Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Nexhat Halimi: kujtim për jg

| E marte, 20.01.2015, 06:43 PM |


Nexhat Halimi

 

kujtim për jg*

 

fjalë për fjalë për të vdekur bukur

në ‘i këngë për trenat që shkojnë vijnë

në ‘i fluturim shqiponje kuq kuq e zi

 

ja ende flutur e shpirtit bie mbi qiri

në djegie përtëritje amshimit të vet

ti s’duhej të vdisje kurrsesi jg kaq i ri

o bilbil o ta bëra benë ta bëra benë

 

gjakut të atDheut t’ia rikthesh rrufenë

fjalë për fjalë për të vdekur bukur

 

* në përvjetorin e tridhjetekatërt të vrasjes