vjeçare, dhe ndihemi krenar që sot nxënësit vijues të Shkollës Shqipe të Bassanos kanë arritur suksese të larta në të gjitha lëmit.. Derisa në Bassano mësimin shqip e përkrah dhe na financon profesori italian Vittorio Andolfato, një mik i devotshëm i shqiptarëve, pse(?) mos të kontribuojmë ne vete për të mirën e fëmijëve ton...”

Bashkim Bekteshi, ish mësues i Shkollës Bassanos dhe drejtues aktuali Shoqatës LIDHJA PRIZRENIT, shprehë: “I përcjelli përshëndetjet e mësueses nga Vlora që punon me SHSHMP në Shoqatën e vet, znj. Hedie Xhyheri. Gjithashtu uroi edhe në emrin tim...Puna dhe aktiviteti që po bëjmë në këto rrethana e kushte, shprehem lirisht se është vazhdimësi e rilindësve...”

Në këtë (ri) hapje inkuadrua me një falënderim për Shoqatën ILIRIA kishte edhe mësuesja me përvojë në Kosovë, e që këtu kishte ditën e parë të punës me profesionin e vet, znj. Malsore Shaqiri, e cila potencoi: ” Falënderojë Shoqatën ILIRIA që ma mundësoi ti kthehem profesionit tim, kudo të jap maksimumin duke shpresuar se do ta kem përkrahjen e vazhdueshme...”

Në këtë (ri)hapje kontribuon edhe disa nxënës me poezitë që interpretuan: Dëfrimi, me poezinë: “Shkolla Shqipe”; Betimi me:”Gjuha jonë”; Dafina me: “Atdheu”; etj.

Fjalë të bukura e miradije për këtë aktivitet u shprehen prindërit e pranishëm, si: Mehdiu,  Bedriu, Fadili, Xhemajli, Naseri, etj. si dhe disa nga drejtuesit e Shoqatës që ishin të pranishëm: Gjini, Blerina,etj

Nxënësve që ishin të pranishëm iu shpërndan librat falas dhuratë e Ministrisë Diasporës Kosovës të siguruar nga Shoqata ILIRIA. Gjithashtu të pranishmëve iu shpërnda revista periodike URA –Revistë për fëmijët e diasporës, gjithashtu botim i MD të R. Kosovës.

Duhet cekur se Shkolla shqipe e MP do të zhvillojë mësimin çdo të shtune nga ora 16.00 deri në ora 18.25 ( tri orë mësimi me nga ‘45 minuta dhe dy pauza nga ‘5 min ). Librat janë falas. Prindërit nuk kanë obligime financiare. Mësuesit aktualisht janë vullnetar.

24 Janar 2015,

Për Shoqatën ILIRIA Treviso,

Beqir Cikaqi