| E premte, 23.01.2015, 10:20 PM |
Flet Muharrem Kamani krijues në
rrethin e Përmetit: Në këtë kohë të globalizmit është vështirë të mendosh për
gjithçka.
Nga Oralda Lahe
Muharrem Kamani ka lindur më në Shelq të Përmetit. Ka botuar vëllimin poetik me titull: “Era e viseve të mija”. Ka konkuruar me poezi në disa veprimtari letrare si brenda dhe jashtë vendit, i vlerësuar me diploma të ndryshme si në; Greqi, Itali (Artisti a Confronto), si dhe Çertifikata Nderi. Është poet dhe shkrimtar, anëtar i L.Sh.A. dhe Klubit të Shkrimtarëve Përmet. Ka në proces krijimi vëllimin me poezi, “Kujtime për vendlindjen” dhe monografia kushtuar shkrimtarit tw ndierë Riza Lahi dhe vëllimin “Udhëtim në zemrat e njerëzve”.
“Tashmë është bërë dhe sëmundje për shumë njerëz të cilët largohen. Personalisht nuk dua të largohem pasi është një qytet që i ka të gjitha. Në këtë kohë të globalizmit është vështirë të mendosh për gjithçka”.
Sa e vështirë është të jesh krijues në rrethin e Përmetit?
Ka
vështirësi dhe këtë e ndjej shumë të merresh me gazetari ka vështirësi qoftë me
infrastrukurturës rrugore. Të jesh në zona rulale dhe të thella në këto rrethe
ka rutinë. Është një opinon madje Përmeti si vendi i dijes dhe kulturës.
Vështirësi të cila shpesh krijohen dhe në mënyrë artificial të operojmë që të arrihet atje ku duhet.
Krijuesi gjithë kohën është në punë çdo vështirësi duhet të qëmtojë në këtë
kohë. Fenomeni duhet prekur dhe të jetë sa më reale duke ndikuar mes të tjerash
tek ne.
Jeni gazetar i terrenit si e organizoni ditën tuaj?
Sigurisht që kemi një bërthamë shumë të mirë por duhet regjistruar matetiali, bërja e fotografisë. Prania e internetit janë shumë elementë të cilët mungojnë dhe e vështirësojnë nxjerrjen e lajmit. Megjithatë dëshira është e madhe.
Ju jeni dhe krijues gjë që krijon
botën e vetë. Si është të jesh pjesë e saj dhe ndikimi gazetari-letërsi?
Të shkruash në këtë botë të trazuar duhet guxim. Shumë njerëz të mëdhenj kanë qënë gazetarë më pas shkrimtarë. Në këtë rast një shembull i cili nuk mungon është Dritëro Agolli, Bashkim Koçi që ka prekur një temë shumë interesante. Gjithashtu dua të përmend dhe emrin e Moikom Zeqos emra të cilat janë një frymëzim për ne. Gazetari Kristo Mërtiri është një tjetër emër që dua ta përmend.
Nëse një ditë do të largoheshit nga qyteti ku ju jetoni. A do të ishte Tirana vendi që ju do të zgjidhnit?
Tashmë është bërë dhe sëmundje për shumë njerëz të cilët largohen. Personalisht nuk dua të largohem pasi është një qytet që i ka të gjitha. Në këtë kohë të globalizmit është vështirë të mendosh për gjithçka. Ndoshta të mendosh për të ardhmen. Por dëshira dhe thirrja ime është që të gjithë të jenë në këtë qytet. Madje dhe shumë të tjerë po rikthehen.