| E marte, 20.01.2015, 09:21 PM |
PËR NJË NDARJE MË TË DREJTË TË
PASURISË KOMBËTARE TË KOSOVËS, NDARJE QË DO TA STIMULONTE ZHVILLIMIN EKONOMIK
NGA SINAN SADIKU
Kosova
është një vend i pazhvilluar një numër i madh i qytetarëve të së cilës jetojnë
në varfëri dhe në varfëri të skajshme. Një përqindje e madhe e buxhetit të
Kosovës shkon për paga dhe mëditje, për pensione të të gjitha llojeve, për
ndihma sociale, pastaj për kategoritë e dala nga lufta, për të burgosur politik
etj. Kjo e ngarkon për së tepërmi ekonominë dhe nuk e lë të zhvillohet. Të
shkojmë më konkretisht. Rreth 83000 të punësuar marrin pagë nga buxheti i
Kosovës; mbi 150000 persona marrin pensione të pleqërisë; rreth 29000 familje
marrin ndihma sociale; rreth 180000 persona e marrin pensionin si persona me
aftësi të kufizuar; rreth 4000 persona e marrin parapensionin e minatorit; pensione marrin mbi 13000 persona nga kategoritë e dala nga
lufta; pensionin e
1. Të punësuarit që marrin pagë nga buxheti i Kosovës.
T`i ketë
Kosova 83000 persona të punësuar që marrin pagë nga buxheti i Kosovës është
tepër. Kur them është tepër e kam parasysh faktin se Kosova i ka pak mbi 1.7
milion banorë. Edhe pse numri i të punësuarve në administratë, në arsim, në
shëndetësi etj. është i madh, shërbimet që i ofrohen qytetarit lënë shumë për
të dëshiruar. Edhe arsimi, edhe shëndetësia e edhe gjyqësia nuk i arsyetojnë
fare shpenzimet buxhetore.
2. Pensionet e pleqërisë
Siç e
shënova më lart mbi 150000 persona të moshuar marrin pensione të pleqërisë,
prej të cilëve 35818 janë kontributpagues. Pensione marrin me dhjetëra mijëra
persona që jetojnë nëpër Serbi. Disa prej të cilëve atje jetojnë qe 50, 40...
vite dhe në Kosovë vijnë sa për ti marrë pensionet! Pensione të pleqërisë
marrin edha ata që janë pensionistë të Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë...
Pensione marrin edhe njerëzit të cilët qe 50 vite jetojnë në Turqi. Këto nuk
kanë kuptim. Kosova një shtet i varfër, rreth 20% e popullatës të së cilës
jetojnë në varfëri të skajshme, të cilës për çdo ditë i ikin me qindra qytetarë
për shkak të gjendjes së rëndë sociale, t`u jap pensione të pleqërisë (nga
mjetet buxhetore) disa dhjetëra mijëra njerëzve që jetojnë kaherë në Serbi dhe
gjetiu është e pakuptimtë. Andaj për ta shkarkuar buxhetin edhe ashtu të vogël
të Kosovës dhe për ta orientuar diku tjetër ku ka shumë nevojë (siç janë
punësimi dhe zhvillimi ekonomik) duhet t`ua ndërpres pensionet e pleqërisë të
gjithë personave që jetojnë në Serbi, Turqi, Maqedoni... Duhet t`ua ndërpres pensionet edhe atyre që
marrin pensione nga Gjermania,
3. Ndihmat Sociale
E shënova
më lart se rreth 29000 familje marrin ndihma sociale. Sa do që viteve të fundit
janë bërë reduktime, ende shumë familje me gjendje mesatare ekonomike marrin
ndihma sociale.
4. Parapensionet e minatorëve
Rreth 4000 persona e marrin parapensionin e minatorit. Parapensionin e minatorit e marrin edhe njerëzit që kanë punuar nëpër zyre në “XIQ Karaqevë” në “XIM Strezoci”, në “Trepçë”, në “Golesh” e të tjera. Disa nga ata kanë gjendje të mirë sociale. Realisht këtë pension nuk do të duhej ta merrte asnjë person që nuk ka punuar në minierë. Kështu shuma do të përgjysmohej dhe mjetet do të orientoheshin në zhvillimin e sektorit privat të ekonomisë. Do të duhej të shqyrtohej edhe çështja se a ka nevojë dhe mundësi që kjo ndihmë t`u jepej të gjithë atyre që kanë punuar në miniera apo vetëm atyre që e kanë gjendjen e rëndë sociale?
5. Të burgosurit politik
Të burgosurit politik janë një pjesë e popullatës që në një periudhë kohore më të shkurtë apo më të gjatë kanë sakrifikuar shumë për të mirën e përgjithshme kombëtare, një pjesë e popullatës që meriton respekt dhe mirënjohje. Megjithatë unë mendoj se nuk duhet tu jepen mjete financiare të gjithë ish të burgosurve politik, por vetëm atyre që e kanë gjendjen e rëndë sociale, që nuk kanë mundësi t`i shkollojnë fëmijët, që nuk kanë mundësi t`i blejnë ilaçet ose t`i paguajnë shpenzimet e mjekimit. Nuk ka kurrfarë kuptimi që t`u jepet kompensim financiar të burgosurve politik që janë bërë milionerë, që kanë shtëpi të mira, paga të mira, vetura të shtrenjta. Po të kishin mbet idealistë ashtu siç kanë qenë dikur (shumica kanë qenë të rinj), të burgosurit politik që janë të pasur do të duhej të tregoheshin edhe tani pak më atdhetarë dhe të kishin mirëkuptim për bashkëkombësit e tyre që jetojnë në kushte të rënda sociale, për ata bashkëkombës që nuk kanë shtëpi për banim , që nuk marrin pagë, që nuk mund t`i shkollojnë fëmijët, që nuk kanë mjete t`i blejnë ilaçet. Ky do të ishte një akt patriotik në kushtet e sotme që do t`i kontribuonte zhvillimit të atdheut dhe do të kontribuonte në ndaljen e zbrazjes së Kosovës. Megjithatë nuk e kam të qartë si ka mundësi që një njeri i cili dikur ka qenë në gjendje ta sakrifikojë rininë, mirëqenien personale e besa edhe jetën dhe shumë të mira të tjera, tani kur i gëzon të gjitha të mirat nuk ndalet së kërkuari edhe më, edhe pse jeton në Kosovë dhe e sheh gjendjen e mjerë në të cilën jetojnë vëllezërit dhe motrat e tij për nga kombi, për të mirën e të cilëve dikur ka qenë në gjendje të sakrifikoj gjithçka!?
6. Veteranët e UÇK-së dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta
Mbi 13000
persona nga kategoritë e dala nga lufta janë duke marrë pensione. Dihet që për
statusin e veteranit kanë aplikuar rreth 66000 persona. Dihet edhe fakti që
disa nga udhëheqësit kryesor të UÇK-së kanë deklaruar se numri ka qenë shumë më
i vogël. Dihet edhe tjetra se ne si shoqëri , si popull nuk kemi dhënë dëshmi
që përfillim rregulla, parime, kritere në asnjë fushë të jetës dhe që për interesa, personale,
familjare, klanore, partiake ... jemi në gjendje ta dëmtojmë edhe shtetin tonë
të cilin po përpiqemi, por jo sa duhet për ta ndërtuar. Andaj nuk pres që statusin e veteranit, të
dëshmorit... ta fitojnë vetëm ata që vërtetë e meritojnë, por do ta fitojnë
edhe shumë të tjerë. Nuk ka asnjë dilemë që statusin e veteranit do ta fitojnë
rreth 20000 persona. Te kategoritë e dala nga lufta që përfitojnë nga buxheti
do të jenë edhe familjet e dëshmorëve, viktimat civile të luftës, invalidët,
femrat e dhunuara. Pra numri do të jetë i madh. Veteranët e vërtetë të UÇK-së,
dëshmorët... janë njerëzit më meritor që Kosova
dhe njerëzit e saj kanë arritur ta fitojnë këtë nivel të lirisë që e
gëzojmë tani. Ata meritojnë mirënjohje, dekorata... Meritojnë që kontributi i
tyre të shënohet në libra, në dokumente shtetërore, të njihet zyrtarisht. Sa i
përket kompensimit material mendoj njësoj si për të burgosurit politik. Duhet
të marrin kompensim material gruaja, fëmijët dhe prindërit e dëshmorëve, të
viktimave të luftës dhe të gjithë veteranët gjendja sociale e të cilëve
nuk është e mirë; ata që nuk kanë shtëpi , që nuk kanë mundësi t`i
shkollojnë fëmijët, të blejnë ilaçe dhe ta paguajnë mjekimin. Megjithatë nuk ka
kuptim të marrin kompensim ose të kenë privilegje financiare ata veteranë të
cilët kanë shtëpi luksoze, veturë luksoze etj.
Nuk mund ta kuptoj çështjen si ka mundësi që një njeri i cili dikur ka
qenë në gjendje ta merr armën dhe t`i dalë përballë armikut, duke e rrezikuar
jetën për të mirën e kombit dhe të atdheut,
tani të bëjë kërkesa të paarsyeshme financiare dhe të tjera. Pse ai
njeri i cili dikur ka qenë në gjendje ta rrezikoj jetën për të mirën e atdheut
tani nuk është në gjendje të sakrifikojë shumë më pak, të mos bëj kërkesa të
tepërta, të paarsyeshme financiare dhe të tjera?! Disa kërkesa të paarsyeshme
të udhëheqësve të organizatave të dala nga lufta, të cilat kërkesa kulmuan me
kërkesën që fëmijët e veteranëve... të regjistrohen në fakultetet e
Universitetit të Prishtinës edhe në rastet kur
nuk kanë treguar dije të mjaftueshme gjatë shkollimit të mesëm, në
testin e maturës dhe në testin pranues, nuk ka si t`i kuptoj njeriu. Këto kërkesa
janë aq të tepruara, sa që nuk kemi si t`i kuptojmë ne tani, e të mos
flasim si do ti kuptojnë gjeneratat e
ardhshme, ndërsa teknologjia e sotme e përsosur e ruan çdo paraqitje publike,
çdo kërkesë. Udhëheqësit e organizatave të dala nga lufta do të duhej të ishin
një autoritet moral, një autoritet atdhetar që do të duhej të shërbenin si
shembull për pjesën tjetër të popullatës. Ata do të duhej të ishin shumë të
matur në kërkesa. Duke qenë shembull do
të kishin të drejtë dhe autoritet që t`i atakojnë defektet që paraqiten në
shoqërinë tonë, siç janë korrupsioni, shpërndarja jo e drejtë e parasë publike,
cenimi i interesave të atdheut dhe shumë e shumë dukuri të tjera që e pengojnë
ndërtimin e një shteti ligjor, demokratik dhe të zhvilluar. Me këtë nuk dua të
them se veteranët dhe kategoritë tjera të luftës nuk duhet t`i gëzojnë frytet e
lirisë. E shënova edhe më lartë se shoqëria jonë është e obliguar të mos i lë
të jetojnë keq këta njerëz që kanë kontribuuar. Edhe sa ju përket veteranëve ,
sikurse edhe në tërë shoqërinë tonë nuk ka mbretëruar ndonjë solidaritet për ta
pasur lakmi. Disa nuk ia dinë skajin pasurisë dhe luksit, ndërsa disa të tjerë
jetojnë në varfëri dhe mjerim. Ndaj këtyre të fundit shoqëria ka obligime dhe
përgjegjësi. Në disa raste kulaçin që do
të duhej t`u takonte atyre e kanë ngrënë
veteranët e rrejshëm.
7. Kërkesat për rritjen e pagave
Tani dalim te kërkesat për rritjen e pagave. Që në fillim të themi se të punësuarit në nivelin qendror që vijnë nga politika, pra ata që e udhëheqin Kosovën paguhen tepër, marrin paga sikur Kosova të ishte më e zhvilluara në rajon edhe pse është e kundërta. E kam fjalën për deputetë, anëtarë të qeverisë etj. Paguhen tepër shumë të punësuarit në agjencie të ndryshme, drejtorët, ata afër tyre, anëtarët e bordeve etj. dhe këta janë me mijëra. Paguhen tepër shumë gjykatësit, prokurorët edhe pse pushteti gjyqësor në Kosovë është tepër i korruptuar dhe joprofesional, siç e thonë shumë anketime dhe analiza. Rritja e pagave në këtë sektor nuk e ka përmirësuar gjendjen. Paguhen shumë mjekët specialistë dhe ata që punojnë në universitet dhe në QKUK. Dihet, shumë nga mjekët që “punojnë” në QKUK, aty shkojnë vetëm për të siguruar klientë për klinikat e tyre private. Këtyre jo që nuk duhet t`u rriten pagat, por duhet të kontrollohen se a e përfillin orarin e punës, a u shërbejnë me përkushtim dhe profesionalizëm klientëve gjatë orarit të punës dhe nëse nuk e bëjnë atë të ndërmerren masa disiplinore. Edhe profesorët në universitet paguhen tepër. Një pjesë e tyre as ligjëratat nuk i mbajnë me rregull dhe siç duhet e të mos flasim për atë se nuk ua japin mundësinë studentëve që të shkojnë në kabinetet e tyre për t`u konsultuar për çështje studimore profesionale. Këta përveç pagës bazë, që është tepër e lartë, marrin edhe lloj-lloj shtesash që mund ta arrijnë nivelin e pagës. Shumica jemi të zhgënjyer edhe me produktin që japin këta profesorë duke i pajisur me diploma edhe njerëzit që nuk i dinë gjerat më elementare të fushës për të cilën e kanë dëshminë e përgatitjes profesionale. Paguhen shumë edhe të punësuarit në PTK.
Me rastin e rritjes së pagave qeveria e Kosovës nuk është mbështet në asnjë kriter në të cilin mbështetet jo vetëm Perëndimi , por edhe rajoni. Përgjithësisht më të diskriminuarit kanë mbetur ata të cilët po quhen shërbyes civil. Këta janë të shkelur në raport me të punësuarit në arsim, në shëndetësi, në polici, në ... Një jurist, ekonomist, inxhinier etj. paguhet shumë më pak nëse e ka statusin e shërbyesit civil, se sa nëse i njëjti punon në arsim (si profesor ose si sekretar) në shëndetësi (në administratën e shëndetësisë). Ta zëmë për të punuar në arsim një jurist, ekonomist, inxhinier etj. mjafton që ai ta ketë përfunduar fakultetin, kusht ky që kërkohet për të punuar në administratë, por i njëjti paguhet rreth 150 euro më shumë se kolegu i tij që punon në administratë. Thjeshtë për të punuar një person profesor mjafton që ai ta ketë kryer fakultetin dhe ai paguhet rreth 150 më shumë se kolegu i tij që punon si shërbyes civil. Ai paguhet më shumë edhe se menaxheri i mesëm që punon në shërbimin civil, edhe pse për t`u bërë menaxher, përveç fakultetit të kryer kërkohen edhe shumë kualitete të tjera. Një shërbyes civil për pozitën e të cilit kërkohet fakulteti i kryer madje paguhet më pak se një motër medicinale, se një polic, se një zjarrfikës etj. për të cilat pozita kërkohet shkolla e mesme. Andaj për të punësuarit që paguhen nga buxheti i Kosovës ka nevojë të bëhet njëfarë nivelizimi sipas kritereve që i respektojnë të gjitha shtetet.
9. Përfundim
Tani nga
buxheti i Kosovës marrin mjete financiare në mënyrë të drejtpërdrejtë 83000 të
punësuar, rreth 150000 pensionistë pleq, rreth 17500 persona me aftësi të
kufizuar, 29000 familje shfrytëzuese të
ndihmës sociale, rreth 4000 “minatorë”,
751 pensionistë të