| E hene, 19.01.2015, 08:53 PM |
Në Montebelluna (TV-Itali) u mbajtë akademi përkujtimore në nënt vjetorin e shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova
Ibrahim Rugova, njeriu më madh i
epokës sonë
Shkruan: Florim Zeqa
Nën patronatit e publicistit, Florim Zeqa dhe kryetarit të shoqatës kulturore "Dardania"(Montebelluna), zotit Faik Tafolli, në lokalet e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Montebelluna (TV-Itali) u mbajtë akademi përkujtimore për presidentin historik Ibrahim Rugova, e para e këtij lloji në Itali.
Akademia filloi me intonimin e himnit të Republikës së Kosovës, "Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë".
Pas intonimit të himnit, moderatoti i kësaj akademie, zoti Faik Tafolli, foli për biografinë e presidentit historik Ibrahim Rugova, për t'i lënë më pas radhën fjalës së rastit të kësaj akademie përgaditur nga Florim Zeqa, i cili ndër të tjera theksoi; "...me presidentin Rugova, bota e civilizuar dhe demokratike na njohu si popull liridashës, të urtë dhe paqësor, të përkushtuar ndaj vlerave civilizuese, me besim të fuqishëm në Zot dhe atdhe,...populli i Kosovës, sikurse e ka për nderë të ketë pasur një lider të përmasave botërore, ashtu e ka edhe për obligim të qojë në vend amanetin e tij, për një shtet vërtetë sovran dhe demokratik, me simbole të vetat kombëtare, në vend të dizajnimeve aktuale antikombëtare..."
Më pas, akademinë përkujtimore e nderoj rapsodi popullor Brahim Gashi, me një këngë të bukur kushtuar presidentit Rugova, i cila u përcjellë me duartrokitje të gjata nga të pranishmit në këtë akademi.
Në vazhdim, sipas skenarit të organizatorëve të kësaj akademie u shfaqen video-projeksione nga jeta dhe veprimtaria e bujshme e presidentit Rugova, videoprojeksione për historikun e Dardanisë (Kosovës), si dhe një video-projeksion ekskluziv nga dëshmia e presidentit Rugova në Gjykatën e Hagës, të mbrojtjës dinjitoze që i bëri luftës çlirimtare para asaj gjykate.
Në intervalin pas çdo video-projeksioni, në diskutime u paraqitën aktivist dhe veprimtar të çështjes kombëtare prezent në këtë akademi; Avdi Beqiri kryetar i shoqatës "Bashkimi Kombëtar" (Bassano), Fatmir Guri, Veli Maliqi, Bajram Desku Rexhep Berisha, Qerim Shukaj, Edip Berisha, Edlira Shehu, Sylejman Gashi, Rrahman Xhema dhe Imer Stoliqi.
I veqant në fjalën e tij, ishte luftëtari i lirisë sonë, pjesmarrës në bëtejën e lavdishme të Kosharës, zoti Fatmir Guri; "ndihem krenar që kam pasur privilegjin të jemë ushtar i Ibrahim Rugovës,...ne e kishin ikonë dhe simbol krahas flamurit kombëtar që na ka pri përpara në luftë,...dhashtë Zoti të na vije shpejtë një trashëgimtar i Rugovës në udhëheqjen e vendit...", fjalë këto që ngjallën emocione të fuqishme tek të pranishmit në sallë.
Edhe pse ky ishte organizimi i parë i këtij lloji për presidentin Rugova jo vetëm në provincën e Trevizos, por edhe më gjerë në nivel regjional dhe shtetëror,..u mirëprit nga pjesëmarrësit dhe u kërkua të bëhet tradicional, për të përçuar tek gjeneratat e reja në mërgim frymën dhe projektin e filozofisë rugoviane për shtetin e Kosovës.